Tag: planit

  • Plani 60-ditor i OKB-së për heqjen e bllokadës dhe sigurimin e fondeve në Gaza, Fletcher: Një ditë shprese dhe mundësie

    Plani 60-ditor i OKB-së për heqjen e bllokadës dhe sigurimin e fondeve në Gaza, Fletcher: Një ditë shprese dhe mundësie

    Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente, Tom Fletcher, ka paraqitur një plan të detajuar 60-ditor për reagimin humanitar në Gaza, në sfondin e njoftimit të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, sipas planit të paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

    Z. Fletcher e përshkroi këtë moment si “një ditë shprese dhe mundësie”, duke theksuar se plani i Trump “duhet të jetë baza për të shpëtuar dhjetëra mijëra jetë”.
    Ai prezantoi një paketë masash që përfshin sigurimin e ushqimit për 2.1 milionë njerëz, rikthimin në funksion të sistemit shëndetësor të dëmtuar, furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizime për 1.4 milionë banorë, si dhe një fushatë të gjerë strehimi dimëror.
    Fletcher renditi dhjetë kushte për suksesin e planit, mes të cilave hyrja e karburantit dhe gazit, funksionimi i korridoreve humanitare, mbrojtja e punonjësve të ndihmës dhe financimi i plotë i planit, duke theksuar se aktualisht është siguruar vetëm 28% e 4 miliardë dollarëve të kërkuar në kuadër të “Flash Appeal 2025”.
    Në konferencë për shtyp, Fletcher konfirmoi se OKB-ja, UNRWA dhe organizatat joqeveritare janë mobilizuar plotësisht për zbatimin e marrëveshjes, duke nënvizuar se “bllokada e Gazës duhet të hiqet” për të garantuar qasje të papenguar humanitare.
    Ai shtoi se planifikon të vizitojë personalisht Gazën dhe se OKB-ja mban dialog të vazhdueshëm me autoritetet izraelite për kalimin e sigurt dhe të shpejtë të ndihmave.
    I pyetur nëse Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar që OKB-ja të drejtojë operacionin humanitar, Fletcher tha se plani 20-pikësh përfshin “një referencë të qartë për rolin qendror të OKB-së në menaxhimin e reagimit humanitar”.
    Sipas tij, “e gjithë familja e OKB-së është mobilizuar për t’u përgjigjur, ndërsa UNRWA mbetet e pazëvendësueshme. Po ashtu, ne mbështetemi te partnerët e OJQ-ve dhe sektori privat, sepse shpëtimi i jetëve në këtë shkallë kërkon një përpjekje kolektive masive”.
    Fletcher paralajmëroi se “elementët ekstremistë në të dyja palët” mund të përpiqen të pengojnë procesin, por u shpreh optimist se mbështetja e gjerë ndërkombëtare për planin e Presidentit Trump dhe angazhimi i ministrave të jashtëm do t’i zbehin këto përpjekje.
    “Ne kemi përvojën, vullnetin dhe detyrimin për të shpëtuar jetë në një shkallë të gjerë,” tha Fletcher. “Për ata që humbën gjithçka dhe për ata që punuan për të shpëtuar të tjerët, ne duhet të veprojmë  dhe do ta bëjmë.”

    Top Channel

  • Liderët botërorë mirëpresin marrëveshjen për fazën e parë të planit të Trumpit për Gazën

    Liderët botërorë mirëpresin marrëveshjen për fazën e parë të planit të Trumpit për Gazën

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të mërkurën vonë se Izraeli dhe Hamasi e arritën marrëveshjen e shumëkërkuar për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve, sipas planit të tij për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në enklavën palestineze.
    Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe vende të tjera.
    Më poshtë mund t’i lexoni reagimet e udhëheqësve nga e gjithë bota ndaj këtij zhvillimi:

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
    “Një moment përcaktues për paqen. Paqe që është e urgjente. Paqe që ka vonuar shumë”, shkroi Osmani në X.
    “Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij kanë treguar udhëheqje dhe përkushtim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme si për izraelitët, ashtu edhe për palestinezët, si dhe një përkushtim të palodhur për t’i dhënë fund vuajtjeve që breza të tërë njerëzish të pafajshëm kanë përjetuar”.
    “Mirënjohja jonë shkon gjithashtu për ndërmjetësuesit nga Katari, Egjipti dhe Turqia për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj paqes dhe për rolin e tyre thelbësor në realizimin e këtij përparimi historik”.
    Kryeministri australian, Anthony Albanese
    “Australia mirëpret njoftimin e presidentit Trump se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të planit për të sjellë paqe në Gazë”, tha Albanese në një deklaratë të përbashkët me ministren e Jashtme, Penny Wong.
    “Pas më shumë se dy vjetësh konflikti, me pengje të mbajtura dhe humbje shkatërruese të jetëve civile, ky është një hap shumë i nevojshëm drejt paqes. Australia ka qenë vazhdimisht pjesë e thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim, kthimin e pengjeve dhe lejimin e papenguar të ndihmës humanitare në Gazë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve t’i respektojnë kushtet e planit”.
    “Australia mbështet fuqimisht angazhimin e planit për t’ia mohuar Hamasit çdo rol në qeverisjen e ardhshme të Gazës. Së bashku me partnerët tanë, Australia do të vazhdojë të kontribuojë për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme me dy shtete.”
    Kryeministri britanik, Keir Starmer
    “E mirëpres lajmin se është arritur një marrëveshje për fazën e parë të planit të paqes së presidentit Trump për Gazën”, tha Starmer në një deklaratë.
    “Ky është moment lehtësimi i thellë që do të ndihet në mbarë botën, veçanërisht për pengjet, familjet e tyre dhe popullsinë civile të Gazës, që kanë përjetuar vuajtje të paimagjinueshme gjatë dy vjetëve të fundit”.
    “Kjo marrëveshje tani duhet të zbatohet plotësisht, pa vonesë, dhe të shoqërohet me heqjen e menjëhershme të të gjitha kufizimeve për ndihmën humanitare që shpëton jetë në Gazë”.
    “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbushin angazhimet që kanë marrë, të përfundojnë luftën dhe të ndërtojnë themelet për një fund të drejtë dhe të qëndrueshëm të konfliktit dhe një rrugë të qëndrueshme drejt paqes afatgjatë”.
    Kanadaja
    “Kanadaja mirëpret marrëveshjen e Izraelit dhe Hamasit për të zbatuar fazën e parë të planit të paqes të propozuar nga presidenti Trump dhe të ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe Turqia”, thuhet në një deklaratë të Global Affairs Canada, e cila merret me marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore të vendit.
    “Pas dy vjetëve të gjata, pengjet do të ribashkohen më në fund me familjet e tyre, dhe trupat izraelite do të tërhiqen përtej vijave të dakorduara. Ndihma e menjëhershme dhe e papenguar humanitare duhet t’u ofrohet shumë njerëzve në nevojë të madhe në gjithë Gazën”.
    “Kanadaja do të mbështesë çdo përpjekje për ta kthyer këtë hap pozitiv në paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët”.
    Presidenti amerikan, Donald Trump
    “Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi e kanë nënshkruar fazën e parë të Planit tonë të Paqes”, tha Trump në Truth Social.
    “Kjo do të thotë se të gjitha pengjet do të lirohen shumë shpejt, dhe Izraeli do t’i tërheqë trupat e tij në një vijë të dakorduar si hapi i parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme”.
    “Të gjitha palët do të trajtohen me drejtësi! Kjo është një ditë e madhe për botën arabe dhe myslimane, Izraelin, të gjitha kombet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ne falënderojmë ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia, që punuan me ne për ta bërë këtë ngjarje historike dhe të paprecedentë të ndodhë. Të bekuar qofshin paqebërësit!”
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu
    “Një ditë e madhe për Izraelin”, tha Netanyahu në një deklaratë.
    “Nesër do të mbledh Qeverinë për të miratuar marrëveshjen dhe për t’i sjellë në shtëpi të gjitha pengjet tona të dashura. Falënderoj ushtarët heroikë të IDF-së dhe të gjitha forcat e sigurisë; falë guximit dhe sakrificës së tyre, kemi arritur këtë ditë”.
    “Falënderoj nga zemra presidentin Trump dhe ekipin e tij për përkushtimin e tyre ndaj kësaj misioni të shenjtë për lirimin e pengjeve tona”.
    “Me ndihmën e Zotit, së bashku do të vazhdojmë të arrijmë të gjitha objektivat tona dhe të zgjerojmë paqen me fqinjët tanë”.
    Lëvizja e Qëndresës Islamike (HAMAS)
    “Ne vlerësojmë shumë përpjekjet e vëllezërve tanë dhe ndërmjetësve në Katar, Egjipt dhe Turqi, dhe gjithashtu çmojmë përpjekjet e presidentit të SHBA, Donald Trump, të synuara për t’i dhënë fund luftës plotësisht dhe për të arritur tërheqjen e plotë të okupatorit nga Rripi i Gazës”, tha Hamasi në një deklaratë.
    “Ne i bëjmë thirrje presidentit Trump, shteteve garantuese të marrëveshjes dhe të gjitha palëve arabe, islame dhe ndërkombëtare të detyrojnë qeverinë okupatore të zbatojë plotësisht detyrimet e saj sipas marrëveshjes dhe të mos lejojnë shmangien apo vonesën e zbatimit të asaj që është rënë dakord”.
    “Ne përshëndesim popullin tonë të madh në Rripin e Gazës, në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor, dhe në mbarë atdheun dhe diasporën, që kanë treguar nder, guxim dhe heroizëm të pashoq, duke u përballur me projektet fashiste të okupimit që i kanë synuar ata dhe të drejtat e tyre kombëtare. Këto sakrifica dhe qëndrime të palëkundura kanë penguar planet e Izraelit për nënshtrim dhe zhvendosje”.
    “Ne theksojmë se sakrificat e popullit tonë nuk do të jenë të kota, dhe se do të mbetemi besnikë ndaj premtimit tonë; për të mos braktisur kurrë të drejtat kombëtare të popullit tonë deri në arritjen e lirisë, pavarësisë dhe vetëvendosjes”.
    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres
    “E mirëpres njoftimin për një marrëveshje për sigurimin e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve në Gaza, bazuar në propozimin e paraqitur nga presidenti Donald J. Trump. Vlerësoj përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë në ndërmjetësimin e këtij përparimi jetik”, tha Guterres në një deklaratë.
    “U bëj thirrje të gjitha palëve të respektojnë plotësisht kushtet e marrëveshjes. Të gjithë pengjet duhet të lirohen me dinjitet. Duhet të sigurohet një armëpushim i përhershëm. Luftimet duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë. Duhet të garantohet hyrja e menjëhershme dhe pa pengesa e ndihmave humanitare dhe e mallrave thelbësore tregtare në Gazë. Vuajtjet duhet të ndalen”.
    “Kombet e Bashkuara do të mbështesin zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe do të rrisin dërgimin e ndihmave humanitare të qëndrueshme e me parime, si dhe do të avancojnë përpjekjet për rimëkëmbje dhe rindërtim në Gazë”.
    “U bëj thirrje të gjithë aktorëve të përfitojnë nga kjo mundësi historike për të vendosur një rrugë të besueshme politike drejt përfundimit të okupimit, njohjes të së drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje dhe arritjes së një zgjidhjeje me dy shtete që u mundëson izraelitëve dhe palestinezëve të jetojnë në paqe dhe siguri”./rel

  • Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

    Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

    Bota E Enjte, 9 Tetor 2025 09:08
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar arritjen e një armëpushimi në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit, duke e cilësuar këtë si fazin e parë të planit të paqes të propozuar nga administrata e tij.
    Në një deklaratë për mediat, Trump tha se Hamasi do të lirojë pengjet të hënën, duke shtuar se mes tyre përfshihen edhe trupat e disa të vrarëve.

    “Pengjet do të lirohen, ndoshta të hënën. Ata janë thellë në tokë. Po merren. Kjo do të përfshijë edhe trupat e të vdekurve,” – deklaroi presidenti amerikan.

    Në një postim në platformën Truth Social, Trump shprehu kënaqësinë për miratimin e planit të paqes nga të dyja palët.

    “Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë miratuar fazën e parë të planit tonë të paqes. Kjo do të thotë që të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të dakordësuar, si hapat e parë drejt një paqeje të fortë dhe të qëndrueshme,” – shkroi Trump.
    Ndërkohë, ushtria izraelite (IDF) ka konfirmuar se mirëpret marrëveshjen për kthimin e pengjeve, ndërsa Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir, ka urdhëruar të gjitha forcat të përgatiten për mbrojtje të forta dhe të jenë gati për çdo skenar.
    “Vendosjet e forcave do të kryhen në përputhje me direktivat e skalonit politik dhe fazat e marrëveshjes, me përgjegjësi dhe fokus në sigurinë e ushtarëve tanë,” – thuhet në deklaratën e IDF-së.
    Zamir gjithashtu ka udhëzuar njësitë e ushtrisë të përgatiten për operacionin e kthimit të pengjeve, duke e cilësuar këtë si një detyrë me prioritet të lartë për ushtrinë izraelite.
    Marrëveshja e shpallur pritet të ulë përkohësisht tensionet në Rripin e Gazës, pas muajsh të gjatë luftimesh dhe humbjesh të mëdha në të dyja anët.

  • Masakra tek Apeli/ “Ishte në dijeni të planit të nipit”, zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit. Policia: Ja lëvizjet e autorit

    Masakra tek Apeli/ “Ishte në dijeni të planit të nipit”, zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit. Policia: Ja lëvizjet e autorit

    Gjon Shkambi duket se ka qenë në dijeni të planit të nipit të tij, për të ekzekutuar gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Ky është përfundimi i hetimeve nga Policia e Shtetit lidhur me masakrën që tronditi dje vendin, ku në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit në Tiranë u qëllua ndaj gjyqtarit dhe 2 personave të tjerë, babë e bir, me të cilin autori Elvis Shkambi ishte në proces gjyqësor. Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “Njëkohësisht, pas këtij veprimi, shtetasi E. Sh. i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve R. K. dhe E. K., duke i plagosur të dy, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi G. Sh. nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit.Pas ngjarjes, shtetasi E. Sh. ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori E. Sh., pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • “Nuk ndërhyri kur nipi nisi të qëllonte me pistoletë”, zbardhen akuzat ndaj  Gjon Shkambit për vrasjen e gjyqtarit

    “Nuk ndërhyri kur nipi nisi të qëllonte me pistoletë”, zbardhen akuzat ndaj Gjon Shkambit për vrasjen e gjyqtarit

    Gjon Shkambi duket se ka qenë në dijeni të planit të nipit të tij, për të ekzekutuar gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Ky është përfundimi i hetimeve nga Policia e Shtetit lidhur me masakrën që tronditi dje vendin, ku në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit në Tiranë u qëllua ndaj gjyqtarit dhe 2 personave të tjerë, babë e bir, me të cilin autori Elvis Shkambi ishte në proces gjyqësor.
    “Njëkohësisht, pas këtij veprimi, shtetasi E. Sh. i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve R. K. dhe E. K., duke i plagosur të dy, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
    Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi G. Sh. nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit.
    Pas ngjarjes, shtetasi E. Sh. ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori E. Sh., pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Armëpushimi në Gaza, Netanyahu: Nuk zbatojmë asnjë nga 21 pikat e planit të Trump nëse…

    Armëpushimi në Gaza, Netanyahu: Nuk zbatojmë asnjë nga 21 pikat e planit të Trump nëse…

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se Izraeli nuk do të zbatojë asnjë pjesë të planit të armëpushimit të propozuar nga presidenti Donald Trump, nëse nuk lirohen të gjitha pengjet që ndodhen ende në duart e Hamasit.

    “Ne nuk do të zbatojmë asnjë nga 21 pikat e planit Trump derisa pengu i fundit të kthehet në tokën izraelite”, tha Netanyahu.
    Gjithashtu ai shtoi më tej:”Vetëm atëherë do të kalojmë në fazën tjetër.
    Deklarata e tij u bë gjatë një fjalimi në Forumin e Heronjve të Izraelit, një ngjarje ku morën pjesë familjarë dhe të afërm të viktimave të sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi dhe luftës në Gaza.

    Top Channel

  • Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

    Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

    Pasi fillimisht e përshëndeti njoftimin e HAMAS për pranimin e pikave kyçe të planit të Trump për Gazën, përfshirë lirimin e pengjeve, Presidenti amerikan ju rikthye sërish toneve kërcënuese
    “Veproni me shpejtësi ose bastet do të anulohen”, shkroi ai në rrjetet sociale.
    Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi më tej se nuk do të toleronte vonesa.
    “Le ta mbyllim shpejt”, u shpreh ai.
    Të premten, Trump i dha ultimatum Hamasit të pranonte planin deri të dielën në orën 6 dhe Hamas u përgjigj se pranonte pjesët kryesore të tij, por se kërkonte negociata të mëtejshme për disa pika të veçanta.
    Pas këtij njoftimi të Hamas, Trump deklaroi se paqja ishte e afërt dhe i kërkoi Izraelit të ndalte bombardimet në Gaza. Por, megjithëse ushtria e Netanjahut tha se kishin nisur përgatitjet për implementimin e fazës së parë të planit të Trump për paqen, sulmet nuk janë ndalur.
    Siç raportohet, mbi 65 vetë u vranë në Gaza gjatë 24 orëve të fundit.
    Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë se negociatat mes Izraelit dhe Hamasit pritet të rinisin në Egjipt gjatë ditëve të ardhshme. 

  • Plani i Trump për paqe në Gaza, reagon për herë të parë Erdogan

    Plani i Trump për paqe në Gaza, reagon për herë të parë Erdogan

    Bota E Shtunë, 4 Tetor 2025 13:25
    Ankara- Presidenti i Turqisë, Rexhep tajip Erdgogan, ka reagur për herë të parë për përgjigjen e Hamasit ndaj planit të Trump, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për paqen e përhershme në Gaza.
    Erdogan u zotua se Turqia do të vijojë të përpjekjet për të siguruar sipas tij rezultatin më të favorshëm për palestinezët.

    Erdogan: Përgjigjja e Hamasit ndaj planit për zbatimin e armëpushimit në Gaza përbën një hap konstruktiv dhe të rëndësishëm drejt arritjes së paqes së përhershme.

    Izraeli duhet të ndalojë menjëherë të gjitha sulmet e tij dhe të respektojë planin e armëpushimit.

    Duhet të merren pa vonesë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gaza dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme.
    Kjo gjenocid, kjo pamje e turpshme që ka lënduar thellë ndërgjegjen globale, duhet të marrë fund tani.
    Si Turqi, do të vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që negociatat të përfundojnë me rezultatin më të favorshëm për popullin palestinez dhe që zgjidhja me dy shtete, e mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare, të vihet në zbatim.

  • Lufta në Gaza/ Hamasi pranoi planin e SHBA, media: IDF ka pezulluar sulmet që nga mëngjesi! Do ketë vetëm operacione mbrojtëse

    Lufta në Gaza/ Hamasi pranoi planin e SHBA, media: IDF ka pezulluar sulmet që nga mëngjesi! Do ketë vetëm operacione mbrojtëse

    Pasi Hamasi njoftoi mbrëmjen e së premtes se kishte pranuar planin e SHBA për t’i dhënë fund luftës në Gaza, presidenti Donald Trump i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë bombardimet në enklavë. Trump shkroi, duke iu referuar deklaratës zyrtare të Hamasit, se lëvizja ishte gati për të punuar për një paqe të qëndrueshme dhe urdhëroi vendin e tij mik të ndërmerrte hapin e radhës.
    Në një tjetër reagim, përmes një videoje të postuar në Truthsocial, presidenti i SHBA siguroi se “të gjithë do të trajtohen në mënyrë të drejtë”, si pjesë e planit të tij të paqes për Rripin e Gazës.
    “Kjo është një ditë shumë e veçantë, ndoshta e pashembullt në shumë mënyra. Dua të falënderoj vendet që ndihmuan: Katarin, Turqinë, Arabinë Saudite, Egjiptin, Jordaninë dhe shumë të tjera. Kaq shumë njerëz kanë luftuar kaq shumë. Është një ditë e mrekullueshme. Do të shohim se si do të përfundojë. Duhet ta themi fjalën e fundit për këtë dhe ta bëjmë të ndodhë. Mezi pres që pengjet të kthehen në shtëpi te prindërit e tyre”, tha Trump.
    Pas këtyre zhvillimeve, udhëheqja politike izraelite urdhëroi ushtrinë që të reduktonte sulmet në enklavën palestineze në “minimum”. IDF u vu në lëvizje menjëherë gjatë natës dhe zhvilloi një takim të posaçëm për të përgatitur “fazën e parë të planit të Trump për lirimin e pengjeve”, ashtu sikurse edhe e bëri me dije Benjamin Detanyahu  në deklaratën e parë të tij pasi Hamasi pranoi planin e SHBA-ve.
    Por agjencia e lajmeve izraelite N12 raporton se IDF ka pezulluar sulmet që nga mëngjesi i sotëm. Sipas medias, direktiva nga udhëheqja politike është që të ketë sulme vetëm nëse ka ndonjë kërcënim.
    Në përgjigjen e tij ndaj Plani 20 pikesh te Trump, Hamasi tha se ishte gati të lironte të gjithë pengjet e gjalla dhe të kthente trupat e pengjeve të vdekura në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli, si dhe të fillonte negociata të drejtpërdrejta mbi detajet. Megjithatë, teksti i deklaratës nuk përmend çarmatimin e lëvizjes, të cilin e kërkon Izraeli, apo dëbimin e luftëtarëve të saj në vende të treta, dy pika kyçe të planit të presidentit amerikan, i cili mbështetet nga shumë vende arabe.

  • Hamas i pranon disa pjesë të planit të Trumpit për Gazën, por kërkon bisedime

    Hamas i pranon disa pjesë të planit të Trumpit për Gazën, por kërkon bisedime

    Hamas njoftoi të premten vonë se do t’i pranojë disa pjesë të planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, duke përfshirë lirimin e pengjeve dhe dorëzimin e qeverisjes së enklavës, por kërkon bisedime për shumë nga kushtet e tjera të marrëveshjes.
    Në një kopje të deklaratës, që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, Hamas e dha përgjigjen e tij ndaj planit 20-pikësh të Trumpit, pasi presidenti amerikan i kishte dhënë grupit militant palestinez afat deri të dielën për ta pranuar marrëveshjen.
    Trumpi nuk ka thënë nëse kushtet e planit mund të negociohen, siç kërkon Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.
    Një çështje e rëndësishme për të cilën Hamasi nuk u shpreh është nëse do ta pranonte kushtin për t’u çarmatosur.
    Çarmatosja e grupit është kërkesë e Izraelit dhe SHBA-së, të cilët deri më sot Hamasi s’e ka pranuar.
    Në deklaratë, Hamas tha se “vlerëson përpjekjet arabe, islame dhe ndërkombëtare, si dhe përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, për shkëmbimin e të burgosurve dhe për hyrjen e menjëhershme të ndihmave”.
    Ai tha se po njofton “miratimin për lirimin e të gjithë të burgosurve të pushtimit – si të gjallë, ashtu edhe trupat e pajetë – sipas formulës së shkëmbimit të përfshirë në propozimin e presidentit Trump, me kushtet e nevojshme praktike për zbatimin e shkëmbimit”.
    Por, Hamas shtoi: “Në këtë kontekst, lëvizja shpreh gatishmërinë e saj që menjëherë, përmes ndërmjetësuesve, të hyjë në bisedime për t’i shtjelluar hollësitë”.
    Grupi tha gjithashtu se është i gatshëm “t’ia dorëzonte administrimin e Rripit të Gazës një organi të pavarur palestinez (teknokratësh), bazuar në konsensusin kombëtar palestinez dhe të mbështetur nga shtetet arabe dhe islame”.
    Plani i Trumpit përcakton armëpushim të menjëhershëm, shkëmbim të pengjeve që mbahen nga Hamasi me të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli, tërheqjen e Izraelit nga Gaza në faza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një qeverie tranzitore të udhëhequr nga një trup ndërkombëtar.