Erion Alibej, Plaren Dervishaj dhe Artur Hoxhosmani
TIRANË-Janë zbardhur bisedat në Sky Ecc, mes anëtarëve të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës. Trafikimi i drogës bëhej duke përdorur kontejner me fruta, produkte industriale dhe produkte konsumi. Lëndë narkotike rezulton se nxirret nga pika kufitare (porti detar i Antëerp-it. Belgjikë), duke përdorur rekrutimin e personelit të sigurisë të cilët janë të punësuar brenda këtij porti.
Episodi i parë i dokumentuar i trafikimit të këtyre ngarkesave me lëndë narkotike lidhet me atë të bashkëpunimit midis një grupi prej 7 personash. Ku mbi të tjerë spikasin emrat e Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej. Si edhe të Artur Hoxhosmanit, vëllait të tij Klevisit, Ermir Ndreaj, Devid Patrut si dhe Ilir Lloshit.
Episodi i parë i dokumentuar i trafikimit të këtyre ngarkesave me lëndë narkotike lidhet me atë të bashkëpunimit midis një grupi prej 7 personash. Ku mbi të tjerë spikasin emrat e Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej. Si edhe të Artur Hoxhosmanit, vëllait të tij Klevisit, Ermir Ndreaj, Devid Patrut si dhe Ilir Lloshit.
“Në Shënjestër” publikoi dhe të dhëna nga dosja e SPAK ku provohet se ngarkesa me pllaka druri ardhur nga Ekuadori, që ka mbërritur më datë 29 prill në Portin e Anversës, ku pas skanimit u gjetën dy paleta me peshë totale 989 kg lëndë nartotike, i përkasin shtetasve Plaurent Dervishaj dhe Artur Hoxhosmani.
Hoxhosmani në bisedat me bashkëpunëtorët e tij e quan veten me mburrësi, ‘Konsulli i Burrelit’.
Artur Hoxhosmani
Konsulli Burrelit
Kam dalë burrelsi më i mirë
Kurse nga Vlora ka shumë, nuk je vetëm ti.
Po unë jam namber 1 burrels.
Në një tjetër episod të zbardhur Plaurent Dervishaj i kërkon njërit prej bashkëbiseduesve të tij kalimin e 188 çantave me kokainë nga qyteti port i Santa Martas në Kolumbi për në portin e Anversës në Belgjikë.
‘Nga Santa Marta bëhet gjë për në Anversë me çanta? Po. Është super i fortë ky vëlla Po qe se ja merr mendja të jap kontaktin që të sqaroheni për më mire. Me punëtor brenda vëlla dhe me security. Vëlla këtu rri pa merak Këto janë serioz në punë dhe s’dua t’i humbas, janë shumë të saktë. Këtu të garantoj unë.’
Në dosje zbardhet se Plaurent Dervishaj me Artur Hoxhosmanin mbajnë kontakte të vazhdueshme me njëri-tjetrin për gjatë gjithë kohës.
Bisedat në Sky Ecc
Para dy javësh bëri dalje 300 copë
Jam merzit pak, mu kap një punë ka dy ditë, 811 copë.
U bënë 6 rrugë rresht që nuk ecin.
Nuk po merret vesh.
Ekuador, me paleta drush
Po u kapën 4 ton dy ditë para, i futën të gjitha anijet në skaner.
Po çdo gjë ishte ok, po fat leshi.
Po kjo punë kështu e ka.
Atë shoferin e furgonit e ka ndaluar policia.
Bile kryesori është në burg në Spanjë.
Mu kap ajo që të thashë në Belgjikë 811 copë.
Ka më shumë se një muaj vëlla, e kisha me firmë, me paletë druri.
Ndërkohë në komunikimet e tyre në Sky Ecc ata flasin edhe për sjelljen e kamionistit që do të transportonte drogën me të kaluar portin e Anversës. I cili me të parë policët e kontrollit në port dhe urdhërin e tyre për të kaluar kamionin në skaner, thuhet se hodhi në det telefonin e koduar me aplikacionin Sky Ecc. Këtu ku në skenë del gjatë bisedave edhe emri i Erion Alibej. Si edhe roli i tij në këtë episod të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut për në Evropë.
Bisedat në Sky Ecc- Erion Alibej bisedon me Plaurent Dervishaj
E kanë lënë shoferin me ik, besoj po e ruajnë.
Tani besoj do e çojnë në kompani kutinë dhe do presin.
Do lajmërojë shteti kompaninë që ka mall brenda.
Se as firmës nuk i kanë komunikuar gjë.
Mos e vrit mendjen tha se jemi zero, do e rikuperojmë shumë shpejt.
Për grupin kriminal, në pranga kanë përfunduar Artur dhe Klevis Hoxhosmani dhe Ermir Ndreaj, ndërsa u është komunikuar masa e sigurisë “arrest me burg”, Plarent Dervishajt dhe Erion Alibejt. Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Droga fshihej mes konteinerëve, në paleta druri, kuti me banane ose në thasë me kakao./ZËRI









