Tag: plazhe

  • “Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

    “Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

    Shqipëria është më pranë se kurrë pjesëmarrjes historike në Kupën e Botës. Mision që duhet të kompletohet në muajin mars të vitit të ardhshëm, me Poloninë pengesën e parë të kuqezinjve në rrugën drejt kontinentit amerikan.
    Trajneri Sylvinho rrëfeu emocionet e këtij momenti të artë për futbollin shqiptar, teksa në një intervistë për “gianlucadimarzio”, tekniku brazilian flet për atmosferën entuziaste në vend, rritjen e skuadrës dhe sfidat që e presin kuqezinjtë në rrugën drejt Botërorit 2026.
    “Pas tre pikëve që morëm në Serbi, gjithçka ndryshoi. Herën e parë që u kthyem në vend, na pritën me një entuziazëm fantastik. Jemi të lumtur që tregojmë se Shqipëria nuk është vetëm vend dhe plazhe, por edhe futboll”.
    Trajneri theksoi se puna trevjeçare ka ndërtuar një ekip të fortë, të organizuar dhe me një identitet të qartë, ndërsa vuri në dukje se skuadra është një përzierje unike kulturash dhe stil lojërash, falë futbollistëve që luajnë në kampionate të ndryshme:
    “Është e mrekullueshme të udhëheq Shqipërinë. Kam pasion për vendin dhe njerëzit. Të arrish në fazën eliminatore të Kupës së Botës për herë të parë është një sukses i jashtëzakonshëm. Jemi të lumtur, por duhet të përgatitemi mirë. Kemi pak nga futbolli spanjoll, intensitetin britanik dhe, sigurisht, pak nga Brazili që kam në gjak. Jemi një ekip shumë i organizuar dhe kjo është forca jonë.”
    Sylvinho zbuloi edhe anën njerëzore të punës së tij, përmes komunikimit të vazhdueshëm me futbollistët.
    “Unë, Doriva dhe Pablo Zabaleta udhëtojmë shpesh për t’u takuar me lojtarët, për të pirë një kafe dhe për të folur. Janë marrëdhënie të forta që i kemi ndërtuar me vite. Nga janari do të fillojmë punën intensive për përgatitjet.”
    Shqipëria e Sylvinho-s është vetëm një hap larg ëndrrës së përjetshme, biletës në Kupën e Botës.

  • Media britanike: Shqipëria, vendi i bukur evropian me 21 gradë Celsius në tetor dhe më pak se 3 orë larg Britanisë së Madhe

    Media britanike: Shqipëria, vendi i bukur evropian me 21 gradë Celsius në tetor dhe më pak se 3 orë larg Britanisë së Madhe

    Nëse po kërkoni një arratisje të ngrohtë vjeshte pa udhëtime të gjata, Shqipëria mund të jetë zgjedhja perfekte, sipas “Express”.
    Me fluturime direkte nga Britania e Madhe përmes “Wizz Air”, “Ryanair” dhe “British Airways”, ky vend i nënvlerësuar në Europën Juglindore është nën tre orë larg, por duket si një tjetër botë.

    Në tetor, mund të prisni ende temperatura ditore deri në 21°C, me rreth gjashtë orë diell dhe 11 orë dritë, sipas faqes së udhëtimeve “Undiscovered Balkans”. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës ftohet dhe turistët kthehen në shtëpi, bregdeti jugor i Shqipërisë mbetet ngrohtë dhe i qetë.

    Do të gjeni plazhe me rërë të bardhë, ujëra të kristalta , kështjella antike dhe qytete të bukura pa turma të mëdha ose çmime të fryra.

    Riviera Shqiptare është e pakrahasueshme, me plazhe të mrekullueshme si Ksamil, me ujërat e tij të kristaltë dhe rërën e bardhë. Qytete si Dhërmi, Jalë dhe Himarë janë ideale për relaks pranë detit pa turma të mëdha.
    Berati dhe Gjirokastra janë dy vende të trashëgimisë botërore UNESCO me arkitekturë unike dhe kështjella madhështore.
    Parku Kombëtar i Butrintit është një tjetër vend magjepsës, ku mund të eksploroni rrënoja greke dhe romake të rrethuara nga natyra.
    Tirana, kryeqyteti, ka një atmosferë të gjallë me ndërtesa shumëngjyrëshe, jetë nate dhe vende historike si Sheshi Skënderbej dhe muzeumet “Bunk’Art”. Për dashamirësit e natyrës, Bjeshkët e Nemuna në veri ofrojnë mundësi të shkëlqyera për hiking dhe pamje mahnitëse.
    Liqeni i Ohrit, i ndarë me Maqedoninë e Veriut, është një nga liqenet më të vjetër të Europës dhe një vend i qetë për relaks. Apollonia është një sit arkeologjik antik që ia vlen ta vizitoni, dhe Qafa e Llogarasë ofron pamje fantastike të Detit Jon, ideale për udhëtime me makinë ose foto.
    Mos harroni të provoni ushqimin shqiptar, si byrekun, frutat e detit të freskëta dhe mishrat e pjekur.
    Rakia, pije tradicionale, gjithashtu është shumë popullore. Akomodimi në shtëpi pritëse familjare ju jep mundësinë të përjetoni mikpritjen e vërtetë shqiptare.
    Saranda është gjithashtu një qytet bregdetar i gjallë me plazhe të bukura, jetë nate të mirë dhe akses të lehtë në ishullin grek të Korfuzit.ata

  • “Wom Travel”: Deti i Shqipërisë, guida 2025 nga veriu në jug

    “Wom Travel”: Deti i Shqipërisë, guida 2025 nga veriu në jug

    “Janë shumë të pakta vendet në Evropë që kanë mbetur ende të paprekur dhe pothuajse të fshehtë, ku natyra mahnitëse takohet me çmime ende të përballueshme. Një prej tyre është Shqipëria, destinacioni që po fiton gjithnjë e më shumë zemrat e udhëtarëve”, kështu e nis artikullin e saj, prestigjozja italiane, “Wom Travel”.

    Pse të zgjidhni Shqipërinë për pushimet tuaja?

    Shpesh e quajtur “Karaibet e Europës”, Shqipëria ofron një përzierje unike: plazhe të virgjëra, ujëra të kristalta, mikpritje të ngrohtë, kuzhinë të shijshme dhe një trashëgimi të pasur historike e natyrore. Të gjitha këto e bëjnë vendin një destinacion tërheqës, ku mund të shijoni pushime ndryshe, larg komercializimit të tepruar.

    Bregdeti Adriatik, nga kufiri me Malin e Zi deri në Vlorë, është i mbushur me plazhe të gjata ranore dhe ujëra të cekëta, perfekte për familjet me fëmijë. Durrësi, Golemi dhe Velipoja janë ndër më të frekuentuarat, të pajisura me çdo shërbim.

    Riviera e Jonit, pas kalimit të Qafës së Llogarasë, ofron pamje spektakolare: gjire të fshehta, shkëmbinj mbi det, plazhe me gurë të bardhë dhe ujëra turchesi. Këtu gjenden plazhet më të bukura për snorkeling dhe peizazhe kartoline: Dhërmi, Himarë, Borsh, Sarandë dhe Ksamil.

    Plazhet më të bukura

    Ksamil – “Perla e Rivierës”, me rërë të bardhë dhe ishujt e vegjël që mund të arrihen me not ose varkë. Një parajsë mesdhetare shumë e popullarizuar në verë.

    Plazhi i Pasqyrave– pranë Ksamilit, e njohur për ujin e tejdukshëm që shkëlqen si pasqyrë.

    Gjipe – plazhi më i egër dhe spektakolar, i fshehur në fund të një kanioni. Arrihet vetëm me shëtitje ose varkë.

    Dhërmi – një ndër destinacionet më të gjalla, me plazh të gjatë, ujëra kristalë dhe beach clubs.

    Borsh – plazhi më i gjatë i Jonit (7 km), i rrethuar nga ullishtet. Ideal për qetësi dhe shëtitje.

    Livadhi (Himarë) – një plazh i madh me gurë të bardhë, i kombinuar mes hapësirave të lira dhe shërbimeve.

    Porto Palermo – një gjir i vogël nën hijen e kalasë së Ali Pashës, i përsosur për snorkeling.

    Durrës – plazhi më i madh i vendit, i frekuentuar dhe i pajisur, me rërë dhe ujëra të cekëta për familjet.

    Velipojë – më veriori i Shqipërisë, me rërë të errët me veti kurative dhe shumë hapësirë për pushim.

    Kakome & Krorëza – dy gjire të arritshme pothuajse vetëm me varkë nga Saranda, për një eksperiencë ekskluzive dhe të paprekur.

    Saranda, “kryeqyteti” i Rivierës shqiptare

    I njohur si “qyteti i bardhë”, Saranda është destinacioni turistik më i rëndësishëm i jugut. Përballë ishullit të Korfuzit, qyteti kombinon plazhe, jetë nate, kulturë dhe histori.

    Promenada e Sarandës është epiqendra e qytetit, me bare e restorante ku mund të shijoni peshk të freskët apo të shihni perëndimin e diellit. Nga Saranda mund të vizitoni plazhet e Ksamilit e Pasqyrës, parkun arkeologjik të Butrintit (UNESCO), Syri i Kaltër dhe kështjellën e Lëkurësit me pamje madhështore mbi gjirin.

    Si të organizoni pushimet në Shqipëri

    Maj–shtator është periudha më e mirë. Qershori dhe shtatori ofrojnë klimë të shkëlqyer dhe më pak turistë. Korriku e gushti janë muajt më të mbushur, sidomos në Sarandë e Ksamil.

    Mund të fluturoni në Tiranë e më pas të udhëtoni me makinë (4–5 orë deri në jug), ose të zgjidhni opsionin më të shpejtë – fluturim për në Korfuz dhe traget/alisaf për Sarandë (30–90 minuta). Nga Italia ka tragete për Durrës e Vlorë.

    Mund të lëvizni me makinë ose motor për të zbuluar gjiret e fshehta. Transporti publik ekziston, por është i kufizuar dhe jo gjithmonë i saktë.

    Jo vetëm plazhe

    Butrinti (UNESCO) – një qytet antik me 2500 vite histori greke, romake, bizantine e veneciane.

    Syri i Kaltër – burim karstik me ujëra magjepsëse ngjyrë blu.

    Parku Kombëtar i Llogarasë – peizazhe malore, shtigje dhe pamje unike mbi Rivierën.

    Gjirokastra (UNESCO) – “qyteti i gurit”, me arkitekturë osmane dhe kala mbresëlënëse.

  • Paralajmëron Rama: Plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do i marrin në menaxhim bashkitë, kush është mësuar të dhunojë…

    Paralajmëron Rama: Plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do i marrin në menaxhim bashkitë, kush është mësuar të dhunojë…

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do t’i kalojnë plotësisht në menaxhim të Bashkive për të siguruar një administrim më efikas dhe të rregullt. Ai ka theksuar se shumë shpejt do të publikohet një plan i ri për zhvillimin e bregdetit, ku do të diskutohet me çdo bashki se cilat plazhe do t’i administrojnë ato në mënyrë të drejtpërdrejtë.
    Në një deklaratë të tij, Rama ka theksuar se dy plazhe të sigurt janë Ksamil dhe Dhërmiu, duke shtuar se ata që njihen si dhunues plazhi, nuk do të lejohen të aplikojnë për t’u angazhuar më tej në këtë sektor.
    Edi Rama: Uroj të ketë dëgjuar kush duhet të dëgjojë, por do t’i ripërsërisim disa herë këto në mënyrë që ata të cilët janë mësuar të dhunojnë plazhet me shezlongë ngjitur me njëri-tjetrin dhe bishta çadrash, të mos marrin më mundimin të aplikojnë fare.
    Shumë shpejt do të nxjerrim të gjithë planin e ri për bregdetin dhe në bashkëpunim me të gjitha bashkitë do të kuptojmë se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin tërësisht, por dy janë të sigurta Ksamili dhe Dhërmiu.

  • Rama: Plazhet e Ksamili dhe Dhërmiut do i marrin në menaxhim bashkitë

    Rama: Plazhet e Ksamili dhe Dhërmiut do i marrin në menaxhim bashkitë

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do t’i kalojnë plotësisht në menaxhim të Bashkive për të siguruar një administrim më efikas dhe të rregullt.
    Ai ka theksuar se shumë shpejt do të publikohet një plan i ri për zhvillimin e bregdetit, ku do të diskutohet me çdo bashki se cilat plazhe do t’i administrojnë ato në mënyrë të drejtpërdrejtë.
    Në një deklaratë të tij, Rama ka theksuar se dy plazhe të sigurt janë Ksamil dhe Dhërmiu, duke shtuar se ata që njihen si dhunues plazhi, nuk do të lejohen të aplikojnë për t’u angazhuar më tej në këtë sektor.
    Edi Rama: Uroj të ketë dëgjuar kush duhet të dëgjojë, por do t’i ripërsërisim disa herë këto në mënyrë që ata të cilët janë mësuar të dhunojnë plazhet me shezlongë ngjitur me njëri-tjetrin dhe bishta çadrash, të mos marrin më mundimin të aplikojnë fare.
    Shumë shpejt do të nxjerrim të gjithë planin e ri për bregdetin dhe në bashkëpunim me të gjitha bashkitë do të kuptojmë se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin tërësisht, por dy janë të sigurta Ksamili dhe Dhërmiu.

  • ‘Ksamili në duart e injorantëve’, Rama: Çmime marramendëse, çmendën dynjanë: S’ka më muzikë në beach bare

    ‘Ksamili në duart e injorantëve’, Rama: Çmime marramendëse, çmendën dynjanë: S’ka më muzikë në beach bare

    Edi Rama

    Edi Rama: Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për pazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo për të vënë çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazhe, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptar. Në tërësi ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, tua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat. Plazhi i Dhërmiut nuk ka nevojë të ketë subjekte që vijën nga zona të tjerë përt të vendosur çadra e shezllonge e beach bare që çmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe hedhin ujërat e zeza në det. Kryetari i bashkisë së Himarës e ka treguar me shembull konkret se si bashkia mund të administrojë një plazh në përmasa modeste në Himarë, jo thjesht duke hapur zonën që të shtrihesh në rërë por duke pasur çadra të loguara me ngjyrat e bashkisë dhe një sërbim të pastër, dhe të këndshëm pa salltanete të mëdha dhe asnjë stres. Plazhe si ai i Durrësit, i Shëngjinit, apo i Velipojës që janë të mëdha nuk mund të kthehen në plazhe 100% të administruara nga bashkia por duhet të vazhdojnë në shembullin më të mirë dhe praktikat më të mira e të rrisin kërkesën për shërbim cilësor që i përgjigjet asaj që qytetari paguan.

  • “Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

    “Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

    Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së saj.
    Bëhet fjalë për “dragoin blu”,  një molusk i vogël, me ngjyrë blu-metalik dhe pamje jashtëtokësore, që zakonisht gjendet në ujërat e Oqeanit Atlantik.
    Së fundmi, dy ekzemplarë të kësaj krijese u panë duke notuar pranë bregut në Guardamar del Segura, në provincën e Alicante-s, përgjatë Costa Blanca-s. Menjëherë pas kësaj, autoritetet vendore vendosën të ndalonin larjen në det dhe të mbyllnin përkohësisht plazhet, duke ngritur alarmin e kuq për pushuesit.
    Edhe pse i vogël në përmasa, dragoi blu është shumë i rrezikshëm. Ai ushqehet me organizma detarë helmues, siç është “karavela portugeze”, dhe ruan në trupin e tij helmet e tyre. Kështu, në rast kontakti me njeriun, ai mund të shkaktojë djegie të forta në lëkurë, të vjella, nauze dhe në raste të rralla, edhe reagime serioze alergjike.

  • Sezoni turistik, kryeministri Rama ndan rrëfimet e pushuesve: Plazhe dhe mikpritje fantastike

    Sezoni turistik, kryeministri Rama ndan rrëfimet e pushuesve: Plazhe dhe mikpritje fantastike

    Ditët e nxehta të gushtit janë drejt fundit, por kjo nuk i ndalon pushuesit nga mbarë bota të shijojnë peisazhet e mrekullueshme dhe ujërat e kristalta të Jonit.
    Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook, ndau rrëfimet e pushuesve shqiptarë dhe të huaj për Rivierën tonë, veccanërisht për Himarën, Dhërmiun dhe Borshin që kryeministri i cilësoi si plazhe fantastike.
    “Bregdeti i Himarës, Dhërmiut dhe Borshit, ku plazhet janë fantastike, mikpritja gjithashtu, por më emocionuese akoma janë rrëfimet e vetë pushuesve shqiptarë e nga vende të ndryshme të botës për përvojat në rivierën tonë”, shkruan Rama krahas videos.

  • Ohri ndër liqenet më të bukura të Europës për t’u vizituar këtë verë

    Ohri ndër liqenet më të bukura të Europës për t’u vizituar këtë verë

    Ndërsa temperaturat mbetetn të larta në brigjet e Mesdheut, një arratisje drejt liqeneve të Europës ofron freski, natyrë të egër dhe pasuri kulturore.Me kalatë mesjetare, manastire bizantine, plazhe natyrore dhe fshatra piktoreske, këto pesë liqene janë zgjedhje ideale për pushime verore.1. Liqeni Konstanca, GjermaniLiqeni i Konstancës është pjesë e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës, duke ofruar një mozaik kulturor dhe natyror të Europës Qendrore. Me një rrugë për ciklistët 260 km të gjatë, qytete historike si Meersburg dhe Konstanz, dhe kopshte mesdhetare në ishullin Mainau, ky liqen është ideal për eksplorime, sporte ujore dhe pushim me stil alpin. Temperatura verore qëndron rreth 25°C, e përkryer për aktivitete jashtë.2. Liqeni i Madh Alqueva, PortugaliNë zemër të Alentejos, ky rezervuar i madh pranë kufirit me Spanjën ofron një tjetër anë të Portugalisë: plazhe liqenore si Praia Fluvial de Monsaraz, sporte ujore dhe fshati mesjetar i Monsarazit, i shtrirë në një kodër me kala dhe rrugica me kalldrëm. Për një përvojë unike, eksploroni qiellin e natës në “Alqueva Dark Sky Reserve”, destinacioni i parë në botë për turizmin astronomik.3. Liqeni Bohinj, SlloveniI ndodhur brenda Parkut Kombëtar Triglav, vetëm gjysmë ore larg nga Liqeni Bled, Bohinj është më i qetë dhe më i egër. Me sfondin e Alpeve Juliane dhe ujëra të kristalta deri në 24°C, është një parajsë për not, kanoe, ngjitje dhe shëtitje në natyrë. Fshati Ukanc, i rrethuar nga pyje e male, është pikënisje për eksplorime, ndërsa ujëvara Savica ofron një spektakël natyror 78 metra i lartë.4. Liqeni Peruča, KroaciNë Hinterlandin Dalmat, pranë bregdetit kroat, gjendet një perlë e fshehur: Liqeni Peruča. I rrethuar nga male dhe plazhe të qeta, ky liqen artificial është i përsosur për t’u shkëputur nga turmat e turistëve. Kampingu buzë liqenit ofron mundësi për aktivitete të ndryshme, nga lundrimet me kajak e zhytjet, te ecjet në mal dhe kalërimi. Mos humbisni “Syrin e Tokës” (Izvor Cetine), burimin me ujë kristal të lumit Cetina.5. Liqeni i Ohrit, Maqedonia e VeriutMidis maleve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Lindore, Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit dhe më të thellët në Europë. Me ujëra të kristalta dhe perëndime që lënë pa frymë, qyteti i Ohrit ofron një përzierje të rrallë natyre e historie. Vizitoni kishat ortodokse, kalatë mesjetare dhe restorantet buzë liqenit me specialitete tradicionale. Më tej ndodhet manastiri i Shën Naumit dhe fshati i epokës së bronzit në Gjirin e Kockave, atraksione që nuk duhen humbur. / NatGeo, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Plazhe bosh në Mal të Zi, ironia e sezonit: Ikje pushuesish në Shqipëri!

    Plazhe bosh në Mal të Zi, ironia e sezonit: Ikje pushuesish në Shqipëri!

    Mos mendoni se vetëm bregdetin shqiptar po dështon ky sezon turistik, me shezlong bosh aty ku sezonet e kaluara ishin plot, tashmë në kulmin e sezonit; keq paraqitet situata dhe në Mal të Zi, një vend ku tradita e turizmit detar daton që nga kohërat e Jugosllavisë.
    Pamjet nga Budva, një nga vendpushimet më me emër në Mal të Zi tregojnë plazhe bosh dhe, sipas komenteve jozyrtare nga pronarët vendas, problemi është shumështresor: çmimet të larta, konkurrenca e fortë nga rajoni dhe një reputacion në rënie. Shumë nga ata që vinin më parë në Mal të Zi tani po zgjedhin destinacione të tjera – Greqi, Turqi, Shqipëri.
    “Është bosh, sepse këto shezlongje kushtojnë 40 euro”. “E shesin një pije për tetë euro, një akullore për tre euro”, janë vetëm disa nga komentet.