Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do t’i kalojnë plotësisht në menaxhim të Bashkive për të siguruar një administrim më efikas dhe të rregullt. Ai ka theksuar se shumë shpejt do të publikohet një plan i ri për zhvillimin e bregdetit, ku do të diskutohet me çdo bashki se cilat plazhe do t’i administrojnë ato në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Në një deklaratë të tij, Rama ka theksuar se dy plazhe të sigurt janë Ksamil dhe Dhërmiu, duke shtuar se ata që njihen si dhunues plazhi, nuk do të lejohen të aplikojnë për t’u angazhuar më tej në këtë sektor.
Edi Rama: Uroj të ketë dëgjuar kush duhet të dëgjojë, por do t’i ripërsërisim disa herë këto në mënyrë që ata të cilët janë mësuar të dhunojnë plazhet me shezlongë ngjitur me njëri-tjetrin dhe bishta çadrash, të mos marrin më mundimin të aplikojnë fare.
Shumë shpejt do të nxjerrim të gjithë planin e ri për bregdetin dhe në bashkëpunim me të gjitha bashkitë do të kuptojmë se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin tërësisht, por dy janë të sigurta Ksamili dhe Dhërmiu.
Tag: plazhet
-

Paralajmëron Rama: Plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do i marrin në menaxhim bashkitë, kush është mësuar të dhunojë…
-

Rama: Plazhi i Ksamilit i dhunuar, turistët trajtohen si skllevër, atje ha shkopin në kokë
Rama: Plazhi i Ksamilit i dhunuar, turistët trajtohen si skllevër, atje ha shkopin në kokë
Kryeministri Edi Rama ka lëshuar kritika të ashpra për situatën në Ksamil, të cilin e cilësoi si një plazh të “dhunuar” nga abuzimet dhe keqmenaxhimi. Duke e përshkruar Ksamilin si një nga plazhet më të bukura të botës, Rama theksoi se kjo perlë e natyrës nuk mund të trajtohet më si një “tokë për t’u pushtuar”.
Rama: Plazhi i Ksamilit çmime marramendëse dhe shërbim mizerabël
Sipas kryeministrit, bizneset lokale po vendosin çmime të papërballueshme për pushuesit, ndërkohë që ofrojnë shërbime të dobëta, shpeshherë në kushte mizerabël. Ai kritikoi edhe mënyrën e trajtimit të turistëve, të cilët, sipas tij, shpesh ndihen të poshtëruar dhe të nëpërkëmbur.
“Po e nis me plazhet e dhunuara. Ksamilin po e marr si shembull, sepse është një ndër plazhet më të bukura të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për t’u pushtuar. Nuk mund të vazhdohet me këtë logjikë ku turistët trajtohen si skllevër, madje duke u dhunuar edhe me shkopin e çadrës në kokë, apo duke i vendosur në një dendësi të paimagjinueshme me çmime që vetëm dëmtojnë imazhin e vendit tonë”, u shpreh Rama.
Rama: Plazhet publike nuk mund të jenë private
Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe tek çështja e menaxhimit të plazheve publike, duke e konsideruar të papranueshme faktin që ato u janë lënë në dorë privatëve. Ai paralajmëroi se qeveria do të marrë masa për të “shëruar plazhet e dhunuara” dhe për t’i rikthyer ato qytetarëve.
“Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat. Duhet të ndërhyjmë dhe t’i shpëtojmë këto hapësira nga abuzimi, për të ndërtuar një standard që i shërben turizmit cilësor dhe jo shfrytëzimit barbar”, shtoi ai.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Rama: Plazhet e Ksamili dhe Dhërmiut do i marrin në menaxhim bashkitë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do t’i kalojnë plotësisht në menaxhim të Bashkive për të siguruar një administrim më efikas dhe të rregullt.
Ai ka theksuar se shumë shpejt do të publikohet një plan i ri për zhvillimin e bregdetit, ku do të diskutohet me çdo bashki se cilat plazhe do t’i administrojnë ato në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Në një deklaratë të tij, Rama ka theksuar se dy plazhe të sigurt janë Ksamil dhe Dhërmiu, duke shtuar se ata që njihen si dhunues plazhi, nuk do të lejohen të aplikojnë për t’u angazhuar më tej në këtë sektor.
Edi Rama: Uroj të ketë dëgjuar kush duhet të dëgjojë, por do t’i ripërsërisim disa herë këto në mënyrë që ata të cilët janë mësuar të dhunojnë plazhet me shezlongë ngjitur me njëri-tjetrin dhe bishta çadrash, të mos marrin më mundimin të aplikojnë fare.
Shumë shpejt do të nxjerrim të gjithë planin e ri për bregdetin dhe në bashkëpunim me të gjitha bashkitë do të kuptojmë se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin tërësisht, por dy janë të sigurta Ksamili dhe Dhërmiu. -

‘Plazhet në duart e injorantëve, do i kalojnë shtetit’! Rama: Çmime marramendëse, s’ka më muzikë në beach bar
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama është shprehur me kritika ndaj plazheve në eventin ‘Shqipëria Turistike 2030’. Rama ka premtuar masa konkrete për t’i rikthyer plazhet publikut dhe për të shmangur abuzimin me çmimet dhe hapësirat publike. Rama njoftoi se shumë shpejt qeveria do ketë gati planin për bregdetin dhe se Ksamili e Dhërmiu do jenë nën kontrollin e bashkive.
Kreu i qeverisë deklaroi se rritja në numër e turistëve nuk është më prioriteti, por rritja e cilësisë dhe rritja e vizitorëve që konsumojnë më shumë në Shqipëri. Rama theksoi se Ksamilit i është bërë padrejtësi nga abuzimi i privatëve, të cilët e kanë trajtuar si tokë për t’u pushtuar dhe më pas si mjet për të shfrytëzuar turistët në mënyrë të turpshme. Ndërkohë sa i përket, Dhërmiut, Rama u shpreh se do të ndalohet muzika në orët e vona në lokalet “beach bar”, të cilat sipas tij, janë kthyer në shqetësim për pushuesit në zonat bregdetare.
Edi Rama: Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për pazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo për të vënë çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazhe, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptar. Në tërësi ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, tua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat. Plazhi i Dhërmiut nuk ka nevojë të ketë subjekte që vijën nga zona të tjerë për të vendosur çadra e shezllonge e beach bare që çmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe hedhin ujërat e zeza në det. Kryetari i bashkisë së Himarës e ka treguar me shembull konkret se si bashkia mund të administrojë një plazh në përmasa modeste në Himarë, jo thjesht duke hapur zonën që të shtrihesh në rërë por duke pasur çadra të loguara me ngjyrat e bashkisë dhe një sërbim të pastër, dhe të këndshëm pa salltanete të mëdha dhe asnjë stres. Plazhe si ai i Durrësit, i Shëngjinit, apo i Velipojës që janë të mëdha nuk mund të kthehen në plazhe 100% të administruara nga bashkia por duhet të vazhdojnë në shembullin më të mirë dhe praktikat më të mira e të rrisin kërkesën për shërbim cilësor që i përgjigjet asaj që qytetari paguan. Një tjetër element që duhet parë përfundimisht është zhurma, muzika, tallavaja e beach bar-eve të vendosura jo për të shërbyer, por për të stresuar të gjithë dynjanë. Zona të tëra të banuara, ku 99% e pushuesve nuk janë prezent në ato beach bar-e, 99.9 duhet të vuaj ngritjen e muzikës në kup të qiellit. Ne do ta ndalojmë muzikën! Nuk do të ketë më muzikë në beach bar-e. Do bëjmë edhe një ridimensionim të numri të beach bar-eve dhe mënyrës se si do lidhen me shërbimin në tërësi. -

Rama me tone të larta fajëson bizneset: Çmimet e paimagjinueshme po prishin imazhin e turizmit shqiptar
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se ka ardhur koha për të shëruar plazhet e dhunuara, ku solli si shembull Ksamilin dhe nënvizoi se nuk do të jetë më një plazh privat. Kryeministri tha gjithashtu se Ksamili është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve, që e shikojnë si një tokë të pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistë si skllevër.
Ndërsa sa i përket plazhit të Dhërmiut, Rama u shpreh se nuk ka më nevojë për të vendosur çadra me muzikë dhe për të hedhur ujërat e zeza në det.
“E dyta që dua të theksoj, duke e lidhur me atë që tha se me numrin dhe cilësinë, është se kemi standard tjera sot në turizëm në krahasim me nga jemi nisur dhe këtu kam parasysh operatoret turistikë të cërkuar, udhërrëfyeset turistikë të certifikuar që janë rreth 100 mijë, akomodimin, dhe të gjithë sistemin e administrimit të plazheve. Kemi pasur zero ngjarje të rënda kriminale apo ku kemi pasur afro 70 mijë vizita të realizuar në qendrat shëndetësore të posaçme, që hapen për sezonin.
Kemi probleme dhe sfida që nuk presim për t’u adresuar. Po e filloj me plazhet e dhunuara, sipas meje, Kjo është fjala e duhur për plazhin e Ksamilit. Është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve, që e shikojnë si një tokë të pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistë si skllevër apo për të vendosur çmime për të qëndruar në një dendësi të paparë. Ne do shërojmë plazhet e dhunuara. Do ua heqim nga dora privatëve. Plazhi i Dhërmiut nuk ka më nevojë për të vendosur çadra me muzikë dhe për të hedhur ujërat e zeza në det,” tha Rama. -

‘Ksamili në duart e injorantëve’, Rama: Çmime marramendëse, çmendën dynjanë: S’ka më muzikë në beach bare
Edi Rama
Edi Rama: Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për pazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo për të vënë çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazhe, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptar. Në tërësi ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, tua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat. Plazhi i Dhërmiut nuk ka nevojë të ketë subjekte që vijën nga zona të tjerë përt të vendosur çadra e shezllonge e beach bare që çmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe hedhin ujërat e zeza në det. Kryetari i bashkisë së Himarës e ka treguar me shembull konkret se si bashkia mund të administrojë një plazh në përmasa modeste në Himarë, jo thjesht duke hapur zonën që të shtrihesh në rërë por duke pasur çadra të loguara me ngjyrat e bashkisë dhe një sërbim të pastër, dhe të këndshëm pa salltanete të mëdha dhe asnjë stres. Plazhe si ai i Durrësit, i Shëngjinit, apo i Velipojës që janë të mëdha nuk mund të kthehen në plazhe 100% të administruara nga bashkia por duhet të vazhdojnë në shembullin më të mirë dhe praktikat më të mira e të rrisin kërkesën për shërbim cilësor që i përgjigjet asaj që qytetari paguan.
-

Plazhet më të pistë në Shqipëri
Vetëm 14% e plazheve në vend kanë cilësi të shkëlqyer, ndërsa më shumë se një e katërta janë në gjendje të keqe. Ndotësit më të mëdhenj janë bizneset që shkarkojnë ujërat në lumenj e dete. Një raport i Agjencisë kombëtare të Mjedisit tregon se situata ka ardhur duke u përkeqësuar ndjeshëm.
Plazhet me cilësi më të mirë për vitin 2024 janë vlerësuar ato në Lukovë, Palasë, Drimadhe, Dhërmi, Jalë, Livadh dhe Borsh duke vijuar me plazhet Shëngjin, Tale, Gjiri i Lalzit, Seman e Derëzezë, Divjakë, Zvërnec, Orikum. Ndërsa me cilësi jo të mirë ku duhet të merren masa të menjëhershme janë Velipojë, Durrësi, Kavajë, Qerret, Spille, Vlorë, Himarë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe Lin-Pogradec.
Aktualisht në vend janë vetëm 14.6% e plazheve me cilësi të shkëlqyer (stacioni Spille Djathtas, stacioni Plazhi Lame Borshi, Plazhi i Palasës, Drimadhes etj.), në rënie krahasuar me 2023-shin kur kjo shifër ishte 27.8%. Kurse plazhe me cilësi të mirë janë 43.6% në rritje në raport me 2023. Sipas raportit ka rënë sipërfaqja e plazheve të shkëlqyera dhe janë rritur ato me cilësi të mirë. -

Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndotura dhe më të pastra në Shqipëri!
Raporti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ka listuar plazhet me te pastra dhe ato me te ndotura ne vend, ne permbyllje te sezonit turistik.
Sipas Agjencisë, shqetësim serioz mbetet derdhja e ujërave të ndotura të bizneseve në lumenj apo direkt në det përmes kanaleve, të hapura prej tyre.
“Burimet e ndotjes së ujërave të larjes janë numri i larte i pushuesve sidomos ne pikun e sezonit por dhe gjate muajit Shtator, derdhja e ujërave sipërfaqësore dhe shkarkimet e ujërave urbane të pa trajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte, si dhe prania e mbetjeve urbane inerte”, thuhet në raport.Sipas tij, plazhet me cilësi më të mirë për vitin 2024 janë vlerësuar ato në Lukovë, Palasë, Drimadhe, Dhërmi, Jalë, Livadh dhe Borsh duke vijuar me plazhet Shëngjin, Tale, Gjiri i Lalzit, Seman e Derëzezë, Divjakë, Zvërnec, Orikum.Ndërsa me cilësi jo të mirë ku duhet të merren masa të menjëhershme janë Velipojë, Durrësi, Kavajë, Qerret, Spille, Vlorë, Himarë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe Lin-Pogradec.
“Për përmirësimin e cilësisë të plazheve të ndotura kërkohet marrja e masave për trajtimin e ujërave të ndotura urbane përpara derdhjes në ujërat pritëse si shkaktari kryesor i ndotjes së tyre”, thotë agjencia.Në vend janë vetëm 14.6% e plazheve me cilësi të shkëlqyer (stacioni Spille Djathtas, stacioni Plazhi Lame Borshi, Plazhi i Palasës, Drimadhes etj.), në rënie krahasuar me 2023-shin kur kjo shifër ishte 27.8%. Kurse plazhe me cilësi të mirë janë 43.6% në rritje në raport me 2023. Sipas raportit ka rënë sipërfaqja e plazheve të shkëlqyera dhe janë rritur ato me cilësi të mirë.
Vitin e kaluar një task-forcë e ngritur nga qeveria synonte pikërisht të ndëshkonte bizneset që nuk instalonin impiante të trajtimit të ujërave të ndotura që gjeneroheshin nga aktiviteti i tyre, por mesa duket efektet nuk ishin të dukshme.
Edhe lumenjtë po përballen me abuzime nga qytetarë e biznese. Lumi i Tiranës, Ishmi dhe Gjanica vijojnë të jenë lumenjtë më të ndotur në Shqipëri.
Agjencia e Mjedisit thotë se duhet ndërhyrje e menjëhershme për trajtimin e ujërave të ndotura urbane që shkarkohen në ujërat pritëse duke qenë se janë shkaktari kryesor i ndotjes së lumenjve.
“Probleme shqetësuese në shumë basene janë shkaktuar nga hedhja e mbeturinave në shtretërit e lumenjve dhe në terracat aluviale të tyre duke shkaktuar ndotje të ujërave sipërfaqësore dhe atyre nëntokësore. Ka shfrytëzim të zhavorreve në shtratin e lumit Drin dhe Mat”, vijon raporti. -

Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndodura dhe më të pastra në Shqipëri!
Raporti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ka listuar plazhet me te pastra dhe ato me te ndotura ne vend, ne permbyllje te sezonit turistik.
Sipas Agjencisë, shqetësim serioz mbetet derdhja e ujërave të ndotura të bizneseve në lumenj apo direkt në det përmes kanaleve, të hapura prej tyre.
“Burimet e ndotjes së ujërave të larjes janë numri i larte i pushuesve sidomos ne pikun e sezonit por dhe gjate muajit Shtator, derdhja e ujërave sipërfaqësore dhe shkarkimet e ujërave urbane të pa trajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte, si dhe prania e mbetjeve urbane inerte”, thuhet në raport.Sipas tij, plazhet me cilësi më të mirë për vitin 2024 janë vlerësuar ato në Lukovë, Palasë, Drimadhe, Dhërmi, Jalë, Livadh dhe Borsh duke vijuar me plazhet Shëngjin, Tale, Gjiri i Lalzit, Seman e Derëzezë, Divjakë, Zvërnec, Orikum.Ndërsa me cilësi jo të mirë ku duhet të merren masa të menjëhershme janë Velipojë, Durrësi, Kavajë, Qerret, Spille, Vlorë, Himarë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe Lin-Pogradec.
“Për përmirësimin e cilësisë të plazheve të ndotura kërkohet marrja e masave për trajtimin e ujërave të ndotura urbane përpara derdhjes në ujërat pritëse si shkaktari kryesor i ndotjes së tyre”, thotë agjencia.Në vend janë vetëm 14.6% e plazheve me cilësi të shkëlqyer (stacioni Spille Djathtas, stacioni Plazhi Lame Borshi, Plazhi i Palasës, Drimadhes etj.), në rënie krahasuar me 2023-shin kur kjo shifër ishte 27.8%. Kurse plazhe me cilësi të mirë janë 43.6% në rritje në raport me 2023. Sipas raportit ka rënë sipërfaqja e plazheve të shkëlqyera dhe janë rritur ato me cilësi të mirë.
Vitin e kaluar një task-forcë e ngritur nga qeveria synonte pikërisht të ndëshkonte bizneset që nuk instalonin impiante të trajtimit të ujërave të ndotura që gjeneroheshin nga aktiviteti i tyre, por mesa duket efektet nuk ishin të dukshme.
Edhe lumenjtë po përballen me abuzime nga qytetarë e biznese. Lumi i Tiranës, Ishmi dhe Gjanica vijojnë të jenë lumenjtë më të ndotur në Shqipëri.
Agjencia e Mjedisit thotë se duhet ndërhyrje e menjëhershme për trajtimin e ujërave të ndotura urbane që shkarkohen në ujërat pritëse duke qenë se janë shkaktari kryesor i ndotjes së lumenjve.
“Probleme shqetësuese në shumë basene janë shkaktuar nga hedhja e mbeturinave në shtretërit e lumenjve dhe në terracat aluviale të tyre duke shkaktuar ndotje të ujërave sipërfaqësore dhe atyre nëntokësore. Ka shfrytëzim të zhavorreve në shtratin e lumit Drin dhe Mat”, vijon raporti.
