Tag: plazh

  • Rama: Plazhi i Darzezës, çdo vit e më shumë destinacion veror

    Rama: Plazhi i Darzezës, çdo vit e më shumë destinacion veror

    Plazhi i Darzezës, vetëm 20 kilometra larg qytetit të Fierit, po tërheq çdo vit gjithnjë e më shumë pushues, si vendas ashtu edhe turistë të huaj.
    Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ky plazh, ku shihet një numër i madh pushuesish nga të gjitha grupmoshat që shijojnë bukuritë natyrore të zonës.

    Me një shtrirje prej 13.7 km², Darzeza është e njohur për rërën e saj të imët dhe ujërat e kristalta. Ky plazh i veçantë nuk dallon vetëm për bukurinë natyrore, por edhe për pastërtinë dhe pyllin shekullor që e rrethon.

    Zona ofron kushte ideale për sportet e ujit, si kitesurfing, windsurf, dhe wakeboard, falë dallgëve të forta që krijohen nga era – një fenomen unik për bregdetin e Ballkanit.
    Në fundjavë, Darzeza është një nga destinacionet më të preferuara të fierakëve dhe vizitorëve të tjerë, me mbrëmje të freskëta dhe atmosferë relaksuese, që e bëjnë këtë plazh një perlë të vërtetë bregdetare.

  • A është ende turp të ekspozosh trupin në plazh?

    A është ende turp të ekspozosh trupin në plazh?

    Loreta Koleci

    TIRANË- Shpesh kemi dëgjuar persona që mendojnë se është turp të mos kesh linjat perfekte dhe të shkosh në plazh, apo shpesh në plazhe vërejmë njerëz që veshin rroba banjo për të mbuluar difektet e tyre trupore. Gjatë verës, shumë veta përjetojnë një rritje të vetëdijes për trupin e tyre, e cila shpesh shoqërohet me ndjenja turpi dhe ankthi, veçanërisht në mjedise publike si plazhi.
    Ky fenomen është i njohur si “turpi trupor” dhe lidhet ngushtë me normat e reja shoqërore dhe mediatike për pamjen fizike, një bel i hollë, një trup i palestruar dhe një lëkurë që shkëlqen. Në një sondazh të realizuar në prill 2015 nga revista “Playboy” në Gjermani tregon se 49% e grave dhe 28% e burrave nuk ndihen rehat për t’u ekspozuar me rroba banjoje në plazh gjatë verës, sipas sondazhit këta persona veçojnë barkun si pjesën më problematike të trupit.

    Ndërsa një studim i vitit 2021, i publikuar në revistën “Body Image”, prezanton konceptin e “imazhit trupor sezonal”, duke theksuar se rreth 70% e individëve raportojnë ndryshime në perceptimin e trupit gjatë stinëve. Kjo ndjeshmëri është më e theksuar gjatë verës.
    Por a ka nga ata që shmangin pushimet në plazh për shkak të turpit nga trupi?
    Po, dhe ata janë të rinjtë! Një sondazh i realizuar në Gjermani në gusht 2024 tregon se shumë persona shmangin pushimet në plazh për shkak të turpit nga trupi. Pothuajse 1/3 e grave dhe më shumë se 1/4 e burrave ndihen në siklet, veçanërisht të rinjtë (18–29 vjeç), të cilët përjetojnë presion nga rrjetet sociale, bëjnë ndërhyrje estetike për të përmbushur kriteret për një pamje dhe trup ideal.
    A ka pasoja shëndetësore apo psokologjike turpi nga trupi?
    Sipas një studimi të publikuar nga Universiteti i Bucknell vihet re se turpi ndaj trupit mund të ndikojë në shëndetin fizik, veçanërisht duke rritur ndjeshmërinë ndaj infeksioneve dhe shqetësimeve trupore të tjera. Madje ndjenja e turpit mund të intensifikojë ankthin dhe stresin.
    Por, çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të pasigurt me trupin tuaj?
    Nëse ndiheni të shqetësuar për ndjenjat tuaja të turpit trupor, është e rëndësishme të kontaktoni një profesionist të shëndetit mendor. Ai mund t’ju ndihmojë të zhvilloni një strategji për të përmirësuar imazhin tuaj trupor dhe për të rritur mirëqenien tuaj emocionale. Mos harroni, çdo trup është i veçantë dhe shijoni verën pa komplekse!/ZËRI

  • Sezoni artistik kushtuar komedisë shqiptare mbyllet me “Shi në plazh” në kinemanë verore

    Sezoni artistik kushtuar komedisë shqiptare mbyllet me “Shi në plazh” në kinemanë verore

    Nga Julia Vrapi
    “Shi në plazh” është një nga komeditë e bukura shqiptare, me ngjarjet që zhvillohen në plazh, mes kabinave. Vepër e autorit Teodor Laço me regji nga Gëzim Kame. Komedia “Shi në plazh” mbylli dhe sezonin artistik kushtuar komedisë shqiptare në kinemanë verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Që kur nisi ky sezon që i kushtohej komedisë shqiptare për publikun janë shfaqur filma të njohur shqiptarë, si dhe nuk kanë munguar dhe të tjera komedi që dikur janë vënë në skena. Në vijim të programit artistik në kinemanë verore të DPA-së mbrëmjen e datës 4 gusht u shfaq dhe komedia  “Shi në plazh”. Ky realizim u ekranizua dhe në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar (RTSH). ““Shi në plazh solli një mbrëmje plot të qeshura dhe emocione për mbylljen e sezonit të dytë të kinemasë verore në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave”, thuhet nga DPA, që gjatë këtij sezoni ka pasur dhe bashkëpunim me Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit.
    “Shi në plazh” është një komedi shkruar nga Teodor Laço në vitet ’80-të. Trupa e aktorëve ka qenë e përbërë nga pedagogët dhe studentët e Institutit të Lartë të Arteve. Regjisor Gëzim Kame dhe muzika Aleksandër Lalo. Komedia u interpretua nga Agim Shuke – Zeno Xhixha, Viktor Zhusti – Alberi, Robert Ndrenika – Thoma Çakshiri (Çomja), Vera Zheji – Sanda, Elvira Diamanti -Jeta, Birçe Hasko – Milo, Mimika Luca – Lajdja, Ermira Gjata – Lili dhe Gjinovefa Rredhi – gruaja e Milos. Ngjarjet zhvillohen në plazh, mes kabinave nr. 16 dhe nr. 17. Çomja, kasap në pension, ndodhet me pushime me të shoqen, Sandën. Ndërkohë në kabinën ngjitur vjen profesor Zenoja me të motrën dhe nipin e tij, Alberin. Ata fillojnë të njihen me njëri-tjetrin. Kështu Zenoja dhe Lajdja fillojnë të tregojnë gjëra rreth Alberit. Ai është një djalë i zgjuar, me gradë shkencore në fizikë, por e dashura e tij është aktore. Ky është një problem i madh për profesor Zenon, pasi edhe ai në rini ka dashuruar një aktore e më pas ajo e ka tradhtuar. Prandaj, ai nuk lejon kurrsesi që Alberi të vazhdojë një marrëdhënie të tillë. Pavarësisht paragjykimeve të Zenos, në fund triumfon dashuria mes dy të rinjve.
    Filma shqiptarë dhe shfaqje teatrore në kinemanë verore
    Më herët DPA shprehej se duke ruajtur kthjelltësinë ndaj ngarkesës ideologjike të kinematografisë vendase gjatë regjimit komunist, ky sezon i kinemasë verore do t’i kushtohej posaçërisht komedisë shqiptare. Nga batutat legjendare, te situatat plot humor të hollë, filmat që u shfaqën në këtë kinema janë pjesë e një trashëgimie kinematografike. Ndër filmat që u shfaqën këtë sezon përmendim dhe “Kapedani”” apo “Përrallë nga e kaluara”. Ndërsa komedia “Shi në plazh” me regji Gëzim Kame që mbylli dhe sezonin artistik në kinemanë verore, u shfaq pas komedisë “Pallati 176”. Vepra e shkruar nga Adelina Balashi, u realizua në skenë nga regjisorët Andon Qesari dhe Alfred Bualoti. Një komedi e njohur dhe e dashur nga të gjithë, nën interpretimin e aktorëve më të njohur të Teatrit Kombëtar atë kohë, “Pallati 176” u soll në ekranin televiziv nga regjisori Mevlan Shanaj. Pjesë e publikut në kinemanë verore këto mbrëmje ishin edhe disa nga aktorët protagonistë të komedisë “Pallati 176”, që u soll në skenën teatrore në vitin 1986.

  • Britanikja ‘zhduket’ teksa burri flinte gjumë në plazh! Autoritetet greke zgjerojnë zonën e kërkimeve: Jeta e saj është në rrezik

    Britanikja ‘zhduket’ teksa burri flinte gjumë në plazh! Autoritetet greke zgjerojnë zonën e kërkimeve: Jeta e saj është në rrezik

    Policia greke ka nisur hetimet pas raportimeve se një grua britanike, e cila u zhduk nga një plazh në Greqi ndërsa bashkëshorti i saj ishte në gjumë, të jetë parë në ujërat pranë zonës.

    59-vjeçarja Michele Ann Joy Bourda ndodhej në plazhin Ofrynio në Kavala përpara se të zhdukej, ndërsa nisi një operacion i madh kërkimi. Një instruktor sporti ka deklaruar se ka parë një grua që i ngjante Bourdës, duke notuar në ujëra të thella pranë plazhit.

    Ai thotë se i ka kërkuar gruas të mos notonte më larg. Një zëdhënës i Rojës Bregdetare Helenike ka konfirmuar se kërkimi është zgjeruar në një zonë shumë më të madhe dhe do të vazhdojë për të gjetur Michele.

    “Anijet patrulluese tani janë përqendruar në të gjithë Gjirin Strymonian dhe operacioni do të vazhdojë“, tha ia për “The Sun”.

    Sipas autoriteteve, britanikja është parë për herë të fundit me bikini me gurë dekorativë, sandale plazhi të verdha dhe syze dielli të kuqe. Ajo kishte shkuar në plazh me bashkëshortin e saj, i cili, sipas raportimeve lokale, ishte duke fjetur kur gruaja u zhduk. Kur u zgjua, ajo nuk ishte më aty.

    Një Silver Alert (alarm emergjent për persona të zhdukur) është lëshuar pasi autoritetet nuk kanë mundur ta lokalizojnë dhe kanë deklaruar se “nuk ka asnjë shenjë të saj”. Sipas mediave lokale, sendet personale të gruas janë gjetur në plazh pas zhdukjes së saj.

    Një zyrtar i rojes bregdetare tha se britanikja kishte qenë “e vendosur përkohësisht” në qytetin Serres, në veri të Greqisë.

    Ambasada britanike në Greqi gjithashtu lëshoi një njoftim alarmi duke thënë: “Michele Ann BOURDA është zhdukur më 01/08/2025 në plazhin Ofrynio, në Kavala. Ditën që u zhduk, ajo kishte veshur një rrobë banje me gurë dekorativë, këpucë uji të verdha dhe syze dielli plastike të kuqe. Jeta e saj është në rrezik”.

    Zona e plazhit ku ajo u zhduk është e rrethuar nga toka bujqësore, banesa dhe një rezervuar i madh uji.

  • Komedia “Shi në plazh” mbylli sezonin e Kinemasë Verore të DPA-së

    Komedia “Shi në plazh” mbylli sezonin e Kinemasë Verore të DPA-së

    “Shi në plazh” ishte komedia e radhës e cila u shfaq në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Shfaqja u shkaktoi të pranishmëve plot të qeshura dhe emocione, në mbylljen e sezonit të dytë të Kinemasë Verore.

    Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave falenderoi për mbështetjen Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), që mundësoi transmetimin e shfaqjes, si edhe shprehu mirënjohje për Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), me të cilin ndau gjithë këtë rrugëtim të pasur kulturor.

    Duke ruajtur kthjelltësinë ndaj ngarkesës ideologjike të kinematografisë e teatrit gjatë regjimit komunist, ky sezon i Kinemasë Verore të DPA-së, iu kushtua posaçërisht komedisë shqiptare.

    Në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), Kinemaja Verore e DPA-së, e cila ka një kapacitet prej 140 ulësesh, iu adresua veçanërisht nxënësve dhe studentëve, përmes një shërbimi që ndërthur edukimin me zbavitjen.

    Së bashku me sallën e leksioneve dhe të trajnimeve, “Auditorin” dhe me Muzeun Arkivor që pritet të hapë dyert së afërmi, DPA-ja ofron një alternativë kulturore bashkëkohore./atsh/KultPlus.com

  • Dëshmia tronditëse e nënës algjeriane: E lashë të vdekur dhe ika

    Dëshmia tronditëse e nënës algjeriane: E lashë të vdekur dhe ika

    Një dëshmi që ka tronditur opinionin publik ka dhënë nëna e vajzës trevjeçare, e cila u gjet e vdekur në orët e para të mëngjesit të së dielës së kaluar në plazhin Edem të Palaio Faliros. Sipas raportimeve, 32-vjeçarja me origjinë nga Algjeria ka ndryshuar një pjesë të rëndësishme të deklaratës së saj fillestare. Fillimisht, ajo kishte thënë në dëshminë e dhënë para oficerëve të Rojës Bregdetare se fëmija ishte i ngrohtë dhe gjallë, por i kishte rrëshqitur në det. Ndërkohë, më pas thuhet se ka pohuar se e kishte lënë fëmijën të vdekur në plazh dhe ishte larguar.

    “Hymë në det me fëmijën që nuk ishte i gjallë, ecja sa mundja në këmbë dhe e lashë atje. U ktheva, u vesha dhe u thashë fëmijëve të tjerë se ia dhamë motrën një shoqeje time dhe u larguam,” thuhet të ketë deklaruar 32-vjeçarja.

    Në një pjesë tjetër të dëshmisë, ajo ka pohuar:

    “Fëmija rrëshqiti në banjë dhe u godit në kokë. E mbështolla dhe e nxora jashtë sepse donin të hynin edhe fëmijët e tjerë. E pashë që kishte goditje dhe kuptova që nuk jetonte. Kisha frikë të shkoja në spital, sepse mund të më akuzonin. Atëherë vendosa të shkojmë në atë plazh ku kemi qenë edhe më parë.”

    Dëshmitë e nënës algjeriane bien në kundërshtim të qartë me versionin fillestar që ajo kishte dhënë autoriteteve, ku pretendonte se fëmija ishte ende gjallë dhe e kishte humbur gjatë qëndrimit në plazh.

    Tashmë është hapur një fazë e re hetimi nga Drejtoria e Sigurisë së Atikës dhe Roja Bregdetare, të cilat në bashkëpunim me raportet mjekoligjore po përpiqen të zbardhin ngjarjen.

    Gjaku në apartament i përkiste vajzës së vdekur

    Nga analizat e ADN-së të kryera nga policia greke rezultoi se dy njolla gjaku të gjetura në kuzhinën e apartamentit në lagjen Patissia i përkasin vajzës trevjeçare që u gjet e mbytur disa ditë më parë në Palaio Faliro. Gjakun e kishte humbur si pasojë e një aksidenti apo dhune të ushtruar nga e ëma.

    Oficerët e Rojës Bregdetare dhe të Njësisë së Krimeve kundër Jetës kontrolluan në detaje banesën e nënës algjeriane, ku gjetën gjurmët e gjakut në kuzhinë, të cilat pas analizës u vërtetua se përkisnin vajzës së ndjerë.

    Po ashtu, u sekuestruan materiale digjitale si albume fotografike dhe karta memorie SD, të cilat janë dërguar për analizë në laboratorët kriminalistikë të policisë greke.

    Dëshmi kyçe: “Kush e bëri këtë? Fëmijët më treguan mamanë”

    Autoritetet kanë në dorë një dëshmi kyçe nga një mik i familjes, i cili ka pohuar se disa ditë para vdekjes, kishte parë vajzën me mavijosje dhe gërvishtje në fytyrë. Kur pyeti fëmijët e tjerë për to, ata i treguan nënën.

    Kjo dëshmi është konsideruar e rëndësishme nga autoritetet, pasi burimi ka qenë shpesh me familjen në të njëjtin plazh dhe e njeh situatën nga afër.

    Sipas të dhënave të para, oficerët që panë fotografitë e vajzës së vdekur dyshuan për keqtrajtim që në fillim, pavarësisht rezultateve të autopsisë për plagët e shkaktuara pas vdekjes.

    Akuza për vrasje me dashje në gjendje qetësie

    32-vjeçarja është tashmë e akuzuar për vrasje me dashje në gjendje të qetë mendore, si dhe për dhunë të rrezikshme në familje, me viktimë vajzën e saj trevjeçare që u gjet e mbytur në Palaio Faliro.

    Dosja penale u përgatit gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe iu dorëzua Prokurorisë së Athinës. Pas shqyrtimit të provave, prokurorja ngriti akuzë për vrasje me dashje ndaj një anëtari të mitur të familjes, vepër penale e klasifikuar si krim i rëndë, si dhe për dhunë të rrezikshme familjare ndaj një anëtari të pambrojtur të familjes në mënyrë të përsëritur, që përbën një vepër penale më të lehtë (kundërvajtje).

  • “Nuk mbahen” vajzat në Ksamil, “tërbohen” pushuesit në plazh (Video)

    “Nuk mbahen” vajzat në Ksamil, “tërbohen” pushuesit në plazh (Video)

    Duket se pushuesit po “dhurojnë” skena gjithnjë e më të pahijshme në plazhet shqiptare.
    Një qytetar ka dërguar për JOQ një video, ku shfaqen disa disa vajza të reja teksa sillen në mënyrë provokuese me njëra-tjetrën pranë pushuesve, mes tyre edhe fëmijë të mitur.
    Sipas denoncuesit, pamjet janë filmuar në një plazh të Ksamilit më 21 korrik, rreth orës 19:00.

    Denoncuesi thotë se nuk kuptohej nëse vajzat ishin shqiptare apo të huaja, por sjellja e tyre është konsideruar nga ai si jashtë çdo norme shoqërore dhe një “spektakël” i panevojshëm në një ambient publik familjar.
    Ai e quan këtë emancipim të rremë dhe e përshkruan me ironi situatën, duke përfunduar me një mesazh të qartë për realitetin që po krijohet në plazhet shqiptare.
    Kjo ngjarje vjen në një periudhë kur Ksamil, një prej destinacioneve më të frekuentuara të verës, po përballet shpesh me debate për sjelljet e pushuesve, zaptimin e hapësirave publike, si dhe mungesën e etikës në ambiente të përbashkëta.
    “Kaq shumë janë emancipuar plazhet e Ksamilit që kemi arritur deri në këtë pikë? Tek një plazh në Ksamil edhe pse ka minoren këto zonjushat japin spektakël. Hajde Shqipëri hajde… Lum si ne e lum si ti Shqipëri moj Shqipëri….. Video është bërë në dt 21 Korrik ora 19:00. Nuk kuptohej a ishin shqiptare apo të huaja pasi vetëm qeshnin dhe lepiheshin me njëra-tjetrën. Nejse kaq kisha unë.” – shkruan denoncuesi.

  • Shqipëria turistike në syrin e botës: Nga kaosi, te plehrat dhe shtrenjtimi i çmimeve

    Shqipëria turistike në syrin e botës: Nga kaosi, te plehrat dhe shtrenjtimi i çmimeve

    Shqipëria vijon të mbetet një destinacion me interes për të huajt në aspektin turistik, edhe pse ritmi i rritjes është ngadalësuar në raport me një vit më parë. Në platforma të udhëtimit bëhen çdo ditë mijëra komente për atë se çfarë pëlqejnë apo jo vizitorët, ku nuk mungojnë komentet pozitive dhe negative. Plazhet dhe bekimi që na ka dhënë natyra janë në krye të vlerësimeve pozitive, ashtu sikurse mbeturinat që gjenden kudo, ndërtimet pa kriter, çmimet e shtrenjta ku nuk përputhet shërbimi me atë që paguan janë shpesh arsye për komente të gjata negative. Jugu i vendit mbetet mes dy ekstremesh ku disa e duan e të tjerë thonë “kurrë më”, Durrësi ku vijnë me pak pritshmëri shihet si një surprizë e këndshme, kurse Velipoja mbetet ende jashtë radarit me pak vizitorë, por ama me vlerësimin më pozitiv nga ajo pakicë që e zgjedh.
    Shqipëria u vizitua në 6 muajt e parë të vitit nga 4.76 milionë të huaj të cilët janë një miks, mes interesit kulturor, kulinar por edhe atij të detit dhe rërës. Rritja në muajt e parë të vitit, edhe pse më modeste se një vit më parë, sërish foli për një destinacion që ngjall kuriozitet, teksa vera pritet të jetë një tjetër kapitull që po shfaqet me luhatje.
    Pritshmëritë e operatorëve turistikë janë që sezoni veror të shënojë më pak turistë se sezoni veror i vitit të kaluar dhe shkak për këtë pesimizëm janë bërë rezervimet paraprake individuale, që ishin më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë.
    Bëhet fjalë për rezervimet që vijnë nga Europa Perëndimore nga ku po vjen pjesa më e madhe e të huajve që kulturën e planifikimit të pushimeve e kanë pjesë të tyre duke mos lënë gjëra për “last minute” (rezervim të minutës së fundit.
    Vetëm italianët në një përqindje të vogël mund të jenë një rast i rezervimeve të momentit të fundit, nisur nga afërsia dhe alternativat e transportit që janë më të larmishme dhe ofertat që mund të gjejnë.
    Gjithsesi, të huajt po vijojnë të vijnë dhe të shumtë janë ata që Shqipërinë e konsiderojnë një zbulim të bukur, një vend që nuk duhet humbur, një alternativë për pushime ekonomike dhe ushqim të mirë.
    Komentet pozitive nuk mungojnë në rrjete sociale dhe platformat e posaçme për udhëtimet si Tripadvisor apo Google Review ashtu sikurse nuk mungojnë ato negative madje deri në ekstrem për një vend që “fama” turistike e gjeti disi të papërgatitur.
    Këto platforma, të cilat bashkojnë zërat e miliona turistëve, duhet të jenë në fakt pasqyra ku qeveria, biznesi dhe gjithë industria turistike sheh veten dhe korrigjon atë që nuk shkon.
    “Monitor” përzgjodhi për rajone të ndryshme në vend, disa nga kritikat që kanë të huajt sa i takon turizmit, për t’i dhënë zë dhe si një formë për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të vijojë të ketë shkëlqimin turistik që po përjeton viteve të fundit.
    Por cilat janë në fakt disa nga aspektet që të huajt vlerësojnë dhe kritikojnë këtë vit? Hapësirat më të shumta të plazheve publike këtë vit, janë një nga pikat që vlerësohet. Të huajt përgjithësisht parapëlqejnë të shkojnë drejt këtyre hapësirave nisur edhe nga fakti që e vizitojnë vendin tonë si turistë në buxhet.
    Duan të shpenzojnë pak dhe çadrat e shezlonet nuk janë diçka që e shohin si të arsyeshme për ta paguar, aq më shumë me çmime të kripura ku në disa plazhe 15-20 euro është standard.
    Dashurojnë ushqimin dhe mikpritjen e vendasve ashtu sikurse kritikojnë çmimet e ekzagjeruara që aplikohen për disa shërbime në industrinë turistike vetëm sepse janë turistë.
    Mbetjet janë një kryefjalë e përbashkët e të gjithëve, nga Jugu në Veri dhe i shqetëson normaliteti me të cilin vendasit lënë mbeturinat në plazhet që frekuentojnë apo mënyra sesi sillen me natyrën.
    Ndërtimet që kanë pushtuar bregdetin, sidomos në Jug, janë pjesë e albumeve fotografike që ngarkohen në platforma ku sigurisht fjalët nuk janë për t’i përgëzuar, por për ndryshimin dramatik që po i bëhet peizazhit mahnitës që po zëvendësohet me beton.
    Por si e sheh sot bota me syrin e saj një vend të vogël si Shqipëria? Nga Saranda në Velipojë çfarë po thonë turistët për ne.
    Saranda ndan turistët, e bukur por kaotike dhe çmimet janë të shtrenjta
    Saranda mbetet një nga destinacionet e parapëlqyera të të huajve të cilët joshën për të vizituar Jugun e Shqipërisë nga “thirrja” e plazheve të kristalta, perëndimeve idilike apo jetës vibrante të qytetit.
    Për rrjedhojë, pritshmëria dhe realiteti që gjejnë, shpesh i bën vizitorët të ndahen në dy ekstreme. Pra, Sarandën ose do ta duash ose do ta urresh. Panorama që të shfaqet në komentet e shumta që mund të hasësh varet se cilës platformë i drejtohesh.
    Në Google Review, për vende specifike në Sarandë do të gjesh një miks mes komenteve pozitive dhe negative por në Tripadvisor, thuajse të gjithë vlerësimet e reja janë negative.
    Kjo ka ulur vlerësimin e përgjithshëm të destinacionit në 2.7 nga 5 që duhet të jenë. Por çfarë kanë kritikuar në fakt pushuesit?

    Tepër e mbipopulluar, rrugët dhe shoferët të tronditin. Plazhi publik është 1/10. Turp që kaq shumë plazhe janë privatizuar.
    E vetmja gjë e mirë për këtë vend ishte mundësia për të dalë për në Korfuz. Kisha shumë dëshirë të vija këtu, por jam e zhgënjyer. Ka kaq shumë vende më të mira për të vizituar. Mos u lodh fare të vish deri këtu për këtë zhgënjim”, – komenton Michele T.
    Një tjetër turist duket se kritikon tendencën për të mos qenë i drejtë me turistët sa i takon konvertimit të eurove që lënë si dhe çmimet e shtrenjta. “Kudo hajdutë të tmerrshëm. Mashtrojnë turistët në çdo vend.
    Kini kujdes mashtrojnë me Euro dhe Lek, ushqimi është i shtrenjtë dhe i tmerrshëm” komenton Lendrit K.
    Mbipopullimi i qytetit kur ndërkohë i mungon infrastruktura për të përballuar këtë fluks është një shqetësim që përsëritet vit pas viti. Një pushues britanik Robert J (Ipswich, UK) i cili vizitoi Sarandën me familjen e cilësoi gabim qëndrimin në Sarandë pikërisht për këtë arsye.
    Ishte një gabim të qëndronim në Sarandë, është një destinacion shumë i ngarkuar turistik, por nuk ka infrastrukturë për të mbështetur fluksin e turistëve. Ka disa restorante të mira, por nuk mjaftojnë për të kompensuar mungesat.
    Plazhet në qytet janë të ndotura dhe të mbushura, kështu që të duhet makinë, që do të thotë të përjetosh ndjesinë të dhënit të makinës me stilin e tmerrshëm të vendasve që është e frikshme dhe e rrezikshme” nënvizon ai.
    Kaotizmi dhe mënyra sesi vendasit sillen në timon duket se është bërë shkak për një seri komentesh negative.
    “Mendoj se kam qenë mjaft bujar që i kam dhënë dy yje, dhe kjo vetëm sepse kemi ngrënë disa vakte shumë të mira me çmime të arsyeshme megjithatë drejtimi i makinës është kaotik, parkim nuk ka dhe jemi vetëm në qershor (jo sezoni i pikut).
    Mund ta kuptoj që të rinjtë mund të shijojnë jetën e natës këtu, por nëse kërkoni pushime çlodhëse si unë, me pak eksplorim largohuni nga Saranda!
    Do të rekomandoja ta vizitoni Shqipërinë, por shkoni në veri ku ka plazhe shumë të mira dhe vende interesante historike” shprehet një tjetër turist.
    Një tjetër arsye për zhgënjim duket se është petku shkëlqyes që Sarandës i është veshur në artikujt promovues dhe ndoshta pritshmëritë janë bërë aq të larta sa realiteti duket si mashtrim.
    Antonia komenton se kishte shumë pritshmëri por në realitet drejtimi i makinës këtu është shumë i komplikuar, nuk ka vende parkimi, nuk ekziston as një sistem i mirë autobusësh. “Jemi shumë të zhgënjyer nga kjo përvojë dhe nuk do të kthehemi më” thotë ajo komentin e saj.
    Ksamili, vlerësohen plazhet por jo shërbimi, problem mbetjet, muzika, dendësia e çadrave
    Ksamili këtë sezon duket se ka rikuperuar disa pikë në imazh nëse u referohemi komenteve që turistët që e kanë vizituar kanë bërë në Google Review. Sigurisht meritat për këtë i merr natyra e cila e ka bekuar këtë rajon me plazhe mahnitëse dhe peizazhe që rrëmbejnë zemrat e atyre që i shohin.
    Por edhe në këtë rast, Tripadvisor ndryshe nga Google ka marrë më shumë vlerësime negative për Ksamilin dhe kjo lidhet më shumë me mënyrën sesi menaxhohet sezoni në një nga perlat turistike të vendit që është kthyer në imazhin promovues ndërkombëtar.
    Turistët kritikojnë dendësinë e çadrave që vendosen në plazhe, mbeturinat që gjenden kudo apo garën që lokalet bëjnë me njëri-tjetrin se cili e ka muzikën më të lartë.
    Komentuesi 0586irenet në Tripadvisor që vizitoi Ksamilin çift shkuan se nuk do ta vizitojë kurrë më.
    “Aspekte pozitive: Deti i bukur dhe mikpritja e shqiptarëve. Për pjesën tjetër, vend tepër turistik, pa mundësi shpëtimi, edhe nëse përpiqesh të gjesh një plazh më të izoluar nuk është e mundur; çadrat janë të gjitha ngjitur me njëra-tjetrën (nga 15 € e sipër) me shezlonë të vjetër e të rrënuar.
    Qendra e Ksamilit është një karnavale, një grumbull restorantesh të shtrenjtë dhe me cilësi të dobët. Përreth ka plot mbeturina. Nuk kam qenë në vende të tjera në Shqipëri, por këtu me siguri nuk kthehem më” vlerëson ai.
    Sarah nga Italia, e cilëson se plazhet janë si në Karaibe, por atmosfera irrituese.
    “Plazhet e Ksamilit janë padyshim të bukura, por… Janë shumë të vogla dhe shezlonët praktikisht janë ngjitur me njëri-tjetrin.
    Që nga mesi i qershorit plazhet janë të tejmbushura me fëmijë, të cilëve prindërit ua lejojnë çdo gjë, duke krijuar një ambient shumë të zhurmshëm që e bën të pamundur çdo formë relaksi. Kudo ndihet se qyteti është përshtatur shumë shpejt për turizëm masiv, ka lokale ngado.
    Supermarketet e vegjël nuk kanë thuajse asgjë nga ato që duhen për një pazar normal, duke i detyruar njerëzit të hanë jashtë në vende aspak të lira. Supermarketet kanë çmime tepër të larta, më të larta se në Itali.
    Në plazhe nuk ka rregulla, njerëz që pinë duhan, bërtasin. Trafiku në rrugë është i tmerrshëm, turistët në këmbë dhe makinat ndajnë rrugët pa asnjë logjikë. Për dy shezlonë dhe një çadër duhet të paguash të paktën 20 euro (rrallë 15), por çmimet rriten edhe më shumë për çdo shërbim shtesë.
    Tualetet e plazheve janë nën pragun e së pranueshmes. Është një vend që po rritet me shpejtësi për të tërhequr turistët, por ndërkohë, përveç lokaleve, nuk ka ofruar shërbime të tjera të domosdoshme.
    Preferojnë (në mënyrë këmbëngulëse) pagesën cash, pa dhënë fatura dhe fakti që do të paguash me kartë, me përjashtime të rralla, nuk mirëpritet dhe shpesh nuk e fshehin irritimin.
    Nëse zgjidhni Ksamilin, përgatituni të shpenzoni shumë, madje edhe për shërbime që nuk janë aspak në lartësinë e pagesës. Do të kthehesha vetëm për plazhet, por për asnjë arsye tjetër” shprehet ajo.
    Nga mbeturinat te ndërtimet e parkimet, çfarë zhvlerëson bukurinë e Jugut
    Plazhet në Jug të vendosur duket sikur janë në një bursë të luhatshme ku vit pas viti, herë fitojnë e herë humbin pikë. Problematikat e tyre mbeten të vjetra apo edhe të reja që vijnë me zhvillimin që pëson zona ku ndodhen.
    Borshi që një vit më parë ishte plazhi ku dominuan kryesisht vendasit dhe plazhi me çmimet më ekonomike duket se këtë vit është bërë një pikë e preferuar edhe për të huajt, të cilët janë të ndarë në opinionet që kanë.
    Frederique Bertrand, i cili vizitoi së fundmi këtë plazh, komenton se ka cigare kudo dhe uji nuk është shumë i pastër. Në fund ai shton se nuk e rekomandon.
    Komentuesi tjetër Der Ehrliche që i ka dhënë vetëm tre yje rendit si problem sjelljen jo shumë të përgjegjshme të vendasve, sa u takon organizimeve që bëjnë në plazhe dhe pastrimit të mbetjeve.
    “Plazhi është i gjatë dhe ka shumë vende parkimi, falas. Të gjithë njerëzit në plazh janë të këndshëm – kryesisht shqiptarë. Ujë i bukur. Plazh me guralecë. Mund të ecni gjatë dhe larg nëse doni. Dallgë të këndshme.
    Gjenden edhe hapësira shumë të mira për hije, nëse gjeni ndonjë të lirë.
    Ndonjëherë ka shumë ndërtime spontane, vende të improvizuara për zjarr dhe “barbecue”. Njerëzit bëjnë “barbecue” dhe ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe asgjë nuk pastrohet. Duhet kujdes me zonat e hapura të plazhit, larg klubeve, sepse ndonjëherë mund të ecni mes bajgave të lopëve.
    Një hotel i ri po ndërtohet këtu, do të jetë një kompleks gjigant, dhe pakënaqësia tashmë është shprehur me grafiti. Është mjaft interesante të shihet si po zhvillohet ky vend”, – vlerëson ai.
    Adrian Martinez, një tjetër vizitor, nënvizon se plazhet nuk janë shumë të mbushur por rrugët janë kaotike dhe si kudo këtu ka mbeturina. Të njëjtën përshtypje ka lënë edhe Carlo Regazzo.
    “Plazh i zakonshëm, me guralecë, ujë relativisht i pastër, shumë vende për të ngrënë, por i zhytur në atë neglizhencën e zakonshme shqiptare: mbeturina kudo, rrugë të pakalueshme, kaos me makinat, duhet të përshtatesh, nëse mundesh” shprehet ai.
    Për Dhërmiun duket se investimet e bëra në lokale plazhi janë mbresëlënëse por muzika e lartë dhe mungesa e parkimit janë arsye për stres.
    “Nuk ka vende parkimi të mirëfillta. Kështu që bëhet shumë e vështirë të gjesh ku të parkosh makinën, ose duhet të paguash 5 euro dikujt që ka liruar një copë tokë të braktisur. Për këtë arsye, ne në përgjithësi nuk do të shkojmë më në Dhërmi”, – komenton një turiste britanike.
    Lianne M nga Holanda shprehet se plazhi është shumë i bukur, por “pothuajse të gjithë beach club-et konkurrojnë se cili vendos muzikën më të lartë. Prandaj, çlodhja në plazhin e Dhërmiut është e pamundur”.
    Çmimet janë një tjetër arsye për kritikë. “Kush vjen në Shqipëri me idenë e çmimeve të ulëta duhet ta harrojë. 15 euro për një çadër plazhi. Mund të mos duket shumë e lartë, por duhet të ishte 5 euro.
    Të mos flasim për çmimet në minimarkete: 4 euro/kg për bananet dhe 4 euro për një akullore të paketuar.
    Kjo është dyfishi i çmimeve në Tiranë, të cilat tashmë janë të larta”, komentoi një pushues italian, Mario Bianchi pas një vizite në plazhin e Drimadhes. Petr PetrK shprehet se teksa plazhet janë pjesa e bukur e vendit ka një tjetër anë që nuk është edhe aq e bukur.
    “Realitet i trishtuar janë kantieret e ndërtimit pas plazhit, nuk dua ta përfytyroj të ardhmen e këtij vendi” shprehet ai.
    Livadhi dhe Himara duket se janë plazhet që kanë marrë më pak kritika në këtë rajon nisur këtu edhe nga prania e plazhit publik në njërën anë, alternativave më të shumta të pazareve në qytet, si dhe çmimeve jo shumë të ekzagjeruara të shezloneve përfshi këtu edhe mundësinë e parkimit.
    Durrësi, pritshmëri të ulëta, por vlerësimi pozitiv më i qëndrueshëm në platforma
    Durrësi që mbetet aktualisht modeli më i qëndrueshëm i turizmit në vend duket se e reflekton këtë edhe në komentet që merr nga turistët individualë që e vizitojnë.
    Qyteti dhe plazhet rrethues të tij ndoshta nuk janë më idealet nëse krahasohen me Jugun por avantazhi i madh që kanë është se janë ranorë dhe më të përshtatshëm për familjet me fëmijë, çmimet më ekonomike, oferta e larmishme për aktivitetet që mund të zhvillosh.
    Pikërisht këto i kanë siguruar qytetit një vlerësim me 4.1 nga 5 në Google Review. Ndryshe nga sa ndodh me Jugun, ata që vijnë në qytet nuk kanë prtishmëri shumë të larta për plazhin dhe ujin dhe gjithsesi një pjesë e mirë e tyre befasohen pozitivisht.
    Michele Braone komentoi pozitivisht përvojën e tij në qytet.
    “Shëtitorja buzë detit është e bukur, me shumë bare, restorante dhe veçanërisht tezga që shesin suvenire të çdo lloji. Por më së shumti më pëlqyen spektaklet e shitësit të akullores, me konët që fluturonin dhe zhdukeshin” shprehet ai.
    Lenka Kováčová, një tjetër turiste, vlerëson faktin që ka një plazh publik dhe që është relativisht i pastër. “Duhet të paguash për shezlonët, por ne nuk i përdorëm. Ka shumë bare dhe biznese të ndryshme.
    Gjenden edhe karusela” nënvizoi ai. Berkin Tasgun vlerëson se deti është me rërë, ndaj mund të duket pak i pistë, por në fakt është krejt në rregull.
    “Paguam 700 lekë (7 €) për dy shezlonë. Zgjodhëm të blinim birra dhe snacks nga marketi dhe jo nga pronari i shezlonëve, gjë që ishte një ide e mirë” nënvizoi ai. Por jo të gjithë e kanë parë kaq pozitivisht. Valiantsin Pcholkin e komenton si vendin më të pistë në botë ku i është dashur të notojë.
    “Gjithçka është në mbeturina” shprehet ai. Ade P.O. që vizitoi Durrësin në javën e dytë të korrikut vlerëson se 90% e plazhit është i mbushur me shezlonë dhe çadra me pagesë, por ka tabela që e tregojnë qartë se plazhi është publik, dhe ka disa hapësira të vogla ku njerëzit ulen me peshqirët e tyre në tokë ose çadrat e sjella nga shtëpia.
    “Plazhi me rërë është relativisht i pastër. Po bëhen përpjekje për mbledhjen e mbeturinave dhe përmirësimin e pastërtisë. Uji është relativisht i pastër, por është i ngjashëm me Mar Menorin dhe është i cekët pavarësisht sa larg shkon.
    Nuk ka dallgë. Frekuentohet nga vendas dhe familje. Nuk ka dushe. Shëtitorja është plot me bare, restorante, dyqane. Pas orës 18:00, atmosfera (dhe temperatura) është më e këndshme” shprehet ajo.
    Plazhi i Currilave është një tjetër pikë që ka hyrë pozitivisht në vlerësimet e turistëve, të cilët komentojnë se është i përshtatshëm për familjarët por duhet të vini herët në mëngjes të gjeni parkim dhe shezlonë bosh.
    Krejt e kundërta në fakt duket se ndodh me Qerretin që i takon Kavajës. Pavarësisht sesa popullor është ai, turistët kritikojnë se uji është i pisët, dhe nuk ka dhoma zhveshjeje. Pavarësisht standardit të ulët, të paktën çmimet gjykohen se janë të arsyeshme.
    “Kalova një javë me një grup miqsh. Standard shumë i ulët.
    Nga njëra anë palma, nga ana tjetër grumbuj mbeturinash, erë kanalizimesh, plazhi nuk pastrohet, nuk i kushtohet shumë vëmendje pastërtisë. Restorantet me çmime të pranueshme.
    Dyqanet janë shumë më të lira. Qëndruam në një apartament, akomodimi ishte shumë i mirë, 50 euro nata për apartament për 2 persona” vlerëson Ònika Màthè në Google Review.
    Pylli me pisha shihet si një avantazh. Miguel komenton se plazhet private janë mirë, por publikët të pistë, dhe pylli me pisha pas tyre nuk mund të ishte në gjendje më të keqe. Mbeturinat janë të shpërndara kudo.
    Kurse Oleh Us e krahason me Detin Azov, shumë i cekët, uji është i turbullt nga rëra.
    “Por pozitiv është fakti se ka një pyll halor aty pranë, që krijon hije” shprehet ai. .
    Shëngjini mes dy kontrasteve, Rana e Hedhun merr zemrat e të huajve
    Promovimi i turizmit në mediat ndërkombëtare që zakonisht ka si fjalë kyçe të qenët destinacion i lirë dhe si foto plazhet e Jugut ka bërë që eksplorimi i të huajve në plazhet e Veriut të jetë më i ulët. Sigurisht prania e tyre nuk mungon por nuk është aq e dukshme sa në Sarandë, Vlorë apo Durrës.
    Kureshtarët që kanë zgjedhur Veriun kanë arritur të shkëpusin të paktën nga Shëngjini “dunën” e magjishme të rërës e njohur si Rana e Hedhun.
    Për pjesën e Shëngjinit kjo duket të jetë pika më e rekomanduar për t’u vizituar sipas Google Review. Plazhi i qytetit kritikohet për shezlonet e shumtë, jo se tek Rana nuk ndodh diçka e tillë ama.
    “Plazh ranor. Fatkeqësisht uji është shumë i errët dhe duket i ndotur. Këndshëm për t’u zhytur për një orë si ndalesë gjatë rrugës dhe kjo është e gjitha”, – komenton Nadia për Shëngjinin.
    Një turist francez Val0u38 rekomandon që kush do të vizitojë këtë zonë për plazh të mos humbasë kohë në qytet.
    “Ka shumë plazhe të tjera më të mira dhe jo shumë larg.
    Ky plazh është plot me shezlonë shumë pranë njëri-tjetrit, e pamundur të qëndrosh në qetësi, ndaj nuk u vendosëm fare aty, shumë i ngarkuar për ne. Gjithashtu shumë e vështirë të parkosh” komenton ai.
    Por krejt ndryshe nga plazhi i qytetit i njëjti vizitor komenton se Rana e Hedhun është mjaft interesante dhe mund të kalosh gjithë ditën aty.
    “Ka një plazh shumë të bukur me rërë, shumë i madh, ideal për fëmijët sepse deti është i cekët dhe ka parkim falas kudo.
    Ka disa bare, dhe morëm me qira shezlonë e çadër. Na pëlqeu shumë ky plazh, pasi është i qetë dhe larg turmave të plazhit të Shëngjinit, ku shezlonët janë ngjitur me njëri-tjetrin.
    Ndodhet vetëm 5 km larg qytetit” shprehet ai. Një tjetër vizitor Christian Chelu vlerëson pozitivisht këtë pjesë e bregdetit shqiptar.
    “Një dunë mahnitëse që bashkohet papritur me detin. Fatkeqësisht, vendasit hedhin mbeturina kudo dhe duket se nuk kanë asnjë problem të rrinë të rrethuar nga plehrat në plazh”, – shprehet ai.
    Duke parë kantieret e ndërtimit që kanë zënë vend kudo nëpër bregdet duket se edhe në pjesën e Ranës së Hedhur ekziston frika se mund të nisë të ndërtohet.
    “Plazh publik, i gjithi për vete shpresoj të mos fillojnë së shpejti të ndërtojnë resorte. Megjithatë, rëra ishte pak e pistë, me shumë mbeturina të hedhura”, nënvizon një tjetër pushues.
    Velipoja më pak e promovuar, por vlerësime pozitive
    Plazhi i Velipojës mbetet ndoshta ndër më pak të promovuarit por vlerësimet në Google Review edhe pse të pakta e cilësojnë atë të një niveli 4.5 nga 5.
    Ky është një rezultat mjaft i mirë në raport me gjithë plazhet e vendit por kjo më së shumti lidhet me faktin që vizitorët që hyjnë online për të bërë një vlerësim janë ende në numër të kufizuar.
    Gjithsesi komentet pozitive të Velipojës nuk mungojnë dhe lidhen më së shumti me ngarkesën më të paktë që ka rajoni me turistë, çmimet ekonomike ku mund të gjesh shezlone mes 500-1000 lekë apo ushqimit me çmim të lirë që mund të hash në restorante.
    Emil Haas komenton se plazhi është me rërë, i pastër dhe i qetë ndërsa Shams Haque që shoqëron komentin e tij me foto të plazhit dhe ushqimit shprehet se ky është një plazh i mrekullueshëm për të kaluar pushimet.
    Rritja e çmimeve në struktura akomoduese në Durrës dhe në Jugun e vendit kanë bërë që Velipoja dhe Shëngjini të jenë kryesisht destinacone edhe më të përqendruara se më parë për shqiptarët e Kosovës./ Monitor.al

  • Nga bukuritë natyrore te kaosi, plehrat e shtrenjtimi içmimeve; Shqipëria turistike në syrin e botës

    Nga bukuritë natyrore te kaosi, plehrat e shtrenjtimi içmimeve; Shqipëria turistike në syrin e botës

    Shqipëria turistike në syrin e botës Shqipëria vijon të mbetet një destinacion me interes për të huajt në aspektin turistik, edhe pse ritmi i rritjes është ngadalësuar në raport me një vit më parë. Në platforma të udhëtimit bëhen çdo ditë mijëra komente për atë se çfarë pëlqejnë apo jo vizitorët, ku nuk mungojnë komentet pozitive dhe negative. Plazhet dhe bekimi që na ka dhënë natyra janë në krye të vlerësimeve pozitive, ashtu sikurse mbeturinat që gjenden kudo, ndërtimet pa kriter, çmimet e shtrenjta ku nuk përputhet shërbimi me atë që paguan janë shpesh arsye për komente të gjata negative. Jugu i vendit mbetet mes dy ekstremesh ku disa e duan e të tjerë thonë “kurrë më”, Durrësi ku vijnë me pak pritshmëri shihet si një surprizë e këndshme, kurse Velipoja mbetet ende jashtë radarit me pak vizitorë, por ama me vlerësimin më pozitiv nga ajo pakicë që e zgjedh.   Nertila Maho Shqipëria u vizitua në 6 muajt e parë të vitit nga 4.76 milionë të huaj të cilët janë një miks, mes interesit kulturor, kulinar por edhe atij të detit dhe rërës. Rritja në muajt e parë të vitit, edhe pse më modeste se një vit më parë, sërish foli për një destinacion që ngjall kuriozitet, teksa vera pritet të jetë një tjetër kapitull që po shfaqet me luhatje.Pritshmëritë e operatorëve turistikë janë që sezoni veror të shënojë më pak turistë se sezoni veror i vitit të kaluar dhe shkak për këtë pesimizëm janë bërë rezervimet paraprake individuale, që ishin më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë.Bëhet fjalë për rezervimet që vijnë nga Europa Perëndimore nga ku po vjen pjesa më e madhe e të huajve që kulturën e planifikimit të pushimeve e kanë pjesë të tyre duke mos lënë gjëra për “last minute” (rezervim të minutës së fundit.Vetëm italianët në një përqindje të vogël mund të jenë një rast i rezervimeve të momentit të fundit, nisur nga afërsia dhe alternativat e transportit që janë më të larmishme dhe ofertat që mund të gjejnë.Gjithsesi, të huajt po vijojnë të vijnë dhe të shumtë janë ata që Shqipërinë e konsiderojnë një zbulim të bukur, një vend që nuk duhet humbur, një alternativë për pushime ekonomike dhe ushqim të mirë.Komentet pozitive nuk mungojnë në rrjete sociale dhe platformat e posaçme për udhëtimet si Tripadvisor apo Google Review ashtu sikurse nuk mungojnë ato negative madje deri në ekstrem për një vend që “fama” turistike e gjeti disi të papërgatitur.Këto platforma, të cilat bashkojnë zërat e miliona turistëve, duhet të jenë në fakt pasqyra ku qeveria, biznesi dhe gjithë industria turistike sheh veten dhe korrigjon atë që nuk shkon.“Monitor” përzgjodhi për rajone të ndryshme në vend, disa nga kritikat që kanë të huajt sa i takon turizmit, për t’i dhënë zë dhe si një formë për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të vijojë të ketë shkëlqimin turistik që po përjeton viteve të fundit.Por cilat janë në fakt disa nga aspektet që të huajt vlerësojnë dhe kritikojnë këtë vit? Hapësirat më të shumta të plazheve publike këtë vit, janë një nga pikat që vlerësohet. Të huajt përgjithësisht parapëlqejnë të shkojnë drejt këtyre hapësirave nisur edhe nga fakti që e vizitojnë vendin tonë si turistë në buxhet.Duan të shpenzojnë pak dhe çadrat e shezlonet nuk janë diçka që e shohin si të arsyeshme për ta paguar, aq më shumë me çmime të kripura ku në disa plazhe 15-20 euro është standard.Dashurojnë ushqimin dhe mikpritjen e vendasve ashtu sikurse kritikojnë çmimet e ekzagjeruara që aplikohen për disa shërbime në industrinë turistike vetëm sepse janë turistë.Mbetjet janë një kryefjalë e përbashkët e të gjithëve, nga Jugu në Veri dhe i shqetëson normaliteti me të cilin vendasit lënë mbeturinat në plazhet që frekuentojnë apo mënyra sesi sillen me natyrën.Ndërtimet që kanë pushtuar bregdetin, sidomos në Jug, janë pjesë e albumeve fotografike që ngarkohen në platforma ku sigurisht fjalët nuk janë për t’i përgëzuar, por për ndryshimin dramatik që po i bëhet peizazhit mahnitës që po zëvendësohet me beton.Por si e sheh sot bota me syrin e saj një vend të vogël si Shqipëria? Nga Saranda në Velipojë çfarë po thonë turistët për ne.  Saranda ndan turistët, e bukur por kaotike dhe çmimet janë të shtrenjtaSaranda mbetet një nga destinacionet e parapëlqyera të të huajve të cilët joshën për të vizituar Jugun e Shqipërisë nga “thirrja” e plazheve të kristalta, perëndimeve idilike apo jetës vibrante të qytetit.Për rrjedhojë, pritshmëria dhe realiteti që gjejnë, shpesh i bën vizitorët të ndahen në dy ekstreme. Pra, Sarandën ose do ta duash ose do ta urresh. Panorama që të shfaqet në komentet e shumta që mund të hasësh varet se cilës platformë i drejtohesh.Në Google Review, për vende specifike në Sarandë do të gjesh një miks mes komenteve pozitive dhe negative por në Tripadvisor, thuajse të gjithë vlerësimet e reja janë negative.Kjo ka ulur vlerësimin e përgjithshëm të destinacionit në 2.7 nga 5 që duhet të jenë. Por çfarë kanë kritikuar në fakt pushuesit?Tepër e mbipopulluar, rrugët dhe shoferët të tronditin. Plazhi publik është 1/10. Turp që kaq shumë plazhe janë privatizuar.E vetmja gjë e mirë për këtë vend ishte mundësia për të dalë për në Korfuz. Kisha shumë dëshirë të vija këtu, por jam e zhgënjyer. Ka kaq shumë vende më të mira për të vizituar. Mos u lodh fare të vish deri këtu për këtë zhgënjim”, – komenton Michele T.Një tjetër turist duket se kritikon tendencën për të mos qenë i drejtë me turistët sa i takon konvertimit të eurove që lënë si dhe çmimet e shtrenjta. “Kudo hajdutë të tmerrshëm. Mashtrojnë turistët në çdo vend.Kini kujdes mashtrojnë me Euro dhe Lek, ushqimi është i shtrenjtë dhe i tmerrshëm” komenton Lendrit K.Mbipopullimi i qytetit kur ndërkohë i mungon infrastruktura për të përballuar këtë fluks është një shqetësim që përsëritet vit pas viti. Një pushues britanik Robert J (Ipswich, UK) i cili vizitoi Sarandën me familjen e cilësoi gabim qëndrimin në Sarandë pikërisht për këtë arsye.Ishte një gabim të qëndronim në Sarandë, është një destinacion shumë i ngarkuar turistik, por nuk ka infrastrukturë për të mbështetur fluksin e turistëve. Ka disa restorante të mira, por nuk mjaftojnë për të kompensuar mungesat.Plazhet në qytet janë të ndotura dhe të mbushura, kështu që të duhet makinë, që do të thotë të përjetosh ndjesinë të dhënit të makinës me stilin e tmerrshëm të vendasve që është e frikshme dhe e rrezikshme” nënvizon ai.Kaotizmi dhe mënyra sesi vendasit sillen në timon duket se është bërë shkak për një seri komentesh negative.“Mendoj se kam qenë mjaft bujar që i kam dhënë dy yje, dhe kjo vetëm sepse kemi ngrënë disa vakte shumë të mira me çmime të arsyeshme megjithatë drejtimi i makinës është kaotik, parkim nuk ka dhe jemi vetëm në qershor (jo sezoni i pikut).Mund ta kuptoj që të rinjtë mund të shijojnë jetën e natës këtu, por nëse kërkoni pushime çlodhëse si unë, me pak eksplorim largohuni nga Saranda!Do të rekomandoja ta vizitoni Shqipërinë, por shkoni në veri ku ka plazhe shumë të mira dhe vende interesante historike” shprehet një tjetër turist.Një tjetër arsye për zhgënjim duket se është petku shkëlqyes që Sarandës i është veshur në artikujt promovues dhe ndoshta pritshmëritë janë bërë aq të larta sa realiteti duket si mashtrim.Antonia komenton se kishte shumë pritshmëri por në realitet drejtimi i makinës këtu është shumë i komplikuar, nuk ka vende parkimi, nuk ekziston as një sistem i mirë autobusësh. “Jemi shumë të zhgënjyer nga kjo përvojë dhe nuk do të kthehemi më”  thotë ajo komentin e saj. Ksamili, vlerësohen plazhet por jo shërbimi, problem mbetjet, muzika, dendësia e çadraveKsamili këtë sezon duket se ka rikuperuar disa pikë në imazh nëse u referohemi komenteve që turistët që e kanë vizituar kanë bërë në Google Review. Sigurisht meritat për këtë i merr natyra e cila e ka bekuar këtë rajon me plazhe mahnitëse dhe peizazhe që rrëmbejnë zemrat e atyre që i shohin.Por edhe në këtë rast, Tripadvisor ndryshe nga Google ka marrë më shumë vlerësime negative për Ksamilin dhe kjo lidhet më shumë me mënyrën sesi menaxhohet sezoni në një nga perlat turistike të vendit që është kthyer në imazhin promovues ndërkombëtar.Turistët kritikojnë dendësinë e çadrave që vendosen në plazhe, mbeturinat që gjenden kudo apo garën që lokalet bëjnë me njëri-tjetrin se cili e ka muzikën më të lartë.Komentuesi 0586irenet në Tripadvisor që vizitoi Ksamilin çift shkuan se nuk do ta vizitojë kurrë më. “Aspekte pozitive: Deti i bukur dhe mikpritja e shqiptarëve. Për pjesën tjetër, vend tepër turistik, pa mundësi shpëtimi, edhe nëse përpiqesh të gjesh një plazh më të izoluar nuk është e mundur; çadrat janë të gjitha ngjitur me njëra-tjetrën (nga 15 € e sipër) me shezlonë të vjetër e të rrënuar.Qendra e Ksamilit është një karnavale, një grumbull restorantesh të shtrenjtë dhe me cilësi të dobët. Përreth ka plot mbeturina. Nuk kam qenë në vende të tjera në Shqipëri, por këtu me siguri nuk kthehem më” vlerëson ai.Sarah nga Italia, e cilëson se plazhet janë si në Karaibe, por atmosfera irrituese.“Plazhet e Ksamilit janë padyshim të bukura, por… Janë shumë të vogla dhe shezlonët praktikisht janë ngjitur me njëri-tjetrin.Që nga mesi i qershorit plazhet janë të tejmbushura me fëmijë, të cilëve prindërit ua lejojnë çdo gjë, duke krijuar një ambient shumë të zhurmshëm që e bën të pamundur çdo formë relaksi. Kudo ndihet se qyteti është përshtatur shumë shpejt për turizëm masiv, ka lokale ngado.Supermarketet e vegjël nuk kanë thuajse asgjë nga ato që duhen për një pazar normal, duke i detyruar njerëzit të hanë jashtë në vende aspak të lira. Supermarketet kanë çmime tepër të larta, më të larta se në Itali.Në plazhe nuk ka rregulla, njerëz që pinë duhan, bërtasin. Trafiku në rrugë është i tmerrshëm, turistët në këmbë dhe makinat ndajnë rrugët pa asnjë logjikë. Për dy shezlonë dhe një çadër duhet të paguash të paktën 20 euro (rrallë 15), por çmimet rriten edhe më shumë për çdo shërbim shtesë.Tualetet e plazheve janë nën pragun e së pranueshmes. Është një vend që po rritet me shpejtësi për të tërhequr turistët, por ndërkohë, përveç lokaleve, nuk ka ofruar shërbime të tjera të domosdoshme.Preferojnë (në mënyrë këmbëngulëse) pagesën cash, pa dhënë fatura dhe fakti që do të paguash me kartë, me përjashtime të rralla, nuk mirëpritet dhe shpesh nuk e fshehin irritimin.Nëse zgjidhni Ksamilin, përgatituni të shpenzoni shumë, madje edhe për shërbime që nuk janë aspak në lartësinë e pagesës. Do të kthehesha vetëm për plazhet, por për asnjë arsye tjetër” shprehet ajo. Nga mbeturinat te ndërtimet e parkimet, çfarë zhvlerëson bukurinë e JugutPlazhet në Jug të vendosur duket sikur janë në një bursë të luhatshme ku vit pas viti, herë fitojnë e herë humbin pikë. Problematikat e tyre mbeten të vjetra apo edhe të reja që vijnë me zhvillimin që pëson zona ku ndodhen.Borshi që një vit më parë ishte plazhi ku dominuan kryesisht vendasit dhe plazhi me çmimet më ekonomike duket se këtë vit është bërë një pikë e preferuar edhe për të huajt, të cilët janë të ndarë në opinionet që kanë.Frederique Bertrand, i cili vizitoi së fundmi këtë plazh, komenton se ka cigare kudo dhe uji nuk është shumë i pastër. Në fund ai shton se nuk e rekomandon.Komentuesi tjetër Der Ehrliche që i ka dhënë vetëm tre yje rendit si problem sjelljen jo shumë të përgjegjshme të vendasve, sa u takon organizimeve që bëjnë në plazhe dhe pastrimit të mbetjeve.“Plazhi është i gjatë dhe ka shumë vende parkimi, falas. Të gjithë njerëzit në plazh janë të këndshëm – kryesisht shqiptarë. Ujë i bukur. Plazh me guralecë. Mund të ecni gjatë dhe larg nëse doni. Dallgë të këndshme.Gjenden edhe hapësira shumë të mira për hije, nëse gjeni ndonjë të lirë.Ndonjëherë ka shumë ndërtime spontane, vende të improvizuara për zjarr dhe “barbecue”. Njerëzit bëjnë “barbecue” dhe ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe asgjë nuk pastrohet. Duhet kujdes me zonat e hapura të plazhit, larg klubeve, sepse ndonjëherë mund të ecni mes bajgave të lopëve.Një hotel i ri po ndërtohet këtu, do të jetë një kompleks gjigant, dhe pakënaqësia tashmë është shprehur me grafiti. Është mjaft interesante të shihet si po zhvillohet ky vend”, – vlerëson ai.Adrian Martinez, një tjetër vizitor, nënvizon se plazhet nuk janë shumë të mbushur por rrugët janë kaotike dhe si kudo këtu ka mbeturina. Të njëjtën përshtypje ka lënë edhe Carlo Regazzo.“Plazh i zakonshëm, me guralecë, ujë relativisht i pastër, shumë vende për të ngrënë, por i zhytur në atë neglizhencën e zakonshme shqiptare: mbeturina kudo, rrugë të pakalueshme, kaos me makinat, duhet të përshtatesh, nëse mundesh” shprehet ai.Për Dhërmiun duket se investimet e bëra në lokale plazhi janë mbresëlënëse por muzika e lartë dhe mungesa e parkimit janë arsye për stres.“Nuk ka vende parkimi të mirëfillta. Kështu që bëhet shumë e vështirë të gjesh ku të parkosh makinën, ose duhet të paguash 5 euro dikujt që ka liruar një copë tokë të braktisur. Për këtë arsye, ne në përgjithësi nuk do të shkojmë më në Dhërmi”, – komenton një turiste britanike.Lianne M nga Holanda shprehet se plazhi është shumë i bukur, por “pothuajse të gjithë beach club-et konkurrojnë se cili vendos muzikën më të lartë. Prandaj, çlodhja në plazhin e Dhërmiut është e pamundur”.Çmimet janë një tjetër arsye për kritikë. “Kush vjen në Shqipëri me idenë e çmimeve të ulëta duhet ta harrojë. 15 euro për një çadër plazhi. Mund të mos duket shumë e lartë, por duhet të ishte 5 euro.Të mos flasim për çmimet në minimarkete: 4 euro/kg për bananet dhe 4 euro për një akullore të paketuar.Kjo është dyfishi i çmimeve në Tiranë, të cilat tashmë janë të larta”, komentoi një pushues italian, Mario Bianchi pas një vizite në plazhin e Drimadhes. Petr PetrK shprehet se teksa plazhet janë pjesa e bukur e vendit ka një tjetër anë që nuk është edhe aq e bukur.“Realitet i trishtuar janë kantieret e ndërtimit pas plazhit, nuk dua ta përfytyroj të ardhmen e këtij vendi” shprehet ai.Livadhi dhe Himara duket se janë plazhet që kanë marrë më pak kritika në këtë rajon nisur këtu edhe nga prania e plazhit publik në njërën anë, alternativave më të shumta të pazareve në qytet, si dhe çmimeve jo shumë të ekzagjeruara të shezloneve përfshi këtu edhe mundësinë e parkimit.  Durrësi, pritshmëri të ulëta, por vlerësimi pozitiv më i qëndrueshëm në platforma Durrësi që mbetet aktualisht modeli më i qëndrueshëm i turizmit në vend duket se e reflekton këtë edhe në komentet që merr nga turistët individualë që e vizitojnë.Qyteti dhe plazhet rrethues të tij ndoshta nuk janë më idealet nëse krahasohen me Jugun por avantazhi i madh që kanë është se janë ranorë dhe më të përshtatshëm për familjet me fëmijë, çmimet më ekonomike, oferta e larmishme për aktivitetet që mund të zhvillosh.Pikërisht këto i kanë siguruar qytetit një vlerësim me 4.1 nga 5 në Google Review. Ndryshe nga sa ndodh me Jugun, ata që vijnë në qytet nuk kanë prtishmëri shumë të larta për plazhin dhe ujin dhe gjithsesi një pjesë e mirë e tyre befasohen pozitivisht.Michele Braone komentoi pozitivisht përvojën e tij në qytet.“Shëtitorja buzë detit është e bukur, me shumë bare, restorante dhe veçanërisht tezga që shesin suvenire të çdo lloji. Por më së shumti më pëlqyen spektaklet e shitësit të akullores, me konët që fluturonin dhe zhdukeshin” shprehet ai.Lenka Kováčová, një tjetër turiste, vlerëson faktin që ka një plazh publik dhe që është relativisht i pastër. “Duhet të paguash për shezlonët, por ne nuk i përdorëm. Ka shumë bare dhe biznese të ndryshme.Gjenden edhe karusela” nënvizoi ai. Berkin Tasgun vlerëson se deti është me rërë, ndaj mund të duket pak i pistë, por në fakt është krejt në rregull.“Paguam 700 lekë (7 €) për dy shezlonë. Zgjodhëm të blinim birra dhe snacks nga marketi dhe jo nga pronari i shezlonëve, gjë që ishte një ide e mirë” nënvizoi ai. Por jo të gjithë e kanë parë kaq pozitivisht. Valiantsin Pcholkin e komenton si vendin më të pistë në botë ku i është dashur të notojë.“Gjithçka është në mbeturina” shprehet ai. Ade P.O. që vizitoi Durrësin në javën e dytë të korrikut vlerëson se 90% e plazhit është i mbushur me shezlonë dhe çadra me pagesë, por ka tabela që e tregojnë qartë se plazhi është publik, dhe ka disa hapësira të vogla ku njerëzit ulen me peshqirët e tyre në tokë ose çadrat e sjella nga shtëpia.“Plazhi me rërë është relativisht i pastër. Po bëhen përpjekje për mbledhjen e mbeturinave dhe përmirësimin e pastërtisë. Uji është relativisht i pastër, por është i ngjashëm me Mar Menorin dhe është i cekët pavarësisht sa larg shkon.Nuk ka dallgë. Frekuentohet nga vendas dhe familje. Nuk ka dushe. Shëtitorja është plot me bare, restorante, dyqane. Pas orës 18:00, atmosfera (dhe temperatura) është më e këndshme” shprehet ajo.Plazhi i Currilave është një tjetër pikë që ka hyrë pozitivisht në vlerësimet e turistëve, të cilët komentojnë se është i përshtatshëm për familjarët por duhet të vini herët në mëngjes të gjeni parkim dhe shezlonë bosh.Krejt e kundërta në fakt duket se ndodh me Qerretin që i takon Kavajës. Pavarësisht sesa popullor është ai, turistët kritikojnë se uji është i pisët, dhe nuk ka dhoma zhveshjeje. Pavarësisht standardit të ulët, të paktën çmimet gjykohen se janë të arsyeshme.“Kalova një javë me një grup miqsh. Standard shumë i ulët.Nga njëra anë palma, nga ana tjetër grumbuj mbeturinash, erë kanalizimesh, plazhi nuk pastrohet, nuk i kushtohet shumë vëmendje pastërtisë. Restorantet me çmime të pranueshme.Dyqanet janë shumë më të lira. Qëndruam në një apartament, akomodimi ishte shumë i mirë, 50 euro nata për apartament për 2 persona” vlerëson Ònika Màthè në Google Review.Pylli me pisha shihet si një avantazh. Miguel komenton se plazhet private janë mirë, por publikët të pistë, dhe pylli me pisha pas tyre nuk mund të ishte në gjendje më të keqe. Mbeturinat janë të shpërndara kudo.Kurse Oleh Us e krahason me Detin Azov, shumë i cekët, uji është i turbullt nga rëra.“Por pozitiv është fakti se ka një pyll halor aty pranë, që krijon hije” shprehet ai. . Shëngjini mes dy kontrasteve, Rana e Hedhun merr zemrat e të huajve Promovimi i turizmit në mediat ndërkombëtare që zakonisht ka si fjalë kyçe të qenët destinacion i lirë dhe si foto plazhet e Jugut ka bërë që eksplorimi i të huajve në plazhet e Veriut të jetë më i ulët. Sigurisht prania e tyre nuk mungon por nuk është aq e dukshme sa në Sarandë, Vlorë apo Durrës.Kureshtarët  që kanë zgjedhur Veriun kanë arritur të shkëpusin të paktën nga Shëngjini “dunën” e magjishme të rërës e njohur si Rana e Hedhun.Për pjesën e Shëngjinit kjo duket të jetë pika më e rekomanduar për t’u vizituar sipas Google Review. Plazhi i qytetit kritikohet për shezlonet e shumtë, jo se tek Rana nuk ndodh diçka e tillë ama.“Plazh ranor. Fatkeqësisht uji është shumë i errët dhe duket i ndotur. Këndshëm për t’u zhytur për një orë si ndalesë gjatë rrugës dhe kjo është e gjitha”, – komenton Nadia për Shëngjinin.Një turist francez Val0u38 rekomandon që kush do të vizitojë këtë zonë për plazh të mos humbasë kohë në qytet.“Ka shumë plazhe të tjera më të mira dhe jo shumë larg.Ky plazh është plot me shezlonë shumë pranë njëri-tjetrit, e pamundur të qëndrosh në qetësi, ndaj nuk u vendosëm fare aty, shumë i ngarkuar për ne. Gjithashtu shumë e vështirë të parkosh” komenton ai.Por krejt ndryshe nga plazhi i qytetit i njëjti vizitor komenton se Rana e Hedhun është mjaft interesante dhe mund të kalosh gjithë ditën aty.“Ka një plazh shumë të bukur me rërë, shumë i madh, ideal për fëmijët sepse deti është i cekët dhe ka parkim falas kudo.Ka disa bare, dhe morëm me qira shezlonë e çadër. Na pëlqeu shumë ky plazh, pasi është i qetë dhe larg turmave të plazhit të Shëngjinit, ku shezlonët janë ngjitur me njëri-tjetrin.Ndodhet vetëm 5 km larg qytetit” shprehet ai. Një tjetër vizitor Christian Chelu vlerëson pozitivisht këtë pjesë e bregdetit shqiptar.“Një dunë mahnitëse që bashkohet papritur me detin. Fatkeqësisht, vendasit hedhin mbeturina kudo dhe duket se nuk kanë asnjë problem të rrinë të rrethuar nga plehrat në plazh”, – shprehet ai.Duke parë kantieret e ndërtimit që kanë zënë vend kudo nëpër bregdet duket se edhe në pjesën e Ranës së Hedhur ekziston frika se mund të nisë të ndërtohet.“Plazh publik, i gjithi për vete shpresoj të mos fillojnë së shpejti të ndërtojnë resorte. Megjithatë, rëra ishte pak e pistë, me shumë mbeturina të hedhura”, nënvizon një tjetër pushues. Velipoja më pak e promovuar, por vlerësime pozitive Plazhi i Velipojës mbetet ndoshta ndër më pak të promovuarit por vlerësimet në Google Review edhe pse të pakta e cilësojnë atë të një niveli 4.5 nga 5.Ky është një rezultat mjaft i mirë në raport me gjithë plazhet e vendit por kjo më së shumti lidhet me faktin që vizitorët që hyjnë online për të bërë një vlerësim janë ende në numër të kufizuar.Gjithsesi komentet pozitive të Velipojës nuk mungojnë dhe lidhen më së shumti me ngarkesën më të paktë që ka rajoni me turistë, çmimet ekonomike ku mund të gjesh shezlone mes 500-1000 lekë apo ushqimit me çmim të lirë që mund të hash në restorante.Emil Haas komenton se plazhi është me rërë, i pastër dhe i qetë ndërsa Shams Haque që shoqëron komentin e tij me foto të plazhit dhe ushqimit shprehet se ky është një plazh i mrekullueshëm për të kaluar pushimet.Rritja e çmimeve në struktura akomoduese në Durrës dhe në Jugun e vendit kanë bërë që Velipoja dhe Shëngjini të jenë kryesisht destinacone edhe më të përqendruara se më parë për shqiptarët e Kosovës.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin për konkurrencën e barkave në plazh! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

    Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin për konkurrencën e barkave në plazh! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

    Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Budvës mëngjesin e sotëm, ku humbën jetën një baba dhe djali i tij. Për vrasjen dyshohet S.S. (65), xhaxhai dhe vëllai i viktimave, i cili u arrestua pak pas marrjes së njoftimit nga policia për të shtëna me armë zjarri.

    “Rreth orës 8 të mëngjesit, nga Shërbimi i Gjatë i Drejtorisë së Sigurisë në Budva u pranua njoftim për përdorim të armës zjarri në rrugën Slovenska obala. Punonjësit e policisë reaguan menjëherë, e gjetën të dyshuarin S.S. në vendngjarje, sekuestruan armën dhe e arrestuan”, njoftoi policia.
    Sipas mediave lokale, ngjarjes së rëndë i ka paraprirë një mosmarrëveshje familjare shumëvjeçare, për konkurrencën e barkave ne plazh, ndërsa shkaku i menjëhershëm duket se ka qenë një debat për transportin e turistëve me anije, aktivitet me të cilin viktimat dhe i dyshuari ishin marrë për vite me radhë.
    Gazeta “Vijesti” raporton se një ditë para tragjedisë kishte ndodhur një grindje mes vëllezërve, gjatë së cilës S.S. thuhet se kishte kërcënuar se “do ta mbaronte punën me ta”.
    Mëngjesin e sotëm, ai është paraqitur pranë një stende ku ndodheshin vëllai dhe dy kushërinjtë e tij. Dyshohet se ai ka nxjerrë armën, ka qëlluar për vdekje vëllain dhe më pas një nga djemtë e tij. Djali tjetër arriti të largohej dhe shpëtoi.
    Pas krimit, i dyshuari është ulur në një kafene pranë vendngjarjes dhe ka pritur policinë, e cila e arrestoi menjëherë.

    Top Channel