Tag: plazh

  • Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik

    Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik

    Në plazhin e Divjakës, hapësirat për publikun këtë sezon veror janë disa kilometra. Midis bizneseve që ofrojnë shërbime pushimi, është bërë e detyrueshme lënia e hapësirave për plazh publik në një gjatësi rreth 50 metra.
    Kjo metodë e ndjekur këtë vit është ndërmarrë me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin për mbajtjen pastër të plazhit. Bregdeti ka pushues të shumtë në çdo ditë të javës dhe rritja e cilësisë së shërbimeve, e shoqëruar me çmime më të lira, e bën këtë plazh tërheqës për familjarët. Në pesë vitet e fundit, në plazhin e Divjakës nuk ka pasur rritje çmimesh. Shezlloni kushton 500 lekë dhe kafeja 70 lekë.
    “Nuk ka ndryshime në çmim. Këto janë çmimet që kanë qenë 10 vjet dhe për cilësinë mund të them që mund të konkurrojmë edhe në jug, për arsye se kemi dhe Lagunën e Karavastasë dhe peshku është i freskët, kështu që është perfekte,” tha Mina Biti, operator turistik.
    “Deti i Divjakës ka një rërë shumë kurative, deti është i pastër dhe ka më shumë popullatë se vitet e tjera. Çmimet janë më të arsyeshme, më të lira.”
    “Çmimet janë shumë të arsyeshme dhe mendoj se do të vazhdojnë për një kohë të gjatë. Çdo gjë është shumë në rregull, shumë pastër, mirë.”
    Për shkak të hapësirës së madhe të plazhit për pushuesit pa pagesë, Bashkia Divjakë kërkon mirëkuptimin e tyre që të bëjnë kujdes, duke mos u larguar shumë nga qendrat e populluara.
    “Në vitet e fundit sistemuam atë pjesë të bregdetit që ishte më e pranueshme, më e bukur. Sollëm atje energjinë elektrike, ujin 24 orë dhe bashkërenduam bukur hapësirën publike me atë private. Mendojmë që atje të përqendrohemi, sepse atje siguria është e lartë, shërbimi është i lartë, por edhe pastrimi nga ana jonë është më i lehtë,” tha Josif Goreja, kryetar i Bashkisë Divjakë.
    Dhjetë kilometra është hapësira e vijës bregdetare në plazhin e Divjakës për pushuesit. 70% e saj është plazh publik dhe vetëm 30% shfrytëzohet nga bizneset, të cilët operojnë vetëm gjatë sezonit veror. Klan News

  • Keni plane për plazh – Ja si do të jetë moti sot

    Keni plane për plazh – Ja si do të jetë moti sot

    Territori shqiptar do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore – Juglindore. Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 10°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 34°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.

    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Për pasojë brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.

  • 7.5 metra plazh publik për të gjithë pushuesit, edhe në plazhet private

    7.5 metra plazh publik për të gjithë pushuesit, edhe në plazhet private

    Çdo pushues në Shqipëri ka të drejtë të vendosë çadrën e tij brenda hapësirës 7.5 metra nga deti në drejtim të bregut, edhe në plazhet e dhëna me kontratë kompanive private. Kjo hapësirë konsiderohet vijë publike dhe duhet të jetë e lirë për të gjithë.
    Deklarata u bë nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë një inspektimi në terren.

    Ajo theksoi se ky rregull vlen në çdo plazh të vendit dhe do të monitorohet rreptësisht gjatë gjithë sezonit turistik.

  • Rriten temperaturat, fundjava perfekte për plazh

    Rriten temperaturat, fundjava perfekte për plazh

    Fundjava, ndryshe nga e premtja, sjell mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
    E shtuna do të nisë me diell dhe temperatura të përshtatshme për plazh në zonat bregdetare.
    “Për sa i përket fundjavës, përmirësohet dukshëm moti. Parashikohet që e shtuna dhe e diela të kenë kryesisht diell, vranësira të lehta dhe kalimtare. Nuk pritet të ketë reshje gjatë fundjavës”, tha sinoptikania Lajda Porja nga MeteoAlb.
    Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, temperaturat do të luhaten nga 14°C në zonat malore, deri në 35°C në ultësirën perëndimore.
    “Parashikohet që maksimumi në rang territori të jetë 35 gradë Celsius për fundjavën. Moti do të shoqërohet kryesisht me erë të lehtë dhe det me dallgëzim të ulët. Më e favorizuara do të jetë vija bregdetare, ku do të mbizotërojë dielli përgjatë gjithë së shtunës dhe të dielës”, tha Porja.
    Fundjava, por edhe java e fundit e qershorit, konsiderohen ideale për pushime në bregdet.
    Klan News

  • FOTO / Makina futet mes pushuesve në një plazh, 83-vjeçari humbi kontrollin

    FOTO / Makina futet mes pushuesve në një plazh, 83-vjeçari humbi kontrollin

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Alba Adriatica, në provincën e Teramos, Itali, ku një automjet ka hyrë papritur në një plazh të mbushur me pushues, duke shkaktuar panik dhe tre persona të plagosur.
    Sipas raportimeve të Il Messaggero, drejtuesi i mjetit është një 83-vjeçar nga Roma, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës. Automjeti ka hyrë fillimisht në verandën e lokalit “Alba Beach”, ka shkatërruar disa vazo të mëdha dekorative dhe më pas ka përfunduar në mes të plazhit, mes çadrave dhe shezlongëve.

    Në këtë incident, një grua ka mbetur e plagosur rëndë, me fraktura në gjymtyrët e poshtme, ndërsa dy persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.

  • Athinë, rrëzohet helikopteri/ Bie në plazh, do transportonte turistë në Mykonos

    Athinë, rrëzohet helikopteri/ Bie në plazh, do transportonte turistë në Mykonos

    Një helikopter privat, i marrë me qira për të transportuar një grup të vogël turistësh drejt ishullit të Mykonosit, u rrëzua të dielën pasdite në det në Jug të Athinës.

    Incidenti ndodhi pak minuta pas ngritjes në ajër dhe u pa nga dhjetëra pushues që ndodheshin në plazh, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta. Sipas raportimeve nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve në Greqi në bord ndodheshin pesë persona piloti dhe katër turistë të huaj të cilët arritën të dalin në breg dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, me lëndime të lehta.

    Piloti dyshohet se ka identifikuar një problem teknik gjatë ngritjes dhe u ka kërkuar pasagjerëve të hidhen në det, ndërsa ai vetë ka qëndruar në bord duke u përpjekur të stabilizonte helikopterin dhe të fitonte lartësi.

    Një mjet i Rojës Bregdetare dhe një mjet tokësor u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit dhe në nxjerrjen e helikopterit nga uji. Në operacion mori pjesë edhe një zhytës privat.

    Ndërkohë, Prokuroria e Athinës ka urdhëruar një hetim paraprak për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit dhe nëse ka përgjegjësi penale. Piloti 57-vjeçar u arrestua nga autoritetet portuale dhe më pas u la i lirë, por është urdhëruar të marrë pjesë në hetimin paraprak. 

  • Siguria në plazh, masa të reja në Durrës

    Siguria në plazh, masa të reja në Durrës

    Zonat bregdetare dhe atraksionet natyrore po tërheqin mijëra turistë vendas dhe të huaj, duke e kthyer turizmin në një nga sektorët më të rëndësishëm të sezonit.
    Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Durrës, Eduart Xhepa, shprehet se strukturat akomoduese janë të gatshme për të pritur pushuesit dhe kanë ndërmarrë masat e duhura për një sezon turistik të suksesshëm.
    “Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit kemi turistë francezë, anglezë, të cilët preferojnë klimën e freskët, nuk është se duan atë pikun e korrikut apo të gushtit. Kështu, që zgjatja e sezonit turistik ka bërë që të gjithë operatorët janë bërë gati më shpejt dhe kanë pasur kohën e mjaftueshme, për të bërë të gjitha gjërat gati. Kështu që mendoj që ky sezon turistik do të jetë më i qetë dhe më i mirë”, tha Eduart Xhepa.
    Edhe njësitë vendore, ndonëse me disa vonesa, kanë nisur punën në terren për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit. Fokusi është vendosur tek siguria.
    “Sikurse janë kullat e vrojtimit të vendosura çdo 80 metra. Vrojtuesit e plazhit, të cilët janë tashmë të certifikuar dhe janë gjithmonë aty të pranishëm. Por, sigurisht në mënyrë sporadike ka pasur edhe mungesë të tyre, jo sepse nuk janë, por nga vetë neglizhenca e ruajtjes bregdetare”, tha Oltsen Gripshi, koordinator i Taks-Forca.
    Megjithatë, disa problematika vijojnë të kërkojnë vëmendje të shtuar, si menaxhimi i mbetjeve urbane, dezinfektimi kundër mushkonjave dhe menaxhimi i qenve endacakë. Operatorët turistikë kërkojnë angazhim më të madh për zgjidhjen e këtyre çështjeve.
    “Pastrimi është kryesorja, dezinfektimi kundra mushkonjave, i cili është një problematikë shumë e madhe dhe disiplinimi dhe orientimi i qenve, të cilët janë një problem shimë i madh”, shtoi Eduart Xhepa.
    Një tjetër pikë e ndjeshme mbeten plazhet publike, ku kërkohet kujdes i veçantë jo vetëm nga autoritetet, por edhe nga vetë pushuesit, për të garantuar pastërtinë dhe sigurinë.
    “Jemi në një barasvlerë nga milimetra katrorë, vijë bregdetare plazh privat, 300 metra u janë kushtuar tërësisht plazheve publike. Do duhet që kushdo që vjen dhe gjen një plazh të pastër publik dhe të lirë, ashtu duhet që ta lerë edhe pasi ka mbaruar ditën e pushimit në plazhet publike”, shtoi Oltsen Gripshi.
    Vetëm përmes angazhimit të përbashkët turoperatorët thonë se mund të garantojmë një eksperiencë të sigurt, cilësore dhe të paharrueshme për çdo vizitor që zgjedh Durrësin.
    Klan News

  • Në Lungomare dhe Zvërnec mungojnë hapësirat e lira, qytetarët nuk lejohen të bëjnë plazh pa pagesë

    Në Lungomare dhe Zvërnec mungojnë hapësirat e lira, qytetarët nuk lejohen të bëjnë plazh pa pagesë

    Qytetarët e Vlorës kanë ngritur shqetësimin se nuk mund të bëjnë më plazh në mënyrë të lirë. Sipas tyre, si në zonën e Lungomares, ashtu edhe në plazhin e Zvërnecit, hapësirat publike janë zaptuar nga subjektet private.

    Restorante, bare dhe biznese të ndryshme kanë vendosur shezlongë dhe çadra në çdo cep të bregdetit, duke mos lënë asnjë hapësirë të lirë për qytetarët që nuk duan ose nuk kanë mundësi të paguajnë.

    Sipas të dhënave, në vitin 2024, 167 subjekte private kanë përfituar të drejtën për të menaxhuar pjesë të plazheve. Për këtë sezon, numri parashikohet të ulet në rreth 70, por situata në terren mbetet e pandryshuar.

    “Nuk na lejojnë as të vendosim një peshqir në rërë. Çdo gjë është kthyer në biznes,” – shprehen disa prej tyre.

    Ligji parashikon që hapësirat publike t’u takojnë qytetarëve dhe të mos privatizohen, por realiteti në terren është ndryshe.

    Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet dhe zbatim të rreptë të ligjit.

  • E shtuna për plazh! Temperatura deri në 35 gradë Celcius

    E shtuna për plazh! Temperatura deri në 35 gradë Celcius

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell si dhe kalime vranësirash të pakta kryesisht në relievet malore në lindje e juglindje të territorit nga orët e mesditës.
    Temperaturat minimale do të jenë 12 gradë Celsius, ndërsa maksimale 35 gradë. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10-12 m/s.
    Valëzimi në det do të jetë 1- 2 ballë./ZËRI

  • Miratohet harta e re e plazheve në Durrës: 30% i takon publikut! Debate për transportin dhe rindërtimin

    Miratohet harta e re e plazheve në Durrës: 30% i takon publikut! Debate për transportin dhe rindërtimin

    PAMJE NGA MBLEDHJA

    DURRËS-Këshilli Bashkiak i Durrësit i ka dhënë dritën jeshile ndarjes së re të hapësirës bregdetare. Sipas ndarjes së re, 30 për qind e vijës bregdetare është rezervuar për plazhe publike, ndërsa pjesa tjetër i është dhënë përdorimit privat përmes operatorëve turistikë dhe subjekteve të licencuara. E thënë ndryshe, në çdo 1000 metër vijë lineare plazh që menaxhohet nga privati, 300 metër do të jetë plazh publik.
    “Për sa i përket një studim vizibiliteti nuk ka por ne si njësi propozojmë hartën sipas kritereve që ka propozuar në 1000 metra hapësirë, 700 m do të jenë për plazhin privat dhe 300 m për plazhin publik”, u shpreh Renis Mullaj, Nënkryetar i bashkisë, Durrës.
    Ervis Mullaj: Nuk kemi të dhëna të sakta, sepse nuk e përcakton bashkia subjektin përfitues. Ne thjesht propozojmë dhe janë organet e tjera që vendosin.
    Dritan Burgija: Bashkia i jep parcelat! Jo vetëm turistët bëjnë plazh. Ka edhe qytetarë që bëjnë plazh ditor, dhe flas si qytetar dhe aplikant për stacion plazhi. Duhen përjashtuar zona të caktuara që shërbejnë si zona të pabanuara.
    Harta u miratua me 35 vota pro nga mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku nuk munguan as debatet në lidhje me ndryshimet në listat e përfituesve nga programi i rindërtimit për disa pallate dhe banesa individuale. Opozita akuzoi për mungesë transparence ndërsa ngritën shqetësimin se qytetarët po përjashtohen nga e drejta e pronës dhe procesi i rindërtimit.
    Një tjetër pikë që ngjalli reagime ishte subvencionimi i transportit publik. Dy operatorë të këtij shërbimi do të mbështeten me rreth 4 milion lekë nga bashkia për të mbuluar kostot dhe për të ruajtur çmimin e biletës në nivelin 40 lekë, me synim lehtësimin e barrës për qytetarët./ZËRI