Tag: planit

  • Çfarë dimë për draftin e planit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

    Çfarë dimë për draftin e planit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

    Drafti i planit të paqes SHBA-Rusi është publikuar gjerësisht dhe tani e dimë se ai propozon t’i dorëzojë ato zona të rajonit industrial lindor të Donbasit të Ukrainës, të cilat janë ende nën kontrollin ukrainas, kontrollit de facto të Rusisë së Vladimir Putinit.

    Versionet e fundit të tekstit bëjnë gjithashtu thirrje që Ukraina të zvogëlojë madhësinë e forcave të saj të armatosura në 600,000 njerëz.

    Por çfarë tjetër dihet rreth tekstit dhe kush do të përfitojë më shumë prej tij?

    Cilat janë pikat kryesore?

    Janë 28 pika kyçe dhe disa prej tyre, në pamje të parë, mund të jenë të pranueshme për Ukrainën. Të tjera duken të paqarta dhe të pasakta.

    Sovraniteti i Ukrainës do të ” konfirmohej” dhe do të kishte një “marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të plotë mossulmimi midis Rusisë, Ukrainës dhe Evropës” , me “garanci sigurie” të forta ose të besueshme për Kievin dhe një kërkesë për zgjedhje të parakohshme brenda 100 ditësh.

    Nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën, propozohet një “përgjigje e koordinuar ushtarake e fuqishme” së bashku me një rivendosje të sanksioneve dhe një anulim të marrëveshjes.

    Edhe pse zgjedhjet janë të pamundura në Ukrainë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, ato teorikisht mund të mbahen nëse nënshkruhet një marrëveshje paqeje.

    Por sa i përket garancive të sigurisë, nuk ka detaje se kush do t’i ofrojë ato dhe sa të forta mund të jenë. Kjo është shumë larg një angazhimi të Artikullit Pesë në stilin e NATO-s për ta trajtuar një sulm ndaj Ukrainës si një sulm ndaj të gjithëve. Kievi do të donte më shumë sesa një premtim të paqartë nëse do të nënshkruante.

    Ndër propozimet më të diskutueshme janë Ukraina që dorëzon territorin e saj të papushtuar dhe shkurton madhësinë e forcave të saj të armatosura.

    Dhënia e territorit ku jetojnë të paktën një e katërta e një milioni ukrainas – qytetet e “rripit të fortesës” të Donetskut, Slovyansk, Kramatorsk dhe Druzhkivka – nuk do të jetë e pranueshme për shumicën e ukrainasve. Rusia ka kaluar më shumë se një vit duke u përpjekur të pushtojë qytetin e Pokrovskut – Ukraina nuk ka gjasa të dorëzojë qendra kaq të rëndësishme strategjike pa luftë.

  • Po mbyllet lufta? SHBA i jep garanci Zelensky: Do të trajtoheni si vend i NATO-s

    Po mbyllet lufta? SHBA i jep garanci Zelensky: Do të trajtoheni si vend i NATO-s

    Volodymyr Zelensky u shpreh i gatshëm për atë që e quajti “punë të ndershme” me SHBA-në, pasi mori në dorë draftin e planit të paqes, që synon fundin e konfliktit të vendit të tij me Rusinë.

    Sipas disa mediave amerikane, plani parashikon që Kievi të heqë dorë nga zona e Donbasit në lindje të Ukrainës që ende kontrollon, të zvogëlojë madhësinë e ushtrisë dhe të angazhohet se nuk do të anëtarësohet në NATO.  Nuk është e qartë se sa e përfshirë ka qenë Ukraina në hartimin e planit, por sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se SHBA-ja është angazhuar “në mënyrë të barabartë me të dyja palët”.
    Në një deklaratë të veçantë, zyra e Zelenskyt tha se Ukraina kishte “rënë dakord të punojë mbi dispozitat e planit në një mënyrë që do të sillte një përfundim të drejtë të luftës”. Sipas një drafti të planit, i publikuar i plotë nga Financial Times dhe Axios, ushtria ukrainase do të kufizohet në 600,000 vetë personel, ndërsa në Poloni do të vendosen avionë luftarakë europianë për të mbrojtur Ukrainën në rast sulmesh të reja. Në Ukrainë nuk do të shkelin ushtarë të NATO-s, por sipas planit asaj do ti ofrohen garanci të forta sigurie. Kështu, çdo sulm i armatosur “i rëndësishëm, i qëllimshëm dhe i vazhdueshëm” i ardhshëm nga Rusia kundër Ukrainës “do të konsiderohet si një sulm që kërcënon paqen dhe sigurinë e komunitetit transatlantik” dhe do të shkaktojë një përgjigje nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, përfshirë një përgjigje ushtarake.
    Rusia, Ukraina dhe Europa ndërkohë do të nënshkruajnë një pakt mos-agresioni. Brenda 100 ditësh nga marrëveshja, në Ukrainë do të mbahen zgjedhjet. Plani parashikon gjithashtu që Rusia të “reintegrohet në ekonominë globale” përmes heqjes së sanksioneve dhe ftesës për t’iu bashkuar sërish G7-ës — duke e kthyer atë në G8. Analistët mendojnë se nëse konfirmohet plotësisht, kërkesat e planit duket se më shumë favorizojnë interesat e Moskës. Zelensky tha se pritet të flasë me presidentin amerikan Donald Trump në ditët në vijim për propozimet, të cilat përfshijnë edhe heqjen dorë nga një pjesë e madhe e armëve të Ukrainës. Por në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Leavitt hodhi poshtë sugjerimet se plani kërkon lëshime të mëdha nga Ukraina, duke thënë se presidenti amerikan “e mbështet” atë. I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kanë punuar në heshtje për rreth një muaj mbi një propozim, dhe janë angazhuar me të dyja palët “për të kuptuar se për çfarë do të ishin të gatshme të angazhoheshin këto vende për të garantuar një paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë”, pohoi zëdhënësja.
    “Është një plan i mirë si për Rusinë ashtu edhe për Ukrainën. Ne besojmë se duhet të jetë i pranueshëm për të dy palët. Dhe po punojmë shumë për ta finalizuar”, thotë Caroline Leavitt, zëdhënëse e Trump.
    Një zyrtar i lartë amerikan, që foli në kushte anonimiteti për CBS News, tha se plani “u hartua menjëherë pas diskutimeve me një ndër anëtarët më të lartë të administratës së Zelenskyt, Rustem Umerov, i cili ra dakord me pjesën më të madhe të planit, pas disa modifikimeve, dhe ia paraqiti atë presidentit Zelensky.

    Top Channel

  • Trump miraton planin e paqes me 28 pika për të zgjidhur luftën në Ukrainë

    Trump miraton planin e paqes me 28 pika për të zgjidhur luftën në Ukrainë

    Presidenti amerikan Donald Trump këtë javë miratoi një plan me 28 pika për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës, të cilin zyrtarët e lartë të administratës e kanë zhvilluar në heshtje gjatë disa javëve të fundit në konsultim me të dërguarin rus Kirill Dmitriev dhe zyrtarët ukrainas, tha një zyrtar i lartë i administratës për NBC News.
    I dërguari special i Trump, Steve Witkoff, zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe dhëndri i presidentit Jared Kushner ishin të përfshirë në formulimin e planit, tha zyrtari, transmeton Telegrafi.
    “Plani përqendrohet në dhënien e garancive të sigurisë për të dyja palët për të siguruar një paqe të qëndrueshme. Ai përfshin gjërat që Ukraina dëshiron dhe ka nevojë për të pasur një paqe të qëndrueshme”, tha zyrtari i lartë për NBC News.
    Zyrtari nuk dha detaje të një plani që zyrtari beson se është ende në një farë mase për negociata me palët kryesore të përfshira. Axios raportoi për herë të parë ekzistencën e planit.
    Tre zyrtarë amerikanë i thanë NBC News se korniza për marrëveshjen e paqes ende duhej t’u paraqitej ukrainasve, dhe se koha e finalizimit të një drafti të planit përkoi me vizitën e një delegacioni të ushtrisë në Ukrainë.
    “Përfundimi i një lufte komplekse dhe vdekjeprurëse si ajo në Ukrainë kërkon një shkëmbim të gjerë idesh serioze dhe realiste. Dhe arritja e një paqeje të qëndrueshme do të kërkojë që të dyja palët të bien dakord për lëshime të vështira, por të domosdoshme”, shkroi Rubio në X të mërkurën.

  • Pas votimit në OKB, Netanyahu kërkon dëbimin e Hamasit nga rajoni

    Pas votimit në OKB, Netanyahu kërkon dëbimin e Hamasit nga rajoni

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërkuar këtë të martë që Hamasi të dëbohet nga rajoni, një ditë pas miratimit nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së të planit të presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës, i cili përfshin amnisti për grupin militant palestinez.

    Netanyahu e kishte mbështetur publikisht planin gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë në fund të shtatorit. Megjithatë, deklaratat e tij të fundit tregojnë se ka dallime me Shtetet e Bashkuara për rrugën që duhet ndjekur. Edhe Hamasi ka kundërshtuar disa pjesë të planit.

    Diplomatët thonë privatisht se pozicionet e ngurta nga të dyja palët, si Izraeli dhe Hamasi, e kanë bërë të vështirë avancimin e planit, i cili nuk përmban afate konkrete apo mekanizma zbatimi. Megjithatë, ai ka marrë mbështetje të gjerë ndërkombëtare.

    Të martën, Netanyahu publikoi një seri postimesh në platformën X në përgjigje të votimit në OKB. Në një postim, ai përgëzoi Trump-in dhe në një tjetër shkroi se qeveria izraelite beson se plani do të sjellë paqe dhe mirëqenie, pasi kërkon “çmilitarizimin e plotë, çarmatimin dhe çrrënjosjen e ekstremizmit në Gaza”.

    “Izraeli zgjat dorën për paqe dhe mirëqenie ndaj të gjithë fqinjëve tanë” dhe u bën thirrje vendeve fqinje që “të na bashkohen në dëbimin e Hamasit dhe mbështetësve të tij nga rajoni,” tha ai, citon Reuters.

    Kur u pyet se çfarë nënkuptonte kryeministri me “dëbimin e Hamasit”, një zëdhënës tha se kjo do të thotë “të sigurohet që Hamasi të mos jetë më në Gaza, siç parashikohet në planin me 20 pika, dhe të mos ketë aftësi për të qeverisur popullin palestinez brenda Rripit të Gazës”.

    Plani nuk parashikon dëbimin e Hamasit

    Plani me 20 pika i Trump-it përfshin një klauzolë që thotë se anëtarët e Hamasit “që angazhohen për bashkëjetesë paqësore dhe dorëzojnë armët do të përfitojnë amnisti”, ndërsa ata që dëshirojnë të largohen do të kenë kalim të sigurt drejt vendeve të treta.

    Një tjetër klauzolë parashikon që Hamasi të mos ketë rol në qeverisjen e Gazës. Nuk ka asnjë klauzolë që kërkon shpërbërjen apo largimin e grupit nga Gaza.

    Plani thotë se reformat në Autoritetin Palestinez me bazë në Bregun Perëndimor mund të krijojnë kushte “për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze”.

    Para votimit në OKB, Netanyahu deklaroi të dielën se Izraeli mbetet kundër shtetësisë palestineze, pas protestave nga aleatët e ekstremit të djathtë në koalicionin qeveritar për një deklaratë të mbështetur nga SHBA-të që sugjeronte mbështetje për pavarësinë palestineze.

    Netanyahu kundërshton gjithashtu çdo përfshirje të Autoritetit Palestinez në Gaza.

    Forcë ndërkombëtare për Gazën pas luftës

    Rezoluta e Këshillit të Sigurimit autorizon një forcë shumëkombëshe që, sipas planit të Trump-it, do të vendoset përkohësisht në Gaza për të stabilizuar territorin. Teksti i rezolutës thotë gjithashtu se shtetet anëtare mund të bashkohen në një “Bord Paqeje” që do të mbikëqyrë rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike në Gaza.

    Hamasi e ka kritikuar rezolutën duke thënë se nuk i përgjigjet “kërkesave dhe të drejtave politike e humanitare” të popullit palestinez, i cili, sipas grupit, refuzon një mekanizëm ndërkombëtar kujdestarie për Gazën.

    Në një deklaratë, Hamasi tha se çdo forcë ndërkombëtare duhet të vendoset vetëm përgjatë kufijve të Gazës për të monitoruar armëpushimin dhe nën mbikëqyrjen e OKB-së, duke paralajmëruar se një forcë e tillë do të humbasë neutralitetin nëse përpiqet të çarmatosë grupin militant.

    Reham Owda, analiste politike palestineze nga Gaza, tha se deklarata e Hamasit duhet parë si një kundërshtim, jo si refuzim total, në përpjekje për të negociuar mekanizmat e forcës ndërkombëtare dhe rolin e Bordit të Paqes.

    Një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi më 10 tetor si pjesë e planit me disa faza të Trump për t’i dhënë fund luftës. Izraeli ka tërhequr pjesërisht forcat e tij, por ende kontrollon 53% të Gazës dhe palët kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për shkelje.

    Abu Abdallah, një biznesmen i zhvendosur në Gazën qendrore, tha se palestinezët do të mbështesnin vendosjen e forcave ndërkombëtare nëse kjo do të nënkuptonte tërheqje të plotë të Izraelit.

    “Hamasi nuk mund të vendosë i vetëm për fatin tonë, por gjithashtu nuk duam të heqim qafe një pushtim, Izraelin, dhe të marrim një pushtim tjetër ndërkombëtar,” tha ai përmes telefonit.

  • Greqia, plan prej 2.5 mld euro për të përballuar thatësirën dhe për të siguruar furnizimin me ujë

    Greqia, plan prej 2.5 mld euro për të përballuar thatësirën dhe për të siguruar furnizimin me ujë

    Ndryshimet klimatike dhe thatësira “kërcënojnë” Athinën me mungesë uji për herë të parë pas 30 vitesh. Plani emergjent synon ta shmangë këtë.Greqia sapo ka nisur projekte me vlerë 2.5 miliardë euro për zbatimin e planit të saj të menaxhimit të ujit dhe për të përballuar rrezikun gjithnjë e më të madh të mungesës së ujit.Ministri i Mjedisit dhe Energjisë, Stavros Papastavrou, njoftoi investimin së bashku me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis gjatë aktivitetit të organizuar për 100-vjetorin e Kompanisë së Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve të Athinës (EYDAP). Ata theksuan se uji do të mbetet një e mirë publike dhe do të ruajë statusin e tij si një ndër më cilësorët në Europë.Pjesa qendrore e planit është një projekt për të devijuar pjesërisht rrjedhën e lumenjve Krikeliotis dhe Karpenisiotis drejt rezervuarit të Evinos, i cili furnizon kryeqytetin grek. Projekti është konceptuar për të siguruar furnizimin me ujë të rajonit të Atikës për tre dekadat e ardhshme.Papastavrou paralajmëroi se ndryshimet klimatike po përkeqësojnë mungesën e ujit, në një kohë kur sasia e disponueshme e ujit në Greqi ndodhet pranë niveleve më të ulëta historike. Masat e reja synojnë të garantojnë furnizimin me ujë të pijshëm për më shumë se gjysmën e popullsisë së vendit dhe të sjellin një koordinim më të mirë në menaxhimin e burimeve ujore në mbarë vendin.Projekti kryesor i devijimit të lumenjveNë qendër të planit qëndron devijimi i pjesshëm i lumenjve Krikeliotis dhe Karpenisiotis drejt rezervuarit të Evinos. Projekti pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2029, një shekull pas ndërtimit të Digës së Maratonës.Ndërkohë, EYDAP po zbaton masa afatshkurtra për të përforcuar menjëherë furnizimin me ujë të Atikës. Këto përfshijnë shfrytëzimin e puseve të reja në Mavrosouvala, Ymittos dhe në lumin Boeotian Kifisos, të cilat së bashku mund të sigurojnë rreth 150 milionë metra kub ujë në vit sapo të hyjnë në funksionim.Qeveria planifikon gjithashtu të zgjerojë kompetencat gjeografike të EYDAP dhe EYATH për të përfshirë edhe sistemet e ujitjes brenda zonave të tyre të shërbimit, si dhe të racionalizojë peizazhin e fragmentuar të menaxhimit të ujit në Greqi, përmes bashkimit të 750 ofruesve të shërbimeve ekzistues.Mitsotakis: Kriza e ujit e viteve 1990 “nuk duhet të përsëritet”Duke folur në aktivitetin e 100-vjetorit të EYDAP në Muzeun e Historisë Natyrore “Goulandris”, kryeministri Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi për rrezikun shumë real të mungesës së ujit që po përballet Atika.“Atika përballet me një problem shumë të madh në lidhje me furnizimin me ujë, nëse nuk merren masa drastike. Shpresa nuk është strategji dhe ne duhet të jemi të përgatitur për skenarin më të keq,” u shpreh ai.Ai shtoi se devijimi i pjesshëm i lumenjve Krikeliotis dhe Karpenisiotis mund të transferojë më shumë se 200 milionë metra kub ujë me rrjedhë natyrore, pa nevojën e stacioneve të pompimit.“Ky projekt do të sigurojë që për tridhjetë vitet e ardhshme Atika të mos përballet me një problem furnizimi me ujë,” theksoi kryeministri grek, duke kujtuar “krizën e furnizimit me ujë të viteve 1990, e cila nuk duhet të përsëritet kurrë.” / EuronewsKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pushteti vendor nuk shfrytëzon fondet e investimeve, të dhënat shqetësojnë qytetarët

    Pushteti vendor nuk shfrytëzon fondet e investimeve, të dhënat shqetësojnë qytetarët

    Shqipëria dhe zonat rurale të vendit kanë nevoja të mëdha të paplotësuara me infrastrukturë. Në pjesën më të madhe të njësive administrative nuk ka rrugë me asfalt që i lidhin me akset nacionale, rrjetet e energjisë elektrike janë të dobëta dhe furnizimi me ujë është i mangët.
    Pavarësisht nevojave të mëdha, pushteti vendor në vendin tonë nuk mund të realizojë edhe ato pak fonde në dispozicion që ka për investime.
    Ministria e Financave raportoi se në fund të 8-mujorit, 61 bashkitë e vendit kishin realizuar vetëm 21.8% të planit të investimeve. Nga 49.8 miliardë të planifikuara këtë vit, janë realizuar vetëm 10.8 miliardë lekë gjatë janar–gushtit, vetëm katër muaj para përfundimit të vitit.
    Bashkia e Tiranës ka ecurinë më të dobët, edhe për shkak të madhësisë së buxhetit. Për vitin 2025, buxheti i investimeve për bashkinë e kryeqytetit është 19.9 miliardë lekë, ose 40% e fondit total, por deri në fund të 8-mujorit janë shpenzuar vetëm 16.6% e fondeve të planifikuara.
    Kjo normë e ulët realizimi është një tregues i dobësive të strukturave të pushtetit vendor, duke bërë që pjesa më e madhe e fondeve të destinuara për rrugë lokale, ujësjellës, ndriçim publik dhe projekte mjedisore të mbetet ende e pashpenzuar.
    Realizim shumë të dobët kishte edhe bashkia e Durrësit. Me zhvillimin e vrullshëm të turizmit, kjo bashki ka më shumë nevoja për investime në infrastrukturë rrugore, mjedis, ujë dhe energji. Buxheti për investimet në bashkinë e Durrësit është 3.7 miliardë lekë këtë vit, por deri në fund të gushtit janë shpenzuar vetëm 924 milionë lekë, ose vetëm 25% e planit vjetor.
    Në rang vendi, investimi më i madh bashkiak në 8 muajt e 2025 është ndërtimi i terminalit verior të transportit në Tiranë me një shumë prej 324 milionë lekësh ose 3.2 milionë euro, dhe rindërtimi i banesave individuale, po në Tiranë, me 278 milionë lekë ose 2.7 milionë euro.
    Nga bashkitë me qendër qarku, realizimin më të mirë e ka Bashkia e Kukësit me 80% të planit vjetor, ndërsa realizimin më të dobët e ka bashkia e Vlorës me vetëm 10%.
    Përvoja e viteve të kaluara tregon se bashkitë tentojnë të përqendrojnë zbatimin e projekteve në muajt e fundit të vitit, duke rritur rrezikun për përdorim joefikas të fondeve.
    Por, me gjithë këtë përpjekje, sërish më shumë se gjysma e fondeve në këtë zë “digjen”, si vitin e kaluar, kur plani i investimeve u realizua vetëm 43% e planit. Nëse trendi aktual vazhdon, shumë bashki rrezikojnë të kenë realizime nën 20% të planit vjetor të investimeve, çka do të ndikojë negativisht në ekonominë e komuniteteve lokale./Monitor

  • Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve për 8-mujorin, rrezikohet ‘djegia’ e fondeve

    Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve për 8-mujorin, rrezikohet ‘djegia’ e fondeve

    Shqipëria dhe zonat rurale të vendit kanë nevoja të mëdha të paplotësuara me infrastrukturë. Në pjesën më të madhe të njësive administrative nuk ka rrugë me asfalt që i lidhin me akset nacionale, rrjetet e energjisë elektrike janë të dobëta dhe furnizimi me ujë është i mangët.

    Pavarësisht nevojave të mëdha, pushteti vendor në vendin tonë nuk mund të realizojë edhe ato pak fonde në dispozicion që ka për investime.

    Ministria e Financave raportoi se në fund të 8-mujorit, 61 bashkitë e vendit kishin realizuar vetëm 21.8% të planit të investimeve. Nga 49.8 miliardë të planifikuara këtë vit, janë realizuar vetëm 10.8 miliardë lekë gjatë janar–gushtit, vetëm katër muaj para përfundimit të vitit.

    Bashkia e Tiranës ka ecurinë më të dobët, edhe për shkak të madhësisë së buxhetit. Për vitin 2025, buxheti i investimeve për bashkinë e kryeqytetit është 19.9 miliardë lekë, ose 40% e fondit total, por deri në fund të 8-mujorit janë shpenzuar vetëm 16.6% e fondeve të planifikuara.

    Kjo normë e ulët realizimi është një tregues i dobësive të strukturave të pushtetit vendor, duke bërë që pjesa më e madhe e fondeve të destinuara për rrugë lokale, ujësjellës, ndriçim publik dhe projekte mjedisore të mbetet ende e pashpenzuar.

    Realizim shumë të dobët kishte edhe bashkia e Durrësit. Me zhvillimin e vrullshëm të turizmit, kjo bashki ka më shumë nevoja për investime në infrastrukturë rrugore, mjedis, ujë dhe energji. Buxheti për investimet në bashkinë e Durrësit është 3.7 miliardë lekë këtë vit, por deri në fund të gushtit janë shpenzuar vetëm 924 milionë lekë, ose vetëm 25% e planit vjetor.

    Në rang vendi, investimi më i madh bashkiak në 8 muajt e 2025 është ndërtimi i terminalit verior të transportit në Tiranë me një shumë prej 324 milionë lekësh ose 3.2 milionë euro, dhe rindërtimi i banesave individuale, po në Tiranë, me 278 milionë lekë ose 2.7 milionë euro.

    Nga bashkitë me qendër qarku, realizimin më të mirë e ka Bashkia e Kukësit me 80% të planit vjetor, ndërsa realizimin më të dobët e ka bashkia e Vlorës me vetëm 10%.

    Përvoja e viteve të kaluara tregon se bashkitë tentojnë të përqendrojnë zbatimin e projekteve në muajt e fundit të vitit, duke rritur rrezikun për përdorim joefikas të fondeve.

    Por, me gjithë këtë përpjekje, sërish më shumë se gjysma e fondeve në këtë zë “digjen”, si vitin e kaluar, kur plani i investimeve u realizua vetëm 43% e planit. Nëse trendi aktual vazhdon, shumë bashki rrezikojnë të kenë realizime nën 20% të planit vjetor të investimeve, çka do të ndikojë negativisht në ekonominë e komuniteteve lokale./ Monitor

  • Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve për 8-mujorin, rrezikohet “djegia” e fondeve

    Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve për 8-mujorin, rrezikohet “djegia” e fondeve

    Shqipëria dhe zonat rurale të vendit kanë nevoja të mëdha të paplotësuara me infrastrukturë. Në pjesën më të madhe të njësive administrative nuk ka rrugë me asfalt që i lidhin me akset nacionale, rrjetet e energjisë elektrike janë të dobëta dhe furnizimi me ujë është i mangët.Pavarësisht nevojave të mëdha, pushteti vendor në vendin tonë nuk mund të realizojë edhe ato pak fonde në dispozicion që ka për investime.Ministria e Financave raportoi se në fund të 8-mujorit, 61 bashkitë e vendit kishin realizuar vetëm 21.8% të planit të investimeve. Nga 49.8 miliardë të planifikuara këtë vit, janë realizuar vetëm 10.8 miliardë lekë gjatë janar–gushtit, vetëm katër muaj para përfundimit të vitit.Bashkia e Tiranës ka ecurinë më të dobët, edhe për shkak të madhësisë së buxhetit. Për vitin 2025, buxheti i investimeve për bashkinë e kryeqytetit është 19.9 miliardë lekë, ose 40% e fondit total, por deri në fund të 8-mujorit janë shpenzuar vetëm 16.6% e fondeve të planifikuara.Kjo normë e ulët realizimi është një tregues i dobësive të strukturave të pushtetit vendor, duke bërë që pjesa më e madhe e fondeve të destinuara për rrugë lokale, ujësjellës, ndriçim publik dhe projekte mjedisore të mbetet ende e pashpenzuar.Realizim shumë të dobët kishte edhe bashkia e Durrësit. Me zhvillimin e vrullshëm të turizmit, kjo bashki ka më shumë nevoja për investime në infrastrukturë rrugore, mjedis, ujë dhe energji. Buxheti për investimet në bashkinë e Durrësit është 3.7 miliardë lekë këtë vit, por deri në fund të gushtit janë shpenzuar vetëm 924 milionë lekë, ose vetëm 25% e planit vjetor.Në rang vendi, investimi më i madh bashkiak në 8 muajt e 2025 është ndërtimi i terminalit verior të transportit në Tiranë me një shumë prej 324 milionë lekësh ose 3.2 milionë euro, dhe rindërtimi i banesave individuale, po në Tiranë, me 278 milionë lekë ose 2.7 milionë euro.Nga bashkitë me qendër qarku, realizimin më të mirë e ka Bashkia e Kukësit me 80% të planit vjetor, ndërsa realizimin më të dobët e ka bashkia e Vlorës me vetëm 10%.Përvoja e viteve të kaluara tregon se bashkitë tentojnë të përqendrojnë zbatimin e projekteve në muajt e fundit të vitit, duke rritur rrezikun për përdorim joefikas të fondeve.Por, me gjithë këtë përpjekje, sërish më shumë se gjysma e fondeve në këtë zë “digjen”, si vitin e kaluar, kur plani i investimeve u realizua vetëm 43% e planit. Nëse trendi aktual vazhdon, shumë bashki rrezikojnë të kenë realizime nën 20% të planit vjetor të investimeve, çka do të ndikojë negativisht në ekonominë e komuniteteve lokale.Burimi: Ministria e FinancaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kosova, Foda i lumtur: Fitore e merituar, gjërat shkuan sipas planit në Suedi

    Kosova, Foda i lumtur: Fitore e merituar, gjërat shkuan sipas planit në Suedi

    Tekniku i Kosovës, Franko Foda u shpreh i lumtur për fitoren 0-1 ndaj Suedisë, sukses ky që e afron edhe më shumë me Play Off të Botërorit.
    “Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne, por fatmirësisht fituam. E tëra ndodhi farë planit që të mbrohemi më mirë dhe të dalim me kundërsulme, mendoj se në fundin e pjesës së parë ishte dashur të shënonim për 2-0, ku ndoshta pastaj do të ishim më të qetë.

    Në pjesën e dytë nuk luajtëm mirë si në pjesën e parë. Në 15 minutat e parë funksionuam mirë, por pastaj Suedia na bëri presion shumë të lartë, përreth 30 minuta ishim në atë situatë ku vetëm fati na shpëtoi. Jam krenar për këtë skuadër, me këta futbollistë dhe luftën që bënë për t’i marrë tre pikë”.
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb