Shqipëria do të luajë me Poloninë në “playoff”, ndërsa Kosova me Sllovakinë.
Ky ishte rezultati i shortit të hedhur nga FIFA për gjysmëfinalet e fazës “playoff” për Botërorin 2026.
Nëse Kombëtarja mund Poloninë, në ndeshjen tjetër të “playoff”-it do të ndeshet me fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi.
Ndërsa Kosova, nëse del fitimtare nga dueli me Sllovakinë, do të përballet me fituesen e çiftit Turqi-Rumani.
Tag: playoff
-

“Playoff” i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët
-

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Pas konferencës për mediat ku trajneri Sylvinho u përpoq të sqaronte çështjen e Armando Brojës, djemtë kuqezi zbritën në fushë për seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së fundit në grup kundër Anglisë. Me playoff-in tashmë të siguruar, Shqipëria kërkon ta mbyllë sa më mirë këtë fazë, ndonëse kundër “3 Luanëve” duket se do të jetë gjithë mbrëmja malore.
Grupi i lojtarëve duket në formë teksa merr këshillat e fundit nga Sylvinho në prag të sfidës mbyllëse te grupit, ndoshta me mendjen te kundërshtarët e mundshëm me të cilët do të përballemi në fazën playoff.Në fotot e publikuara nga seanca stërvitore vihet re një moment i bukur kur Myrto Uzuni ka kapur me të dy duart në qafë Armando Brojën e duket se i jep zemër para ndeshjes. Broja u bë protagonist negativ në sfidën e fundit me Andorrën, pasi mezi u ngrit nga stoli për të festuar me shokët dhe tifozët arritjen historike të kualifikimit për në playoff.
Siç shpjegoi trajneri Sylvinho, sulmuesi i Burnley-t ishte i mërzitur se u zëvendësua pikërisht nga Uzuni kur kishin kaluar më pak se çerek ore nga nisja e pjesës së dytë. Uzuni do të jepte më pas asistin për golin vendimtar të Asllanit.
“Fola me të. Fola edhe me grupin. E kemi zgjidhur, nuk ka probleme. Por sigurisht që fola me të. Ishte pak i zhgënjyer, por tani kjo ka kaluar”, tha Sylvinho në konferencën për mediat. “Ishte i zhgënjyer që u zëvendësua. Por nuk e di pse ishte kaq i mërzitur. Por e zgjidhëm, nuk kemi probleme”.
Mbetet për t’u parë se si ka qenë rezultati i kësaj bisede dhe nëse Broja do të jetë të dielën në fushë si titullar, apo do të ulet në stol. -

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
Kombëtarja ka fituar 1-0 “finalen” ndaj Andorrës duke hedhur një hap të madh drejt playoff-it të Botërorit, në pritje të zyrtarizimit nga ndeshja tjetër, Angli-Serbi.
Kristjan Asllani shënoi golin e vetëm të kuqezinjve në minutën e 67 të ndeshjes, pas një sulmi të shpejtë nga e djathta.
Myrto Uzuni pasoi bukur në zonë për mesfushorin, i cili me të djathtën dërgoi topin në rrjetë.
45-minutëshi i parë ishte pa emocione, ndërkohë që rastet e pastra munguan për kuqezinjtë deri në minutën shtesë, kur Berat Gjimshiti goditi traversën pas një goditjeje këndi.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo renditet aktualisht në vendin e dytë të Grupit K me 11 pikë, një më shumë se Serbia dhe 7 më pak se Anglia kryesuese. -

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pas ndeshjes deklaroi se Kombëtarja do të përpiqet të kapë vazon e dytë në kuadër të “playoff”-it të Botërorit.
“Djemtë kishin presion dhe kur ka presion nuk ka asgjë të lehtë. Në fushë kishin besim të gjithë dhe goli i Asllanit ka qetësuar të gjithë shqiptarët. Një gol që çon në “playoff” mbahet mend gjatë. Uroj të na çojë në Botëror dhe kam bindje se do të kemi ndeshje të vështira, por gjithsesi kam besim sepse jemi skuadër e fortë dhe kompakte”, tha Duka.
Kreu i FSHF tha se aktualisht jemi në vazon e tretë në shortin e “playoff”-it, por, sipas tij, “mund edhe të kalojmë në vazon e dytë duke mundur Anglinë”. -

Italia, flet Gatusso: Japim maksimumin për të shkuar në botëror
Tekniku i Italisë, Gatusso doli në konferencë para ndeshjes ndaj Estonisë në kualifikueset e botërorit.
“Derisa matematika të na tregojë se jemi në playoff, nuk i besoj. Gjithçka duket e lehtë, por ende nuk jemi në playoff. E dimë mirë këtë, unë dhe lojtarët. Le të mos e shohim rezultatin Norvegji-Izrael, nesër kemi shumë gjëra në lojë. Le të mos bëjmë shaka dhe të jemi seriozë. Unë dhe lojtarët e mi e dimë, ka ende shumë për të bërë dhe kemi shumë gjëra në lojë. Le ta kujtojmë mirë këtë”.
“Duhet t’i falënderoj këta djem. Më pëlqen atmosfera, por edhe dëshira dhe intensiteti. Duhet të mësojmë të ndiejmë rrezikun. Gjithashtu, na pëlqen të luajmë në gjysmën e fushës së kundërshtarit.
Jam shumë i lumtur me atë që po shoh. Djemtë po luajnë mirë së bashku, duhet të konfirmojmë formën tonë. Mund t’ju siguroj se shoh një atmosferë të shkëlqyer dhe stërvitje të shkëlqyer”. -

Gatuzo: Mos të luajmë me zjarrin, të fitojmë në Estoni
Italia me 4 ndeshje deri tani ka mbledhur 9-të pikë ndërsa Norvegjia me 5 të luajtura duket shumë larg me 15 pikë. Trajneri italian ende beson te matematika…
“Nesër kemi shumë gjëra në lojë. Playoff-et nuk janë të sigurta, duhet të marrim pikë: le të mos luajmë me zjarrin.” Kjo u deklarua nga Rino Gatuzo, trajneri i Italisë, në prag të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në Estoni.
“Derisa matematika të na tregojë se jemi në playoff, nuk besoj,” shtoi ai, duke paralajmëruar lojtarët e tij. “Gjithçka duket e lehtë, por ende nuk jemi në playoff. E dimë mirë këtë, unë dhe lojtarët. Le të mos e shohim rezultatin Norvegji-Izrael.
Nesër kemi shumë gjëra në lojë. Le të mos bëjmë shaka dhe të jemi seriozë: unë dhe lojtarët e mi e dimë, ka ende shumë për të bërë dhe kemi shumë gjëra në lojë. Le ta kujtojmë mirë këtë.”
Vazhdo leximin
-

SHBA-Kanada-Meksikë 2026 fillon të marrë formë, Kualifikueset hyjnë në fazën e “nxehtë”/ Zbulohen 13 kombëtaret e para që kanë prerë biletën për në Botëror
Kualifikueset e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, kanë hyrë në një fazë vendimtare.
Japonia ishte e para që kualifikohej më 20 mars, ndërsa pas saj e siguruan biletën edhe Zelanda e Re, Irani, Argjentina, Uzbekistani, Koreja e Jugut, Jordania, Australia, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Kolumbia dhe Paraguai.
Amerika e Jugut ka mbyllur tashmë pjesën më të madhe të procesit. Tre biletat e fundit automatike u ndanë të enjten, kur humbja e Venezuelës 3-0 ndaj Argjentinës i dha dritën jeshile Uruguait, Kolumbisë dhe Paraguait. Ata i bashkohen Brazilit, Ekuadorit dhe Argjentinës që ishin kualifikuar më herët.
Në ndeshjen e fundit të kësaj jave, të martën, mbetet për t’u vendosur vetëm kush do të shkojë në playoff ndërkombëtar.
Venezuela është aktualisht e shtata, një pikë mbi Bolivinë, dhe një fitore ndaj Kolumbisë do ta mbyllte çështjen. Megjithatë, edhe një barazim mund të mjaftojë, nëse Bolivia nuk arrin të fitojë ndaj Brazilit në La Paz.
Për Bolivinë detyra është thuajse e pamundur: duhet të fitojë patjetër dhe të shpresojë se Venezuela nuk shkon më larg se barazimi.
Në Evropë, kualifikueset nisën më 21 mars dhe do të zgjasin deri në nëntor të vitit 2025. 54 shtete po marrin pjesë, me përjashtim të Rusisë që mbetet e pezulluar për shkak të luftës në Ukrainë.
Sistemi i garës parashikon 12 grupe, ku fituesit do të kualifikohen direkt, ndërsa skuadrat e vendit të dytë do të shkojnë në playoff. Katër bileta të tjera do të ndahen në mars 2026 përmes një sistemi të veçantë që përfshin edhe fituesit e Ligës së Kombeve.
Në Afrikë mbeten edhe katër raunde ndeshjesh, por mund të ketë surpriza javën e ardhshme me emrat e parë që sigurojnë pjesëmarrjen.
Ndërkohë, në Azi gjashtë skuadra e kanë vulosur tashmë pjesëmarrjen, ndërsa raundi tjetër nis në tetor.
Oqeania ka përfunduar procesin me Zelandën e Re të kualifikuar direkt dhe Kaledoninë e Re që shkon në playoff.
Botërori 2026 do të jetë edicioni i parë me 48 ekipe pjesëmarrëse. Deri tani, përveç tre vendeve pritëse, janë zbuluar vetëm 13 kombëtare të tjera, ndërsa gara nëpër kontinente premton një fund dramatik për vendet e mbetura.Top Channel
-

(VIDEO) Liridon Latifi, gol madhështor në playoff të Europa League
21 Gusht 2025
21:11
Telesport
Liridon Latifi spektakolar sonte! Në Shkup, ndeshja e vajtjes në playoff ndaj Ludogorets, futbollisti shqiptar ka realizuar në pjesën e parë një perlë me goditje dënimi. Ishte goli i barazimit pasi miqtë me Duarten kishin kaluar ne avantazh.
VIDEO