Tag: plazh

  • Autobusi i linjës urbane Durrës-Plazh merr flakë në lëvizje, dalin në kohë dhjetëra pasagjerët

    Autobusi i linjës urbane Durrës-Plazh merr flakë në lëvizje, dalin në kohë dhjetëra pasagjerët

    Teksa ka ende rrugë në Durrës nën pushtetin e ujit, për shkak të bllokimit të pusetave dhe mosmirëmbajtjes së rrjetit, një autobus i linjës urbane Durrës-Plazh ka rrezikuar të marrë flakë në ecje duke vënë në rrezik dhe jetën e shumë prej udhëtarëve që ndodheshin ne të.

    Një defekt në sistemin e frenimit dhe tymi janë konstatuar shpejt dhe drejtuesi i mjetit ka ndaluar, raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi.
    Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës të qytetit i ka dhënë fund përhapjes së flakëve. Autobusi ndodhej pranë stacionit të trenit kur u konstatua tymi dhe mëbpas zjarri.

    Top Channel

  • 7 udhëtime për 7 tipe turistësh

    7 udhëtime për 7 tipe turistësh

    Organizatorët e udhëtimeve prej vitesh kanë vënë re se është e vështirë të bindësh dikë të shkojë në një destinacion që nuk i përshtatet interesave të tij.Dikush që adhuron koncertet mund të mos durojë kurrë kampingun në Glastonbury, ndërsa një tjetër që nuk rri dot ulur do të mërzitej me pushime në plazh.Ka edhe nga ata që kërkojnë vetëm relaks dhe do ta quanin një itinerar të mbushur me aktivitete një torturë.Sigurisht, njerëzit ndonjëherë mund të dalin nga zona e tyre e rehatisë dhe të surprizohen, por kur ditët e pushimit janë të pakta, zgjidhja më e mençur është që udhëtimi të përputhet me tipin e udhëtarit.Për këtë arsye, Lonely Planet ka përzgjedhur shtatë destinacione të përshtatura për shtatë profile të ndryshme udhëtarësh.1. Planifikuesi: Golden Route, JaponiJaponi është parajsa e organizimit: trenat nuk vonohen as një sekond, gjithçka hapet e mbyllet sipas orarit. Itinerari 10-ditor “Golden Route” përfshin Tokion me metronë dhe kuzhinën e tij, Kioton, parqet e Naras, ushqimin e Osakës dhe memorialet e Hiroshimës.2. “People pleaser”: Palma de Mallorca, vetëmAta që gjithmonë thonë “po” kanë nevojë për pushime vetëm. Në Palma, mund të shëtisin në ritmin e tyre, të ndalojnë për një ensaïmada pa pyetur askënd dhe të vizitojnë katedralen madhështore ose tregun Mercat de l’Olivar. Me trenin panoramik drejt Sóller-it përmes plantacioneve të agrumeve, fleksibiliteti spanjoll i jep fund ndjenjës së fajit.3. Eksploratori: destinacionet e nënvlerësuara të EuropësBrnoKëta duan vende ku s’ka shkelur askush. Në vend të Pragës, Brno; në vend të Brukselit, Dinant; Leipzig në vend të Berlinit, apo Cádiz si alternativë ndaj Seviljes. Të gjitha ofrojnë kulturë, arkitekturë e jetë nate, por pa turma. Bonus: krenaria për të thënë “Ende s’ke qenë në Brno?”.4. Energjiku: Zelanda e RePër ata që nuk rrinë dot ulur, Zelanda e Re ofron 11 shëtitje shumëditore. Hump Ridge Track kalon plazhe, pyje dhe ura spektakolare, duke kombinuar sfidë fizike dhe natyrë marramendëse. Ky udhëtim kërkon energji, planifikim dhe dashuri për aventurën.5. Introverti që e do gjumin: jugu i Maine, SHBAKëta udhëtarë duan qetësi, det dhe gjumë të thellë. Në Ogunquit, hotelet mbi shkëmbinj ofrojnë pamje nga oqeani, shëtitje përgjatë Marginal Way dhe darka të thjeshta me ushqim deti. Jashtë sezonit, atmosferë intime, zjarr në oxhak dhe respekt për privatësinë.6. Ekstroverti: ishujt e KroacisëAta që bëjnë miq në çdo bar, do ta duan Kroacinë. Një tur nga Spliti në Dubrovnik, me ndalesa në Braç, Hvar, Korçulë e Mljet, është ideal. Çdo traget, plazh apo festival veror shndërrohet në një arenë shoqërimi.7. Adhuruesi i mirëqënies: Kosta RikaPër ata që kërkojnë balancë mes trupit dhe shpirtit, Kosta Rika është vendi ideal. Nicoya, një nga “zonat blu” të botës, ofron yoga, ushqim bio dhe lidhje me natyrën. Spa me ujëra termale, trajtime ajurvedike dhe pushime detoks në resorte si Tabacón apo The Retreat, krijojnë eksperiencën e ‘riformatimit’ total. / LP, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kryeministri Rama merr vendimin e papritur për plazhet: S’do të jenë më…

    Kryeministri Rama merr vendimin e papritur për plazhet: S’do të jenë më…

    Kryeministri Edi Rama u ndal te “plazhet e dhunuara” siç i quajti ai zonat e Ksamilit dhe Dhërmiut.
    Në aktivitetin “Shqipëria Turistike 2030”, ai deklaroi se Ksamili, një ndër plazhet më të bukur në botë, ra pre e injorantëve me çmime që dëmtojnë imazhin e turizmit shqiptar.
    Ai u zotua se Ksamili do të jetë plazh publik dhe se do të hiqet nga duart e privatëve. Rama shtoi se turizmi i luksit bëhet duke kthyer natyrën dhe bukuritë e saj në asete.
    “Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për pazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë
    Apo për të vënë çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazhe, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptar. Në tërësi ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, tua heqim nga dora privatëve.
    Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat. Tjetër element është edhe tallavaja e beach-bareve, që streson gjithë dynjanë. Ne do ndalojmë muzikë në beach- bare. Muzika do jetë në kohën kur bëhet plazh.
    Kush do të ofrojë muzikë mund të ndërtojë në zona të tjera, ku nuk është gjithë qyteti që duhet të dëgjojë jehonën.
    Hiret e Shqipërisë janë aseti më i madh që kemi e duhet ta ruajmë si sytë e ballit, luksi i Shqipërisë është bukuria dhe tradita e vet. Bukuritë e natyrës t’i kthejmë në asete”. – u shpreh Rama.

  • Rama: Ksamili, plazh i dhunuar. S’mund të jetë më pre e injorantëve që e shohin si tokë për t’u pushtuar, ku rrezikon të të penetrojë gozhda e ndryshkur

    Rama: Ksamili, plazh i dhunuar. S’mund të jetë më pre e injorantëve që e shohin si tokë për t’u pushtuar, ku rrezikon të të penetrojë gozhda e ndryshkur

    Edi Rama: Kemi standarde të tjera sot në turizëm, krahasimisht me nga jemi nisur. Këtu kam parasysh operatorët turistikë të certifikuar, udhërrëfyesit turistikë të certifikuar që sot janë gati 1000, s’kishim asnjë, strukturat akomoduese etj. Kam parasysh edhe sistemin e administrimit të plazheve, shërbimit shëndetësor, shërbimit policor në një sezon ku kemi pasur 0 ngjarje të rënda kriminale apo ku kemi pasur gati 79 mijë vizita në qendrat e posaçme që hapen për sezonin. Por nuk duhet të na interesojë shumë krahasimi me më parë, sepse kemi probleme dhe sfida që nuk presin për tu adresuar.Po e nis me plazhet e dhunuara, Ksamili është plazh i dhunuar. Edhe një sërë plazhesh të tjera. Nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shohim si një tokë për t’u pushtuar dhe pastaj për t’u sjellë me turistët si të ishin skllevër që mund të hapin dhe shkopin e çadrës në kojkë apo të venë çmime që lëndojnë imazhin e turizmit shqiptar. Në tërësi, duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, t’ua heqim nga dora privatëve. Nuk ka më arsye që Ksamili të jetë plazh privat. I lidhur me çmime marramendëse. Dhërmiu s’ka pse të ketë më subjekte që vijnë nga vende të tjera që çmendin dynjanë me muzikën dhe derdhin ujërat e zeza në det. Kryebashkiaku i Himarës e ka dhënë një shembull me çadrat e loguara të bashkisë dhe me një shërbim të pastër, pa salltanete, por pa asnjë stres.
    Plazhe si i Durrësit, Shëngjinit apo Velipojës janë të mëdha, nuk mund të jenë 100% të administruara nga bashkia, por duhet të vazhdojnë me praktikat më të mira, t’i përgjigjen asaj që qytetari paguan.Nuk mund të vendosësh çmime marramendëse për një shezlong vetëm se je ne Ksamil, në një parajsë të natyrës kur nuk ke asnjë kontribut për cilësinë e detit, bukurinë e natyrës. Jo të ofrosh shezlong ku rrezikon të të penetrojë gozhda e ndryshkur.Bashkia e Lezhës ka pasur një rol kyç për pastërtinë, ka dyfishuar forcat e pastrimit përmes operacionit të plazheve të pastra. Plazhi duhet të jetë në dispozicion të yt, jo të uzurpatorëve. Bashkitë duhet ta konsiderojnë seriozisht që në pjesën e lirë për publikun nuk mund të ketë vetëm rërë, por të ketë shërbim, si ai që ka ofruar Himara.

  • “Ksamili nuk mund të jetë më pre e injorantëve”, Rama: Shërbim mizerabël dhe çmime që lëndojnë turizmin

    “Ksamili nuk mund të jetë më pre e injorantëve”, Rama: Shërbim mizerabël dhe çmime që lëndojnë turizmin

    “Ksamili nuk mund të jetë më pre e injorantëve”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë flajës së tij në aktivitetin për të vendosur piketat e rrugëtimit turistik. Duke e cilësuar si një palzh të dhunuar për shkak të rritjes së çmimeve dhe shërbimit, kreu i qeverisë theksoi se
    “Plazh i dhunuar për Ksamilin dhe kjo është fjala e duhur për shumë plazhe të tjera. Ksamili nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shohin si një tokë për t’u pushtuar dhe për t’u sjellë me turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë dhe shkopin e çadrës mbi kokë, apo për të vendosur çmime për të qëndruar në dendësi të paimagjinueshme në plazh, janë çmime që lëndojnë imazhin e turizmit shqiptar”.
    Rama tha se eksperienca e këtij viti tregoi që duhet t’ua heqim privatëve dhe të kalojnë në administrim të bashkive.
    “Ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuar, t’ua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye me që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat, ku dendësia është e lidhur me stresin dhe një shërbim mizerabël. Plazhi i Dhërmiut nuk ka nevojë të ketë subjekte që vijën nga zona të tjerë për të vendosur çadra e shezllonge e beach bare që çmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe hedhin ujërat e zeza në det. Kryetari i bashkisë së Himarës e ka treguar me shembull konkret se si bashkia mund të administrojë një plazh në përmasa modeste në Himarë, jo thjesht duke hapur zonën që të shtrihesh në rërë por duke pasur çadra të loguara me ngjyrat e bashkisë dhe një shërbim të pastër, dhe të këndshëm pa salltanete të mëdha dhe asnjë stres”.
    Sipas tij “plazhe si ai i Durrësit, i Shëngjinit, apo i Velipojës që janë të mëdha nuk mund të kthehen në plazhe 100% të administruara nga bashkia, por duhet të vazhdojnë në shembullin më të mirë dhe praktikat më të mira e të rrisin kërkesën për shërbim cilësor që i përgjigjet asaj që qytetari paguan”.

  • Ngacmonte vajzat e reja në plazh e vendoste baste sportive, arrestohet në Durrës i moshuari 71-vjeçar

    Ngacmonte vajzat e reja në plazh e vendoste baste sportive, arrestohet në Durrës i moshuari 71-vjeçar

    Një i moshuar 71-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi u denoncua nga një vajzë e moshës 21-vjeçare për ngacmim seksual në plazh.
    Në celularin e të moshuarit me iniciale M. M., u gjetën gjithashtu disa faqe aktive për bastet sportive.
    Sakaq, hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit në fjalë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin M. M., 71 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, ka kallëzuar një 21-vjeçare, se ai e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë këqyrjes së celularit të shtetasit M. M. u konstatuan të hapura faqe për baste sportive”, njofton policia.

  • Edi Rama: Plazh në Vjosë

    Edi Rama: Plazh në Vjosë

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje nga Lumi Vjosa, i cili po fiton vëmendje si një destinacion turistik unik. Lumi i fundit i egër i Evropës, i njohur për bukurinë natyrore dhe ekosistemet e ruajtura, po tërheq çdo verë turistë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj.
    Fotot tregojnë vizitorët që shijojnë brigjet e gjelbra dhe ujërat e kristalta, duke e përdorur lumin si një plazh natyror.

    Në postimin e tij, Rama shkruan thjesht: “Plazh në Vjosë.”
    Lumi Vjosa rrjedh nga malet e Pindit në lindje të Janinës, ndërsa burimi gjendet në malin Mavrovouni. Në Shqipëri, Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, dhe së bashku me degët e saj kryesore rrjedh lirshëm për mbi 400 km, nga vargmali i Pindit në Greqi, ku njihet si Aoös, deri në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri. Lumi dhe zonat përreth tij përbëjnë ekosisteme me biodiversitet të pasur, shtëpia e mbi 1100 llojeve të specieve të ndryshme të florës dhe faunës.

  • SYRI TV/ Turizmi në Velipojë, pushuesit të pakënaqur: Çmime janë të larta, problem është dhe pastërtia në plazh

    SYRI TV/ Turizmi në Velipojë, pushuesit të pakënaqur: Çmime janë të larta, problem është dhe pastërtia në plazh

    Dhe pse tashmë sezoni veror ka nisur prej kohësh, pushuesit ngelen të pakënaqur. Pushuesit kosovarë, besnik të plazhit të Velipojës, duket se këtë vit përveç çmimeve të larta, kanë hasur në një tjetër problem, papastërtinë në plazh. Apeli I tyre është për më shumë angazhim nga pushteti lokal, gjatë sezonit turistik.

    Syri TV

    Rritja e çmimeve dhe problematika e pastërtisë mbeten shqetësimet kryesore në plazhin e Velipojës në këtë sezon veror. Një gjë e tillë pranohet nga vetë pushuesit e shumtë në këtë plazh. Pushuesit kërkojnë më shumë angazhim nga pushteti lokal përsa i përket pastrimit të territorit.

    Edhe këtë sezon veror vihet re një numër i lartë pushuesish në Velipojë, ku më të shumtë janë shqiptarët e Kosovës.

  • Rama ndan fotot: Qetësi nga plazhi i Livadhit në Himarë

    Rama ndan fotot: Qetësi nga plazhi i Livadhit në Himarë

    Plazhi i Livadhit në Himarë, i njohur për ujin e tij të kristaltë dhe shkëmbinjtë e lartë që e rrethojnë, është shndërruar në një destinacion të preferuar për turistë vendas e të huaj që zgjedhin Rivierën Shqiptare për të pushuar.

    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga ky plazh, i cili përveç ujërave të kristalta të Jonit ofron qetësi për çdo pushues.

    Ky plazh ndodhet poshtë Kalasë së Himarës, duke ofruar një kombinim të mrekullueshëm të historisë dhe natyrës.

    Me një shtrirje prej rreth 1,2 kilometra dhe një gjerësi prej 100 metrash, me rërë të pastër dhe të mineralizuar, plazhi i Livadhit tërheq çdo vit vizitorë të shumtë, sidomos të huaj.

    Ai ofron një qetësi jo të zakontë, gjë e cila është një nga kriteret kryesore që kanë pushuesit, dhe sidomos familjarët në përzgjedhjen e destinacioneve turistike gjatë sezonit veror.

    Vendi është i përshtatshëm për t’u larë në thellësi dhe për hedhje nga shkëmbinjtë.

    Plazhi i Livadhit ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për pushime relaksuese, me një larmishmëri hotelesh, lokalesh, restorantesh të çdo lloj portofoli. Ai është i përshtatshëm për çdo tipologji turistësh, vendas e të huaj.

    Po në veçanti vizitorët e huaj duket sikur janë magjepsur nga ky plazh, për shkak të ujit të pastër dhe mundësisë që jep natyra për të eksploruar./atsh/KultPlus.com