Tag: plastike

  • Gjenden kallashnikov dhe pushkë të fshehura në një kanal, armët ishin mbështjellë me qese plastike

    Gjenden kallashnikov dhe pushkë të fshehura në një kanal, armët ishin mbështjellë me qese plastike

    Foto ilustruese

    KORÇË-Tre armë zjarri janë gjetur në një kanal, në fshatin Libonik, në vendin e quajtur “Pompat”. Policia ka raportuar se bëhet fjalë për armë të ndryshkura, jofunksionale, përkatësisht 1 kallashnikov dhe 2 pushkë. Armët u gjetën të mbështjella me qese plastike.
    Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.
    Njoftimi i policisë:
    Në fshatin Libonik, në vendin e quajtur “Pompat”, janë gjetur në një kanal, të mbështjella me qese plastike, 3 armë zjarri të ndryshkura, jofunksionale (të dyshuara 1 kallashnikov dhe 2 pushkë). Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme./ZËRI

  • Ronaldo bën zbulimin e pabesueshëm: Shoku i kombëtares ma piu shishen e verës 10 mijë dollarëshe në gota plastike…

    Ronaldo bën zbulimin e pabesueshëm: Shoku i kombëtares ma piu shishen e verës 10 mijë dollarëshe në gota plastike…

    Një shishe verë që kushtonte 10.000 dollarë, e pirë në gota plastike me kubikë akulli. Dhe nuk i pëlqeu shumë… Gjatë “Charla Podcast”, Ronaldo (Fenomeni) ka treguar një episod interesant me ish-shokun e tij të ekipit kombëtar, Vampeta.
    Ronaldo ka rrëfyer se një mbrëmje, ish-mesfushori brazilian, që ishte një meteor tek Interi, ku luajti nga korriku 2000 deri në janar 2001, ishte në shtëpinë e tij. Atje, pa e ditur Ronaldo, ai piu një verë franceze që kushtonte 10.000 dollarë:
    “E kisha marrë në një restorant të vjetër, shumë ‘chic’, luksoz, në Paris. Atje ishte një tryezë e ngritur, në të cilën ‘rindërtohej’ darka e fundit e Napolonit. Bleva një shishe verë ‘Petrus’, e mora në shtëpi më shumë për vlerën e saj simbolike, duke qenë vera më e famshme në botë.
    Nuk kisha ndërmend ta hapja, pasi shishja datonte nga viti i lindjes së saj, 1500. Më kishin thënë që nuk kishte qenë një vit i mirë. Epo, Vampeta e hapi, mori disa gota plastike, e derdhi, e piu dhe bëri një fytyrë të shëmtuar, duke thënë:
    Është jashtëzakonisht e nxehtë, a ke akull? Pastaj nisi të vendoste nga një kubik akulli në çdo gotë. Unë nuk mund ta besoja sepse, siç thashë, ishte thjesht një verë për ekspozitë”.
    Kjo anekdotë e pabesueshme shkaktoi të qeshura tek të ftuarit e podcast-it.
     

  • “Mos pini ujë nga e njëjta shishe plastike”, studiuesit lëshojnë alarmin

    “Mos pini ujë nga e njëjta shishe plastike”, studiuesit lëshojnë alarmin

    Shkencëtarët vazhdojnë studimet mbi ndikimin që ka konsumimi i ujit të ambalazhuar në plastikë për shëndetin. Një studim i fundit nga shkencëtarët kinezë, i publikuar në “Communications Biology”, ka nxjerrë në pah rreziqet e mundshme të mikroplastikës që përthithet përmes ujit të ambalazhuar.
    Sipas këtij studimi, shishet plastike janë burimi kryesor i mikroplastikës që hyjnë në organizmin e njeriut. Përveç kësaj, ato transportojnë një ndotës të njohur si benzopiren, i cili është toksik dhe gjendet në mjedis. Studimi thekson se këto grimca plastike, pasi thithen përmes sistemit tretës, mund të dëmtojnë organet e brendshme, veçanërisht murin e zorrëve dhe veshkat, duke shkaktuar inflamacion dhe pasoja të rënda për shëndetin.
    Mikroplastika ka një madhësi shumë të vogël, rreth pesë milimetra, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë eliminimin e saj. Ajo gjendet jo vetëm në ujë, por edhe në ushqime, dete dhe oqeane. Në shumicën e rasteve, mikroplastika krijohet nga copëzimi i mbetjeve plastike më të mëdha.

  • A e dini sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit?

    A e dini sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit?

    Shishet plastike përmbajnë Bisfenol A, një substancë kimike që lëlshohet në ujë dhe kthehet në strehën e shumë baktereve të rrezikshme.
    Në një përdorim të vetëm, këto baktere mblidhen pikërisht në grykën e shishes, aty ku vendosim buzët, ndaj mund ta imagjinoni se çfarë ndodh me ripërdorimin e këtyre shisheve.
    Gryka e shishes nuk pastrohet dot kurrë mjaftueshëm dhe mbetet gjithmonë e lagësht duke u kthyer në një ‘pistë vallëzimi’ për bakteret. Kjo substancë kimike ka një ndikim tepër të rrezikshëm tek hormonet e njeriut, sidomos kur shishja ngrohet nga dielli ose ripërdorimi.
    Për pasojë, ekspertët e Agroweb.org rekomandojnë që nëse u jepet mundësia, të mos blini shishe uji nga ato që kemi parë rëndom të ekspozuara jashtë në diell për orë të tëra në shumë markete të vendit.
    Ekspertët këshillojnë përdorimin vetëm një herë të shishes plastike dhe zëvendësimin e saj me shishe qelqi. Në këtë mënyrë, ju do të mbroni jo vetëm shëndetin tuaj por edhe ambientin ku jetojmë.

  • Pastrimi i Kuzhinës – Gjërat që Mund të Hiqni nga Dollapët pa u Menduar dy Herë

    Pastrimi i Kuzhinës – Gjërat që Mund të Hiqni nga Dollapët pa u Menduar dy Herë

    Është normale që me kalimin e kohës dollapët e kuzhinës të mbushen me artikuj që i përdorni rrallë.

    Duke filluar nga enët enët plastike që qëndrojnë me vite e vite në dollapët e kuzhinës tuaj, e deri tek sendet më të vogla që zënë kot së koti hapësirë.
    Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa nga sendet të cilat mund t’i  hidhni që tani me qëllim që të krijoni më tepër hapësirë nëpër raftet e kuzhinës tuaj.
    Gotat shtesë
    Gotat në formën e filxhanëve të mëdhenj, mund të monopolizojnë shpejt hapësirën e rafteve tuaja. Filloni duke hequr të gjitha ato që nuk i përdorni më duke ruajtur vetëm ato që përdorni më shpesh dhe duke dhuruar pjesën tjetër. Ose merrni parasysh të instaloni grepa për filxhanë nën rafte. Ky dizajn liron hapësirën.
    Enë plastike të papërdorshme
    Hiqni të gjitha enët plastike të ushqimit nga dollapi, duke i përshtatur kapakët dhe bazat.
    Enët plastike që iu ka humbur kapaku, ose kapakët e panevojshëm shpesh zënë hapësirën e nevojshme. Hidhni ato që nuk iu vlejnë më, ose ato që janë konsumuar së tepërmi.
    Gota dhe enët e krisura
    Ndoshta iu ka mbetur ndonjë filxhan çaji me një dorezë të thyer që keni dashur t’a ngjisni. Tani është koha për t’i hedhur këto enë potencialisht të rrezikshme, që do të thjeshtojë procesin e organizimit të enëve të tjera.
    Erëzat e skaduara
    Nës erëzat kanë qëndruar për vite e vite me rradhë, ato ndoshta kanë skaduar. Por mos u shqetësoni, ato nuk do t’ju sëmurin, por vetëm sa kanë humbur shijen e tyre. Prandaj është koha të flakni tutja ato që nuk i përdorni dhe t’i zëvendësoni me të reja.
    Mjete të dyfishta
    Me siguri që nuk ken nevojë të keni dy spatula, apo dy grirëse hudhrash ose dy tremometra gatimi. Zgjidhni të preferuarin tuaj dhe lironi hapësirën në dollapët e kuzhinës tuaj.
    Tavat e dëmtuara
    Këtu bëhet fjalë për tavat apo tiganët e veshur, të cilët nuk ngjisin. Kur shtresa që vesh këto enë gërvishtet, apo dëmtohet, është koha që t’i zëvendosni me të rinj. E kjo pasi mund të pëbëjnë rrezik për shëndetin tuaj sepse gjatë gatimit këto enë të dëmtuara mund të lëshojnë kimkate të dëmshme.
    Librat e gatimit që nuk i përdorni
    Hiqni ato që keni vite që nuk i lexoni më. Dhe nëse kanë ndonë recetë interesante mjafton t’i bëni një fotografi me cellular në mënyrë që ta ruani.
    Peshqirët e kuzhinës
    Peshqirët e kuzhinës me njolla të mëdha, të grisura ose të dëmutara, mund të përdoren për funksione të tjera.
    Dërrasat prerëse që janë të dëmtuara
    Bakteret mund të futen në të gjitha ato gërvishtje dhe më pas të futen edhe në ushqimin tuaj. Për sigurinë tuaj, ndërrojini dërrasat prerëse kur shihni që ato janë dëmtuar.
    Hidhni çdo gjë të skaduar
    Kontrolloni raftet për kanaçe apo ushqime të mbetuar prej kohësh, të cilat me siguri do të kenë skaduar.
    Kavanozët e tepërt
    Në vend që ti ruani nëpër rafte, ripërdorini ato diku tjetër ose hidhini. /AgroWeb.org

  • Plastikë, Qelq apo Çelik – Cilat Janë Materialet më të Përshtatshme për Ruajtjen e Ushqimit?

    Plastikë, Qelq apo Çelik – Cilat Janë Materialet më të Përshtatshme për Ruajtjen e Ushqimit?

    Për të ruajtur ushqimet e mbetura, për të marrë drekën në zyrë ose për një meze të lehtë për të vegjlit në shkollë, llojet e kontejnerëve të ushqimit janë nga më të larmishmit duke filluar nga format, madhësitë, ngjyrat dhe të gjitha materialet e mundshme.

    Qelqi, plastika dhe çeliku janë padyshim më të përdorurat dhe më të përshtatshmit për ruajtjen e ushqimeve, por siç mund të kuptohet lehtësisht, ka shumë dallime dhe secila enë ka karakteristikat e veta.

    Në varësi të ushqimit, gatimit, kohës dhe mënyrës së ruajtjes, secili material është më i përshtatshëm se tjetri, prandaj është e rëndësishme të njihni në detaje të mirat dhe të këqijat e secilit produkt.

    AgroWeb.org ju njeh më poshtë me karkaterisitikat dhe dallimet kryesore mes tyre, në mënyrë që të zgjidhni të duhurin sipas nevojës.

    Xhami

    I ngurtë dhe rezistent, xhami ruan vetitë e ushqimit sepse nuk çliron asnjë lloj lënde toksike.

    Ka një sipërfaqe jo poroze që nuk thith dhe nuk lejon mikrobet dhe bakteret të deportojnë.

    Ai është në gjendje t’i rezistojë si temperaturave shumë të larta dhe atyre shumë të ulëta.

    Qelqi është gjithashtu miqësor me mjedisin sepse mund të ripërdoret pafundësisht dhe është 100% i riciklueshëm.

    Në enë qelqi mund të ruani të gjitha llojet e ushqimeve, si ato të papërpunuara dhe ato të gatuara.

    Xhami me ngjyrë rekomandohet gjithashtu për ruajtjen e ushqimeve që priren të prishen në dritë, si për shembull vaji.

    Të metat? Xhami është një material delikat, i cili mund të thyhet lehtësisht dhe është pak i rëndë, për këtë arsye, shpesh preferohen materiale që janë më të lehta për tu transportuar.

    Plastika

    Të lehta për t’u transportuar dhe të afta për t’i bërë ballë edhe goditjeve më të forta.

    Edhe pse kontejnerët plastikë janë padyshim më të përdorurit, kjo nuk do të thotë se janë gjithmonë zgjidhja më e mirë për nevojat tuaja.

    Nga ana praktike janë më të mirët sepse janë të lirë, nuk peshojnë, zënë pak hapsirë dhe nuk thyhen, por enët plastike janë më pak të sigurta se ato prej qelqi.

    Sipërfaqja poroze dhe e depërtueshme lejon që ushqimet e lëngshme të deportojnë jashtë kontenierit.

    Kjo është arsyeja pse këshillohet përdorimi i tyre vetëm për ruajtjen e ushqimit të thatë.

    Disa substanca në plastikë, në kontakt me temperaturat e larta, mund të çlirojnë kimikate toksike të cilat kur kontaminojnë ushqimin, mund të jenë të dëmshme për shëndetin.

    Për këtë arsye, kur bëhet fjalë për kontejnerët plastikë që do të përdorni në mikrovalë, është e rëndësishme të siguroheni që ato të jenë të përshtatshme për këtë gjë.

    Tashmë mund të jeni të vetëdijshëm dhe dihet botërisht se prodhimi intensiv dhe konsumi i tepërt i plastikës kanë një ndikim të lartë ndotës në planet.

    Plastika ka një jetë shumë të gjatë dhe vetëm pak më shumë se një e dhjeta e prodhimit riciklohet.

    Është e qartë se ne konsumojmë shumë prej saj, duke krijuar një ndotje të madhe.

    Çeliku

    Ashtu si qelqi, çeliku është një material tepër rezistent, i ripërdorshëm dhe i riciklueshëm.

    Nuk është jo poroz dhe për këtë arsye mund të përdoret për ruajtjen dhe transportin e të gjitha llojeve të ushqimeve dhe përbërësve, të nxehtë ose të ftohtë, të papërpunuar ose të gatuar.

    Kontejnerët e çelikut lahen lehtësisht, i rezistojnë temperaturave shumë të larta ose shumë të ulëta, i mbajnë plotësisht të pandryshuara vlerat ushqimore dhe gjithashtu i ruajnë ato edhe nga drita.

    Të metat? Në disa raste ato nuk janë të lehta dhe komode për transport dhe shpesh nuk kanë çmime ekonomike. /AgroWeb.org

  • “Mos pini ujë nga e njëjta shishe plastike”, studiuesit kinezë lëshojnë alarmin

    “Mos pini ujë nga e njëjta shishe plastike”, studiuesit kinezë lëshojnë alarmin

    Shkencëtarët vazhdojnë studimet mbi ndikimin që ka konsumimi i ujit të ambalazhuar në plastikë për shëndetin. Një studim i fundit nga shkencëtarët kinezë, i publikuar në “Communications Biology”, ka nxjerrë në pah rreziqet e mundshme të mikroplastikës që përthithet përmes ujit të ambalazhuar.
    Sipas këtij studimi, shishet plastike janë burimi kryesor i mikroplastikës që hyjnë në organizmin e njeriut. Përveç kësaj, ato transportojnë një ndotës të njohur si benzopiren, i cili është toksik dhe gjendet në mjedis. Studimi thekson se këto grimca plastike, pasi thithen përmes sistemit tretës, mund të dëmtojnë organet e brendshme, veçanërisht murin e zorrëve dhe veshkat, duke shkaktuar inflamacion dhe pasoja të rënda për shëndetin, shkruan A2 CNN.
    Mikroplastika ka një madhësi shumë të vogël, rreth pesë milimetra, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë eliminimin e saj. Ajo gjendet jo vetëm në ujë, por edhe në ushqime, dete dhe oqeane. Në shumicën e rasteve, mikroplastika krijohet nga copëzimi i mbetjeve plastike më të mëdha.
    Si alternativa ndaj ujit të ambalazhuar, rekomandohet përdorimi i shisheve të ripërdorshme dhe filtrimi i ujit të rubinetit. Gjithashtu, shmangia e plastikës njëpërdorimshme dhe përdorimi i ambalazheve të ripërdorshme mund të ndihmojë në reduktimin e ndotjes plastike dhe mbrojtjen e shëndetit.