Tag: planifikonte

  • Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve

    Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve

    Prokurorët federalë gjermanë kanë ndërmarrë një operacion kundër një celule të dyshuar ekstremiste djathtiste, e cila akuzohet se po planifikonte sulme të dhunshme, bënë të ditur autoritetet të mërkurën.

    Në një varg bastisjesh në orët e hershme të mëngjesit, policia gjermane arrestoi pesë të dyshuar, të moshave ndërmjet 14 dhe 18 vjeçe, në landet Meklenburg-Vorpomern, Brandenbur dhe Hese, njoftoi Prokuroria Federale.
    Grupi, të cilët ata akuzohen se i përkasin, e quan veten “Vala e Fundit e Mbrojtjes”, dhe dyshohet se ka planifikuar sulme kundër refugjatëve dhe kundërshtarëve politikë, raporton DPA.
    “Pjesëtarët e kësaj organizate e shohin veten si vijë të fundit të mbrojtjes për ‘kombin gjerman’”… Objektivi i tyre është të rrënohet sistemi demokratik në Republikën Federale të Gjermanisë përmes akteve të dhunës”, thanë autoritetet.
    Katër nga të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë terroriste, ndërsa një tjetër për mbështetjen e një organizate të tillë.
    Prokuroria Federale ka përmendur, po ashtu, vrasjen, zjarrvënien dhe dëmtimin e pronës në mesin e akuzave./REL

    Top Channel

  • Po planifikonte ta vendoste në një bankomat, bomba i shpërthen në duar! Humb jetën 38-vjeçarja në Selanik

    Po planifikonte ta vendoste në një bankomat, bomba i shpërthen në duar! Humb jetën 38-vjeçarja në Selanik

    Një grua 38-vjeçare ka humbur jetën pasi një bombë shpërtheu në duart e saj në orët e para të mëngjesit në qytetin e Selanikut.
    Nga verifikimi i pamjeve të disa kamerave të dyqaneve të zonës duket se gruaja në fjalë mbante një pajisje shpërthyese në një çantë dhe planifikonte ta vendoste atë në një bankomat.
    Pasi e ka lënë pranë ndërtesës së bankës ajo është larguar disa metra , është kthyer përsëri dy herë për të parë se përse bomba nuk po shpërthente dhe hera e dytë ka qenë fatale pasi i ka shpërthyer në duart e saj duke i prerë njërën dorë dhe duke e plagosur rëndë.
    Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe i është dhënë ndihma e parë, por gjatë rrugës për në spital ajo ka humbur jetën.
    Ngjarja ndodhi në një lagje banimi në qendër të Selanikut, përpara një pallati ku në katin përdhes ndodhet një filial banke. Pamjet pas shpërthimit tregojnë një brimë në anën e ndërtesës , dyqanet, muret e pallatit dhe makinat e parkuara aty pranë kanë pësuar dëme nga vala goditëse. Llamarina dhe copa xhamash janë shpërndarë në rrugë dhe trotuar.
    Njësitë e mjekësisë ligjore dhe oficerë të antiterrorit kanë kryer për orë të tëra kërkime në vendngjarje.

  • Po planifikonte ta vendoste në një bankomat, bomba i shpërthen në duar! Humb jetën 38-vjeçarja në Selanik, zbulohet e shkuara e saj

    Po planifikonte ta vendoste në një bankomat, bomba i shpërthen në duar! Humb jetën 38-vjeçarja në Selanik, zbulohet e shkuara e saj

    Një grua 38-vjeçare ka humbur jetën pasi një bombë shpërtheu në duart e saj në orët e para të mëngjesit në qytetin e Selanikut.

    Nga verifikimi i pamjeve të disa kamerave të dyqaneve të zonës duket se gruaja në fjalë mbante një pajisje shpërthyese në një çantë dhe planifikonte ta vendoste atë në një bankomat.
    Pasi e ka lënë pranë ndërtesës së bankës ajo është larguar disa metra , është kthyer përsëri dy herë për të parë se përse bomba nuk po shpërthente dhe hera e dytë ka qenë fatale pasi i ka shpërthyer në duart e saj duke i prerë njërën dorë dhe duke e plagosur rëndë.
    Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe i është dhënë ndihma e parë, por gjatë rrugës për në spital ajo ka humbur jetën.
    Ngjarja ndodhi në një lagje banimi në qendër të Selanikut, përpara një pallati ku në katin përdhes ndodhet një filial banke. Pamjet pas shpërthimit tregojnë një brimë në anën e ndërtesës , dyqanet, muret e pallatit dhe makinat e parkuara aty pranë kanë pësuar dëme nga vala goditëse. Llamarina dhe copa xhamash janë shpërndarë në rrugë dhe trotuar.
    Njësitë e mjekësisë ligjore dhe oficerë të antiterrorit kanë kryer për orë të tëra kërkime në vendngjarje.
    Burime policore kanë deklaruar se ka filluar një hetim penal pasi 38-vjeçarja kishte qenë e përfshirë në vepra të tjera penale në të kaluarën si pjesëmarrje në grabitje, falsifikim, prostitucion, trafikim lëndësh narkotike dhe posedim armësh.

    Top Channel