Tag: plazhet

  • Rama ndan vlerësimin e pushuesve në Shëngjin: Kushte optimale, plazhet publike të zgjeruara

    Rama ndan vlerësimin e pushuesve në Shëngjin: Kushte optimale, plazhet publike të zgjeruara

    Pushuesit vendas dhe të huaj, që kanë zgjedhur këtë vit bregdetin e Lezhës, gëzojnë jo vetëm plazhet e pastra dhe natyrën e bukur, por edhe hapësirat publike të shtuara dhe të menaxhuara sipas standardeve bashkëkohore.Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga plazhi i Shëngjinit, duke theksuar se ky sezon turistik ofron më shumë lehtësira dhe kushte optimale për pushuesit.“Pushuesit e bregdetit të Lezhës këtë vit, përveç plazheve të bukura e të pastra, vlerësojnë edhe hapësirat publike të shtuara në sipërfaqe, por edhe të menaxhuara me standarde optimale, për të ofruar eksperienca të bukura për të gjithë”, thekson Rama.

    Në videon e publikuar nga Rama, pushuesit shprehen të kënaqur me kushtet që ofron Shëngjini, i cili gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një nga destinacionet më të pëlqyera nga vendas e të huaj. “Janë zgjeruar shumë plazhet publike. Është bërë mjaft mirë. Nuk po shohim dallim cilësie të çadrave mes plazhit privat dhe atij publik, jemi të kënaqur që po ofrohen kushte kaq të mira”, theksoi një prej pushuesve.
    Ndërkohë, të tjerë pushues vlerësojnë pastërtinë dhe sigurinë në plazh. “Mblidhen mbeturinat dhe mbahet pastër çdo pjesë e plazhit”, tha një zonjë, ndërsa një tjetër shtoi: “Ka roje plazhi dhe polici që monitorojnë gjatë gjithë kohës”.
    Në Shëngjin është investuar edhe në infrastrukturë, me segmentin e ri rrugor Shëngjin–Velipojë që lehtëson lëvizjen e pushuesve. Po ashtu, është hapur qendra shëndetësore verore, e cila ofron shërbim 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke u ardhur në ndihmë vizitorëve gjatë gjithë sezonit turistik.
    Bregdeti i Shëngjinit çdo vit frekuentohet nga mijëra pushues vendas e të huaj. Plazhet e tij janë të njohura për rërën e artë dhe ujin e ngrohtë, ku spikat “Rana e Hedhun”, por edhe plazhet e Kunes dhe Tales. Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror, si dhe kulinaria e pasur, e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.
    Me rreth 38 kilometra vijë bregdetare, male, lumenj e laguna, histori, arkeologji dhe trashëgimi kulturore, Lezha ofron një paketë të plotë për vizitorët. Shëngjini dhe Lezha vitet e fundit janë shndërruar në destinacione turistike shumë të kërkuara, ku pushuesit gjejnë plazhin, natyrën, historinë, kulturën, gastronominë, traditën dhe shpirtin mikpritës të banorëve.

  • Sezoni turistik, Rama poston pamje nga plazhi i Shëngjinit i tejmbushur me pushues

    Sezoni turistik, Rama poston pamje nga plazhi i Shëngjinit i tejmbushur me pushues

    Bregdeti i Shëngjinit çdo vit frekuentohet nga mijëra pushues vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga plazhi i Shëngjinit, në këtë mesgushti të mbushur me pushues.
    Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, por edhe plazhet e Kunes dhe Tales. Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.

    Rreth 38 kilometra vijë bregdetare, male, lumenj e laguna, histori, arkeologji dhe një trashëgimi e pasur kulturore, Lezha mund t’i ofrojë të gjitha në një paketë të plotë turistike.

  • Rama poston pamjet: Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur

    Rama poston pamjet: Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur

    Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga plazhi i Durrësit, ku siç edhe shihet është i mbushur me pushues. ”Faleminderit për këtë video kujt ma dërgoi. Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur”, shkruan Rama. Më herët ishte Berisha ai që ndau një foto nga Durrësi, duke pretenduar se qyteti bregdetar ishte bosh dhe se turizmi po shkatërrohet nga qeveria.

  • Rama ironizon Berishën: Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur

    Rama ironizon Berishën: Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga plazhi i Durrësit, ku siç edhe shihet është i mbushur me pushues.
    Teksa falenderon personin që ia ka dërguar videon kreu i qeverisë nuk i ka kursyer as ironitë.
    “Faleminderit për këtë video kujt ma dërgoi. Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur”, shkruan kreu i qeversië.
    Para disa ditësh kreu i PD Sali Berisha publikoi në rrjetet sociale një foto nga Durrësi, duke pretenduar se qyteti bregdetar ishte bosh dhe se turizmi po shkatërrohet nga qeveria.

  • Plazhet bosh prej çmimeve të larta, Rama: Një pjesë e bizneseve po i bëjnë gropën vetes

    Plazhet bosh prej çmimeve të larta, Rama: Një pjesë e bizneseve po i bëjnë gropën vetes

    Kryeministri Rama për herë të parë pranon në mes të gushtit atë që shumë shqiptarë dhe turistë e kanë vërejtur prej kohësh. Plazhet janë bosh dhe situata nuk është aspak siç është pritur.
    Në një reagim ne Facebook, kryeministri paralajmëron masa radikale për vitin e ardhshëm, për të cilat do të flasë në shtator. Sipas Ramës, bizneset nuk po mendojnë strategjikisht, por po i bëjnë gropën vetes.
    “E fundit që kam është që rilindja urbane 2.0 është një program që do të vazhdojë 4 vjet dhe ky proces do të jetë konstant. Nuk është një aksion, nuk është një sulm veror dhe ata që thonë që po, pse nuk e lije dot për në dimër, iu them jo, nuk e linim dot për në dimër.
    Jo, po se kemi turistët nëpër këmbë, mos kini asnjë merak, se çështja e turistëve nuk lidhet me këtë. Çështja e turistëve lidhet me 2 a 3 gjëra të tjera për të cilat do të flasim shumë hapur dhe shumë qartë në shtator. Duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon fare strategjikisht, por po mendon vetëm kap ça të kapësh sot dhe praktikisht po i bën gropën vetes për nesër, pasi gjithë ato investime që po bën, nuk do të mund dot t’i shlyejë dhe as do të mund dot t’i kthejë në investime të qëndrueshme për fëmijët nëse sot vendos çmime të cilat do të hapin me shumë shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjtë në Shqipëri.
    Por do të flasim për këtë, siç do të flasim edhe për plazhet ku kemi bërë një hap të madh përpara këtë vit, por të pamjaftueshëm dhe do të marrin masa radikale edhe me plazhet për vitin e ardhshëm, ku bashkitë do të marrin shumë më tepër forcë, por ama shkundja e bashkive sot është një domosdoshmëri që të gjitha gjërat të shkojnë shumë më mirë nesër dhe që pushteti vendor që ka bërë shumë gjëra, por që ka shumë të meta, të ngrihet në një nivel tjetër” – deklaroi mes të tjerash Rama

  • Belinda Balluku: Në plazhet e Semanit dhe Darëzezës, më lirë se kudo tjetër, shërbim cilësor nga njerëz që të presin me buzëqeshje

    Belinda Balluku: Në plazhet e Semanit dhe Darëzezës, më lirë se kudo tjetër, shërbim cilësor nga njerëz që të presin me buzëqeshje

    Belinda Balluku i bën supër reklamë zonës së saj elektorale, duke ftuar vizitorë, turistë, etj që të shkojnë plazhet e Semanit dhe Darëzezës.
    Ja se çfarë shkruan Balluku:

    “Det, diell, Fier.

    Fieri ka det dhe të mrekullueshëm madje. E diel në plazhet e Semanit dhe Darëzezës.
    Provoni plazhet e Fierit këtë verë! Më lirë se kudo tjetër, shërbim cilësor nga njerëz që të presin me buzëqeshje dhe mbi të gjitha dhjetëra kilometra rërë e det i pastër”.
    Marketing përfekt i zonës së saj elektorale!

  • Tre të vdekur në plazhet e Ukrainës nga shpërthimi i minave detare

    Tre të vdekur në plazhet e Ukrainës nga shpërthimi i minave detare

    Të paktën tre pushues kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim që ka ndodhur nga minat detare në plazhet turistike të njohura në Ukrainën jugore.
    Shpërthimet kanë goditur zonën turistike të Zatokës në Detin e Zi rreth orës 11:30 të mëngjesit të së dielës, duke shkaktuar tronditje tek turmat e pushuesve.

    Porti lokal Dumskaya ka raportuar se viktimat, një grua dhe dy burra po notonin kur dy pajisje shpërthyese shpërthyen rreth 50 metra larg bregut.

    Shefi rajonal i Odesës, Oleh Kiper, ka konfirmuar rastin duke thënë se “të gjithë janë vrarë nga pajisjet shpërthyese ndërsa notonin në zona të ndaluara për rekreacion”.
    Policia ka thënë se një burrë vdiq në Karolino-Buhaz, ndërsa burri dhe gruaja tjetër vdiqën në Zatoka.
    Të dy vendet ndodhen brenda komunitetit Karolino-Buhaz në rrethin Bilhorod-Dnistrovskyi, zona që janë zyrtarisht të mbyllura për not për shkak të rrezikut të minave që vijnë nga fronti i luftës.
    Hetuesit, ekspertët e çmontimit të bombave dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë tani në bregdet për më shumë pajisje.
    Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura, vetëm dy vende për larje në rajonin e Odesës janë zyrtarisht të hapura, plazhi qendror i qytetit në Chornomorsk dhe një në Primorske, distrikti Izmail.

  • Kthimi nga plazhet, dhe përballja me virozat/ Fëmijët deri në 7 vjeç paraqiten me probleme, temperatura të larta…

    Kthimi nga plazhet, dhe përballja me virozat/ Fëmijët deri në 7 vjeç paraqiten me probleme, temperatura të larta…

    Mjeket pediatër thonë se janë bebet e vogla që shfaqin problematike me të shtuar por edhe fëmijët 5- 7 vjeç të cilët manifestojnë temperaturë të lartë apo probleme të tjera që lidhen kryesish me ushqimin.
    Ndërsa jemi në kulmin e sezonit turistik ku disa familje kthehen nga pushimet e të tjera i nisin ato, më të vegjlit po përballen me viroza apo me probleme gastrointerite të njohura nga mjeket këto me kthimin e tyre nga plazhet.
    “Ka viroza në qarkullim por më të shumtat janë intoksikimet nga ushqimet , bark e të vjella sikundër nuk mungojnë rastet me temperaturë apo problemet e lekurës”-shprehet Sonila Brati, mjeke pediatre.
    Mjeket pediatër këshillojnë prindërit te kujdesen për të mbajtur të hidratuar fëmijët gjatë kohës se ekspozimit ne diell dhe kjo jo me lëngje te konservuara por me fruta te stinës e te lara mirë si dhe të konsumojnë sa me shumë ujë .

  • Turizmi, Rama: Një pjesë e industrisë nuk po mendon strategjikisht, masa radikale për plazhet

    Turizmi, Rama: Një pjesë e industrisë nuk po mendon strategjikisht, masa radikale për plazhet

    Kryeministri Edi Rama tërhoqi sot vëmendjen ndaj një pjese të subjekteve që operojnë në fushën e turizmit, të cilat sipas tij, nuk po mendojnë strategjikisht për të ardhmen, por po mendojnë për fitimet e momentit, me çmime shumë të larta.
    Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj komentuesve lidhur me impaktin që ka në turizëm aksioni për lirimin e hapësirave publike gjatë sezonit veror.

    “Nuk e linim dot në dimër. Thonë përse tani që keni turistë nëpër këmbë, por mos kini merak se çështja e turistëve nuk lidhet me këtë. Çështja e turistëve lidhet me dy a tri gjëra të tjera për të cilat do flasim shumë hapur dhe shumë qartë në shtator”, tha Rama.

    Kryeministri u shpreh se kjo lidhet me atë pjesë të industrisë që nuk po mendon fare strategjikisht, por mendon “kap çfarë të kapësh sot”.
    “Dhe praktikisht po i bën gropën vetes për nesër, pasi të gjitha ato investime që po bën nuk do të mund dot t’i kthejë në investime të qëndrueshme për fëmijët, nëse sot vendos çmime të cilat do të hapim me shumë shpejtësi fjalën se është shumë shtrenjtë në Shqipëri”, tha Rama.
    Po ashtu, lidhur me plazhet, kryeministri vlerësoi se kemi bërë një hap të madh përpara këtë vit, por të pamjaftueshëm.
    “Do të marrim masa radikale edhe me plazhet për vitin e ardhshëm, ku bashkitë do të marrin shumë më tepër forcë. Por, ama, shkundja e bashkive sot është një domosdoshmëri që të gjitha gjërat të shkojnë shumë më mirë nesër dhe që pushteti vendor që ka bërë shumë gjëra, por që ka shumë të meta, të ngrihet në një nivel tjetër”, tha Rama.
    ATSH