Erion Alibej bashkëpunëtor i drejtësisë dhe që gjykohet për dosjen “Plumbi i Artë”, është thirrur si dëshmitar në procesin që po mbahet ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçës për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndojës, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.
Gjatë dëshmisë së fortë në GJKKO, Alibej ka dhënë detaje lidhur me atentatin ndaj Ndojit, duke folur me siguri të plotë se pas atentatit, qëndronte Plarent Dervishaj.
Pikërisht për të fshehur gjurmët e lëna nga atentatorët, Alibej thotë se Plarent Dervishajt i kishin kërkuar 300 mijë euro për të prishur provat në laboratorin e Kriminalistikës së Policisë së Shtetit.
Kujtojmë se Alibej, në fillim të muajit qershor, rrëfeu “Masakrën e Bradasheshit” më 29 dhjetor 2018 në Elbasan, ku iu vranë në atentat vëllai Endrit Alibej, xhaxhai dhe një mik turk, rrëfeu komunikomin me Dervishajn, kunatin e kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i ekstraduar nga Dubai vitin e kaluar.
Dëshmia e plotë e Erion Alibej:
Erion Alibej: Gjatë vitit 2019 kam jetuar në Elbasan. Plarent Dervishaj e njoh, Julian Meçajn jo. Plarentin e njoh pasi më ka mundësuar daja i bashkëshortes sime një takim me anë të një shokut të tij. Di që ka një fabrikë cigaresh në Librazhd. Më ka mundësuar ai një takim me Plarentin. Kemi drekuar atje. Nuk e dija kush ishte ai në atë periudhë, po më duket një “Çekiçi” që kisha parë në televizor. Ky ka qenë takimi i parë dhe i vetëm. Unë në atë kohë, në 2019 kam qenë person në kërkim për nje çështje të 2018. U strehoja në shtëpinë time. Kam pasur disa probleme në shtëpinë time. Në atë pierudhe, Arben Laze ka patur një Tuareg ngjyrë të zeze, jam ulur në sediljen mbrapa kam shkuar te fabrika e cigareve. Më priti Iliri dhe Arbeni, s’mbaj mend nëse ka qenë Plarenti aty apo nëse erdhi me mbrapa. Plarenti kishte një BMË ngjyrë blu të blinduar, shofer ka qenë i djalë tjetër, Plarenti pasagjer. Mond Çekiçin nuk e njoh, e kam dëgjuar në media. Mbase Mondi ka qenë personi atë ditë për drekë, po nuk me kujtohet mirë, e kam të turbullt. Në atë takim, diskutova me Plarentin lidhur me hallet që më kishin rënë dhe arsyeja e takimit ishte për të më ndihmuar. Vetëm një herë takim fizik kemi patur, komunikonim në aplikacion të enrikuptuar. Në atë periudhë kam patur Enchro chat, ka qenë periudhë që i përdorja të dyja, edhe sky ecc. Plaurenti përdorte “Barcelona” në Enchrochat, por edhe pseudonimin “Ghost”. Këto mbaj mend unë.
Alibej: Me Plarentin nuk më lidhte asgjë. Plarentit me vonë i ndodhi një atentat dhe unë interesohesha me Plarentin si për hallet e mia. Dhe ia përcillja të gjitha të dhënat. Na vinin fjalë se antentati që i kishin bërë, me thonin e ka bërë Lul Berisha. Unë ia thashë ta gjykojë vetë këtë informacion. Më vinin dhe informacione për hallet e mia. I kam dërguar edhe në sistemin TIMS foton e njërit me mbiemër Kabashi. Kam patur një punonjës policie gjatë gjithë periudhës që më jepte të dhëna gjithë kohën. Ka qenë punonjës policie në Elbasan. Punonjësit ia shpërbleja ndihmën. E pajisa dhe me Sky dhe me EnchroChat. Ia bëja unë rimbushjen. Rimbushja ka qenë 600 € në atë periudhë. Redjan Rrajën e kam dëgjuar përherë të parë në televizor. E dija që pas atentatit të prokurorit Arjan Ndoja ishte Plarent Dervishaj. Pas atentatit të prokurorit, kemi biseduar gjatë. U zbulua shpejt si ngjarje, sepse personat që bënë atentatit kishin lënë syze, nuk i kishin djegur makinat, ishin trembur kur kishin disa persona afër dhe gabuan. Më thotë Plarenti që e kam shok të ngushtë Redjan Rrajën, dhe donte të futej në makinë me zor që të merrte pjesë dhe ai. Plarenti më thotë që jam duke u interesuar për të fshirë provat në laborator. Më tha që i kishin kërkuar 300 mijë € dhe po priste përgjigje. Kjo ka qenë pjesa kur Redjan Rraja është përmendur për herë të parë. Unë i dërgoja informacione Plarentit, sepse në atë periudhë donin të më ekzekutonin me snajper. Por atë në atë kohë, donin të vrisnin edhe Plarentin me snajper te një lokal të Vollga. I thashë bëj kujdes. Kur shpëtoi prokurori, diskutova me Plarentin që Arjan Ndoja shkonte në një lokal në Gjiri i Lalzit dhe fliste që po përgatitej ta godiste atje. Aleksandër Lahon nuk e mbaj mend mirë, Plaurenti nuk e llogariste fare. Fliste gjithmonë, thoshte janë mbyll fare. E kishte te prokurori fokusin.
Alibej: Kodët e mia në aplikacionet e enkriptuara kanë qenë “Noku” në enchochat, ndërsa në Sky “Lizz” dhe “Kumi”. Me Plaurentin besoj që komunikoja me të gjitha këto kodet. Shoku i ngushtë i Arbenit ishte shumë mik me “Ilirin e cigareve”. Kam pasur dhe marrëdhënie drejtëpërdrejtë me Ilirin. Me erdhën informacione për një person në Durrës , njëri qe njihej si “Poja”. Nuk e mbaj mend mirë komunikimin e fundit me Plarentin, por ka qenë pak ditë para se të arrestohesha, 18 shtator 2020 u arrestova. Pas arrestimit tim, nuk kam patur komunikim për Plaurentin. As me Redjan Rrajën, por në burgun 302 ku unë kam qenë i akomoduar, kanë qenë dhomat e regjimit të mirë. Ngjit me dhomën time, ka ardhur Viktor Ymeri, mbi dhomën e tij ka qenë Redjan Rraja. Redjani doli nga dritarja dhe bëri një bisedë me Viktorin. Më kujtohet një bisedë, sepse është institucion i vjetër dhe dëgjohet gjithçka. Viktori e pyet si po ju shkon procesi, Redjani i thotë “po interesohet shoku”. Unë e kuptova direkt që iu referua Plarentit. “Është njeri që po bën namin në SPAK, iu referonte prokurorit Altin Dumani, po flet gjithçka”. Dërgojini fjalë aty ku i dhëmb me shume i tha, te familja. Dhe përmendi “Krymin” e kishte fjalën për mua. Redjani me Viktorin më shante dhe mua dhe prokurorin.
Plarent Dervishaj ndërhyn nga kafazi: Të erdhi keq për prokurorin ty, apo se t’u përmend familja?
Alibej: Ilir Jashari është ai i cigareve, m’u kujtua mbiemri. Kur i kanë bërë atentatin Plarentit, ai kishte nje pamje filmike, një BMË seria 5 që është djegur. Ia kam kërkuar Plarentit pamjet, se mos ndoshta dalloja personat qe njihja aty. Pamjet m’i solli me një flash përmes Ilirit. Nuk e ndihmove dot me informacion qe mund t’i vlente atij, sepse nuk njoha askënd. Arbën Muça është shok i ngushte i Talo Çelës. Unë Plarentit i kam dërguar një foto të vëllait të tij, pas ekzekutimit të vëllezërve Haxhia. Foton e nxora nga sistemi TIMS. Nga informacionet që kisha Talo Çela kishte fut vëllain e Ben Muçës për të më ekzekutuar mua. Punonjësi i Elbasanit 5-6 minuta e vononte informacionin nëse ishte në punë.


