Tag: plazh

  • Shënohet viktima e parë e këtij sezoni në plazh, ndërron jetë 73-vjeçari

    Shënohet viktima e parë e këtij sezoni në plazh, ndërron jetë 73-vjeçari

    Shënohet viktima e parë e këtij sezoni në plazh.

    Rreth orës 10:00, në Qerret të Kavajës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë.

    Policia vendore njofton se grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.

    “Rreth orës 10:00, në Qerret, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës”, sipas njoftimit të policisë.

  • Plazh i sigurt në Divjakë, asnjë vendqëndrim për motorët e ujit

    Plazh i sigurt në Divjakë, asnjë vendqëndrim për motorët e ujit

    Mund ta marrësh detin në këmbë vetëm në plazhin e Divjakës. Këtu është një mundësi e shkëlqyer për t’u ndier i sigurt gjatë pushimeve. Nuk ka asnjë mjet lundrues që të rrezikon jetën në të gjithë vijën bregdetare.
    “Për shkak të cektësisë së detit, në këtë plazh mbetet i pamenaxhueshëm përdorimi i çdo lloj mjeti lundrues, duke i dhënë mundësi pushuesve të mos ndihen të rrezikuar në këtë plazh. Të paktën deri në 500 metra deti është aq i cekët sa mund të ecësh në këmbë dhe të luash pa frikë se mund të rrezikohet jeta nga mjetet lundruese”, raporton gazetarja Anila Sefa.
    Stacioni i Policisë Kufitare ka disa vjet që nuk ka miratuar asnjë vendqëndrim për motorët e ujit, sepse nuk ka asnjë kërkesë për to.
    “Stacioni i Policisë Kufitare në Divjakë nuk ka korridore për jet ski. Territori që ky institucion mbulon nis nga grykëderdhja e lumit Shkumbin deri në grykëderdhjen e lumit Seman. Nga informacionet e marra nga shefi i këtij stacioni, të paktën pesë vitet e fundit nuk është miratuar asnjë leje për vendqëndrimet e mjeteve lundruese në det. Madje, në vitin 2025 vetëm një qytetar nga Divjaka ka kërkuar leje në bashki për vendosjen e një pedaloni në plazh”, raporton gazetarja nga Policia Kufitare.
    Deri tani nuk është regjistruar asnjë rast aksidenti të pushuesve nga jet ski në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Fier si Divjakë, Seman dhe Darëzezë. Klan News

  • Misteri i vdekjes së foshnjës 5-muajshe në Greqi, prindërit shqiptarë arrestohen dhe merren nën hetim! Dëshmitë e tyre të ndryshme nga njëra-tjetra

    Misteri i vdekjes së foshnjës 5-muajshe në Greqi, prindërit shqiptarë arrestohen dhe merren nën hetim! Dëshmitë e tyre të ndryshme nga njëra-tjetra

    Rasti tragjik i një foshnje pesëmuajshe që u soll pa ndjenja në Qendrën Shëndetësore të ishullit Paros të dielën pasdite ka shkaktuar tronditje.

    Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fëmija nuk mundi të shpëtonte, pasi tashmë ai kishte ndërruar jetë.
    Sipas informacioneve fillestare, prindërit e foshnjës, një çift shqiptar me katër fëmijë, thuhet se kishin shkuar në plazh në Parasporos. Dëshmitarët pretendojnë se foshnja ra në gjumë gjatë rrugës dhe prindërit e lanë në makinë me dritaret e mbyllura.
    Nga ana tjetër, po merret në konsideratë edhe skenari që foshnja është lënë në plazh për disa orë, përpara se të humbiste ndjenjat kur u kthyen në shtëpi.
    Nëna ishte ajo që e transportoi foshnjën në Qendrën Shëndetësore, por, sipas komandantit të Rajonit të 2-të Shëndetësor, Christos Roilo, “fëmija ishte tashmë i vdekur”. Mjekët thanë se foshnja e kishte beben e syrit të zmadhuar, mungesë pulsi dhe frymëmarrjeje, CPR (frymëmarrja artificiale) ishte joefektive.
    Pasi u konfirmua vdekja, policia u njoftua. Prindërit u arrestuan dhe po mbahen, duke u përballur me akuza për vdekje nga pakujdesia ndaj një të mituri. Ata pritet të çohen në Prokurorinë e Sirosit.
    Ajo që ngre më shumë pikëpyetje janë dëshmitë kontradiktore të dy prindërve: babai pretendon se e kanë marrë fëmijën me vete në plazh, ndërsa nëna pretendon se e kanë lënë të flejë në makinë.
    Policia, në bashkëpunim me ekspertët mjeko-ligjorë dhe Nëndrejtorin e Sigurisë, po vazhdon hetimin për të sqaruar rrethanat e sakta të vdekjes tragjike.
    Ndërkohë, skenarët që po hetohen janë të shumtë, pasi ka dëshmi se prindërit e kanë lënë foshnjën në makinë për të fjetur ndërsa ata ishin në det.
    “Ata kishin shkuar të notonin në Parasporos si familje. Ata kanë katër fëmijë. Foshnja thuhet se ka rënë në gjumë gjatë rrugës dhe e kanë lënë në makinë për pak kohë para se të ktheheshin për ta marrë”, tha një banor i Parosit.
    Policia shkoi në plazhin ku kishin marrë informacionin se familja kishte shkuar të kalonte kohën ku gjendej dhe një beach-bar i njohur.
    “Policia erdhi dhe raportoi incidentin. Nuk kuptuam asgjë sepse parkingu që kemi për dyqanin është për të gjithë plazhin”, tha një punonjës i restorantit.
    Një tjetër skenar është se foshnja ishte në plazh me prindërit e tij për disa orë dhe humbi ndjenjat pasi mbërritën në shtëpinë e tyre.
    Prindërit, janë me origjinë shqiptare dhe kanë jetuar në Paros prej vitesh. Deklaratat e tyre fillestare përmbajnë kontradikta rreth ngjarjes tragjike.
    “E morëm me vete në plazh”, thotë babai i foshnjës.
    “E lamë në makinë”, thotë nëna.
    Raporti i autopsisë së foshnjës pesëmuajshe do të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të tragjedisë.

    Top Channel

  • Këto ushqime mos i merrni kurrë me vete në plazh

    Këto ushqime mos i merrni kurrë me vete në plazh

    Gjatë ditëve të nxehta të verës, plazhi është vendi ideal për relaksim dhe argëtim. Por, disa zgjedhje ushqimore mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe të prishin kënaqësinë e ditës.

    Më poshtë kemi listuar disa nga ushqimet që është mirë të shmangni kur jeni në plazh.
    Ushqimet që duhen ruajtur në frigorifer

    Mish i papërpunuar ose i papjekur: Mishi i papërpunuar, si peshku ose mishi i kuq, mund të përmbajë baktere të dëmshme si Vibrio vulnificus, që shkakton infeksione të rrezikshme, sidomos kur temperaturat janë të larta.
    Ushqime me majonezë
    Sallatat apo ushqimet me majonezë, janë të pasigurta për t’u konsumuar jashtë frigoriferit, pasi bakteret mund të zhvillohen shpejt në to.
    Fruta të prera paraprakisht
    Frutat e prera, si shalqiri ose ananasi, mund të zhvillojnë baktere dhe të tërheqin insekte. Është më mirë të mos i prisni deri në momentin e konsumimit.
    Pije që duhet të evitoni
    Pijet alkoolike shkaktojnë dehidrim dhe mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj diellit, duke e bërë më të vështirë mbajtjen e niveleve të duhura të energjisë. Pijet me gaz dhe ato me sheqer të lartë mund të shkaktojnë fryrje dhe të mos ju hidratojnë siç duhet. Zgjidhni ujë të thjeshtë ose çaj të ftohtë pa sheqer.
    Ushqime të skuqura
    Ushqime të skuqura dhe të pasura me yndyrna mund të shkaktojnë ndjesi të rëndesës dhe të ngadalësojnë tretjen, duke e bërë ditën tuaj në plazh më të pakëndshme.
    Ushqime me shumë kripë
    Përmbajtja e lartë e kripës mund të shkaktojë dehidrim dhe të rrisë ndjeshmërinë ndaj diellit

  • Ditët e nxehta të verës, zbuloni ushqimet që duhet të evitoni në plazh për të ruajtur shëndetin dhe komoditetin

    Ditët e nxehta të verës, zbuloni ushqimet që duhet të evitoni në plazh për të ruajtur shëndetin dhe komoditetin

    Gjatë ditëve të nxehta të verës, plazhi është vendi ideal për relaksim dhe argëtim. Por, disa zgjedhje ushqimore mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe të prishin kënaqësinë e ditës.

    Ja disa ushqime që është mirë të shmangni kur jeni në plazh.
    Ushqimet që duhen ruajtur në frigorifer: Mish i papërpunuar ose i papjekur: Mishi i papërpunuar, si peshku ose mishi i kuq, mund të përmbajë baktere të dëmshme si Vibrio vulnificus, që shkakton infeksione të rrezikshme, sidomos në muajt e ngrohtë.

    Ushqime me majonezë: Salatat me majonezë, si sallata e vezëve ose patateve, janë të pasigurta për t’u konsumuar jashtë frigoriferit, pasi bakteret mund të zhvillohen shpejt në to.
    Fruta të prera paraprakisht: Frutat e prera, si shalqiri ose ananasi, mund të zhvillojnë baktere dhe të tërheqin insekte. Është më mirë t’i mbani të paprekura deri në momentin e konsumimit.
    Pije që duhet të evitoni
    Alkooli: Pijet alkoolike shkaktojnë dehidrim dhe mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj diellit, duke e bërë më të vështirë mbajtjen e niveleve të duhura të energjisë.
    Pijet me gaz dhe ato me sheqer të lartë: Këto pije mund të shkaktojnë fryrje dhe të mos ju hidratojnë siç duhet. Zgjidhni ujë të thjeshtë ose çaj të ftohtë pa sheqer.
    Ushqime që mund të shkaktojnë çrregullime të tretjes
    Ushqime të skuqura dhe të pasura me yndyrna: Këto mund të shkaktojnë ndjesi të rëndesës dhe të ngadalësojnë tretjen, duke e bërë ditën tuaj në plazh më të pakëndshme.
    Ushqime me shumë kripë: Përmbajtja e lartë e kripës mund të shkaktojë dehidrim dhe të rrisë ndjeshmërinë ndaj diellit.
    Ushqime që mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj diellit
    Citrusët: Lëngu dhe vajrat e agrumeve mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj rrezeve UV dhe të shkaktojnë djegie të lëkurës.
    Alternativa të shëndetshme për në plazh
    Proteina të lehta: Përgatitni sanduiçe me mish pule të pjekur ose me hummus dhe perime.
    Fruta dhe perime të freskëta: Mollë, boronica, karrota dhe selino janë opsione të shkëlqyera dhe të lehta për t’u konsumuar.
    Pije hidratuese: Uji, çaji i ftohtë pa sheqer ose uji me limon janë ideale për të mbajtur trupin të hidratuar.

  • E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

    E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

    Ditën e Dielë moti parashikohet i qëndrueshëm, orë të plota me diell, pa përjashtaur vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës,  kryesisht në relievet malore në lindje e juglindje të territorit.
    Temperaturat minimale do të jenë 14 gradë Celsius, ndërsa maksimale 38 gradë. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/s.
    Valëzimi në det do të jetë 1 deri në 2 ballë.

  • Ditë për plazh! Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë

    Ditë për plazh! Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë

    Moti

    TIRANË- Sot është një ditë për ta shijuar në bregdet. Shërbimit Meteorologjik Ushtaraka e parashikon këtë të dielë, një ditë me mot të qëndrueshëm, orë të plota me diell.
    Nuk përjashtohen vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore në lindje e juglindje të territorit. Temperaturat minimale do të jenë 14 gradë Celsius, ndërsa maksimale 38 gradë.

    Moti

    Era do të fryjë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/s. Dallgëzimi në det do të jetë 1 deri në 2 ballë.

    Moti

  • E shtuna për plazh! Parashikimi i motit për ditën e sotme

    E shtuna për plazh! Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash kryesisht të mesme e të larta transparente, të përqendruara në relievet kodrinore malore të vendit.
    Era me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi 6-13 m/. Deti – Valëzimi 2 deri 3 ballë.

    Top Channel

  • Autobuzi i linjës Durrës-Plazh përfshihet nga flakët, nuk ka të lënduar

    Autobuzi i linjës Durrës-Plazh përfshihet nga flakët, nuk ka të lënduar

    SYRI.net është agjencia më e madhe e lajmeve në Shqipëri, që brenda një kohe të shkurtër është kthyer në lider të informacionit. Në SYRI.net do të gjeni opinionistë më me emër në vendin tonë, investigime dhe lajme që nuk do ti gjeni diku tjetër. Lajmet në SYRI.net janë prodhim i SYRI.net dhe nuk lejohet marrja e tyre pa një komunikim të mëparshëm me redaksinë. Ju ftojmë të klikoni dhe të na shkruani sa herë që ju mendoni se duhet. Stafi i SYRI.net
    Për informacione info@syri.net, për reklama marketing@syri.net

  • Keni plane për plazh? Njihuni me parashikimin e motit për nesër

    Keni plane për plazh? Njihuni me parashikimin e motit për nesër

    Dita e premte do të ketë mot të qendrueshëm në të gjithë territorin, temperatura ideale për ata që kanë planifikuar të ikin në plazh.Gjatë ditës së nesërme termometri do të shënojë deri në 30 gradë celcius sa i përket vlerave maksimal.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-12m/s.
    Ndërs valëzimi në det do të arrijë 1-2 ballë.