Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina dhe vendet evropiane janë gati t’i paraqesin SHBA-së versionin e përditësuar të planit të paqes, duke theksuar se Kievi “është i përkushtuar ndaj një paqeje të vërtetë”. Ai shtoi se gjithçka varet nga gatishmëria e Rusisë për të ndalur luftën.
Sipas Zelensky-t, dokumentet e rishikuara të planit do t’i dërgohen së shpejti Uashingtonit. Ai njoftoi se ka diskutuar me ekipin negociator rezultatet e takimit të një dite më parë në Londër, të zhvilluar në nivel këshilltarësh të sigurisë kombëtare të vendeve partnere evropiane.
“Po punojmë intensivisht për të gjitha elementet e mundshme të hapave drejt përfundimit të luftës. Pikat ukrainase dhe evropiane të planit tani janë më të zhvilluara dhe jemi gati t’i paraqesim partnerëve tanë amerikanë,” shkroi Zelensky.
Ai theksoi se Ukraina dhe SHBA do të punojnë së bashku për të bërë hapat sa më konkretë dhe të zbatueshëm. Zelensky shtoi se palët mbeten në kontakt të vazhdueshëm, ndërsa çdo progres varet nga vendosmëria e Rusisë “për të ndalur gjakderdhjen dhe për të parandaluar një rinisje të konfliktit”.
Dokumentet e përditësuara pritet të dërgohen në SHBA në ditët në vijim.
Tag: planit
-

“Plani i paqes përpiluar nga Ukrainë-BE gati!”/ Zelensky: Së shpejti do t’ia paraqesim SHBA-së
-

Zelensky: Plani i paqes përpiluar nga Ukrainë-BE gati
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina dhe vendet evropiane janë gati t’i paraqesin SHBA-së versionin e përditësuar të planit të paqes, duke theksuar se Kievi “është i përkushtuar ndaj një paqeje të vërtetë”. Ai shtoi se gjithçka varet nga gatishmëria e Rusisë për të ndalur luftën.
Sipas Zelensky-t, dokumentet e rishikuara të planit do t’i dërgohen së shpejti Uashingtonit. Ai njoftoi se ka diskutuar me ekipin negociator rezultatet e takimit të një dite më parë në Londër, të zhvilluar në nivel këshilltarësh të sigurisë kombëtare të vendeve partnere evropiane.
“Po punojmë intensivisht për të gjitha elementet e mundshme të hapave drejt përfundimit të luftës. Pikat ukrainase dhe evropiane të planit tani janë më të zhvilluara dhe jemi gati t’i paraqesim partnerëve tanë amerikanë,” shkroi Zelensky.Ai theksoi se Ukraina dhe SHBA do të punojnë së bashku për të bërë hapat sa më konkretë dhe të zbatueshëm. Zelensky shtoi se palët mbeten në kontakt të vazhdueshëm, ndërsa çdo progres varet nga vendosmëria e Rusisë “për të ndalur gjakderdhjen dhe për të parandaluar një rinisje të konfliktit”.
Dokumentet e përditësuara pritet të dërgohen në SHBA në ditët në vijim. -

Rusia vijon kundërshtimet, Putin: Nuk pranojmë pjesë të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Moska nuk është dakord me disa pika të planit amerikan për përfundimin e luftës në Ukrainë, pas bisedimeve gati pesë-orëshe në Kremlin me negociatorët e dërguar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ai theksoi se çështjet më problematike mbeten territori i pushtuar ukrainas dhe garancitë e sigurisë për Kievin.
Putin tha për India Today se Rusia nuk kishte parë një version të përditësuar të planit të SHBA-së para takimit, gjë që sipas tij i zgjati diskutimet.
Ai përsëriti kërkesën që trupat ukrainase të tërhiqen nga Donbasi, përfshirë zonat ende të kontrolluara nga Ukraina.
Negociatori kryesor rus Yuri Ushakov konfirmoi se bisedimet nuk prodhuan kompromis, ndërsa pretendoi se pozicioni i Rusisë është forcuar nga përparimet në fushën e betejës.
Në anën tjetër, ekipi i Trump-itm i udhëhequr nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner – pritet të takohet me negociatorët ukrainas në Florida. Trump tha se bisedimet në Moskë ishin “mjaftueshëm të mira”, por ende ishte herët për një rezultat.
Ukraina akuzoi Putinin se po “humb kohën e botës”, ndërsa ministri i jashtëm Andrii Sybhia e përshkroi Rusinë si palën që po bllokon progresin.
Presidenti Zelensky këmbënguli se nuk do të lëshojë territor dhe se çdo marrëveshje duhet të garantojë siguri të forta për vendin. Ai deklaroi se negociatorët kanë bërë disa ndryshime të rëndësishme në versionin fillestar të planit amerikan.
Top Channel
-

Starmer: Një pjesë e planit të Trump për Ukrainën, e papranueshme për Londrën
Plani fillestar i paraqitur nga administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë përfshinte dispozita me të cilat as Kievi dhe as Londra nuk mund të pajtoheshin, tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer në një fjalim para Dhomës së Komunave.
Starmer vuri në dukje se drafti origjinal i planit me 28 pika përmbante disa klauzola që Londra nuk mund t’i pranonte. Në të njëjtën kohë, ai përfshinte elementë të rëndësishëm që do të ishin thelbësorë për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.
Për shembull, ai përshkroi hapat e SHBA-së dhe partnerëve të saj në lidhje me garancitë e sigurisë masa që ai i përshkroi si shumë të rëndësishme. Sipas Starmer, diskutimet në Gjenevë çuan në përparim midis SHBA-së dhe Ukrainës, duke rezultuar në rishikime të kuadrit të propozuar të paqes.
Ai shtoi se po punohet për të ndryshuar planin. Londra, theksoi ai, synon të sigurojë që versioni përfundimtar të mbështetet në parime themelore: sovraniteti i Ukrainës duhet të mbështetet, vendi duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten në të ardhmen dhe të gjitha vendimet përkatëse duhet të merren nga Ukraina.
Starmer theksoi gjithashtu se plani i Trump do të kërkojë pëlqimin e shteteve të tjera anëtare të NATO-s, pasi prek edhe interesat e tyre. -

Ukraina pranon “thelbin” e planit 28-pikësh të Trump për paqen me Rusinë
Ukraina dhe Rusia vijojnë negociatat për një marrëveshje paqeje, ndërmjetësuar nga SHBA-të. Një zyrtar ukrainas i tha Reuters se Kievi mbështet “thelbin” e propozimit amerikan pas bisedimeve të zhvilluara në Gjenevë dhe diskutimeve pasuese.
Plani i presidentit Donald Trump përmban 28 pika dhe është pranuar nga të dyja palët si një bazë e rëndësishme për ndalimin e luftimeve.
Presidentët Trump dhe Volodymyr Zelenskyy do të diskutojnë çështjet më të ndjeshme të pazgjidhura për të avancuar procesin e paqes. -

Rusia reagon pas propozimit europian për paqe, këshilltari i Putin: Plotësisht jokonstruktiv, nuk funksionon për ne
Kremlini tha sot se kundërpropozimi i europianëve ndaj planit të paqes prej 28 pikash të SHBA-së për Ukrainën nuk është konstruktiv dhe thjesht nuk funksionon për Moskën.
Publikimi javën e kaluar i planit të paqes prej 28 pikash të SHBA-së ka rritur shqetësimet në Ukrainë dhe midis fuqive europiane se kërkesat kryesore të Rusisë ndaj NATO-s, territorit dhe orarit për çdo marrëveshje paqeje janë pranuar nga Uashingtoni.
Plani evropian ndryshon ndjeshëm kuptimin dhe rëndësinë e pikave kryesore mbi NATO-n dhe territoret, sipas një kopjeje të parë nga Reuters.
“Plani evropian, në shikim të parë… është plotësisht jokonstruktiv dhe nuk funksionon për ne”, u tha gazetarëve në Moskë këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov.
Presidenti Vladimir Putin tha të premten se propozimet e SHBA-së për paqe në Ukrainë mund të formojnë bazën për zgjidhjen e konfliktit, por nëse Kievi e refuzon planin, atëherë forcat ruse do të lëvizin më tej.
Ushakov tha se “jo të gjitha, por shumë pozicione të planit amerikan na duken mjaft të pranueshme”. Ai shtoi se disa, megjithatë, duhet të diskutohen më në detaje.
Top Channel
-

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Ushtarët ukrainas kanë reaguar ndaj projekt-propozimeve të paqes të SHBA-së me një përzierje sfide, zemërimi dhe dorëzimi.
BBC foli me disa persona, të cilët dërguan pikëpamjet e tyre nëpërmjet mediave sociale dhe email-it në përgjigje të planit origjinal të SHBA-së – detajet e të cilit u publikuan javën e kaluar.
Që atëherë, negociatorët amerikanë dhe ukrainas kanë punuar për ndryshimet në propozime dhe janë të vendosur të vazhdojnë bisedimet rreth “kornizës së paqes”. Lidhur me planin origjinal amerikan, një ushtar në Ukrainën Lindore, thotë se është “i keq… askush nuk do ta mbështesë atë”, ndërsa një mjek ushtarak e hodhi poshtë atë si një “draft absolutisht të turpshëm të një plani paqeje, të padenjë për vëmendjen tonë”. Por një ushtar tjetër me shenjën e ‘Snake’ tha “është koha të biem dakord të paktën për diçka”.Ja çfarë thanë ushtarët që folën me BBC-në rreth disa prej pikave kryesore në draftin origjinal të planit të paqes të SHBA-së.
SHBA-të paraqitën një draft propozimi për paqe në një kohë kur Rusia po bën përparime të rëndësishme në fushën e betejës. Vetëm gjatë muajit të kaluar, Ukraina ka humbur 450 km katrorë të tjera.Kievi ende kontrollon rreth 15% të rajonit të Donbasit, pjesën lindore të Ukrainës që përfshin rajonet e Luhanskut dhe Donetskut, gjë që është një qëllim kyç i luftës për Rusinë. Por plani origjinal i SHBA-së propozon që Ukraina të heqë dorë nga i gjithë rajoni – madje edhe nga pjesët që i ka mbrojtur me sukses për gati katër vjet luftë në shkallë të plotë.
“Le ta marrin,” i tha ‘Snake’ BBC-së. “Praktikisht nuk ka mbetur askush në qytete dhe fshatra… Ne nuk po luftojmë për njerëzit, por për tokën, ndërkohë që po humbasim më shumë njerëz.”Andrii, një oficer në shtabin e përgjithshëm të Ukrainës, thotë se ajo që po propozohet për Luhanskun dhe Donetskun është “e dhimbshme dhe e vështirë”, por ai sugjeron se vendi mund të mos ketë zgjidhje tjetër.
Ukraina ka qenë duke mbrojtur rajonin që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe forcat e saj të ndërmjetme pushtuan pjesë të Donbasit. “Mund të mos duam ta dorëzojmë, por nuk do të jemi në gjendje ta mbajmë atë me forcë dhe burime ushtarake”, thotë Andrii. Ukraina Lindore ka qenë skena e luftimeve më të ashpra në këtë luftë dhe Ukraina ka humbur dhjetëra mijëra trupa që e mbronin atë. Matros, i cili ka luftuar që nga viti 2018, tha se heqja dorë nga Donbasi do të “anulonte gjithçka – të gjitha përpjekjet e forcave të armatosura”. “Do të shpërfillë jetën e ushtarëve dhe civilëve të rënë”, tha ai.
Zvogëlimi i madhësisë së forcave të armatosura të Ukrainës
Drafti i planit të paqes i SHBA-së parashikon kufizimin e madhësisë së forcave të armatosura të Ukrainës në 600,000. Kjo është ende dukshëm më shumë se para pushtimit në shkallë të plotë, kur forca e saj me kohë të plotë ishte rreth 250,000, por më e vogël se madhësia e saj aktuale. Vlerësimet më të fundit sugjerojnë se forca ushtarake e Ukrainës është më shumë se 800,000.
Snake beson se vendi do të ketë nevojë për shumë nga ata që janë aktualisht në uniformë për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës kur të mbarojë lufta. “Çfarë kuptimi ka të kesh kaq shumë njerëz në ushtri nëse do të ketë garanci sigurie?” pyet ai.
Andrii, oficeri i shtabit, pajtohet. “Nëse ka garanci sigurie, atëherë sigurisht që nuk ka kuptim të mbash një ushtri kaq të madhe”, thotë ai. “Njerëzit janë të lodhur dhe duan të kthehen te familjet e tyre. Nuk ka arsye t’i mbash ata në një ushtri në kohë paqeje pas luftës.” Ai beson se ekonomia e Ukrainës nuk do të ishte në gjendje të mbështeste forca kaq të mëdha të armatosura në kohë paqeje.
Mendohet se më shumë se 800,000 ukrainas janë aktualisht në uniformë.
Mjeku i ushtrisë Shtutser nuk është dakord, duke thënë se ushtria e Ukrainës “është e vetmja gjë që na ndan nga disfata dhe skllavëria”, ndërsa Matros e quan propozimin për të zvogëluar madhësinë e forcave të armatosura “absurde dhe manipuluese”.
Garancitë e sigurisë
Gatishmëria e Ukrainës për të rënë dakord me propozimet do të varet nga garancitë e saj të sigurisë në të ardhmen.
Drafti i planit amerikan përjashton anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por jo në Bashkimin Evropian. Ekziston një premtim për garanci sigurie nga SHBA-ja nëse Rusia do të sulmonte përsëri, megjithëse nuk jepen detaje të mëtejshme mbi masën e kësaj mbështetjeje. Drafti gjithashtu përjashton praninë e forcave të NATO-s në Ukrainë, nëse ka një marrëveshje.
Por Yevhen, një operator dronësh në Ukrainën lindore, mendon se prania e trupave të huaja në vend është një garanci e rëndësishme sigurie. Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë udhëhequr përpjekjet për të siguruar një “forcë sigurie” në rast të një armëpushimi, përmes një “Koalicioni të Gatshëm”.
“Më pëlqen plani i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar trupa në Ukrainë [përmes këtij koalicioni]”, thotë ai. “Ky është i vetmi plan që do të na ndihmojë të fitojmë, për të dërguar trupa aleate.”
Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet që planifikon të dërgojë forca në Ukrainë në rast të një armëpushimi.Por oficeri i shtabit Andrii nuk beson se Evropa mund të ofrojë shumë në aspektin e garancive të sigurisë. “Evropa ka rezultuar krejtësisht e pashpirt dhe e përçarë”, thotë ai. “Duket se e gjithë shpresa mbështetet vetëm te Shtetet e Bashkuara.”
Megjithatë, ushtarë të tjerë sugjerojnë se nuk ka besim të madh as te SHBA-ja. “Garancitë e sigurisë së SHBA-së nën qeverinë e saj aktuale nuk janë aspak garanci”, thotë Schtutser.
Draft-plani i SHBA-së përcakton një propozim që Ukraina të mbajë zgjedhje të reja brenda 100 ditëve nga përfundimi i luftës. Sipas kushtetutës së Ukrainës, zgjedhjet nuk mund të mbahen gjatë kohës së luftës.
Por ka shenja të një frustrimi në rritje me qeverinë aktuale, e cila po përballet me akuza serioze për korrupsion. Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) aktualisht po heton akuzat për individë që kanë përfituar nga kontrata në sektorin e energjisë në shumën prej 100 milionë dollarësh (76 milionë paund).
Presidenti Volodymyr Zelensky është detyruar tashmë të shkarkojë dy nga ministrat e tij, të cilët të dy i mohojnë akuzat. Një ish-zëvendëskryeministër dhe një partner biznesi janë gjithashtu nën hetim. Skandali ka çuar në grindje të brendshme politike dhe ka dominuar titujt kryesorë të mediave këtu.
Është një temë aktuale edhe në front. Midis ushtarëve me të cilët folëm, ka mbështetje për zgjedhje të reja. “Sigurisht që ato janë të nevojshme – ata që janë në pushtet tani nuk u besohet”, thotë Snake. Një ushtar tjetër, Marin, është gjithashtu në favor të zgjedhjeve, duke thënë se qeveria aktuale “duhet të pastrohet nga korrupsioni”, ndërsa Andrii pajtohet se një “rivendosje e plotë e qeverisë është e nevojshme” përmes zgjedhjeve të reja, megjithëse jo menjëherë.
Zgjedhjet e reja mund të jenë propozimi më pak i diskutueshëm në plan. Por në përgjithësi ka dyshime serioze në lidhje me propozimet e SHBA-së. Yaroslav na thotë se thjesht “nuk do të funksionojë”, ndërsa Oleksandr e hedh poshtë atë me një fjalë të pahijshme.
Mesazhi i vetëm i qartë nga ata me të cilët biseduam është se shumë janë të lodhur nga luftimet. Andrii ka shqetësime në lidhje me disa nga propozimet, por përfundon: “Nëse ndalon luftën, atëherë funksionon për mua.” -

‘Askush nuk do ta mbështesë’, ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA-së

Mesazhi i vetëm i qartë nga ata me të cilët biseduam është se shumë janë të lodhur nga luftimet. Andrii ka shqetësime në lidhje me disa nga propozimet, por përfundon: “Nëse ndalon luftën, atëherë funksionon për mua.”Top Channel
-

Moska: Ende nuk e kemi draftin e planit të paqes
Rusia nuk ka marrë ende tekstin zyrtar të draft-marrëveshjes së përditësuar për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, e cila u ndryshua pas konsultimeve të mbajtura në Gjenevë mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës të dielën. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Gjatë një konference për shtyp, Peskov deklaroi se Moska nuk ka marrë dokumentin e ri, ndonëse ka dëgjuar deklaratat publike mbi rezultatet e takimeve. “Nuk kemi parë ende asnjë draft, kemi lexuar vetëm deklarata nga diskutimet e mbajtura në Gjenevë. Nuk kemi marrë ende asgjë zyrtare,” tha ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje të agjencisë TASS. Sipas tij, Kremlini është në dijeni se disa rregullime janë bërë në versionin që më parë u ishte dërguar rusëve, por theksoi se Moska nuk ka marrë versionin përfundimtar për ta vlerësuar.
Të dielën, Uashingtoni dhe Kievi zhvilluan konsultime mbi një plan paqeje prej 28 pikash të propozuar nga SHBA-ja. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përshkroi takimin si “më produktivin” që nga fillimi i konfliktit. Sipas raportimeve mediatike, SHBA dhe Ukraina kanë arritur marrëveshje për pjesën më të madhe të planit. Rubio konfirmoi gjithashtu se Uashingtoni dhe Kievi ranë dakord të ndajnë kanalet e negociatave që lidhen me rrugën evropiane të Ukrainës dhe me anëtarësimin e mundshëm të saj në NATO, çështje që, sipas deklaratave të fundit nga palët evropiane, nuk do të përfshihen në draftin e ri. Ndërkohë, Moska pritet të reagojë sapo të marrë tekstin zyrtar të marrëveshjes për shqyrtim.
-

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan
Një kundërpropozim europian vjen përballë atij amerikan, me me synim përfundimin e luftës në Ukrainë. Ky plan vjen pas reagimeve të forta ndaj planit fillestar SHBA-Rusi, me 28 pika, i cili u cilësua si tepër i ashpër ndaj Kievit, përfshirë kërkesën për lëshim territori dhe reduktim të madh të forcave ukrainase.
Sipas Reuters, kundërpropozimi europian ndryshon disa nga pikat kyçe të planit origjinal dhe përfshin:
-Ushtria ukrainase do të ketë një kufi maksimal prej 800,000 ushtarësh në kohë paqeje, krahasuar me limitin amerikan prej 600,000.
-Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të varet nga pëlqimi i të gjithë shteteve anëtare, i cili “aktualisht nuk ekziston”.
-NATO nuk do të vendosë forca të përhershme në territorin ukrainas në kohë paqeje.
-Ukraina do të kompensohet financiarisht, kryesisht nga asetet ruse të ngrira, derisa Moska të paguajë dëmshpërblime për dëmet e luftës.
-Kievi do të angazhohet të mos rimarrë territoret e pushtuara me mjete ushtarake.
-Negociatat për shkëmbime territoriale do të zhvillohen përgjatë asaj që quhet “vija kontakti”.
-Zgjedhjet në Ukrainë do të mbahen sa më shpejt pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes.
-Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës garanci sigurie të ngjashme me ato të Neni 5 të NATO-s, që parashikon mbrojtje të përbashkët në rast sulmi.