Tag: plani

  • Zbardhet plani i qeverisë italiane, në Gjadër do të vijnë azilkërkues nga Bangladeshi dhe Egjipti

    Zbardhet plani i qeverisë italiane, në Gjadër do të vijnë azilkërkues nga Bangladeshi dhe Egjipti

    qendra e gjadrit

    ITALI- Pas muajsh të gjatë, ku në Qendrën e Gjadrit në Shqipëri nuk ka azilkërkues, mediat italiane raportojnë se ajo do të rihapet. Sipas La Repubblica, qeveria italiane ka në plan që të rihapë Gjadrin, për azilkërkuesit që vijnë nga vendet e konsideruara të sigurta, në pritje të procedurave të përshpejtuara të kufirit.
    Plani i ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, parashikon që migrantët të mos merren më drejtpërdrejt nga deti përmes kontrolleve në bord të anijeve të Marinës, por të dërgohen në Shqipëri pas regjistrimit fillestar në hotspot-et italiane, pavarësisht nëse mbërritja e tyre ndodh me anije shtetërore, gomone apo mjete të tjera.
    Qendra shqiptare do të funksionojë si një qendër kthimi në një vend të tretë të sigurt, duke u mbështetur te rregullat e reja evropiane që lejojnë mbajtjen dhe shqyrtimin e kërkesave të migrantëve nga vende të sigurta përmes procedurave të përshpejtuara. Autoritetet presin që numri i personave të transferuar të jetë shumë më i lartë se në fazën e parë, pasi lista e re evropiane e vendeve të origjinës së sigurta do të përfshijë tashmë Bangladeshin dhe Egjiptin, prej të cilëve këtë vit kanë ardhur mbi 28 mijë persona, gati gjysma e mbërritjeve totale. Kësaj do t’i shtohen edhe shtetasit tunizianë dhe marokenë, të cilët gjithashtu mund të riatdhesohen shpejt sipas procedurave të përshpejtuara.
    Plani i Viminales parashikon që pjesa më e madhe, në mos të gjitha 1.100 vendet e qendrës së Gjaderit, të mbushen me një qarkullim të shpejtë migrantësh, pasi procedurat e përshpejtuara të kufirit parashikojnë riatdhesimin brenda një muaji. Ministria e Brendshme italiane beson se, me rregullat e reja të BE-së, migrantët nuk do të mund të përdorin më apelimet automatike për të shmangur qëndrimin në qendër dhe për t’u rikthyer në Itali gjatë pritjes së vendimit përfundimtar të gjykatës. Ndër normat e miratuara në Këshillin e BE-së është edhe heqja e pezullimit automatik të riatdhesimit në rast ankimi. Migranti mund të paraqesë apel, por riatdhesimi do të kryhet, përveçse nëse gjykata vendos të pezullojë urdhrin e dëbimit.
    Ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, e ka përshkruar këtë paketë rregullash si një hap të rëndësishëm drejt qartësimit juridik, duke theksuar se vendimet e pritshme të trilogut do të eliminojnë çdo paqartësi gjyqësore dhe do të forcojnë zbatimin e procedurave. Qeveria italiane po përgatitet të riaktivizojë mekanizmin e dërgimit të migrantëve në Shqipëri, e bindur se lista e re evropiane e vendeve të sigurta adreson të gjitha kundërshtimet e ngritura më herët nga gjykatat italiane. Aktualisht, qendra e Gjadrit, zemra e të ashtuquajturit “model Shqipëria” ka mbetur kryesisht e zbrazët, një situatë që Konferenca Ipeshkvnore Italiane e ka kritikuar duke e cilësuar si “në kufijtë e demokracisë”.

  • Komisioni Europian/ Prezantohet plani për të luftuar trafikun e drogës në BE, do të përdoren…

    Komisioni Europian/ Prezantohet plani për të luftuar trafikun e drogës në BE, do të përdoren…

    Komisioni Evropian prezantoi sot në Bruksel planin e ri të veprimit kundër trafikimit të drogës, duke paralajmëruar masa më të rrepta ndaj rrjeteve kriminale që po e ‘përmbytin’ kontinentin me substanca të lira dhe të rrezikshme.
    “BE-ja nuk do të tolerojë rrjetet kriminale që përmbytin rrugët tona me droga, duke nxitur krimin e dhunshëm dhe duke kërcënuar shëndetin dhe sigurinë në Evropë”, deklaroi Komisioneri për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner.
    Sipas komunikimit të Komisionit, prioritet do t’i jepet bashkëpunimit më të ngushtë mes doganave dhe kompanive private të dorëzimit të pakove, për të identifikuar më shpejt dërgesat e dyshuara. BE-ja po rrit gjithashtu bashkëpunimin global për të forcuar sigurinë dhe standardet ndërkombëtare në luftën kundër drogës.
    Plani i ri mbështetet te tre agjencitë kryesore të BE-së:• Europol, që do të rrisë mbështetjen operative për vendet anëtare, duke monitoruar më sistematikisht tregjet dixhitale të drogës dhe duke koordinuar hetime ndërkufitare.• Agjencia Evropiane për Drogën (EUDA), e cila do të identifikojë substanca të reja psikoaktive, të lëshojë alarme të shpejta dhe të vlerësojë rreziqet që paraqesin opioidet sintetike shumë të fuqishme.• Frontex, që do të vendosë mjete të avancuara mbikëqyrjeje — satelitë dhe dronë me rezolucion të lartë — për të monitoruar kufijtë e jashtëm dhe për të parandaluar trafikimin ndërkufitar të drogës.
    Sipas të dhënave të EUDA-s, kokaina mbetet droga kryesore e trafikuar në BE. Në vitin 2023, autoritetet evropiane sekuestruan 419 ton, me rrugë të reja shpërndarjeje që kalojnë përmes porteve më të vegjël e më të prekshëm. Përdorimi i saj po rritet sidomos tek të rinjtë, me 2.7 milionë persona të moshës 15–34 vjeç që raportojnë përdorim gjatë vitit të kaluar.
    Drogat sintetike, sfida e dytë e madheNjë tjetër shqetësim i rëndësishëm janë drogat sintetike. Çdo vit në BE çmontohen rreth 500 laboratorë prodhimi, ndërsa krimi i organizuar kontrabandon kimikate të dizajnuara posaçërisht si prekursorë të drogave, shpesh pa përdorim legjitim.

  • Ideja e bujshme! Thiago Silva drejt rikthimit te Milan? Ja plani i përgatitur nga kuqezinjtë

    Ideja e bujshme! Thiago Silva drejt rikthimit te Milan? Ja plani i përgatitur nga kuqezinjtë

    4 Dhjetor 2025

    16:47

    Telesport

    Edhe pse 41 vjeç, Thiago Silva është i gatshëm të largohet sërish nga Brazili aty ku mban fanellën e Fluminense dhe të rikthehet në Europë, të një dashuri e vjetër e tij që mban emrin Milan. Pavarësisht moshës, braziliani ka treguar një super formë, gjë që ka ngjallur interesimin e ish-klubit të tij, Milan.
    Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, plani i Milanit është i qartë: të nënshkruajë me Thiago Silva për gjashtë muaj, deri në fund të sezonit aktual. Do të ishte një nënshkrim emergjent me një qëllim të sjellë përvojë në mbrojtje në fazën më vendimtare të sezonit dhe të sigurojë qëndrueshmëri në këtë repart.
    Për lojtarin, ky skenar është gjithashtu shumë tërheqës. Në moshën e tij, ai nuk po kërkon një kontratë afatgjatë, por më tepër mundësinë për të garuar përsëri në nivelin më të lartë dhe t’i thotë lamtumirë futbollit evropian në një mjedis të njohur. Rikthimi te Milan mund të jetë skena perfekte për një kapitull të fundit të paharrueshëm në karrierën e tij.
    Diskutimet midis të dyja palëve kanë filluar tashmë dhe një marrëveshje duket shumë e arritshme.

  • Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

    Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

    Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të lartë gjermanë u mblodhën dy vjet e gjysmë më parë në një kompleks ushtarak në Berlin për të punuar mbi këtë dokument. Pushtimi i Ukrainës në vitin 2022 i dha fund dekadave të stabilitetit në Evropë, duke nxitur një proces të shpejtë riarmatosjeje. Siç e ka përmbledhur kancelari Friedrich Merz, “kërcënimet janë reale” dhe, edhe pse “nuk jemi në luftë, nuk jetojmë më në kohë paqeje”.
    Por fati i një konflikti të mundshëm nuk varet vetëm nga numri i trupave dhe i armëve. Ai do të përcaktohet edhe nga suksesi i një operacioni gjigant logjistik, zemra e “Operativplan Deutschland”, Oplan Deu, një dokument i klasifikuar prej 1 mijë e 200 faqesh, hartuar pas mureve të kompleksit ushtarak Julius Leber në Berlin.
    Plani gjerman
    Sipas Wall Street Journal (WSJ), projekti përshkruan në detaje se si 800 mijë ushtarë gjermanë, amerikanë dhe nga vende të tjera të NATO-s do të zhvendoseshin drejt lindjes, në drejtim të vijës së frontit. Plani harton portet, lumenjtë, hekurudhat dhe rrugët që do të përdornin, si dhe mënyrën se si do të furnizoheshin dhe mbroheshin gjatë rrugës.
    “Pavarësisht nga pika e mundshme e nisjes”, thotë Tim Stuchtey, drejtor i Brandenburg Institute for Society and Security, duke marrë parasysh se Alpet përbëjnë një barrierë natyrore, çdo lëvizje e NATO-s kundër Rusisë do të duhej të kalonte përmes Gjermanisë.
    Kjo do të kërkonte një mobilizim të të gjithë shoqërisë, një “zhbërje të vijës mes civilit dhe ushtarakut”, që WSJ e përshkruan si kthim tek mentaliteti i Luftës së Ftohtë, por i përditësuar me kërcënimet e reja. Dhe këtë herë të penguar nga probleme që nuk ekzistonin dikur, infrastrukturë e amortizuar, legjislacion i papërshtatshëm dhe ushtri më e vogël.
    Sa i përket kohës, nuk ka siguri. Zyrtarë gjermanë kanë deklaruar së fundmi se Rusia mund të jetë e gatshme t’i sulmojë vendet e NATO-s në vitin 2029. Por incidentet e shpeshta të spiunazhit, sabotazhit dhe ndërhyrjeve në hapësirën ajrore të Evropës, shumë prej tyre të atribuuara Moskës, sugjerojnë se përgatitjet mund të vijnë më shpejt. Ndërkohë, një armëpushim i mundshëm në Ukrainë, të cilin SHBA-të po e shtyjnë, do t’i lironte Rusisë kohë dhe burime për të përgatitur një ofensivë ndaj anëtarëve të NATO-s.
    Provat e para
    “Qëllimi është të parandalojmë luftën duke i treguar armikut se një sulm i tyre do të dështojë”, shpjegon një oficer i lartë gjerman, një nga hartuesit e parë të planit.
    Përmasat e këtij ndryshimi u panë këtë vjeshtë, kur Rheinmetall ngriti në fshatrat e Gjermanisë Lindore një kamp nate për 500 ushtarë: fjetore, 48 kabina dushi, pesë pika furnizimi me karburant, një kuzhinë fushore, dronë mbikëqyrës dhe roje të armatosura. U ndërtua për 14 ditë dhe u çmontua për shtatë.
    Operacioni nxori në pah edhe problemet. Terreni nuk mund të mbante të gjithë mjetet dhe përbëhej nga parcela të ndara, gjë që detyroi Rheinmetall të transportonte ushtarët vazhdimisht.
    Në një provë të mëparshme u zbulua nevoja për një semafor të ri në një pikë specifike për të shmangur bllokimet e trafikut kur kalonin autokolonat ushtarake. Të gjitha këto mësime po integrohen vazhdimisht në Oplan dhe në anekset e tij. Pengesa të tjera burojnë nga rregullat e prokurimit, ligjet e privatësisë dhe rregullore të tjera të krijuara në një epokë më të qetë.
    Zbatimi i planit kërkon një “riprogramim mentalitetesh”, duke çrrënjosur pothuaj një brez zakonesh.
    Problemet infrastrukturore
    Një tjetër pengesë është infrastruktura. Gjatë Luftës së Ftohtë, e ashtuquajtura infrastrukturë me përdorim të dyfishtë ishte normë në Gjermani: autostrada, ura, stacione hekurudhore dhe porte të projektuara që të mund të shërbenin edhe për ushtrinë. Me përfundimin e Luftës së Ftohtë, këto standarde u zhdukën dhe tunelet e urat e ndërtuara pas viteve ’90 u rezultuan shumë të ngushta ose të brishta për mjetet ushtarake. Në vitin 2009, Berlini hoqi detyrimin për të shënuar rrugët që mund të mbanin peshën e mjeteve të ushtrisë.
    Edhe infrastruktura e vjetër nuk është gjithmonë e përdorshme. Vlerësimet thonë se 20% e autostradave dhe mbi një e katërta e urave rrugore kërkojnë riparime për shkak të një nënfinancimi kronik. Portet e Detit të Veriut dhe të Baltikut kanë nevojë për investime prej 15 miliardë eurosh.
    Të gjitha këto kufizime do të vështirësonin lëvizjen e ushtrisë në rast lufte. Pikërisht për këtë arsye, pikat e ngushtimit të lëvizjes ushtarake janë ndër sekretet më të ruajtura të Oplan-it.
    Rikthimi i Gjermanisë në logjikën e luftës
    Sipas WSJ, përpjekja për të bërë Gjermaninë sërish të gatshme për luftë nisi pak ditë pas pushtimit rus të Ukrainës më 2022, kur kancelari Olaf Scholz shpalli fondin 100 miliardë euro për riarmatimin dhe foli për Zeitenwende, një “kthesë epokale”.
    Po atë vit, Bundeswehr krijoi Komandën Teritoriale, e cila do të drejtonte të gjitha operacionet brenda vendit, dhe i dha komandantit të saj, gjeneralit André Bodemann, veteran i luftërave në Kosovë dhe Afganistan, detyrën e hartimit të Oplan-it. Deri në marsin e vitit të kaluar, pas konsultimeve me ministri, agjenci dhe autoritete lokale, u përfundua drafti i parë.
    Më pas nisi faza e zbatimit. Ndërsa qeveria e re e Merz promovonte një plan shpenzimesh prej 500 miliardë eurosh për mbrojtjen dhe rikthimin e shërbimit ushtarak, Bundeswehr punonte në heshtje, duke njoftuar spitalet, policinë dhe agjencitë e emergjencave, duke nënshkruar marrëveshje me landet dhe me menaxhuesit e autostradave, si dhe duke shënuar rrugët e tranzitit për autokolonat ushtarake.

  • 800 mijë trupa në Lindje/ Plani sekret i Gjermanisë për luftë të mundshme me Rusinë

    800 mijë trupa në Lindje/ Plani sekret i Gjermanisë për luftë të mundshme me Rusinë

    Gjermania po punon dhe tashmë ka filluar të zbatojë një plan operacional tepër sekret prej 1,200 faqesh , “Plani Operacional i Gjermanisë” ( OPLAN DEU ), i cili përshkruan se si vendi do të vepronte si një qendër qendrore në rast të një konflikti ushtarak me Rusinë.
    Plani parashikon, ndër të tjera, lëvizjen e deri në 800,000 ushtarëve nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të NATO-s drejt kufijve lindorë të Aleancës.
    Sipas Wall Street Journal, rreth dy vjet e gjysmë më parë, një duzinë oficerësh të lartë gjermanë u mblodhën në një kompleks ushtarak në Berlin për të filluar hartimin e planit – një proces që u zhvillua fshehurazi brenda kazermave Julius Leber. Sot, të njëjtët oficerë po garojnë për ta zbatuar atë.
    Transferimi i trupave, infrastruktura dhe kthimi në logjikën e “Luftës së Ftohtë”
    OPLAN DEU detajon se si do të lëvizin forca të mëdha ushtarake nëpërmjet porteve, lumenjve, hekurudhave dhe rrugëve, dhe si do të mbrohen dhe furnizohen ato gjatë rrugës. Plani bazohet në një qasje të “të gjithë shoqërisë”, që do të thotë pjesëmarrje e plotë e aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë.
    Gjermania po kthehet kështu në një mentalitet të epokës së Luftës së Ftohtë – por një që është përshtatur ndaj kërcënimeve të reja si dronët, sulmet kibernetike, mundësia e sabotimit dhe dobësitë e infrastrukturës moderne gjermane.
    Vlerësim i një sulmi të mundshëm rus në vitin 2029 – por me indikacione për një kërcënim më të shkurtër
    Zyrtarët gjermanë vlerësojnë se Rusia mund të jetë “e gatshme” për të sulmuar një vend të NATO-s në vitin 2029. Megjithatë, një sërë incidentesh në Evropë – spiunazhi, përpjekjet e sabotimit dhe shkeljet e hapësirës ajrore – të cilat agjencitë perëndimore të inteligjencës ia atribuojnë Moskës, tregojnë mundësinë e një rreziku më të menjëhershëm.
    Analistët besojnë gjithashtu se një armëpushim i mundshëm në Ukrainë, për të cilin SHBA-të po kërkojnë aktualisht, mund t’i lejojë Rusisë të rialokojë burimet dhe të përshpejtojë përgatitjet e saj kundër vendeve të NATO-s.
    “Qëllimi është të parandalohet lufta duke e bërë të qartë se kushdo që na sulmon nuk do të ketë sukses”, tha një nga hartuesit fillestarë të planit, një oficer i lartë gjerman.
    Investime prej 166 miliardë eurosh në infrastrukturë – Roli i Gjermanisë si qendër transiti është thelbësor
    Berlini planifikon të investojë 166 miliardë euro deri në vitin 2029 për të përmirësuar infrastrukturën e tij, nga të cilat më shumë se 100 miliardë euro do të shkojnë në rrjetin hekurudhor. Prioritet po i jepet infrastrukturës me “përdorim të dyfishtë”, pra objekteve civile që mund të shërbejnë edhe për nevojat ushtarake.
    Në një konflikt të mundshëm, Gjermania nuk do të jetë një vend në vijën e frontit, por “platforma” kryesore përmes së cilës forcat aleate do të lëvizin drejt Evropës Lindore.
    Boshllëqe ligjore, sabotim dhe sulme kibernetike
    Hartuesit e planit identifikuan probleme të rëndësishme në kohë paqeje: një kuadër ligjor të pamjaftueshëm për të luftuar sabotimin, kufizime në lëvizjen e trupave dhe një prapambetje të konsiderueshme në infrastrukturën kritike.
    Testet e fundit të gatishmërisë kanë treguar se nevojitet koordinim i mëtejshëm për ta përafruar plotësisht planin me realitetin.
    Përgatitja e heshtur dhe kuadri politik
    Ndërsa qeveria Merz ka njoftuar një program shpenzimesh për mbrojtjen prej 500 miliardë eurosh dhe kthimin e rekrutimit ushtarak, ushtria gjermane po punon paralelisht prapa skenave, duke trajnuar tashmë spitalet, policinë dhe shërbimet e mbrojtjes civile, dhe duke rënë dakord për rrugët për konvojet ushtarake.
    Kancelari theksoi së fundmi se “nuk jemi në luftë, por nuk jetojmë më në kohë paqeje”, duke përshkruar periudhën e re të vigjilencës së shtuar.
     

  • Plani sekret i Gjermanisë për një luftë me Rusinë

    Plani sekret i Gjermanisë për një luftë me Rusinë

    Gjermania po ecën me ritme të përshpejtuara për të zbatuar një plan sekret ushtarak për një konflikt të mundshëm me Rusinë, shkruan Wall Street Journal.

    Plani, i njohur si OPLAN DEU, është një dokument i klasifikuar prej rreth 1 mijë e 200 faqesh, i hartuar nga një grup oficerësh të lartë gjermanë që prej më shumë se dy vitesh në garnizonin Julius Leber në Berlin.

    Dokumenti përshkruan një operacion gjigant logjistik që do të kishte në qendër territorin gjerman: lëvizjen e deri në 800 mijë trupave gjermane, amerikane dhe të NATO-s drejt lindjes në rast të një agresioni rus.

    Ai specifikon portet, hekurudhat, autostradat, urat dhe pikat kritike që do të përdoreshin për të dërguar forcat në front, si dhe mënyrat e mbrojtjes së tyre gjatë tranzitit.

    Sipas analizës së WSJ-së, plani shënon rikthimin e Gjermanisë në një mentalitet të epokës së Luftës së Ftohtë, ku dallimi midis sferës civile dhe asaj ushtarake fillon të zbehet.

    Përveç sfidave të kapacitetit ushtarak, Berlini duhet të ripërdorë ose rindërtojë infrastrukturën civile për përdorim të mundshëm ushtarak nga portet e deri te autostradat që dikur ishin dizajnuar edhe si pista uljeje emergjente.

    Zyrtarët gjermanë paralajmërojnë se Moska mund të jetë e gatshme të sfidojë NATO-n deri në vitin 2029, ndërsa veprime të fundit të inteligjencës dhe akte sabotimi në Evropë ngrejnë shqetësimin se një përplasje mund të vijë edhe më herët.

    Qeveria gjermane tashmë ka nisur ushtrime të përbashkëta me sektorin civil, testime logjistike dhe modernizime të shpejta infrastrukturore, ndërsa firmat private si Rheinmetall po inkorporohen drejtpërdrejt në arkitekturën e re të mbrojtjes.

    “Qëllimi nuk është lufta”, citon Wall Street Journal një nga autorët e planit, “por parandalimi i saj, duke bërë të qartë se një agresion ndaj nesh nuk do të ketë sukses”.

  • Simeone: Interi shumë i fortë, plani ishte ta godisnim në pjesën e dytë

    Simeone: Interi shumë i fortë, plani ishte ta godisnim në pjesën e dytë

    27 Nëntor 2025

    8:10

    Alfred Lleshi

    Diego Simeone analizoi fitoren ndaj Interit duke vlerësuar kundërshtarin dhe theksuar realizimin e planit të ndërtuar për t’i goditur zikaltrit në pjesën e dytë. “Luanim kundër një skuadre shumë të fortë, më të fortës së Champions-it në këtë moment. Për këtë arsye bëmë një pjesë të parë të mbyllur për t’ia bllokuar lojën kundërshtarit”.
    Ai shtoi: “E dinim që në pjesën e dytë mund të shprehnim gjithë repertorin tjetër me lojtarë të nivelit si Griezmann, Sorloth dhe Nico Gonzalez, që hynë shumë mirë dhe na lejuan të shënonim në aksionin e fundit. Ishte shumë bukur, por plani ishte pikërisht ky”.
    Simeone theksoi filozofinë e tij: “Nuk di të jetoj në zonën e rehatisë, preferoj të luaj kështu. Duhet punuar me besim, dashuri dhe cilësi. Kam lojtarë që më ndjekin dhe kjo është vendimtare për çdo trajner. Sulmuesit në stol mezi prisnin të futeshin në lojë dhe, kur u aktivizuan, treguan vlerën e tyre”.

  • Rutte: Plani i SHBA-së për Ukrainën premton, por ka pika të pazgjidhura

    Rutte: Plani i SHBA-së për Ukrainën premton, por ka pika të pazgjidhura

    Bota E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 13:25
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje për kujdes ndaj pritshmërive në lidhje me propozimin amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se plani ende kërkon negociata më të thelluara.
    Në një intervistë për grupin mediatik RND dhe gazetën spanjolle “El País”, e publikuar sot, Rutte u shpreh se dokumenti  i rishikuar së bashku nga SHBA dhe Ukraina përmban elementë premtues, por edhe çështje të pazgjidhura që kërkojnë raunde të mëtejshme diplomacie.

    Sipas njoftimeve zyrtare, Ukraina ka rënë dakord dje me pikat kryesore të planit të paqes të propozuar nga SHBA, ndërsa Uashingtoni thotë se vetëm disa pika mbeten ende në debat. Presidenti amerikan Donald J. Trump dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të takohen më vonë gjatë nëntorit për t’i dhënë goditjen përfundimtare dialogut.

    Javën që shkoi, SHBA publikoi një plan me 28 pika, i cili është përballur me kritika në Evropë dhe në Kiev, ku zyrtarë shprehen shqetësime se ai mund të pasqyronte interesat ruse. Negociatorë nga SHBA-ja, Ukraina dhe vende europiane u takuan në Gjenevë për të rishikuar dokumentin një proces që Rutte e përshkroi si “produktiv”, por vetëm si një hap fillestar drejt bisedimeve më të strukturuara.

    Rutte shtoi se Rusia ka pësuar humbje të mëdha njerëzore rreth 20 000 ushtarë çdo muaj ndërkohë që ka fituar shumë pak territor: “Që nga fillimi i pushtimit, rreth një milion trupa ruse janë vrarë ose plagosur rëndë,” tha ai, duke vënë në dukje se Moska ka shtuar vetëm rreth 1.0% të territorit të Ukrainës këtë vit me avan­time të ngadalta, vetëm disa metra në ditë.

  • Ende pa zgjidhje për ndotjen akustike, AKM me plan veprimi për 2026: Masave ligjore, administrative dhe…

    Ende pa zgjidhje për ndotjen akustike, AKM me plan veprimi për 2026: Masave ligjore, administrative dhe…

    foto ilustruese

    TIRANË- Shqipëria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të monitorimit mjedisor, teksa Plani Kombëtar i Monitorimit të Mjedisit për vitin 2026 vë theksin tek menaxhimi dhe reduktimi i zhurmave në zonat urbane.
    Në mjediset urbane të vendit, zhurma është identifikuar prej vitesh si një nga faktorët më shqetësues të cilësisë së jetës, sidomos për shkak të trafikut, aktiviteteve ekonomike dhe zhvillimit të shpejtë urban. Raportimet e viteve të fundit tregojnë se disa zona të qyteteve kryesore regjistrojnë nivele të zhurmës mbi kufijtë e lejuar, duke e bërë monitorimin dhe ndërhyrjen të domosdoshme.
    Autoritetet përgjegjëse kanë prezantuar dokumentin e përditësuar të Planit Kombëtar të Veprimit për Menaxhimin e Zhurmës Mjedisore, një instrument strategjik që synon forcimin e kontrollit akustik në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe legjislacionin vendas.
    Plani parashikon ndërmarrjen e masave ligjore, administrative dhe organizative për të siguruar respektimin e niveleve të lejuara të zhurmës dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës.
    Ai bazohet në Ligjin nr. 9774, datë 12.7.2007, i ndryshuar me Ligjin nr. 50/2023, duke përcaktuar mënyrat e parandalimit, reduktimit dhe minimizimit të efekteve të dëmshme nga ekspozimi ndaj zhurmës.
    Në programin e monitorimit për vitin 2026 përfshihet matja e treguesve akustikë LaeqT për ditën dhe natën, me një frekuencë matjesh çdo 14 ditë në mënyrë 24-orëshe, të realizuara sipas kushteve të përcaktuara meteorologjike dhe standardeve teknike CEI 29-10 dhe EN 60804/1994.
    Aktualisht, rrjeti kombëtar i monitorimit përbëhet nga 67 stacione të planifikuara, prej të cilave 43 janë aktive në 11 qendra urbane, duke siguruar të dhëna të detajuara për vlerësimin e situatës së zhurmës në vend.
    Vendosja e këtij plani në agjendën e vitit 2026 konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt harmonizimit me praktikat europiane dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Për publikimin në Web, rekomandohet përdorimi i një sfondi informues me elemente të hartave akustike dhe grafikëve të nivelit të zhurmës, për të pasqyruar vizualisht fokusin e këtij procesi./Monitor

  • Starmer: Një pjesë e planit të Trump për Ukrainën, e papranueshme për Londrën

    Starmer: Një pjesë e planit të Trump për Ukrainën, e papranueshme për Londrën

    Plani fillestar i paraqitur nga administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë përfshinte dispozita me të cilat as Kievi dhe as Londra nuk mund të pajtoheshin, tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer në një fjalim para Dhomës së Komunave.
    Starmer vuri në dukje se drafti origjinal i planit me 28 pika përmbante disa klauzola që Londra nuk mund t’i pranonte. Në të njëjtën kohë, ai përfshinte elementë të rëndësishëm që do të ishin thelbësorë për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.
    Për shembull, ai përshkroi hapat e SHBA-së dhe partnerëve të saj në lidhje me garancitë e sigurisë masa që ai i përshkroi si shumë të rëndësishme. Sipas Starmer, diskutimet në Gjenevë çuan në përparim midis SHBA-së dhe Ukrainës, duke rezultuar në rishikime të kuadrit të propozuar të paqes.
    Ai shtoi se po punohet për të ndryshuar planin. Londra, theksoi ai, synon të sigurojë që versioni përfundimtar të mbështetet në parime themelore: sovraniteti i Ukrainës duhet të mbështetet, vendi duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten në të ardhmen dhe të gjitha vendimet përkatëse duhet të merren nga Ukraina.
    Starmer theksoi gjithashtu se plani i Trump do të kërkojë pëlqimin e shteteve të tjera anëtare të NATO-s, pasi prek edhe interesat e tyre.