Tag: plazhe

  • Media e madhe britanike: Riviera mahnitëse shqiptare, me plazhe të qeta dhe kuzhinë të shijshme

    Media e madhe britanike: Riviera mahnitëse shqiptare, me plazhe të qeta dhe kuzhinë të shijshme

    Riviera Shqiptare, në bregdetin jugor të vendit, po bëhet shpejt një zgjedhje popullore për turistët që duan diell, det dhe peizazhe me kosto te përballueshme. Është ende shumë më lirë se vendet më të njohura në Mesdhe, dhe shumë plazhe janë të qeta, kryesisht pas pikut të sezonit veror.
    Ndërsa vera afrohet, shumë turistë janë në kërkim të destinacioneve të qeta dhe pa turma vizitorësh në Evropë, shkruhet në në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.

    Me Spanjën, Greqinë dhe destinacione të Italisë shpesh të mbushura me turistë, ia vlen të kërkoni disa alternativa mesdhetare. Për fat të mirë, Evropa ka ende një rivierë “të qetë” që ofron plazhe të qeta, ushqim të përballueshëm dhe qytete të bukura, që nuk janë prekur ende nga turizmi masiv.
    Riviera Shqiptare, në bregdetin jugor të vendit, po bëhet shpejt një zgjedhje popullore për turistët që duan diell, det dhe peizazhe me kosto te përballueshme. Është ende shumë më lirë se vendet më të njohura në Mesdhe, dhe shumë plazhe janë të qeta, kryesisht pas pikut të sezonit veror.
    “Në Evropë, gjithmonë kam gjetur qytete përgjatë Rivierës Shqiptare”, tha ekspertja e udhëtimeve, Jiayi Wang, e cili drejton “Ditari i një Nomadi”.
    “Vende si Himara janë ende relativisht të qeta, ju mund të gjeni plazhe të qeta pa turma vizitorësh, veçanërisht pas korrikut dhe gushtit”, tha ajo ndërsa theskoi se ujërat janë të kristalta, ushqimi është i përballueshëm dhe mikpritja është tepër e ngrohtë.
    Himara është një nga perlat e fshehura të Rivierës Shqiptare. Është më e qetë se vendpushimet e tjera si Saranda ose Ksamili, dhe plazhet janë më të mëdha dhe më të pastra.
    Ndryshe nga Ksamili, ku shumë plazhe janë të mbushura me shezlongje, Himara ka ende plazhe publike me shumë hapësirë.
    Vendpushime të tjera të bukura përfshijnë Dhërmiun, Vunon, Borshin, Qeparoin dhe Gjipen. Secili prej tyre ka sharmin e vet, me ndërtesa të lyera me gëlqere, pamje malore dhe bregdete të qeta.
    Plazhi i Gjipes frekuentohet kryesisht nga turistët. Për të arritur në plazh, bëni një shëtitje 45-minutëshe dhe shijoni qetësinë dhe ujin e pastër. Ushqimi është një arsye tjetër për ta vizituar. Kuzhina shqiptare është një kombinim i ndikimeve turke dhe mesdhetare dhe çmimet janë ende relativisht të ulëta.
    Ju mund të merrni një vakt të plotë në një restorant për më pak se 10 euro, dhe ushqimet e shpejta lokale janë edhe më të lira. Pjatat popullore përfshijnë gjithashtu, byrekun (i mbushur me djathë ose mish), fergesën (djathë i pjekur dhe speca) dhe tavën e kosit (qengj i pjekur, oriz, kos dhe vezë).
    Turizmi në Shqipëri është rritur me shpejtësi vitet e fundit, me gati 125% që nga viti 2019, por shumë pjesë të Rivierës janë ende të pacenuara. Nëse po kërkoni një alternativë më të përballueshme dhe më të qetë kundrejt Greqisë apo Italisë, bregdeti jugor i Shqipërisë mund të jetë vendi ideal këtë verë./ Express

  • Rritet hapësira publike në plazhe

    Rritet hapësira publike në plazhe

    Ashtu sikurse është bërë e ditur nga Ministria e Turizmit, këtë vit stacione plazhi mund të menaxhojnë vetëm strukturat akomoduese që plotësojnë kriteret.
    Për këtë sezon turistik veror raporti mes plazheve publike dhe atyre private është 50/50.
    “Këtë vit kemi vënë re një raport të thyer në raport me vitet e tjera që është ajo 50% me 50%, plazhe të menaxhuara nga plazhe publike. Është një lajm i mirë për atë që zgjedhin nëse duan të pushojnë në një zonë ku është e menaxhuara me të gjitha kushtet dhe kriteret e rregullores së plazheve.
    Po, jo më ndryshe do të jenë edhe ato stacione, të cilat do të kenë një lirshmëri në zgjedhjen e pushuesve, nëse duan të vendosin çadrat e tyre apo shezllonet e tyre”,tha Drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit, Herida Duro.
    Për një sezon turistik sa më të sigurt dhe me standarde, do të bashkëpunojnë 25 institucione si pjesë e Task-Forcës.
    “Jo vetëm sigurinë e rendit publik, por edhe sigurinë ushqimore, sigurinë e shëndetit, të qendrave mjekësore. Dhe, për më tepër 25 institucione janë pjesë e Task- Forcës, të cilët kanë bashkërenduar një plan masash rigoroze. Nga bregdeti më verior të Shqipërisë deri në Sarandë dhe Ksamil”, tha Duro.
    Vitet e fundit rritje po njohin edhe flukset turistike nga tregjet më të largëta si Australia apo dhe vendet aziatike që preferojnë Shqipërinë.
    “Australia, Amerika, Japonia, së fundmi Kina, Izraeli, e të tjera vende plotë, e shohin Shqipërinë si një përvojë interesante, autentike”, tha Duro.
    Vetëm gjatë 4 muajve të parë të 2025 vendin tonë e kanë vizituar mbi 2.45 milionë turistë dhe pritshmëritë për muajt e verës mbetën tepër të mëdha./Klan News

  • Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe pranë shkollave

    Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe pranë shkollave

    Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha vendet e hapura që mund të frekuentohen nga fëmijët, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Familjes, Catherine Vautrin.

    Ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 korrik dhe do të përfshijë plazhet, parqet, kopshtet publike, shkollat ​​jashtë, stacionet e autobusëve dhe mjediset sportive, shkruan BBC. 
    “Duhani duhet të zhduket aty ku ka fëmijë”, tha Vautrin në një intervistë të botuar nga e përditshmja Ouest-France.

    Vautrin shtoi se “liria për të pirë duhan duhet të mbarojë aty ku fillon liria e fëmijëve për të thithur ajër të pastër”.
    Zonat e jashtme të kafeneve dhe bareve, të njohura si  tarraca, do të përjashtohen nga ndalimi, tha ajo.
    Vautrin shpjegoi se shkelja e rregullave do të sillte një gjobë prej 135 eurosh.
    Edhe pse cigaret elektronike janë të përjashtuara, Vautrin tha se po punonte për të vendosur kufizime në sasitë e nikotinës që ato përmbajnë.
    Pirja e duhanit në institucione si restorante dhe klube nate është ndaluar në Francë që nga viti 2008.
    Masat e përhapura për të ndaluar pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe vende të tjera publike ishin menduar të hynin në fuqi në vitin 2024, por dekreti që duhej të merrej nuk u miratua kurrë.
    Megjithatë, më shumë se 1,500 bashki e kanë ndaluar vullnetarisht pirjen e duhanit në vendet publike dhe qindra plazhe në të gjithë Francën kanë qenë jo-duhanpirëse për vite me radhë./vizionplus.tv

  • Turizmi elitar i propaganduar nga qeveria mashtrim, mungesë infrastrukture, plehra, ujëra të zeza, KLSH publikon…

    Turizmi elitar i propaganduar nga qeveria mashtrim, mungesë infrastrukture, plehra, ujëra të zeza, KLSH publikon…

    Një furi raportimesh në median pro-qeveritare për shifrat e turistëve të huaj gjatë vitit 2024, krijojnë idenë se Shqipëria është shndërruar në një lloj parajse mbi tokë. Raportet e INSTA-it, por së fundmi, edhe të Bankës së Shqipërisë, flasin për mbi 11 milionë turistë të huaj në vendin tonë gjatë vitit të kaluar, një shifër, e cila, nga ana tjetër, nuk është përkthyer aspak në rritjen e konsumit të brendshëm. Kryeministri Edi Rama, i cili është përfshirë në fushatë elektorale për të marrë mandatin e tij të katërt qeverisës, e ka shndërruar temën e turizmit në një prej kuajve të tij kryesorë të betejës.
    Ai nuk lë rast pa përmendur sukseset dhe ato që i konsideron si investime të mëdha për thithjen e turistëve të huaj. Megjithatë, përtej fushatës propagandistike të tij, dega kryesore e turizmit në Shqipëri, ai bregdetar, është në një nivel, që është pak të konsiderohet skandaloz. Turistët, si shqiptarë e të huaj, janë dëshmitarë të mungesës së investimeve, papastërtisë dhe infrastrukturës në pjesën dërrmuese të vijës bregdetare shqiptare. Një panoramë të plotë jepet edhe në një Raport Auditimi Performance mbi “Menaxhimin e Plazheve Publike”, të publikuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH).

    Në foto: Pjesë nga raporti i KLSH-së mbi situatën e plazheve publike
    Informacioni i përmbledhur në këtë raport jep situatën reale të sektorit të turizmit, atë që e shohin çdo ditë, jo vetëm banorët e zonave, por edhe shumë e shumë të tjerë që zgjedhin të pushojnë në vijën bregdetare shqiptare.
    Nga Jugu në Veri, gjendja skandaloze e plazheve publike
    Të dhënat e përpunuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit tregojnë se plazhet publike, nga Jugu i preferuar e deri në Veri, janë në një situatë me të vërtetë skandaloze. Në vijim, janë të renditura në mënyrë telegrafike situatat në pjesën më të madhe të plazheve.
    – Në plazhet publike të zonës së Ksamilit është konstatuar mungesë e shërbimeve higjienike.
    – Në plazhet e Himarës, në plazhin Lukovë:
    – Plazhet publike janë pa roje dhe pa sinjalistikën e nevojshme.
    – Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.

    Në plazhin e Borshit:
    – Ka mungesë të investimeve në infrastrukturë nga ana e Bashkisë, rehabilitimi i rrugës, mungesa e ndriçimit, ujit, gjelbërimit, ka pasur kujdes të veçantë pastrimi i cili është bërë disa herë në ditë nga firma e pastrimit.
    – Plazhet publike janë pa vrojtues dhe pa sinjalistikën e nevojshme.
    – Në hapësirat publike nga ana e banorëve të zonës ngrihen çadra të pa çmontueshme me dru.
    – Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.
    – Në plazhin Qeparo dhe Porto Palermo:
    – Në disa hapësira publike janë vendosur çadra të pa çmontueshme me drurë nga ana e banorëve të zonës.
    – Në plazhin e Porto Palermos plazhet janë shfrytëzuar nga publiku si plazhe publike edhe pse janë të pa miratuara.
    – Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.

    Në plazhin Llaman:
    – Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.
    – Në plazhin Potam, Maraç & Himarë, në plazhet publike mungojnë sinjalistika ujore si edhe vrojtuesit e licencuar;
    – Në plazhin e Livadhit, në plazhet publike mungojnë sinjalistika ujore, vrojtuesit e licencuar, si edhe kushtet e tjera si tualete, kabina zhveshje, dushe etj.
    – Nga kontrolli në plazhin e Dhërmiut, është konstatuar në plazhet publike mungojnë sinjalistika ujore si edhe vrojtuesit e licencuar.
    – Në Bashkinë Lezhë, lidhur me plazhet publike, gjatë monitorimeve janë konstatuar se një pjesë e parcelave të paracaktuara si plazhe publike në zonat bregdetare nën juridiksionin territorial të kësaj të fundit për shkak të terrenit nuk janë lehtësisht të aksesueshme nga ana e publikut.
    – Zona bregdetare e Shëngjinit dhe ajo e Kunes kanë të paracaktuara si plazhe publike një numër shumë të vogël parcelash të cilat referuar fluksit të madh të turistëve si atyre ditorë, banorëve të Njësisë Administrative Shëngjin apo edhe atyre,  të cilët kanë investuar duke blerë shtëpi pushimi në këto zona bregdetare, këto të fundit e kanë të pamundur përballimin e këtij fluksi.

    Në foto: Hapësira që konsiderohet “plazh publik” në zonën e Vollgës, Durrës
    – Sipas vëzhgimeve të grupit të auditimit në plazhet publikë të bashkisë Vlorë, konkretisht në zonën e Lungomares dhe Pashalimanit, rezultuan jashtë çdo standardi
    – Në Durrës dhe Kavajë, vendndodhja e plazheve publike është shpesh herë është në afërsi të derdhjes së ujërave të zeza, në territor me papastërti, apo distancë nga zonat historike të plazheve.

  • Turizëm elitar? Mungesë infrastrukture, plehra, ujëra të zeza, raporti nxin fasadën e Ramës

    Turizëm elitar? Mungesë infrastrukture, plehra, ujëra të zeza, raporti nxin fasadën e Ramës

    Një furi raportimesh në median pro-qeveritare për shifrat e turistëve të huaj gjatë vitit 2024, krijojnë idenë se Shqipëria është shndërruar në një lloj parajse mbi tokë.

    Raportet e INSTA-it, por së fundmi, edhe të Bankës së Shqipërisë, flasin për mbi 11 milionë turistë të huaj në vendin tonë gjatë vitit të kaluar, një shifër, e cila, nga ana tjetër, nuk është përkthyer aspak në rritjen e konsumit të brendshëm.

    Kryeministri Edi Rama, i cili është përfshirë në fushatë elektorale për të marrë mandatin e tij të katërt qeverisës, e ka shndërruar temën e turizmit në një prej kuajve të tij kryesorë të betejës.

    Ai nuk lë rast pa përmendur sukseset dhe ato që i konsideron si investime të mëdha për thithjen e turistëve të huaj.Megjithatë, përtej fushatës propagandistike të tij, dega kryesore e turizmit në Shqipëri, ai bregdetar, është në një nivel, që është pak të konsiderohet skandaloz.

    Turistët, si shqiptarë e të huaj, janë dëshmitarë të mungesës së investimeve, papastërtisë dhe infrastrukturës në pjesën dërrmuese të vijës bregdetare shqiptare.

    Një panoramë të plotë jepet edhe në një Raport Auditimi Performance mbi “Menaxhimin e Plazheve Publike”, të publikuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH).

    Në foto: Pjesë nga raporti i KLSH-së mbi situatën e plazheve publike

    Informacioni i përmbledhur në këtë raport jep situatën reale të sektorit të turizmit, atë që e shohin çdo ditë, jo vetëm banorët e zonave, por edhe shumë e shumë të tjerë që zgjedhin të pushojnë në vijën bregdetare shqiptare.

    Nga Jugu në Veri, gjendja skandaloze e plazheve publike

    Të dhënat e përpunuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit tregojnë se plazhet publike, nga Jugu i preferuar e deri në Veri, janë në një situatë me të vërtetë skandaloze.

    Në vijim, janë të renditura në mënyrë telegrafike situatat në pjesën më të madhe të plazheve.

    – Në plazhet publike të zonës së Ksamilit është konstatuar mungesë e shërbimeve higjienike.

    – Në plazhet e Himarës, në plazhin Lukovë:

    – Plazhet publike janë pa roje dhe pa sinjalistikën e nevojshme.

    – Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.

    – Në plazhin e Borshit:

    – Ka mungesë të investimeve në infrastrukturë nga ana e Bashkisë, rehabilitimi i rrugës, mungesa e ndriçimit, ujit, gjelbërimit, ka pasur kujdes të veçantë pastrimi i cili është bërë disa herë në ditë nga firma e pastrimit.

    – Plazhet publike janë pa vrojtues dhe pa sinjalistikën e nevojshme.

    – Në hapësirat publike nga ana e banorëve të zonës ngrihen çadra të pa çmontueshme me dru.

    – Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.

    – Në plazhin Qeparo dhe Porto Palermo:

    – Në disa hapësira publike janë vendosur çadra të pa çmontueshme me drurë nga ana e banorëve të zonës.

    – Në plazhin e Porto Palermos plazhet janë shfrytëzuar nga publiku si plazhe publike edhe pse janë të pa miratuara.

    – Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.

    Në foto: Pamje nga plazhi publik i Pasha Limanit, Vlorë

    – Në plazhin Llaman:

    – Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.

    – Në plazhin Potam, Maraç & Himarë, në plazhet publike mungojnë sinjalistika ujore si edhe vrojtuesit e licencuar;

    – Në plazhin e Livadhit, në plazhet publike mungojnë sinjalistika ujore, vrojtuesit e licencuar, si edhe kushtet e tjera si tualete, kabina zhveshje, dushe etj.

    – Nga kontrolli në plazhin e Dhërmiut, është konstatuar në plazhet publike mungojnë sinjalistika ujore si edhe vrojtuesit e licencuar.

    – Në Bashkinë Lezhë, lidhur me plazhet publike, gjatë monitorimeve janë konstatuar se një pjesë e parcelave të paracaktuara si plazhe publike në zonat bregdetare nën juridiksionin territorial të kësaj të fundit për shkak të terrenit nuk janë lehtësisht të aksesueshme nga ana e publikut.

    – Zona bregdetare e Shëngjinit dhe ajo e Kunes kanë të paracaktuara si plazhe publike një numër shumë të vogël parcelash të cilat referuar fluksit të madh të turistëve si atyre ditorë, banorëve të Njësisë Administrative Shëngjin apo edhe atyre,  të cilët kanë investuar duke blerë shtëpi pushimi në këto zona bregdetare, këto të fundit e kanë të pamundur përballimin e këtij fluksi.

    Në foto: Hapësira që konsiderohet “plazh publik” në zonën e Vollgës, Durrës

    – Sipas vëzhgimeve të grupit të auditimit në plazhet publikë të bashkisë Vlorë, konkretisht në zonën e Lungomares dhe Pashalimanit, rezultuan jashtë çdo standardi

    – Në Durrës dhe Kavajë, vendndodhja e plazheve publike është shpesh herë është në afërsi të derdhjes së ujërave të zeza, në territor me papastërti, apo distancë nga zonat historike të plazheve.Bold news

  • Pirja e duhanit ndalohet në plazhet e disa vendeve për të nxitur turizmin e përgjegjshëm

    Pirja e duhanit ndalohet në plazhet e disa vendeve për të nxitur turizmin e përgjegjshëm

    Spanja i është bashkuar zyrtarisht një liste në rritje të destinacioneve globale – duke përfshirë Australinë, Francën, Meksikën, SHBA-në, Filipinet, Italinë, Tajlandën, Kosta Rikën, Brazilin dhe Portugalinë – që kanë zbatuar ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe me synim reduktimin e ndotjes, mbrojtjen e ekosistemeve detare dhe nxitjen e praktikave më të shëndetshme turistike.Këto rregullore të reja, jo vetëm që po riformësojnë përvojat e pushimeve në plazh për udhëtarët, por gjithashtu pasqyrojnë një zhvendosje mbarëbotërore drejt turizmit më të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.Ndërsa turizmi ndërkombëtar vazhdon të rritet, shumë vende po rimendojnë mënyrën se si menaxhojnë hapësirat publike – veçanërisht vijat e tyre bregdetare. Në një lëvizje të madhe, që pasqyron një prirje globale në rritje, Spanja i është bashkuar një liste në zgjerim të vendeve që ndalojnë pirjen e duhanit në plazhe për të luftuar ndotjen, për të mbrojtur ekosistemet dhe për të nxitur turizmin më të përgjegjshëm.Ndalimi i pirjes së duhanit në plazhe në Spanjë është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të reduktuar dëmtimin mjedisor të shkaktuar nga mbetjet e cigareve dhe për të inkurajuar hapësira publike më të shëndetshme dhe më të pastra. Që nga një ligj i vitit 2021 që lejoi qeveritë vendore të kufizojnë pirjen e duhanit në zona të jashtme, dhjetëra bashki kanë vepruar.Ndër plazhet e reja ku nuk lejohet pirja e duhanit janë L’Albir (Alicante), plazhet Levante dhe Poniente (Benidorm), Barceloneta, Nova Icaria dhe Bogatell (Barcelona), plazhi Malvarrosa (Valencia).Qasja e Spanjës përputhet me rritjen e kundërshtimit vendas ndaj mbiturizmit dhe synon të ruajë bukurinë natyrore të vijave të saj bregdetare mes ardhjeve rekord të turistëve.Destinacionet globale ku ndalohet duhaniFrancaFranca ishte një nga miratuesit më të hershëm të ndalimit të pirjes së duhanit në plazh në Europë. Filloi me Plage Lumière në La Ciotat në vitin 2011, plazhi i parë europian ku nuk pihet duhan. Sot, vendi ka zgjeruar ndalimin për të përfshirë të gjitha plazhet në mbarë vendin.Plazhe të tjera të famshme franceze ku është e ndaluar pirja e duhanit përfshijnë:Plazhi Paloma (Saint-Jean-Cap-Ferrat)Plage de la Gravette (Antibes)Plage de la Salis (Antibes)Plazhet përgjatë Promenade des Anglais (Nice)Kjo është pjesë e planit më të gjerë të Francës për të krijuar një “gjeneratë pa duhan” deri në vitin 2032.ItaliaItalia nuk ka një ndalim kombëtar, por shumë bashki dhe rajone kanë rritur kufizimet lokale të pirjes së duhanit.Plazhet ku ndalohet duhani tani përfshijnë:Spiaggia di Porto Giunco ​​(Sardenjë)Plazhi Viareggio (Toskana)Monterosso al Mare (Liguria)Këto zona shpesh zbatojnë rregullat me gjoba që variojnë nga 25 € në 500 € në varësi të vendndodhjes dhe sezonit. Ndalimet janë zakonisht aktive gjatë muajve të pikut turistik.PortugaliaPortugalia ka zgjeruar kufizimet e saj publike për pirjen e duhanit në hapësirat e jashtme, duke përfshirë plazhet, si pjesë e objektivit të saj për një gjeneratë pa duhan deri në vitin 2040.Plazhet ku ndalohet pirja e duhanit në Portugali përfshijnë:Praia da Luz (Algarve)Plazhi Carcavelos (zona e Lisbonës)Praia do Tamariz (Estoril)Zbatimi ndryshon, por gjobat dhe sinjalistika janë gjithnjë e më të zakonshme në zonat e plazheve të njohura.BelgjikaQë nga viti 2019, disa qytete bregdetare në Belgjikë i kanë caktuar plazhet e tyre si zona pa duhan:Plazhi OostendePlazhi Knokke-HeistPlazhi De HaanPër shkelje janë vendosur gjoba deri në 350 euro dhe po shqyrtohet ndalimi kombëtar i pirjes së duhanit në plazhe.KroaciaIshulli Hvar i Kroacisë po piloton kufizimet e pirjes së duhanit në plazhe si pjesë e një fushate të re për të reduktuar turizmin e partive dhe për të promovuar një mjedis më miqësor ndaj familjes. Masa pason përpjekje të ngjashme në qytete si Spliti dhe Dubrovniku.Çfarë do të thotë kjo për udhëtarëtZhvendosja globale drejt plazheve pa duhan reflekton një ndërgjegjësim në rritje për ndikimin mjedisor dhe shëndetsor të mbetjeve të cigareve. Për udhëtarët, kjo do të thotë se është më e rëndësishme se kurrë të mësoni rregulloret lokale përpara se të shkoni në bregdet. Shkeljet mund të rezultojnë në gjoba të mëdha, dhe në disa vende, madje edhe akuza penale.Më e rëndësishmja, këto ndalime përfaqësojnë një ndryshim kulturor – turizmi nuk ka të bëjë më vetëm me shikimin e botës, por edhe mbrojtjen e saj. Nëse po planifikoni një udhëtim në Spanjë, Australi, Meksikë ose ndonjë nga destinacionet e tjera të përmendura, përqafimi i këtyre rregullave të reja do të thotë të merrni pjesë në një formë më të pastër dhe më të shëndetshme udhëtimi./ TTW, Shqip.al Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ndalimi i pirjes së duhanit në plazhe për të promovuar turizëm të përgjegjshëm

    Ndalimi i pirjes së duhanit në plazhe për të promovuar turizëm të përgjegjshëm

    Spanja i është bashkuar zyrtarisht një liste në rritje të destinacioneve globale – duke përfshirë Australinë, Francën, Meksikën, SHBA-në, Filipinet, Italinë, Tajlandën, Kosta Rikën, Brazilin dhe Portugalinë – që kanë zbatuar ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe me synim reduktimin e ndotjes, mbrojtjen e ekosistemeve detare dhe inkurajimin e praktikave më të shëndetshme turistike.Këto rregullore të reja, jo vetëm që po riformësojnë përvojat e pushimeve në plazh për udhëtarët, por gjithashtu pasqyrojnë një zhvendosje mbarëbotërore drejt turizmit më të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.Ndërsa turizmi ndërkombëtar vazhdon të rritet, shumë vende po rimendojnë mënyrën se si menaxhojnë hapësirat publike – veçanërisht vijat e tyre bregdetare. Në një lëvizje të madhe, që pasqyron një prirje globale në rritje, Spanja i është bashkuar një liste në zgjerim të vendeve që ndalojnë pirjen e duhanit në plazhe për të luftuar ndotjen, për të mbrojtur ekosistemet dhe për të nxitur turizmin më të përgjegjshëm.Ndalimi i pirjes së duhanit në plazhe në Spanjë është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të reduktuar dëmtimin mjedisor të shkaktuar nga mbetjet e cigareve dhe për të inkurajuar hapësira publike më të shëndetshme dhe më të pastra. Që nga një ligj i vitit 2021 që lejoi qeveritë vendore të kufizojnë pirjen e duhanit në zona të jashtme, dhjetëra bashki kanë vepruar.Ndër plazhet e reja ku nuk lejohet pirja e duhanit janë L’Albir (Alicante), plazhet Levante dhe Poniente (Benidorm), Barceloneta, Nova Icaria dhe Bogatell (Barcelona), plazhi Malvarrosa (Valencia).Qasja e Spanjës përputhet me rritjen e kundërshtimit vendas ndaj mbiturizmit dhe synon të ruajë bukurinë natyrore të vijave të saj bregdetare mes ardhjeve rekord të turistëve.Destinacionet globale ku ndalohet duhaniFrancaFranca ishte një nga miratuesit më të hershëm të ndalimit të pirjes së duhanit në plazh në Europë. Filloi me Plage Lumière në La Ciotat në vitin 2011, plazhi i parë europian ku nuk pihet duhan. Sot, vendi ka zgjeruar ndalimin për të përfshirë të gjitha plazhet në mbarë vendin.Plazhe të tjera të famshme franceze ku është e ndaluar pirja e duhanit përfshijnë:Plazhi Paloma (Saint-Jean-Cap-Ferrat)Plage de la Gravette (Antibes)Plage de la Salis (Antibes)Plazhet përgjatë Promenade des Anglais (Nice)Kjo është pjesë e planit më të gjerë të Francës për të krijuar një “gjeneratë pa duhan” deri në vitin 2032.ItaliaItalia nuk ka një ndalim kombëtar, por shumë bashki dhe rajone kanë rritur kufizimet lokale të pirjes së duhanit.Plazhet ku ndalohet duhani tani përfshijnë:Spiaggia di Porto Giunco ​​(Sardenjë)Plazhi Viareggio (Toskana)Monterosso al Mare (Liguria)Këto zona shpesh zbatojnë rregullat me gjoba që variojnë nga 25 € në 500 € në varësi të vendndodhjes dhe sezonit. Ndalimet janë zakonisht aktive gjatë muajve të pikut turistik.PortugaliaPortugalia ka zgjeruar kufizimet e saj publike për pirjen e duhanit në hapësirat e jashtme, duke përfshirë plazhet, si pjesë e objektivit të saj për një gjeneratë pa duhan deri në vitin 2040.Plazhet ku ndalohet pirja e duhanit në Portugali përfshijnë:Praia da Luz (Algarve)Plazhi Carcavelos (zona e Lisbonës)Praia do Tamariz (Estoril)Zbatimi ndryshon, por gjobat dhe sinjalistika janë gjithnjë e më të zakonshme në zonat e plazheve të njohura.BelgjikaQë nga viti 2019, disa qytete bregdetare në Belgjikë i kanë caktuar plazhet e tyre si zona pa duhan:Plazhi OostendePlazhi Knokke-HeistPlazhi De HaanPër shkelje janë vendosur gjoba deri në 350 euro dhe po shqyrtohet ndalimi kombëtar i pirjes së duhanit në plazhe.KroaciaIshulli Hvar i Kroacisë po piloton kufizimet e pirjes së duhanit në plazhe si pjesë e një fushate të re për të reduktuar turizmin e partive dhe për të promovuar një mjedis më miqësor ndaj familjes. Masa pason përpjekje të ngjashme në qytete si Spliti dhe Dubrovniku.Çfarë do të thotë kjo për udhëtarëtZhvendosja globale drejt plazheve pa duhan reflekton një ndërgjegjësim në rritje për ndikimin mjedisor dhe shëndetsor të mbetjeve të cigareve. Për udhëtarët, kjo do të thotë se është më e rëndësishme se kurrë të mësoni rregulloret lokale përpara se të shkoni në bregdet. Shkeljet mund të rezultojnë në gjoba të mëdha, dhe në disa vende, madje edhe akuza penale.Më e rëndësishmja, këto ndalime përfaqësojnë një ndryshim kulturor – turizmi nuk ka të bëjë më vetëm me shikimin e botës, por edhe mbrojtjen e saj. Nëse po planifikoni një udhëtim në Spanjë, Australi, Meksikë ose ndonjë nga destinacionet e tjera të përmendura, përqafimi i këtyre rregullave të reja do të thotë të merrni pjesë në një formë më të pastër dhe më të shëndetshme udhëtimi./ TTW, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Dhëndri i Trump, resort në Zvërnec! “Washington Post”: Synon parajsën e izoluar të vendit me duna të pacenuara rëre dhe plazhe të mbushura me shkëmbinj

    Dhëndri i Trump, resort në Zvërnec! “Washington Post”: Synon parajsën e izoluar të vendit me duna të pacenuara rëre dhe plazhe të mbushura me shkëmbinj

    Në një artikull kushtuar investimeve të dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump në Ballkan, “Washington Post” shkruan se Jared Kushner po planifikon dy investime të rëndësishme në Shqipëri, por ajo më e diskutueshme është në zonën bregdetare të Zvërnecit, një parajsë e izoluar me plazhe dhe shkëmbinj me detin Adriatik në njërën anë dhe një lagunë nga ana tjetër.
    Zona, e cila shtrihet përtej mundësive të rrugëve, është parë prej kohësh si një thesar për investitorët e mundshëm.
    Në artikull thuhet se në një nga udhëtimet e tij të shumta në Shqipëri gjatë viteve të fundit, Jared Kushner shkoi për shëtitje përgjatë shtrirjes së vijës bregdetare të Mesdheut me duna të pacenuara rëre dhe plazhe të mbushura me shkëmbinj. Vendi, tha ai në një intervistë, ishte “madhështor” dhe tani po kërkon ta shndërrojë këtë zonë të Shqipërisë në një ndër resortet më luksoze në botë. Do të ishte projekti më i madh i Kushnerit ende duke përdorur një pjesë të fondit të tij të kapitalit privat prej rreth 3 miliardë dollarësh, financuar kryesisht nga investitorë në Arabinë Saudite dhe shtete të tjera të Lindjes së Mesme, duke sjellë turizmin ndërkombëtar në një zonë që ngeci gjatë viteve të komunizmit dhe neglizhencës.

    Jared Kushner krijoi kompaninë e tij private, Affinity Partners, menjëherë pasi Trump humbi zgjedhjet. Ai punësoi ish-zyrtarë të Trump dhe mori 3 miliardë dollarë fonde, sipas dosjes së Komisionit të Letrave me Vlerë, ku përfshihen 2 miliardë dollarë nga fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite.
    The Washtington Post sjell në vëmendje burimin e financimit për të ngritur shqetësimin nëse Kushner ka shfrytëzuar pushtetin dhe lidhjet me Trump, gjatë kohës kur ishe president. Në artikull thuhet se financimi i Kushnerit nga burime kryesisht të huaja krijon një pamje që investitorët e Affinity nuk janë të motivuar nga interesat komerciale për të kërkuar një kthim nga investimi, por nga konsideratat strategjike të shtetasve të huaj që kërkojnë të derdhin para për individët amerikanë me lidhje personale me ish-presidentin Trump. Kushner fillimisht deklaroi se ai do të investonte një sasi të konsiderueshme të parave saudite në Izrael, por kjo nuk ka arritur të realizohet. Në vend të kësaj, Kushner është fokusuar në dy vendet e Ballkanit, Serbi dhe Shqipëri.