Barcelona ka filluar nga puna për planet për sezonin e ardhshëm, megjithëse katalanasit janë ende të kufizuar nga disa kufizime ekonomike që ndikojnë në mundësinë e tyre për të operuar në tregun e transferimeve. Deri më sot, klubi nuk e ka përmbushur ende rregullin 1:1, duke ulur ndjeshëm kapacitetin e tyre për të blerë lojtarë të rinj.
Deco dhe Hansi Flick kanë filluar të marrin disa vendime kryesore, një prej të cilave lidhet drejtpërdrejt me Nico Williams. Anësori i Athletic Bilbao, i cili ishte një prioritet kryesor për katalanasit për verën e kaluar, nuk është më në planet e tyre, sipas asaj që raporton “Marca”.
Paraqitjet e jashtëzakonshme të lojtarëve si Raphinha dhe Lamine Yamal në krahë, kanë barë që Barcelona të ketë një zonë sulmuese shumë konkurruese. Për më tepër, Ferran Torres ka shkëlqyer sa herë që i jepet rasti, duke përforcuar idenë se nuk ka nevojë të kërkohen përforcime në treg për krahët.
Gjithashtu, nuk ka plane për të forcuar as pozicionin e qendërsulmuesit. Lewandowski mbetet ende një faktor kyç dhe performanca e tij nën drejtimin e Flick ka qenë shumë e mirë. Për më tepër, si Ferran ashtu edhe Dani Olmo kanë provuar të jenë alternativa efektive kur polaku nuk ka qenë i disponueshëm.
Tag: planet
-

Zbulimi që mund të ndryshojë gjithçka, sinjale të mundshme jete në një planet të largët
Kërkimi për jetë jashtëtokësore ka hyrë në një nga fazat më të rëndësishme të historisë së tij, sipas një ekipi studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit, në Mbretërinë e Bashkuar. Duke përdorur teleskopin më të fuqishëm të NASA-s, James Webb, ata kanë zbuluar sinjale molekulash që, në Tokë, prodhohen vetëm nga organizma të gjallë.
Zbulimi është bërë në planetin K2-18b, i cili ndodhet rreth 1100 trilionë kilometra larg Tokës dhe ka një madhësi afro 2.5 herë më të madhe se planeti ynë. Ky zbulim mund të jetë hapi më i afërt që njerëzimi ka bërë drejt provës se jeta jashtë Tokës është reale.
Sipas kreut të ekipit kërkimor, Nikku Madhusudhan, pritet që konfirmimi i këtij zbulimi të vijë brenda një ose dy vitesh:
“Kjo është prova më e fortë deri më tani që sugjeron se ndoshta ka jetë atje jashtë. Realisht, mund të them se ky sinjal mund të konfirmohet shumë shpejt,” – tha ai për BBC.
Kjo është hera e dytë që në atmosferën e këtij planeti zbulohen molekula të lidhura me jetën, por këtë herë rezultatet janë më premtuese. Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten më shumë të dhëna për të arritur në një përfundim të sigurt.
Teleskopi James Webb analizon përbërjen kimike të atmosferës së planeteve përmes dritës së yllit të vogël që ata rrotullojnë. Pikërisht në këtë mënyrë, ekipi nga Kembrixhi identifikoi dy molekula të rëndësishme: dimetilsulfureti dhe dimetildisulfureti – gaze që në Tokë prodhohen nga fitoplanktoni dhe bakteret.
“Sasia e këtyre gazrave në atmosferën e K2-18b është mijëra herë më e lartë se në Tokë. Nëse vërtet janë të lidhura me jetën, atëherë ky planet është plot jetë,” – shtoi Madhusudhan.
“Dhe nëse e konfirmojmë këtë, atëherë do të thotë që jeta është shumë më e zakonshme në galaktikë nga sa kemi menduar.”
Sidoqoftë, pavarësisht këtij zbulimi entuziazues, disa shkencëtarë të pavarur paralajmërojnë për kujdes: edhe nëse prania e këtyre gazrave vërtetohet, kjo nuk përbën provë përfundimtare për jetën. Mund të ndodhë që këto substanca të jenë pjesë e përbërjes natyrore të planetit, pa ndonjë lidhje me organizmat e gjallë.
E ardhmja mund të na sjellë përgjigje për pyetjen më të madhe të njerëzimit: a jemi vërtet vetëm në Univers?
-

Jetë jashtë Tokës? Një planet i largët po jep sinjale premtuese
Shkencëtarët kanë gjetur prova të reja, edhe pse ende të pasigurta, se një planet i largët që rrotullohet rreth një ylli tjetër mund të jetë i banueshëm, shkruan BBC.
Një ekip nga Universiteti i Kembrixhit, duke studiuar atmosferën e planetit të quajtur K2-18b, ka zbuluar gjurmë të molekulave që në Tokë prodhohen vetëm nga organizma të thjeshtë.
Kjo është hera e dytë, dhe më premtuesja deri më tani, që kimikate të lidhura me jetën janë zbuluar në atmosferën e këtij planeti nga Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST) i NASA-s.Megjithatë, ekipi kërkimor dhe astronomë të pavarur theksojnë se nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar përfundimet.
Prof. Nikku Madhusudhan, udhëheqësi i ekipit nga Instituti i Astronomisë në Universitetin e Kembrixhit, tha se shpreson të sigurojë provat vendimtare së shpejti.
“Kjo është prova më e fortë deri më tani se mund të ketë jetë atje jashtë. Mund të them realisht se do ta konfirmojmë këtë sinjal brenda një ose dy vitesh.”
K2-18b është rreth 2.5 herë më i madh se Toka dhe ndodhet 124 vite dritë larg, një distancë që asnjë njeri nuk mund ta përshkojë gjatë jetës.
JWST është aq i fuqishëm sa mund të analizojë përbërjen kimike të atmosferës së një planeti duke përdorur dritën që kalon përmes saj nga ylli që ai orbiton.
Ekipi nga Kembrixhi zbuloi se atmosfera duket se përmban gjurmë të një ose dy molekulave të lidhura me jetën: dimetil sulfidi (DMS) dhe dimetil disulfidi (DMDS). Në Tokë, këto gazra prodhohen nga fitoplanktoni detar dhe bakteret.
Prof. Madhusudhan u habit nga sasia e gazit që duket se u zbulua në vetëm një vëzhgim.
“Sasia që vlerësojmë është mijëra herë më e madhe se ajo në Tokë,” tha ai.
“Pra, nëse lidhja me jetën është reale, atëherë ky planet mund të jetë plot me jetë.”
Ai shtoi: Nëse e konfirmojmë që ka jetë në K2-18b, kjo do të tregonte që jeta është shumë e zakonshme në galaktikë.
Por ai dhe shkencëtarë të tjerë paralajmërojnë për kujdes. Rezultatet aktuale nuk përmbushin ende standardin shkencor për të shpallur një zbulim të sigurt, për këtë duhet një siguri prej 99.99999% (e quajtur një rezultat “pesë sigma”). Aktualisht, ata kanë arritur vetëm një rezultat “tre sigma”, ose 99.7% siguri, që është premtuese por ende e pamjaftueshme.
Disa shkencëtarë të tjerë ofrojnë shpjegime alternative pa jetë për të dhënat e zbuluara. Për shembull, disa sugjerojnë se planeti mund të ketë një oqean të shkrirë shkëmbor, jo ujë, që do të përjashtonte mundësinë e jetës.
Ka ende debat të madh shkencor për vetë përbërjen e planetit.
Pavarësisht skepticizmit të natyrshëm në shkencë, Prof. Madhusudhan është optimist dhe thotë: Dekada më vonë, mund të shohim prapa në këtë moment dhe ta njohim si kohën kur universi i gjallë erdhi në horizont.
“Kjo mund të jetë pika e kthesës, ku papritmas pyetja themelore nëse jemi vetëm në univers është ajo që ne jemi në gjendje t’i përgjigjemi.”
Hulumtimi është publikuar në The Astrophysical Journal Letters./vizionplus.tv -

Qindra trilionë milje larg, por ky planet mund të ketë jetë!
Shkencëtarët kanë gjetur prova të reja se një planet i largët që rrotullohet rreth një ylli tjetër mund të ketë jetë.
Një ekip i Cambridge që po studion atmosferën e planetit K2-18b, ka pikasur shenja molekulash që në Tokë prodhohen nga organizma të thjeshtë, shkruan BBC. Sulfiti i dimetilit dhe disulfiti i dimetilit, në planetin tonë prodhohen nga fitoplanktoni dhe bakteret.
Kjo është hera e dytë, por më bindëse që lëndët kimike të lidhura me jetën vihen re nga teleksopi James Webb në atmosferën e panetit. Ekipi shkencor dhe astronomë të pavarur thonë se duhen më shumë të dhëna për të konfirmuar rezultatet.
“Kjo është prova më e fortë që atje ka jetë. Mund të them realisht që ne mund ta konfirmojmë këtë sinjal brenda 1-2 vitesh”, thotë prof. Nikku Madhusudhan.
K2-18b është dy herë e gjysmë më i madh se Toka dhe 700 trilion milje larg nesh.
Teleskopi JWST është kaq i fuqishëm a mund të analizojë përbërjen kimike të atmosferës së tij përmes dritët që kalon përtej nga dielli i vogël i kuq rreth të cilit orbiton planeti.
Madhusudhan u habit nga prania e lartë e sasisë së gazit në atmosferën e tij që është mijëra herë më shumë sesa në Tokën tonë.
Sipas tij, nëse konfirmohet se në K2-18b ka jetë, rrjedhimisht del që “jeta është e zakonshme në galaktikë”.
-

Kane vazhdon me Bayern Mynih, ndërlikohen planet për Sesko dhe Gyökeres
11 Prill 2025
13:56
Alfred Lleshi
Harry Kane ka deklaruar së fundmi për mediat angleze se ka ndërmend të qëndrojë te Bayern Mynih edhe sezonin e ardhshëm. Në fund të fundit, sulmuesi i kombëtares angleze ka një kontratë të vlefshme deri në qershor 2027 dhe nuk ka asnjë qëllim ta prishë, të paktën për momentin. Një vendim që duket se po ndikon në planet e merkatos së skuadrës bavareze.
Sipas asaj që raporton “Bild”, njoftimi i Kane ka ndikuar në strategjinë për përforcimet e mundshme, veçanërisht në repartin ofensiv. Lojtarë si Benjamin Šeško dhe Viktor Gyökeres janë në listën e objektivave të Bayernit, por prania e Kane në skuadër mund t’i kufizojë hapësirat për ta, duke ndikuar kështu në zgjedhjet e tyre.
Kjo situatë mund t’i shtyjë këta sulmues të shqyrtojnë alternativa të tjera, veçanërisht në Premier League, ku mund të kenë më shumë minuta loje dhe mundësi për t’u shprehur. Qëndrimi i Kane te Bayerni, pra, nuk ndikon vetëm te skuadra gjermane, por ka pasoja edhe në tregun e sulmuesve dhe vendimet e lojtarëve që kërkojnë një destinacion të ri. -

Bolonja i jep një ndihmë zikaltërve në garën për titull, një gol me finte prish planet e Napolit
Napoli nuk ka arritur të përfitojë dot nga hapi fals i hedhur nga Interi këtë fundjavë. Zikatrit barazuan ndaj Parmës dhe napoletanët kishin rastin e artë për të ngushtuar diferencën në vetëm një pikë. Por të kaltrit dështuan të merrnin tre pikët mbrëmjen e sotme kundër Bolonjës.
Anguisa kaloi Napolin në epërsi në minutën e 18 të takimit, duke rritur shpresat për një fitore të mundshme. Por kur kronometri po maste minutën e 64-t, Ndoji tundi rrjetën me një gol spektakolar. Një goditje me finte e lojtarit të Bolonjës prishi planet e ekipit të Antonio Kontes, që në këtë mbrëmje duhet të kënaqet me vetëm një barazim 1-1. Diferenca mes Interit dhe Napolit vazhdon të qendrojë 3 pikë, teksa kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit./Sport Ekspres/ -

Sa planetë mund ta mbështesin jetën?
Fantashkenca shpesh bazohet në idenë se ekzistojnë shumë vende në univers ku njerëzit ose jeta humanoide mund të jetonin komodë. Në Star Wars dhe Star Trek ka qindra planetë që gëlojnë nga jeta. Mund të ecësh si në shtëpinë tënde. Por në realitetin tonë, kemi gjetur vetëm një vend ku jeta mund të jetojë komode, dhe ai është Toka.
Deri tani, nuk kemi identifikuar jetë në asnjë botë tjetër, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi zbuluar botë që potencialisht mund ta mbështesin atë. Një planet që mund të mbështesë jetën është pak a shumë si një kontejner që mund ta kthesh në shtëpi, duhet shumë punë përpara. Megjithatë, disa mundësi janë identifikuar. Theksi është te fjala “potencialisht”.
Zona e Artë (Zona e banueshme)
Astronomët fillimisht kontrollojnë nëse një planet ndodhet në të ashtuquajturën zonën e banueshme ose Zona e Artë, ku nuk është as shumë nxehtë e as shumë ftohtë, por tamam për të pasur ujë të lëngshëm. Toka ndodhet në atë zonë. Por detajet ndryshojnë në varësi të yllit dhe madhësisë së planetit.
Shprehja “ashtu siç e njohim ne” ka rëndësi këtu. Jeta mund të mbijetojë edhe në kushte të tjera. Në Tokë, organizmat jetojnë pranë burimeve hidrotermale toksike, gjë që tregon sa e përshtatshme është jeta. Por për të gjetur planetë të banueshëm, nisemi nga ajo që dimë.
Disa besojnë se jeta mund të ekzistojë edhe jashtë kësaj zone. Për shembull, Titani, një nga hënat e Saturnit, ka metan të lëngshëm dhe kushte që nxisin spekulime për jetë. Është shumë më i ftohtë se Toka, por detet dhe lumenjtë e tij me metan ngjallin interes te shkencëtarët.
Zona e muzgut
Përveç Zonës së artë, është edhe Zona e muzgut, një brez në planetët që kanë rrotullim sinkron, ku vetëm një brez i ngushtë mund të mbështesë jetë. Nëse një planet nuk rrotullohet, një anë është gjithmonë e nxehtë dhe tjetra e ftohtë. Por në mes, kushtet mund të jenë të përshtatshme.
Kjo është teorike, por jo e pabesueshme. Planetët që rrotullohen rreth yjeve të vegjël duhet të jenë afër për të qëndruar në Zonën e Artë. Kjo afërsi mund t’i bëjë të kenë rrotullim sinkron. Në atë brez të ngushtë mund të ketë ujë të lëngshëm.
Duket si fantashkencë, por është reale. Hëna jonë gjithmonë na tregon të njëjtën faqe sepse bën rrotullim sinkron rreth Tokës.
Sipas shifrave
Sa planetë mund të mbështesin jetën? Në sistemin tonë diellor, vetëm një. Por në Rrugën e Qumështit, janë zbuluar 3200 yje me planetë që rrotullohen rreth tyre. Në gjithë universin mund të ketë 200 triliardë yje, ndoshta secili me planetë. Nëse secili ka 4 planetë, bëhen 800 triliardë.
Studiuesit vlerësojnë se vetëm në Rrugën e Qumështit mund të ketë 300 milionë planetë potencialisht të banueshëm. Kjo është një shifër e kujdesshme, duke supozuar që vetëm 7% e yjeve si Dielli i kanë ata. Një përqindje më tipike prej 50% do të nënkuptonte 2.1 miliardë.
Disa janë “afër”, në kuptimin astronomik. Por edhe më i afërti është 20 vite dritë larg. Proksima Centauri, ylli më i afërt, është 4.3 vite dritë larg. Me teknologjinë e sotme, do të duheshin 6300 vjet për të arritur atje. Ai planet i afërt? Rreth 30,000 vjet larg. Pra, s’po bëjmë gati valixhet ende.
Ekuacioni i Drejkut jep një tjetër parashikim. Duke shumëzuar faktorë si norma e formimit të yjeve dhe sa kohë qëndrojnë të banueshëm planetët, vlerësimet shkojnë nga 1.4 deri në 2.65 miliardë botë që mund të mbështesin jetë.
Çfarë i nevojitet një planeti
Të jesh në Zonën e artë do të thotë thjesht që një planet mund të mbështesë jetë, nuk ka garanci. Shkencëtari planetar Alessandro Morbidelli thotë se duhen shtatë faktorë.
Së pari, duhet të jetë në distancën e duhur nga ylli. Së dyti, orbita duhet të jetë rrethore, nëse është shumë e zgjatur, shkakton stinë ekstreme. Së treti, një bosht rrotullimi i qëndrueshëm është jetik; Marsi nuk e ka dhe humbi atmosferën. Hëna jonë ndihmon për ta mbajtur Tokën të qëndrueshme.
Së katërti, uji është i domosdoshëm, por jo në tepricë. Shumë ujë mund të krijojë akull të trashë që pengon jetën. Së pesti, përbërja e atmosferës ka rëndësi. Ne jemi me fat që kemi azot dhe oksigjen. Nëse do të ishim formuar ndryshe, do të ngjanim me Neptunin. Së gjashti, planeti ka nevojë për tektonikën e pllakave për të rregulluar klimën përmes qarkullimit të karbonit. Planetë si Venusi nuk e kanë këtë. Së shtati, një fushë magnetike është thelbësore për të mbrojtur atmosferën dhe për të ndaluar rrezatimin e dëmshëm nga hapësira.
Dhe sigurisht, një planet ka nevojë për përbërësit bazë të jetës si karboni, oksigjeni, azoti, hidrogjeni, fosfori dhe squfuri.
Si gjenden?
Si i gjejnë astronomët këta planetë? Fillimisht gjejnë yje, më pas kontrollojnë për planetë që sillen rreth tyre në Zonën e artë dhe që kanë përmasa të përafërta me Tokën.
Për shkak të distancave të mëdha, nuk mund t’i shohim këtaplanetë drejtpërdrejt. Vëzhgojmë rëniet e dritës kur planetët kalojnë përpara yjeve. Më pas analizojmë gjatësitë valore për të zbuluar atmosferën dhe për të parë nëse është gazore apo e ngurtë.
Atmosfera të ndryshme thithin dhe pasqyrojnë dritën ndryshe, duke na ndihmuar të kuptojmë më mirë planetin.
Ne kemi transmetuar sinjale për vite me radhë. Shkencëtarët vlerësojnë se të paktën 29 planetë potencialisht të banueshëm mund të kenë marrë tashmë një sinjal nga Toka. / Top Tenz – Syri.net
-

Zbulohen planet alarmuese të Radoiçiç
Rajoni E Premte, 4 Prill 2025 21:10
Milan Radoiçiç, i njohur si organizator i sulmit terrorist në Banjskë, në vitin 2023, po ndërmerr veprime për të destabilizuar proceset demokratike në Kosovë.
Radoiçiç po përpiqet të shantazhojë pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë, me qëllimin për të zgjeruar në heshtje grupin parlamentar të Listës Serbe dhe për të penguar formimin e institucioneve të reja.Strukturat e sigurisë janë alarmuar nga biseda të regjistruara të cilat provojnë përpjekjet e tij për të ushtruar ndikim përmes presionit dhe kërcënimeve të drejtpërdrejta ndaj individëve të caktuar.
Përpos shantazhit thuhet se ka tregues për plane të gjera për organizimin e protestave të orkestruara dhe përfshirjen e kriminelëve të maskuar e grupeve terroriste për të mbështetur agjendën destabilizuese të Beogradit dhe presidentit Vuçiç.

