Tag: platformën

  • “I transferova tarifën e regjistrimit motrës që ta ndihmoja”, si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 marsit nga kolegët

    “I transferova tarifën e regjistrimit motrës që ta ndihmoja”, si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 marsit nga kolegët

    Një “viktimë” e skemave piramidale online, tregon si është mashtruar dhe ka humbur para përmes aplikacioneve të jashtëligjshme që ka përdorur.

    Elisabeta Xhepexhiu nga Gramshi, ka deklaruar në prokurori se është përdoruese e platformës XUEX, ndërsa TXEX nuk e njeh, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Xhepexhiu, që punon pranë Bashkisë Gramsh ne rolin e Drejtoreshës së Shërbimeve Sociale dhe ka deklaruar se për herë të parë është njohur me platformën në muajin mars nga kolegë të punës gjatë një drekë festë të 8 marsit. Në një orë të caktuar gjatë drekës ka vënë re se dy kolege me emrat Ermira Perisnaka dhe Jolanda Llapushi i vinte një sinjal në telefon dhe po kalonin kohë aty.
    Është bërë kurioze dhe i ka pyetur se çfarë po bënin dhe Ermira i ka shpjeguar se ishte bërë pjesë e një platforme të cilën nuk e kuptonte shumë mirë dhe se dy herë në dite në orare të caktuara duhet të klikonte një pike jeshile dhe se kjo i gjeneronte para online.
    Pas bisedës së bërë te dreka ka hulumtuar në internet si dhe ka pyetur shoke e miq nëse kishin dijeni për platformën dhe aty ka marrë vesh se kishte persona të tjerë nga Gramshi te cilët kanë marrë pjesë në të dhe se mënyra e investimit në këto platforma ishte me kripto.
    Një ditë në dreke ka biseduar me kolegen e saj shtetasen, Anita Duzha dhe e ka pyetur nëse kishte informacion për të bërë regjistrimin dhe ajo i është përgjigjur që kishte dëgjuar për platformën por që nuk e dinte se si funksiononte.
    Të dyja vendosën qe ta provonin për tu regjistruar në platformë dhe pasi kanë shkarkuar XUEX kanë ndjekur hapat deri në përfundim të regjistrimit. Fillimisht është regjistruar Anita e më pas Elisabeta. Regjistrimin e kanë bërë me dëshirën e tyre pa ndonjë ndihme teknike dhe nuk i ka imponuar apo ftuar person tjetër. Shtetësja Elisabeta Xhepexhiu ka deklaruar se ka investuar 1000 euro si kapital fillestar nga të cilat 3000 euro i ka kaluar në llogarinë në Binance dhe kam një shumë tjetër në platformë akoma pa tërhequr prej rreth 5000 eurosh.
    Për tërheqjen e parave ka bërë një provë duke i kaluar në bankë te Raiffaisen Bank ku ka kaluar 100USDT dhe në llogari i kanë kaluar rreth 7600 lekë të reja. Pasi ka provuar qe funksiononte nuk ka bërë me tërheqje të tjera, por i kam lëne në llogarinë në Binancë ku aktualisht ka 3014 USDT.
    Në lidhje me ftesën e personave të tjerë nuk e di nëse quhet ftesë por pasi është bërë virale në qytetin e Gramshit dhe gjate një dreke familjare e kanë pyetur bashkëshorti, motra, çuni i xhaxhait e kunati se si funksionon dhe ja ka shpjeguar.
    Motrën te cilën e ka të divorcuar ia ka transferuar paratë nga llogaria e asaj në Binance për ta ndihmuar pasi ka dhe dy femijë dhe ka dashur ta ndihmojë ndërsa te tjerëve u ka çuar linkun për regjistrim por që në asnjë moment nuk e ka ditur qe do kishte përfitime pasi persona te tjerë regjistroheshin me linkun që ajo i dërgonte.
    Arsyeja pse ja ka shpjeguar motrës ka qenë për shkak se si investimi ashtu dhe tërheqja është bërë në mënyrë zyrtare dhe të deklaruar prandaj ka menduar se ishte diçka e ligjshme.

    Top Channel

  • “Investova mijëra dollarë”/ Mashtrimi në platformën XUEX, rrëfehet i dyshuari: Ma sugjeroi nipi, “ligjin” e bënte profesor Leo

    “Investova mijëra dollarë”/ Mashtrimi në platformën XUEX, rrëfehet i dyshuari: Ma sugjeroi nipi, “ligjin” e bënte profesor Leo

    Marrë deklarim si person që ka dijeni për veprën penale shtetasit Arber Çela i cili deklaroi se ka investuar vetëm në platformën XUEX, në TXEX jo, dhe ia ka sugjeruar nipi i tij Veiz Cani, i cili jeton jashtë shtetit.
    “Të gjitha t’i mëson vet Joana dhe profesor Smith. Dua të them se të gjitha procedurat unë i kam mësuar nga grupi ku i dërgonin Joana dhe Leo Smith, me video. Unë kam bërë 2300 dollarë investim në fillim dhe se kjo është shuma që unë kam investuar vetëm 2300 dollarë. Unë kam investuar rreth datës 10 ose 11 Prill të këtij viti, pra 2025 dhe kam tërhequr, rreth 8-9 mijë USD. U
    në këto para i kam tërhequr në Prizren, Kosovë. Kam shkuar vetëm një herë atje dhe ka qenë dje. Unë nuk kam ftuar njeri, por familjarët e mi kanë kërkuar vet të hyjnë. Këta persona janë familjarët e mi motra Amarilda Çela, bashkëshortja Manjola Dakaj, kushëri imi shtetasi Xhulio Doko. Dua të them se unë kam fituar në total aq diku tek 6 mijë dollarë, nga ky investim prej 2 000 dollarë që kam futur. Unë e kam menaxhuar vet platformën dhe nuk e ka menaxhuar askush tjetër”.
    Për këtë arsye këtij shtetasi i është marrë deklarim si person nën hetim në prani të mbrojtësit ligjor të zgjedhur prej tij avokati Klodian Hajvasi dhe ka deklaruar se:
    “Dua të them se siç e shpjegova edhe në deklarimin tim të mëparshëm, unë rashë në dijeni nga njerëz të ndryshëm, që në qytetin e Divjakës ekzistonte një platformë e quajtur “Xuex”, që hapej nëpërmjet aplikacionit Telegram. Mënyra e instalimit të kësaj platforme në telefon dhe vazhdimësia e saj, unë i mora nga sqarimet që jepeshin në aplikacionin Telegram, se si hapeshin dhe se si investohej në to, nëpërmjet videove ilustruese. Sinjalet vinin dy herë në ditë në orare të caktuara nga profesor Leo Smith, ku pasi të shpjegonte mënyrën dhe të bënte moralin e vet, njoftonte në një farë mënyre se sinjali tregtar kishte ardhur dhe ne thjesht bënim konfirmimin, në platformën Xuex. 
    Duke më parë mua familjarët e mi, që isha pjesë në këto platforma, shprehën dëshirën dhe kërkuan që të futeshin dhe ato në këtë aplikacion me llogaritë e tyre personale. Theksojë se nuk jam unë personi që mund të kem mashtruar të tjerët, por unë jam i mashtruar vet nga kjo platformë, pasi unë as kam detyruar dhe as kam pasur mundësi që të implikoja persona të tjerë për ti bërë pjesë të kësaj platforme.
    Përsa i përket veprimit të simuluar që ju po më citoni se është kryer në ambientet e biznesit tim, me kamarierët e lokalit, dua të sqaroj se unë nuk kam asnjë dijeni për veprimet që bëjnë ata në telefonat e tyre, apo biseda që bëjnë me klient të ndryshëm që frekuentojnë lokalin tim, në këtë rast edhe me agjentët e policisë, sepse mendoj se ata bëjnë punën e tyre dhe shesin produktet e lokalit. Unë ndihem shumë keq që ndodhem këtu, sepse unë jam një ndër personat që jam i gënjyer dhe i mashtruar nga kjo platformë.”

    Top Channel

  • Fermerë e bujqë investonin lekët në lokalin e tij! ‘Profesori’ kalon ‘topin’: Jam i mashtruar, se di çfarë bënin kamarierët

    Fermerë e bujqë investonin lekët në lokalin e tij! ‘Profesori’ kalon ‘topin’: Jam i mashtruar, se di çfarë bënin kamarierët

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Qindra qytetarë në Lushnjë e Divjakë ranë pre e mashtrimit të platformave piramidale online, duke humbur mijëra euro me shpresën e një investimi të përjetshëm. ZËRI mësoi se skema është aq masive në Lushnje, ku ishte hapur edhe një lokal që mban si logo emrin e lojës dhe afrohen fermerët për të bërë blerjet në skemën piramidale. Të paktën 900 qytetarë që kanë rënë pre e mashtrimit në Lushnje, Divjake, e Fier.
    Në dosjen hetimore siguruar nga redaksia, bar-restoranti “La Bonta” në qytetin e Lushnjës, figuron në pronësi të 38-vjeçarit Arbër Çela, i njohur si ‘Profesori’, i arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar në lidhje me firmat piramidale online TXEX dhe XEUX. Lokali i tij ishte kthyer në bazën e mashtrimit ku familjarë e fermerë, investonin shumat e majme të joshur nga reklamat në derën e biznesit. Kamarierët e tij përveç shërbimit, bënin dhe rolin e agjentit për të udhëzuar pjesëmarrësit e rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve në aplikacione si Telegram. 
    Por në dëshminë e dhënë para hetuesve vetë pronari e kalon ‘topin’ tek kamarierët dhe rrëfen se platformën ja ka sugjeruar nipi i tij që ndodhet jashtë shtetit. Profesori deklaron se ai është po ashtu viktimë e këtij mashtrimi dhe mohon akuzat edhe lokali i tij ishte baza e firmës piramidale. 38-vjeçari pohon se ai vetë bashkë me motrën dhe bashkëshorten kanë investuar në platforma rreth 2 mijë dollarë dhe kanë përfituar 6 mijë. Lekët i ka tërhequr në Kosovë. Pronari i “La Bonta” thekson se platformën e ka menaxhuar vetë.
     Arbër Çela: Unë kam investuar vetëm në platformën Xuex, në Txex jo dhe më ka sugjeruar nipi im Veiz Cani i cili jeton jashtë shtetit. Të gjitha ti mëson vet Joana dhe profesor Smith. Dua të them se të gjitha procedurat unë i kam mësuar nga grupi ku i dërgonin Joana dhe Leo Smith, me video. Unë kam bërë 2300 dollarë investim në fillim dhe se kjo është shuma që unë kam investuar vetëm 2300 dollarë. Unë kam investuar rreth datës 10 ose 11 Prill të këtij viti, pra 2025 dhe kam tërhequr, rreth 8-9 mijë USD. Unë këto para i kam tërhequr në Prizren, Kosovë. Kam shkuar vetëm një herë atje dhe ka qenë dje. Unë nuk kam ftuar njeri, por familjarët e mi kanë kërkuar vet të hyjnë. Këta persona janë familjarët e mi motra Amarilda Cela, bashkëshortja Manjola Dakaj, kushëri imi shtetasi Xhulio Doko. Dua të them se unë kam fituar në total aq diku tek 6 mijë dollarë, nga ky investim prej 2 000 dollarë që kam futur. Unë e kam menaxhuar vet platformën dhe nuk e ka menaxhuar askush tjetër. 
    Në dosjen e siguruar nga ZËRI, Çela zbërthen gjithë skemën, duke sqaruar se të dhenat i mori në aplikacionin Telegram, ku tregohej qartë se si investohej nëpërmjet videove ilustruese. Sipas tij ai nuk ka mashtruar dhe detyruar askënd të investojë lekë në platformat piramidale dhe nuk ishte në djeni se çfarë bënin kamarierët e tij gjatë orarit të punës, apo bisedat e tyre mes qytetarëve.
    Arbër Çela: Dua të them se siç e shpjegova edhe në deklarimin tim të mëparshëm, unë rashë në dijeni nga njerëz të ndryshëm, që në qytetin e Divjakës ekzistonte një platformë e quajtur “Xuex”, që hapej nëpërmjet aplikacionit Telegram. Mënyra e instalimit të kësaj platforme në telefon dhe vazhdimësia e saj, unë i mora nga sqarimet që jepeshin në aplikacionin Telegram, se si hapeshin dhe se si investohej në to, nëpërmjet videove ilustruese. Sinjalet vinin dy herë në ditë në orare të caktuara nga profesor Leo Smith, ku pasi të shpjegonte mënyrën dhe të bënte moralin e vet, njoftonte në një farë mënyre se sinjali tregëtar kishte ardhur dhe ne thjesht bënim konfirmimin, në platformën Xuex.  Duke më parë mua familjarët e mi, që isha pjesë në këto platforma, shprehën dëshirën dhe kërkuan që të futeshin dhe ato në këtë aplikacion me llogaritë e tyre personale. Theksojë se nuk jam unë personi që mund të kem mashtruar të tjerët, por unë jam i mashtruar vet nga kjo platformë, pasi unë as kam detyruar dhe as kam pasur mundësi që të implikoja persona të tjerë për ti bërë pjesë të kësaj platforme. Përsa i përket veprimit të simuluar që ju po më citoni se është kryer në ambientet e biznesit tim, me kamarierët e lokalit, dua të sqaroj se unë nuk kam asnjë dijeni për veprimet që bëjnë ata në telefonat e tyre, apo biseda që bëjnë me klient të ndryshëm që frekuentojnë lokalin tim, në këtë rast edhe me agjentët e policisë, sepse mendoj se ata bëjnë punën e tyre dhe shesin produktet e lokalit. Unë ndihem shumë keq që ndodhem këtu, sepse unë jam një ndër personat që jam i gënjyer dhe i mashtruar nga kjo platformë.
    Në pranga bashkë me Arbër Çelën janë vendosur edhe Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç, ⁠Marius Kodra 28 vjeç, Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe. Në kërkim janë shpallur Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku (burrë e grua).
    Dy platformat TXEX dhe XEUX paraqiten si aplikacione investimi në kriptovaluta dhe shpërndahen në disa rrjete sociale, ku më kryesori është në Telegram. Numri i qytetarëve që kanë shkarkuar këtë platformë dhe kanë investuar para raportohet të jetë gati 6 mijë. ZËRI u interesua nga afër ku banorët e Divjakës treguan me detaje se si investojnë lekët dhe rrugën që ndjekin nga regjistrimi në platformë deri tek mënyra si i tërheqin lekët. Ndërkohë, organizatorët e këtij aktiviteti kriminal vijojnë të jenë nën hetim nga policia shqiptare dhe asnjë prej tyre nuk është arrestuar./ZËRI

  • Franca hedh në gjyq platformën që po transmetonte live kur 46-vjeçari kishte vdekur, përgjegjësit mund të përballen me 10 vite burg dhe 1 milionë euro gjobë  

    Franca hedh në gjyq platformën që po transmetonte live kur 46-vjeçari kishte vdekur, përgjegjësit mund të përballen me 10 vite burg dhe 1 milionë euro gjobë  

    Franca është gati të padisë platformën australiane të transmetimit live, Kick për neglizhencë pas vdekjes së 46-vjeçarit, Raphael Graven gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë 10-ditor.

    Graven, i njohur gjithashtu si Jean Pormanove, vdiq më 17 gusht mbrëmje në Kontin e Nisës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë 10-ditor në kanalin e tij. Një autopsi tregoi se ai nuk u vra nga trauma ose nga dikush tjetër.
    “Kick nuk bëri gjithçka të mundshme për të ndaluar transmetimin e përmbajtjes së rrezikshme”, tha Ministrja e Dixhitalizimit e Francës, Clara Chapaz, duke akuzuar platformën për shkelje të një ligji të vitit 2004 që rregullon përmbajtjen online.

    Kick streaming platform is under investigation after French streamer Raphaël Graven died in his sleep during a broadcast filled with extreme challenges and abuse.#KickStreaming #news #breaking #streaming pic.twitter.com/a5HSTVBKlt
    — Rumora 📰 (@Rumo_ra) August 19, 2025

    Kick përballet me gjobë deri në 1 milion euro
    Në një deklaratë të veçantë të martën, prokurorja e Parisit Laure Beccau tha se Franca kishte nisur një hetim mbi platformën për të shqyrtuar nëse Kick transmetoi me vetëdije “video me sulme të qëllimshme ndaj integritetit personal”.
    Hetuesit do të shqyrtojnë gjithashtu nëse platforma e transmetimit është në përputhje me Aktin e Shërbimeve Dixhitale të BE-së për kontrollin e përmbajtjes. Shkelësit përballen me deri në 10 vjet burg dhe një gjobë deri në 1 milion euro.
    Pas vdekjes së Graven, dega franceze e Kick tha se do të bashkëpunonte me autoritetet dhe po rishikonte përmbajtjen e saj franceze.
    “Prioriteti ynë është të mbrojmë krijuesit dhe të sigurojmë një mjedis më të sigurt në Kick. Të gjithë bashkëtransmetuesit që morën pjesë në këtë transmetim të drejtpërdrejtë janë ndaluar në pritje të hetimit në vazhdim”, shkruhej në deklaratën e platformës në X.

    ⚫ Mort en direct en plein stream, Jean Pormanove, de son vrai nom Raphaël Graven, avait 46 ans. Il faisait partie du collectif Lokal où il subissait des violences et humiliations sur la plateforme Kick, critiquée pour sa faible régulation.➡️ https://t.co/Xbv4OQE7ga pic.twitter.com/rizhDr1rrt
    — 20 Minutes (@20Minutes) August 19, 2025

    Poshtërimi i Graven në mediat sociale
    Graven kishte më shumë se 1,000,000 ndjekës në mediat sociale dhe ishte veçanërisht popullor në Kick.
    Vërehet se 46-vjeçari ishte i njohur për videot në të cilat poshtërohej dhe abuzohej së bashku me kolegët e tij. Në një skenë, atij duket se i hidhet një shishe me ujë në fytyrë ndërsa është shtrirë.
    Ky incident u përmend edhe nga vetë ministrja e Teknologjisë Dixhitale, duke deklaruar se
    Graven ishte “poshtëruar dhe abuzuar për muaj të tërë”.

    Top Channel

  • Rama prezanton platformën e denoncimit për hapësirat publike: Dritare për të bashkuar forcat

    Rama prezanton platformën e denoncimit për hapësirat publike: Dritare për të bashkuar forcat

    Edi Rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë platformën ku qytetarët mund të denoncojnë shkeljet e hapësirës publike. Në rrjetet e tij sociale, Rama ka ndarë linkun ku qytetarët mund të bëjnë denoncimet e tyre. Ai thekson se kjo është një dritare e re komunikimi për të bashkuar forcat për të mbrojtur mjedisin e përbashkët.
    “MIRËMËNGJES, dhe me këtë dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike, ju uroj fundjavë të qetë,”- ka shkruar Rama.
    POSTIMI I PLOTË:

  • “Dritare e re e komunikimit”, Rama prezanton platformën e denoncimit për hapësirat publike

    “Dritare e re e komunikimit”, Rama prezanton platformën e denoncimit për hapësirat publike

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë platformën ku qytetarët mund të denoncojnë shkeljet e hapësirës publike.
    Ai thekson se kjo është një dritare e re komunikimi për të bashkuar forcat.
    “MIRËMËNGJES
    dhe me këtë dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike, ju uroj fundjavë të qetë”, ka shkruar Rama.

  • AMA bashkëpunim me platformën X për përmbajtjet në gjuhën shqipe

    AMA bashkëpunim me platformën X për përmbajtjet në gjuhën shqipe

    Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar për një bashkëpunim të ri me një nga platformat më të mëdha online, platformën X.
    Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka theksuar se është lidhur një urë bashkëpunimi me platformën X, për të mbikqyrur dhe ndjekur me prioritet çdo përmbajtje potenacialisht të dëmshme në gjuhën shqipe, që shpërndahet në këtë platformë.
    “Një mjedis i pastër dixhital, pa dhunë e urrejtje dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve apo komuniteteve është prioritet për ne”, ka shkruar Krasniqi.
    Sipas marrëveshjes, AMA do të ketë një kanal të dedikuar në Platformën X, për të raportuar përmbajtje që përmbajnë gjuhë urrejtjeje, nxisin dhunën, shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, apo cenojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

  • AMA bashkëpunim me platformën ‘X’

    AMA bashkëpunim me platformën ‘X’

     
    TIRANË-Autoriteti i Mediave Audiovizive ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me rrjetin social X. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka njoftuar sot se është lidhur një urë bashkëpunimi me platformën X, për të mbikqyrur dhe ndjekur me prioritet çdo përmbajtje potenacialisht të dëmshme në gjuhën shqipe, që shpërndahet në këtë platformë.
    “Një mjedis i pastër digjital, pa dhunë e urrejtje dhe mbrojejta e të drejtave të fëmijëve apo komuniteteve është prioritet për ne”, ka shkruar Krasnqini, ndërsa ka shprehur falenderimet për këtë bashkëpunim të gjetur me X.
     
     

  • Grimes “shpërthen” ndaj X-it të Elon Musk: “Helm për trurin!”

    Grimes “shpërthen” ndaj X-it të Elon Musk: “Helm për trurin!”

    Dikur një nga çiftet më të përfolur të teknologjisë dhe artit, sot Grimes dhe Elon Musk ndajnë më shumë se një të kaluar, ndajnë edhe kritika publike. Këtë herë, këngëtarja kanadeze ka “goditur” drejtpërdrejt platformën X (ish-Twitter), pronë e ish-partnerit të saj.
    Pasi qëndroi larg rrjeteve sociale për një kohë të gjatë, Grimes u rikthye për të promovuar një bashkëpunim muzikor me producentin Sub Focus. Por ajo që mori vëmendjen e internetit nuk ishte muzika… por një tjetër status i saj:
    “Kam ndalur plotësisht përdorimin e rrjeteve sociale dhe tani që u ktheva, më duket krejtësisht e qartë se kjo platformë, si shumica prej tyre, është helm, një burg i mbushur me marrëzira që nuk kanë të bëjnë me askënd,” shkroi ajo.
    Postimi i saj u bë viral brenda orësh, duke mbledhur mbi 1 milion shikime dhe mijëra komente, nga ata që e duartrokasin për sinqeritetin, te ata që e kujtojnë… se është fjala për platformën e Musk.

  • Hapja e Urës së Ibrit, Vetëvendosja nuk heq dorë: Do të ndërtojmë edhe dy të tjera

    Hapja e Urës së Ibrit, Vetëvendosja nuk heq dorë: Do të ndërtojmë edhe dy të tjera

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, pa asnjë dyshim se ura kryesore mbi lumin Ibër, e cila lidhë Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut, do të hapet. Përveç kësaj, sipas tij edhe dy ura të tjera mbi Ibër do të ndërtohen. “Ura kryesore mbi Ibër do të hapet, pa dyshim. Edhe dy ura tjera mbi Ibër do të ndërtohen, pa dyshim”, ka shkruar ai në platformën sociale, Facebook. Qeveria në detyrë e Kosovës po synon t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër, të cilat do ta lidhnin Mitrovicën Veriore të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën Jugore të banuar me shumicë shqiptare.
    Synimi për ndërtimin e tyre vjen disa ditë pasi Mitrovica e themeloi Bordin e Përbashkët mes komunës jugore dhe asaj veriore. Lëvizja Vetëvendosje, partia e cila doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, publikoi një fotografi e cila tregon se si do të dukeshin këto dy ura. Sipas fotografisë urat e reja synohen të ndërtohen në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore. Një plan i tillë pason përpjekjet disa mujore gjatë vitit të kaluar për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.  “BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë çorientuese”, ka shkruar Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak në platformën sociale X. Sipas tij, imponimi i një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve të prekur nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve.