Tag: plazhe

  • Himarë/ 83 plazhe publike, vendosen edhe çadra falas për pushuesit

    Himarë/ 83 plazhe publike, vendosen edhe çadra falas për pushuesit

    Në të gjithë vijën bregdetare të Himarës, nga Palasa në Kakome, ka 83 plazhe publike të lira. Në këto stacione, pushuesit kanë akses falas, në përputhje me parimet e barazisë dhe mbrojtjes së hapësirës publike.
    Për orientimin dhe informimin e qytetarëve, në çdo plazh publik janë vendosur tabela me të dhëna mbi vendndodhjen, rregullat e përdorimit dhe shërbimet përkatëse.
    Në kuadër të kësaj nisme, vetëm në plazhin e Qeparos janë vendosur rreth 90 çadra publike, ndërsa 50 të tjera janë shpërndarë në plazhet e njohura të Potamit dhe Spilesë.
    Ndërkohë që pushuesit vendas shprehen të kënaqur me mënyrën e re të organizimit të plazheve. Të vetmit që kundërshtojnë janë vendasit, që dikur vendosnin çadrat e tyre prej kashte në këto brigje.

  • 83 plazhe publike në Himarë, vendosen edhe çadra falas për pushuesit

    83 plazhe publike në Himarë, vendosen edhe çadra falas për pushuesit

    Në të gjithë vijën bregdetare të Himarës, nga Palasa në Kakome, ka 83 plazhe publike të lira. Në këto stacione, pushuesit kanë akses falas, në përputhje me parimet e barazisë dhe mbrojtjes së hapësirës publike.

    Për orientimin dhe informimin e qytetarëve, në çdo plazh publik janë vendosur tabela me të dhëna mbi vendndodhjen, rregullat e përdorimit dhe shërbimet përkatëse.
    Në kuadër të kësaj nisme, vetëm në plazhin e Qeparos janë vendosur rreth 90 çadra publike, ndërsa 50 të tjera janë shpërndarë në plazhet e njohura të Potamit dhe Spilesë.
    Ndërkohë që pushuesit vendas shprehen të kënaqur me mënyrën e re të organizimit të plazheve.
    Të vetmit që kundërshtojnë janë vendasit, që dikur vendosnin çadrat e tyre prej kashte në këto brigje.

    Top Channel

  • Portugalia forcon rregullat për aksesin në plazhe mes rritjes së resorteve luksoze

    Portugalia forcon rregullat për aksesin në plazhe mes rritjes së resorteve luksoze

    Qeveria portugeze dhe Agjencia Portugeze për Mjedisin (APA) kanë premtuar forcimin e zbatimit të rregullave për aksesin publik përgjatë një segmenti të njohur 45-kilometra të vijës bregdetare, ku ndërtimi i shpejtë i resorteve luksoze po ngre shqetësime për rritjen e çmimeve të banesave, kufizimin e aksesit në plazhe dhe humbjen e identitetit lokal.Zona si Melides, Comporta dhe Troia janë shndërruar nga vende kampingu e fshatra peshkimi në enklava luksoze që tërheqin investitorë ndërkombëtarë dhe turistë të pasur. Kjo ka sjellë rritje të ndjeshme të kostove të jetesës dhe kufizim të aksesit në hapësira publike, veçanërisht plazhe.Pas inspektimit të 22 plazheve në këtë segment bregdetar, APA konstatoi se nëntë prej tyre kishin kufizime, dy me hyrje të kontrolluar dhe shtatë të bllokuara nga prona private. Në disa raste, qasja është e mundur vetëm përmes zonave të kontrolluara nga resorte, me kërkesë për dokument identifikimi ose rrugë alternative të vështira, ndërkohë që mungesa e parkimeve e vështirëson edhe më tej aksesin.Një nga plazhet e prekura, Galé-Fontainhas, është aktualisht i aksesueshëm vetëm përmes resortit Costa Terra, në pronësi të investitorit amerikan Mike Meldman. Resorti përfshin ambiente luksoze, fusha sportive private dhe kopshte organike.Ministrja e Mjedisit njoftoi se asnjë zhvillim i ri turistik nuk do të miratohet në vijën bregdetare të Portugalisë kontinentale, pa garantuar më parë akses publik në plazh.Ndikimi tek komuniteti lokalNë Comporta, një destinacion turistik gjithnjë e më i shtrenjtë, përdorimi i gjuhëve të huaja në rrugë dhe rritja e çmimeve kanë zbehur praninë e komunitetit vendas. Shërbimet dhe ndërtimet i adresohen gjithnjë e më shumë një publiku elitar, ndërsa kostot e jetesës janë bërë të papërballueshme për banorët.Punonjës të zonës përmendin çmime të majme për akomodim, mungesë qasjeje të lirë në plazhe dhe tarifa të larta për shërbime bazë si parkimi dhe qiraja e çadrave. Në disa raste, çmimet për një set çadër dhe shezlongë arrijnë deri në 200 euro në ditë.Ministria ka premtuar gjithashtu se do të rregullojë çmimet e produkteve dhe shërbimeve në plazhe, përfshirë çadrat, ujin dhe kafenë.Ndryshimet shqetësojnë edhe turistëtDisa vizitorë e vënë në dyshim vlerën e përvojës në këto zona për shkak të kostove të larta. Shtëpitë me qira arrijnë deri në 1,000 euro nata, duke e bërë zonën të papërballueshme edhe për turistët me të ardhura mesatare.Stilisti Christian Louboutin, vizitor i hershëm i Comportës, është zhvendosur më në jug në Melides për t’i shpëtuar mbingarkesës dhe zhvillimit të tepërt. Ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së autenticitetit të rajonit dhe se Melides nuk duhet të ndjekë modelin e destinacioneve si Saint-Tropez.Pavarësisht shqetësimeve publike, përfshirë një peticion me mbi 10,000 firma që kërkonte mbrojtje më të fortë për Gadishullin e Troias, parlamenti portugez e rrëzoi kërkesën. Aktivistët lokalë kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë presionin ndaj autoriteteve dhe kanë planifikuar një protestë më 27 korrik në plazhin e Melides gjatë maratonës “Atlantic UltraMarathon”. / Euronews, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Siguria në plazhe… Pushuesit të shqetësuar për mungesën e rojeve të sigurisë për të evituar tragjeditë

    Siguria në plazhe… Pushuesit të shqetësuar për mungesën e rojeve të sigurisë për të evituar tragjeditë

    Këtë sezon turistik, masat e sigurisë në disa plazhe përgjatë Adriatikut mbeten shqetësuese.

    Edhe pse është detyrim ligjor, mungesa e rojeve bregdetare në kullat e vrojtimit vazhdon të jetë problem i përsëritur. Fatkeqësisht, nuk kanë munguar as humbjet e jetës mes pushuesve.
    Rasti më i fundit është ai i një 41-vjeçari nga Durrësi, i cili humbi jetën të dielën e kaluar në Sektor Rinia, ku roja e plazhit mungonte.
    “Duhet të vendosen roje, se ka edhe fëmijë. Kanë ndodhur aksidente. Mungon siguria dhe ka shumë turistë.”
    “Siguri nuk ka, por po rrijmë me shpresën që ka. Unë jam si kalamajtë, s’di not. Jeta është e shtrenjtë dhe për qejf po vijmë.”
    “Vetë duhet të jemi të përgjegjshëm… Rojet bregdetare duhet të jenë të parët. Duhet të vini ju televizionet që ata të hipin në kullë.”
    Situata nuk është e njëjtë përgjatë gjithë vijës bregdetare, pasi në disa zona vrojtuesit nuk mungojnë dhe pushuesit ndihen të sigurt.
    “Ku jemi ne janë të kujdesshëm në këtë zonë, por nuk e di në zonat e tjera. Siguria është gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne që vijmë në plazh.”
    “Duhet të jenë, por ata edhe do të lëvizin (nga kulla), njeriu do të pijë një kafe. Ka roje, duhet t’i kërkosh, t’i gjesh rojet.”
    Ndërsa plazhet mbushen çdo ditë e më shume me turistë vendas e të huaj, mungesa e rojeve në disa zona dhe vëmendja e pamjaftueshme e autoriteteve mund të rrezikojë jetë, ndaj kërkohen kontrolle të shtuara dhe ndërhyrje për të garantuar sigurinë gjatë sezonit turistik.

    Top Channel

  • SYRI TV/ Plazhe pa siguri në Lezhë – Mungojnë kullat e vrojtimit, pushuesit: Ndihemi të pasigurt!

    SYRI TV/ Plazhe pa siguri në Lezhë – Mungojnë kullat e vrojtimit, pushuesit: Ndihemi të pasigurt!

    Dhe pse sezoni turistik ka nisur prej kohësh, problematikat dhe këtë vit janë të shumta. Në bregdetin e Lezhës, kullat e vrojtimit janë vetëm si objekte, pasi në to nuk ka vrojtues plazhi. Pushuesit shprehen të shqetësuar dhe të pasigurt, ndërsa bëjnë apel institucioneve që të marrin masa sa më shpejt.

    Syri TV

    Teksa kemi hyrë në muajin korrik dhe numri i pushuesve në bregdetin e Lezhës është në rritje të vazhdueshme, siguria në plazhe vijon të mbetet shqetësim. Nga një vëzhgim në zonën bregdetare të Shëngjinit, vihet re mungesa e kullave të vrojtimit, ndërsa edhe ato të pakta që ndodhen janë bosh, pasi mungojnë vrojtuesit.

    Pushuesit shprehen të shqetësuar për këtë situatë, duke theksuar se ndihen të pasigurt gjatë qëndrimit në plazh, veçanërisht kur fëmijët ose të moshuarit hyjnë në det. Ata bëjnë apel për më shumë vëmendje nga autoritetet vendore dhe institucionet përgjegjëse për garantimin e sigurisë në zonat turistike.

    Mungesa e vrojtuesve të plazhit është një problematikë e vazhdueshme në çdo sezon veror, ndërsa nuk kanë munguar rastet e personave të cilët janë mbytur në det, pasi ka munguar ndihma e parë.

  • Shtohen plazhet publike në Vlorë, më pak plazhe private se vitin e kaluar

    Shtohen plazhet publike në Vlorë, më pak plazhe private se vitin e kaluar

    Këtë vit përgjatë vijës bregdetare në Vlorë do të ketë më shumë hapësira publike për pushuesit se vitet e shkuara.

    Në katër  prej plazheve që do të  monitorohen nga bashkia  janë vendosur  çadra dhe po  pajisen me kullat për vrojtues.

    Interesi i bizneseve për të lidhur kontratë  për plazh privat me bashkinë këtë vit ka qenë  më i ulët se sezonin e shkuar.

    Aplikimet për  plazhe private përfundojnë  me 15 korrik. Deri tani me bashkinë e Vlorës kanë nënshkruar  93 subjeket nga 214  marrëveshje të lidhura vitin e shkuar.

  • Franca ndalon me ligj konsumimin e cigares në parqe dhe plazhe, 135 deri në 700 euro gjobë për ata që kapen nga autoritetet

    Franca ndalon me ligj konsumimin e cigares në parqe dhe plazhe, 135 deri në 700 euro gjobë për ata që kapen nga autoritetet

    Kushdo që ndez një cigare në plazh ose në një park publik në Francë ka shkelur ligjin sipas rregullave të reja që synojnë mbrojtjen e fëmijëve dhe do të përballet me një gjobë prej 135 deri në 700 euro.

    Ndalesat e autobusëve dhe zonat në afërsi të menjëhershme të bibliotekave, pishinave dhe shkollave do të preken gjithashtu nga ligji i ri, i cili do të hyjë në fuqi një ditë pasi të publikohet në gazetën zyrtare të qeverisë, sipas The Guardian.
    Rregulli vjen një javë para fillimit të pushimeve shkollore në Francë, në një përpjekje për të mbrojtur fëmijët nga tymi në plazhe e parqe.
    Megjithatë, për zhgënjimin e disa aktivistëve kundër pirjes së duhanit, ndalimi nuk mbulon baret dhe restorantet, ku duhani ende mund të pihet.
    Njerëzit gjithashtu nuk duhet të pinë duhan brenda 10 metrave nga shkollat, pishinat, bibliotekat dhe vendet e tjera ku pirja e duhanit mund të dëmtojë të miturit.
    Ministria e shëndetësisë tha se së shpejti do të njoftojë tabelën që do të përdoret për të shënuar këto zona. Shkelësit e ligjit mund të përballen me gjoba midis 135 euro dhe 700 euro.
    “Tymi duhet të zhduket nga vendet ku janë fëmijët. Parqet, plazhet, shkollat ​​janë vende për të luajtur, mësuar dhe marrë frymë. Ato nuk janë vende për të pirë duhan”, tha Ministrja e Shëndetësisë Catherine Vautrin.
    Yves Martinet, president i Komisionit Kombëtar Kundër Duhanpirjes, tha se ky ligj është “një hap në drejtimin e duhur, por mbetet i pamjaftueshëm”, duke kritikuar lejen e vazhdueshme të pirjes së duhanit në kafene.
    “Ministri thekson mbrojtjen e fëmijëve”, por fëmijët “shkojnë edhe në kafene”, tha Martinet, i cili është një pulmonolog.
    Ai shprehu keqardhje për mungesën e cigareve elektronike në ligj, duke thënë se ato përdoren për të “bërë të varur të rinjtë”.

    Top Channel

  • Nga Velipoja në Ksamil, për herë të parë plazhe pa pagesë edhe para resorteve luksoze!

    Nga Velipoja në Ksamil, për herë të parë plazhe pa pagesë edhe para resorteve luksoze!

    Për herë të parë, gjatë sezonit veror 2025 pushuesit mund të qëndrojnë pa pagesë në hapësirat e dedikura për publikun në të gjitha plazhet e Shqipërisë. Në çdo 1000 metra vijë lineare, 300 metra prej tyre duhet të jenë të lira, sipas rregullores së re të miratuar nga Këshilli i Ministrave në 16 tetor të vitit të kaluar në të cilën tregohet edhe mënyra se si duhet të zbatohet:

    a) për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektohet një distancë prej të paktën 10 (dhjetë) m nga vija e bregut të detit/liqenit;

    b) hapësira prej 2.5 (dy pikë pesë) m përpara brezit të parë të çadrave të jetë e lirë për t’u shfrytëzuar nga publiku;

    c) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 3 (tre) m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 2.5 (dy pikë pesë) m në linjë vertikale me vijën e ujit;

    ç) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël;

    d) të jetë i pajisur me shërbime higjienike, minimalisht të ketë 1 tualet, të ndarë në njësi për femra dhe meshkuj, dhe 1 (një) për njerëzit me aftësi të kufizuar; njësia për njerëzit me aftësi të kufizuar mund të përfshihet në secilën njësi për femra dhe meshkuj, duke rritur sipërfaqen e këtyre njësive të shërbimit, në dimensionet maksimale 1,80 m x 1,80 m;

    dh) të ketë kabina zhveshjeje, sipërfaqja totale e kabinave të zhveshjes nuk duhet të jetë më e vogël se 1 (një) % e sipërfaqes së hapësirës së plazhit të dhënë në përdorim.

    Gjithçka duket e mirëorganizuar deri në detaj por si janë zbatuar konkretisht në terren?

    Plazhet e Lezhës – Zbatimi më i mirë i rregullores (deri më tani)

    Modeli i parë dhe më i plotë në zbatim është ai i hartuar nga Bashkia Lezhë.

    Përgjatë vijës bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Tale, janë në total 268 parcela publike. Nga këto, 94,195 m² janë të lira, ku qytetarët mund të pushojnë pa pagesë, ndërsa 96,070 m² janë me shërbime të menaxhuara nga shoqëria “Lezha Invest”, e ngritur nga Bashkia e Lezhës.

    Në çadrat e vendosura nga kjo shoqëri, çmimet variojnë nga 300 deri në 500 lekë të rinj, në varësi të zonës, ndërkohë që janë plotësuar edhe shërbimet e nevojshme për pushuesit.

    Besmir Frroku, administrator i shoqërisë “Lezha Invest” tregon krahas tabelave informuese në hapësirat publike janë vendosur edhe rojet bregdetare, tualetet dhe kufizueset në det.

    Të gjitha këto reflektohen në cilësinë e pushimeve të atyre që kanë zgjedhur të verojnë në plazhet e Lezhës.

    Ndërkaq Task-forca vazhdon çdo ditë monitorimin në terren, për të mos lejuar zaptimin e paligjshëm të plazheve nga privatët.

    Plazhet publike në Velipojë 

    Velipoja, këtë vit ka më shumë hapësira publike për pushuesit. 34 parcela per plazhe publike në plazhin e Velipojës. 55 leje shfrytëzimi për privatin. Sakaq, në zonën e Vilunit, po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike për pushuesit.

    Bekim Mema – Drejtor i Planifikimit Strategjik Bashkia Shkodër tha se: Kemi vendosur pedanë, kufizues, po pastrojmë rërën. Ka përmirësim të dukshem që vjen si pasojë e ligjit të ri. Një pushues ka tre mundësi zgjedhje, plazh publik me pagesë, plazh publik të menaxhuar nga bashkia me pagesë mungesë, ose të shijojë hapesirën e lirë me çadrat e tyre.

    Menaxhimi i duhur i një plazhi publik nuk kërkon vetëm çadra e shezlongë por edhe dushe e tualete të cilat mungojnë. Ankesa ka edhe për mbajtjen pastër të hapësirave publike në Velipojë.

    Plazhet publike në Durrës

    Lëmë kryeqendrën e veriut për të shkuar në plazhet më të frekuentuara të Durrësit. Vija bregdetare e Durrësit është 42 km e gjatë dhe shtrihet nga Kepi i Rodonit deri te Derdhja e Përroit të Agait në kufi me Golemin. Në total janë 128 hapësira për plazhe publike.

    Në këtë vijë bregdetare gjenden 6 plazhe sikurse janë Plazhi “Shetaj, Plazhi “Gjiri i Lalëzit”, “Katundi i Ri”,” Plazhi i Currilave”, Plazhi i Madh i Durrësit” dhe ai i “Shkëmbit të Kavajës”.

    Në këto plazhe është vendosur ndarja 70 % me 30% e kësaj hapësire në favor të privatit.

    Oltsen Gripshi, Kordinatori i Task Forcës në Durrës sqaron hapësirat publike në këto plazhe: “Në Plazhin “Shetaj” janë në funksion të publikut 4 hapësira, në “Gjirin e Lalzit” 11 hapësira, në “Katundin e Ri” 17 hapësira, në “Currila” 10 hapësira, në Plazhin e madh të “Durrësit” 52 hapësira, te “Shkëmbi i Kavajës 34 hapësira”.

    Secili nga plazhet është pasqyruar edhe në harta ku përcaktohet tipologjia e tyre.

    Në hapësirën e verdhë janë plazhet publikë të menaxhuara nga bashkia ku mund të qëndroni me një tarifë ekonomike. Në hapësirën e kuqe janë plazhet e menaxhuara nga investitorë strategjikë, në hapësirën bojëqielli janë plazhe që menaxhohen nga privatë të cilët kanë një kontratë 5 vjeçare me institucionet shtetërore, ndërsa në hapësirën e gjelbër janë plazhet publikë pa asnjë pagesë.

    Plazhi i madh i Durrësit është më i frekuentuari nga stacioni i parë e deri tek Shkëmbi i Kavajës. Për herë të parë edhe këtu nuk shpenzon më për të marrë rreze e për t’u larë në det. Kudo gjenden zona të dedikuara ku tabelat informojnë se janë hapësira publike. Edhe në këtë plazhe të Durrësit vlerësimi më i madh jepet për shtimin e hapësirave publike.  Rregullorja e re e miratuar nga Këshilli i Ministrave për ushtrimin e veprimtarisë së stacioneve të plazhit nuk është e zbatuar plotësisht. Diku ka dushe, diku tjetër jo, hapësirat dedikuar personave me aftësi të kufizuar është nuk ekziston askund, tualetet gjithashtu.

    E sigurtë në këtë sezon veror deri më tani është hapësira publike në çdo plazh të Durrësit e jo vetëm. Vëzhgimi ynë vazhdon më tej, drejt Vlorës.

    Në Zvërnec, në plazhin e vjetër, në Orikum dhe zona të tjera pranë detit ka plazhe publike. Por qytetarët ankohen se nuk janë të pastër. Nga pikat e rregullores vetëm të qëndruarit falas është zbatuar,

    Plazhet publikë të Himarës

    Vëzhgimin e shtrijmë drejt plazheve më lakmuara nga të gjithë gropmoshat, në bashkinë Himarë. Gjatë një inspektimi të ministres së turizmit dhe mjedisit, Mirela Kumbaro, kryebashkiaku Vngjel Tavo tha se në plazhet publike të Himarës do të vendsen çadra pa pagesë.

    “Për sa i përket plazheve publike, jemi gati në raportin 50 me 50%. Në plazhet publike të Himarës do të vendosim 250 çadra të bashkisë të cilat do të jenë falas për pushuesit”.

    Për pushuesit shqiptarë por edhe të huaj pastërtia, vendosja e rojeve bregdetare janë kushte që nuk duhen anashkaluar. Megjithatë risia e të pushuarit pa paguar shtrenjtë në plazhe të tilla si ai i Dhërmiut e shumë gjireve të preferuara ndodh për herë të parë që nga koha kur këto zona ishin të virgjëra.

    Plazhet publike të Ksamilit e Sarandës

    Vazhdojmë udhëtimin drejt plazhit që ka marrë vëmendjen e medieve më prestigjoze ndërkombëtare, Ksamilit. Nuk është më e nevojshme të shpenzosh 20, 50 apo 100 euro e sipër për shezlongë e çadra.

    Janë lënë për herë të parë hapësira të konsiderueshme për plazh publik. Konkretisht, në zonën ikonike përballë tre ishujve, është përcaktuar një hapësirë prej 900 metra katrorë, ku pushuesit mund të vendosin çadrën dhe peshqirin e tyre mbi rërën e imët, duke shijuar detin pa pagesë.

    Gjithashtu, në plazhin Paradiso, një tjetër zonë mjaft e frekuentuar, është përcaktuar një hapësirë publike prej 2,000 metra katrorë, e aksesueshme për të gjithë.

    Në total Ksamili ka 24 hapësira publike të vendosura ndërmjet plazheve private, ku pushuesit janë të lirë të vendosin pajisjet e tyre pa paguar asnjë tarifë.

    Edhe në qytetin e Sarandës, plazhet kryesore janë tërësisht të hapura për publikun. Plazhi i Centralit dhe Plazhi i Ri, të cilët ndodhen përgjatë gjirit qendror të qytetit, janë lënë plazhe publike, ku pushuesit mund të vendosin çadrat dhe peshqirin e tyre pa pagesë.

    Në total në Sarande janë 17 hapësira publike.  Në plazhin e madh, në shëtitoren e Sarandës është ngritur kulla e vrojtimit ku shërbejnë vëzhguesit e plazhit, duke garantuar siguri për pushuesit e çdo moshe.

    Nëse kthejmë kokën pas, sezoni veror për shqiptarët niste me çadrën me vete, një top e ushqimi i përhershëm, bukë me djathë e shalqi.

    Plazhi ishte vendi i lojrëva, nxirjes, shtrirjes në rërë e larjeve të gjata në det. Prej afro 30 vitesh kjo rutinë si shumëçka tjetër u zhduk, por për ata që kanë jetuar atë kohë, e dinë mirë se rikthimi i hapësirave publike nuk është largim nga luksi por mundësi për të  të shijuar det e diell si kura më e mirë më mendjen dhe trupin.

  • Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

    Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

    Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, parqe, oborre publike dhe stacione autobusësh prej të dielës, ka thënë Qeveria.
    Dekreti, i publikuar në Gazetën Zyrtare të shtunën, do të ndalojë pirjen e duhanit edhe jashtë bibliotekave, shkollave, pishinave, dhe synon mbrojtjen e fëmijëve nga duhanpirja pasive.

    Në dekret nuk janë përmendur cigaret elektrike, ndërsa ata që shkelin ndalesën do të përballen me gjobë prej 135 eurosh.
    “Duhani duhet të zhduket nga vendet ku ka fëmijë”, ka thënë Ministrja për Shëndet dhe Familje, Catherine Vautrin në maj, duke përmendur “të drejtën e fëmijëve për të thithur ajër të pastër”.
    Hapësirat jashtë kafiterive janë përjashtuar nga ndalesa.
    Sipas autoriteteve franceze, çdo vit në këtë shtet vdesin 75.000 njerëz si pasojë e komplikimeve të lidhura me duhanin.
    Sipas një ankete të realizuar së fundmi, gjashtë në 10 francezë – 62 për qind – janë për ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente publike./REL

  • Kumbaro në Himarë, takohet me turistët: Këtë vit më shumë plazhe publike

    Kumbaro në Himarë, takohet me turistët: Këtë vit më shumë plazhe publike

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vijuar inspektimet në plazhet e bregdetit Jon ku në bashkinë Himarë, pas aksioneve për lirimin e plazheve, hapësirat publike pothuajse janë dyfishuar. Kumbaro u ndalua gjatë inspektimit nga një pushues shqiptar, që kishte ardhur bashkë me të fejuarën italiane, vjehrrin dhe vjehrrën për të shijuar plazhet dhe bukuritë e bregdetit shqiptar.
    I riu u prezantua me emrin Raul dhe gjatë bisedës shprehu kënaqësinë që këtë vit ka më shumë plazhe publike në dispozicion të pushuesve, në dallim nga vitet e kaluara.

    “Ka më shumë plazhe publike sivjet. Ti mund ta vendosësh peshqirin apo shezlongun jo vetëm në plazhe publike, por edhe në plazhet private në buzë të detit sepse është e lejuar. Askush nuk do të të ndalojë”, tha Kumbaro. Ministrja u shpreh se fjalët e mira të pushuesve përtej kënaqësisë, shtojnë edhe me shumë përgjegjësinë për këtë sezon turistik.
    Gjatë inspektimit në plazhet e Himarës, ministrja kërkoi nga të gjithë administratorët e plazheve private të respektojnë distancën 2.5-3 metra buzë detit si hapësirë publike, si dhe koordinim mes bashkisë dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për mirëmbajtjen dhe pastrimin e plazheve publike.