Barcelona po finalizon planet për një ndeshje miqësore në Peru në dhjetor për të kompensuar humbjen financiare për shkak të duelit të anuluar në Miami kundër Villarreal.
Barcelona shpreson të fitojë shtatë deri në tetë milionë euro nga një ndeshje e mundshme miqësore në Peru, e cila do të ishte e rëndësishme për klubin ndërsa përpiqet të stabilizojë rrjedhën e të ardhurave.
Klubi katalanas kishte ndërmend të luante një ndeshje kampionati kundër Villarreal më 20 dhjetor në stadiumin Hard Rock në Miami, mori leje nga La Liga, por planet u braktisën pas kritikave të shumta nga klubet, lojtarët dhe tifozët dhe vetë organizatori. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tag: planet
-

Usyk ndryshon mendje dhe shtyn datën e tërheqjes: Do të dueloj deri 41 vjeç, nuk ndeshen me atë
Oleksandr Usyk ka ndryshuar planet e tij për t’u tërhequr pas një dueli të fundit, pasi synon ta zgjasë karrierën e tij përtej vitit 2026. Kampioni i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë kishte deklaruar se do të boksonte edhe një herë të fundit vitin e ardhshëm.
Por tani ai ka zbuluar se planifikon të vazhdojë përtej kësaj. 38-vjeçari ukrainas e fitoi me KO duelin e tij të fundit në stadiumin Wembley ndaj Daniel Dubois, në një performancë dominuese. Ai pret të jetë në gjendje të garojë në të tilla nivele edhe për dy vjet të tjera.
“Do të dueloj deri në moshën 41 vjeç“, tha Usyk për faqen e tij të internetit “Ready to Fight”. Më pas, boksieri ukrainas konfirmoi planet e tij për të ardhmen: “Pastaj, pasi të tërhiqem, do të ndërtoj një akademi sportive. Do të stërvitem atje dhe do të stërvit të tjerë“.
Një dëmtim në shpinë e la jashtë Usyk për pjesën tjetër të këtij viti. Por ai po stërvitet dhe po përgatitet të boksojë. Kthimi i tij i synuar është viti 2026. “Vitin tjetër dhe me vullnetin e Zotit, do të rikthehem të boksoj dhe të fitoj“, deklaroi Usyk, i pamposhtur në karrierën e tij.
Usyk nuk ka ndërmend të përballet me yllin në ngritje, britanikun Moses Itauma, i cili është 20 vjeç. “Jo, nuk do të dueloj me Itaumën në sfidën e radhës. Ai është i ri, gjithmonë më ngacmon. Dhe ai vetë tha se nuk i godet gjyshërit!” tha Usyk, që është gati dyfishi i moshës së talentit britanik.
Në fund, ukrainasi foli për sfidën e radhës në ring dhe se kush mund të jetë rivali i tij: “Nuk mund të them se kush është saktësisht rivali im sepse negociatat janë duke vazhduar. Do të gënjeja nëse do t’ju jepja një emër.” -

Fenomen kozmik unik: një planet që po ‘ha’ gaz e pluhur me shpejtësi marramendëse
Këtë herë, një lajm vërtet tronditës vjen nga fusha e astronomisë, ku është zbuluar një planet që sillet në mënyrë të ngjashme me një yll. Quhet Cha 1107-7626 dhe ndodhet jashtë sistemit tonë diellor, rreth 620 vite dritë larg Tokës, në konstelacionin Chamaeleon.
Ky planet endacak nuk rrotullohet rreth asnjë ylli dhe ka një masë pesë deri në dhjetë herë më të madhe se ajo e Jupiterit, planeti më i madh i sistemit tonë diellor. Por, sipas një studimi të botuar në ‘The Astrophysical Journal Letters’, madhësia e tij vazhdon të rritet çdo sekondë.
Astronomi Víctor Almendros-Abad, nga Observatori Astronomik i Palermos (Instituti Kombëtar i Astrofizikës në Itali), thekson se bëhet fjalë për shkallën më të lartë të rritjes së regjistruar ndonjëherë për një planet. Astronomët e zbuluan Cha 1107-7626 për herë të parë në vitin 2008.
Sipas Aleks Scholz, astronom në Universitetin e St. Andrews në Skoci, ky planet ka nga një deri në dy milionë vjet jetë dhe, megjithëse kjo mund të duket paradoksale, ndodhet ende në “periudhën e tij foshnjore”. Edhe pse është i madh në përmasa, ekspertët thonë se shpejtësia e rritjes së tij ndryshon për shkak të diskut të gazit dhe pluhurit që e rrethon.
Planeti po shton material rreth tetë herë më shpejt se disa muaj më parë, duke përthithur gaz dhe pluhur me një ritëm rekord prej 6.600 miliardë tonësh në sekondë.
“E kemi kapur këtë planet endacak sapo ka lindur, në aktin e përthithjes së materialit me një ritëm të furishëm,” – shpjegon bashkautor i studimit, Ray Jayawardhana.
“Duke vëzhguar sjelljen e tij gjatë muajve të fundit, me dy nga teleskopët më të fuqishëm në Tokë dhe në hapësirë, kemi marrë një pamje të rrallë të fazës foshnjore të objekteve të izoluara që nuk janë shumë më të rënda se Jupiteri. Fëmijëria e tyre duket shumë më e trazuar sesa e kishim imagjinuar,” – përfundon astronomi. -

Kthim në Angli apo rinovim me bavarezët? Harry Kane zbulon planet e tij për të ardhmen
7 Tetor 2025
13:01
Alfred Lleshi
Harry Kane ka zbuluar planet e tij për të ardhmen, duke deklaruar se është i hapur për ta zgjatur qëndrimin te Bayern Munich edhe pas vitit 2027, kur i skadon kontrata aktuale. Sulmuesi ka arritur rekorde që prej ardhjes nga Tottenham më 2023, duke shënuar 103 gola në 106 ndeshje në të gjitha kompeticionet, si dhe fituar Bundesligën e Superkupën e Gjermanisë.
Duke folur për mundësinë e rinovimit, 32-vjeçari tha: “Sigurisht që e shoh të mundur. Nuk kam diskutuar ende me Bayernin për këtë, por do të isha i gatshëm për një bisedë të sinqertë. Sigurisht, varet nga si përfundon sezoni, çfarë do të arrijmë. Aktualisht jemi në një moment fantastik dhe nuk mendoj për gjëra të tjera”.
Kane shtoi se dëshira për t’u kthyer në Premier League, ku është golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave me 213 gola, është zvogëluar pak: “Kur u largova për te Bayerni, do të kisha thënë se do të kthehesha pa hezitim. Tani pas disa vitesh këtu, dëshira ka rënë pak, por nuk do t’i thoja kurrë ‘jo’ kthimit. Momentet dhe mundësitë vijnë vetë, por tani jam plotësisht i përkushtuar te Bayerni”. -

Astronomët zbulojnë një planet më të madh se Jupiteri që lundron i lirë në hapësirë
Astronomët kanë zbuluar një zhvillim “të frikshëm” në një që ndryshe nga ata të sistemit tonë diellor, nuk rrotullohet rreth një ylli, por lundron i lirë në hapësirë.
Vëzhgimet e reja, të bëra me teleskopin shumë të madh (VLT) të Observatorit Evropian të Hënës (ESO), zbuluan se ky planet po absorbon gazra dhe pluhur nga ambienti i tij me një ritëm prej gjashtë miliardë tonësh në sekondë, ritmi më i madh i zhvillimit të regjistruar ndonjëherë në një planet të çdo lloji.
“Botës mund t’i duket se planetët janë objekte të qeta dhe të qëndrueshme, por me këtë zbulim shohim se objektet me masë planeti që fluturojnë lirisht në hapësirë mund të jenë vend tërheqës dhe të jashtëzakonshëm,” thotë Victor Almendros-Abad, autori kryesor i studimit të ri, i publikuar në The Astrophysical Journal Letters.
Ky trup qiellor, i njohur si Cha 1107-7626, ndodhet rreth 620 drita-vite larg, në yllin e Kameleonit, dhe ka një masë pesë deri në dhjetë herë më të madhe se ajo e Jupiterit.
Ai është i rrethuar nga një disk gazrash dhe pluhuri, nga i cili merr vazhdimisht materiale, me një ritëm që nuk është konstant.
Deri në gushtin e vitit 2025, ky planet po merr material rreth tetë herë më shpejt se disa muaj më parë, me ritmin e paprecedentë prej gjashtë miliardë tonësh në sekondë, “ritmi më i madh i regjistruar ndonjëherë për një objekt me masë planeti,” thotë Almendros-Abad.
Të dhënat janë mbledhur me spektrometërin X-shooter të VLT, i vendosur në shkretëtirën e Atakamës në Kili, ndërsa janë përdorur gjithashtu vëzhgime nga teleskopi hapësinor James Webb.
Planetët e endur janë jashtëzakonisht të vështirë për t’u zbuluar, pasi ata emetojnë dritë shumë të vogël. Megjithatë, teleskopi i ardhshëm i jashtëzakonshëm i madh (ELT) i ESO pritet të ndryshojë këtë situatë. Me sensorët e tij të fuqishëm dhe pasqyrën e tij gjigante, ai do të mundësojë shkencëtarët të zbulojnë më shumë nga këta planetë dhe të kuptojnë më thellë natyrën e tyre.
-

“Kujdes nga kurthet që prishin planet…”, astrologia paralajmëron shenjat për tetorin
Muaji tetor vjen me një energji të veçantë që kërkon kujdes dhe qartësi në marrëdhënie, bashkëpunime dhe vendime të rëndësishme.
Astrologia e njohur Chrysanthi Kalogeri, në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, paralajmëron për një periudhë ku impulsiviteti duhet të shmanget, ndërsa sekreti dhe planifikimi bëhen aleatë të domosdoshëm për të ruajtur ekuilibrin.
Pas datës 14 tetor, yjet hapin dyer për shanse të jashtëzakonshme, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Por kujdes, sepse këtë muaj ka “kurthe” që mund të prishin planet më të mira.
“Duhet që të fokusohemi më tepër në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet e çdo lloji. Të mbrojmë marrëdhëniet ekzistuese, të mos marrim vendime të nxituara që mund të na udhëheqin në prishjen e marrëdhënieve dhe duhet që t’i shikojmë gjërat më me qartësi. Pas çdo veprimi të mendojmë se përse na kërkohet dhe përse na ofrohet kjo. Të mbrojmë marrëdhëniet tona nga mendimet e dyshimta dhe nga zilia. Do të kemi shanse shumë të mira për marrëdhënie dhe për bashkëpunime sidomos pas datës 14 tetor. Nuk duhet të veprojmë me impulsivitet në pjesën më të madhe të tetorit, pasi do të kemi një Hënë të plotë e cila zhvillohet në shenjën e Dashit dhe pas 21 fillimet e reja që duan të bëjnë të jenë të menduara, pa nxitime, pa eksazgjerime. Të kemi një plan larg dyshimeve. Është një muaj i butë, por ka kurthet e veta që mund të na nxjerrin jashtë loje. Gjërat që realizoni mbani sekret, sepse mund t’u prishë planet”, tha astrologia.
Dashi- Periudha ju përket ju. Por, nuk duhet që të jeni të stresuar dhe të ndikuar pasi do të keni një ndjeshmëri më të madhe sidomos më Hënën e plotë, e cila zhvillohet në shenjën tuaj në datën 7. Ky muaj i përket marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve tuaja, ku do të keni shanse unike, sidomos pas datës 17 të muajit. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në sferën financiare. Kujdes çfarë kërkoni ju ngatë tjerët, dhe të tjerët nga ju. Sa më të qarta t’i keni këto gjëra, aq më mirë dhe me qartësi do të veproni. Kujdes në planet dhe në fillimet e reja që do të bëni. Duhet të keni një plan sa më të qartë, sa i takon fillimeve të reja që do të bëni. Do të keni shanse që, që nga tetori dhe deri në fund të vitit të zgjidhni gjëra që kanë të bëjnë me pronën.
Demi – Gjatë kësaj periudhe evitoni stresin, ankthin, pasi është periudhë shumë aktive për ju dhe që mund t’iu stresojë. Duhet të gjeni kohën që të fokusoheni më tepër në lidhje me jetën tuaj private dhe planet që doni të bëni me periudhën që do të vijojë më pas. Ekuilibroni më mirë punën dhe përditshmërinë me gjërat tuaja intime. Duhet të jeni sa më të përpiktë në përditshmërinë tuaj, duke mos iu dhënë shkas të tjerëve për të mos iu diskutuar. Kujdes në marrëdhëniet dhe bashkëpunimeve tuaja të çdo lloji. Duke filluar nga fundi i tetorit dhe deri në fund të vitit do të shikoni se çështje që kanë të bëjnë me karrierën tuaj dhe jetën sociale, por që implikohen me të tjerët, do i keni më të qarta. Këto ndryshime do të marrin rrugën përfundimtare, sidomos për jutë lindurit në ditët e para të shenjës.
Binjakët – Është një periudhë shumë pozitive për ju, ku në pjesën më të madhe të muajit do të përqendroheni në rrjetin social, synimet e qëllimet që keni. Të cilat duhet t’i rishikoni edhe një herë, por pa u nxituar, sepse çdo nxitim do iu udhëheqë në gabime. Ky muaj është mjaft erotik dhe krijues për ju. Në datën 21 të muajit mund të bëni një fillim të ri, i cili mund të jetë në sferën financiare. Kujdes mos shpenzoni më tepër se sa duhet. Gjithashtu duhet që të jeni sa më të përqendruar në punë dhe në përditshmërinë tuaj. Mos u nxitoni dhe veproni brenda normave e ligjeve.
Gaforrja – Ju sfidon më shumë jeta juaj profesionale dhe ajo personale, në pjesën më të madhe të muajit. Kjo do ju bëjë që të lini pak pas dore shtëpinë dhe problemet familjare. Duhet një ekuilibër sa më i mirë mes jetës suaj personale dhe asaj profesionale. Pas datës 14 do të fokusoheni më tepër në familje, ku me Hënën në datën 21 shtëpia do të luajë një rol kryesor. Do të keni ankth dhe do ju sfidojnë gjëra që kanë të bëjnë me jetën tuaj intime. Do të keni shanse që të udhëtoni nga fundi i tetorit dhe deri në fund të vitit. Keni mundësi që të përforconi të ardhmen, ta hidhni në baza më të forta.
Luani – Periudha ju kërkon që të fokusoheni në planet tuaja për të ardhmen dhe në udhëtimet që mund të bëni. Këto plane mund të jenë pak të nxituara, të cilat mund të çojnë në dështim. Nga data 14 e tetorit dhe deri nga data 21-22 e muajit do të keni mbështetjen e të tjerëve, do të keni shanse që të promovoni më mirë punën tuaj. Komunikimi juaj do të jetë shumë i mirë dhe njerëzit do ju ofrojnë mbështetjen e duhur. Jini më të kujdesshëm me njerëzit e familjes, mos hyni në konflikte, jo çdo jë zgjidhet me një acarim. Duhet të përdorni takt dhe strategji. Disa probleme familjare, ose në lidhje me pronën do të marrin zgjidhje që nga fundi i tetorit dhe deri në fund të vitit.
Virgjëresha – Fokusohuni në sferën financiare. Do të keni shanse që të keni të ardhura nga puna, ose në sajë të një mbështetjeje nga të tjerët dhe kjo do të jetë më e theksuar pas datës 14 tetor. Kujdes me njerëzit e rrethit tuaj, me të cilët përdorni fjalën, kujdes edhe në lëvizje. Do të keni ndihmë mbështetje nga të tjerët. Kujdes në investimet financiare, ose në investimin e një plani që ngjan më madhështor se sa duhet që të ishte.
Peshorja – Muaji ju përket ju dhe do të keni shanse shumë të mira pas datës 14 ku Afërdita, kalon në shenjën tuaj dhe me lehtësi do të keni arritje në sferën personale, por edhe atë profesionale. Në pjesën më të madhe të muajit, deri në datën 20 fokusohuni në marrëdhëniet me të tjerët. Në sferën financiare do të keni shumë të ardhura, por dhe shume shpenzime. Përfitoni nga kjo periudhë në çdo drejtim, por dhe për jetën tuaj sociale.
Akrepi – Një muaj shumë dinamik për ju, pasi Marsi ka hyrë në shenjën tuaj. Do të keni një aktivitet dhe një veprimtari shumë të zgjeruar,mjafton që kjo veprimtari të mos kthehet në një ankth për ju. Fokusohuni sa më mirë në përditshmërinë tuaj, deri në datën 20 të muajit. Kujdes në planet që do të bëni në lidhje me të ardhmen, mund të jenë shumë të mira në fillim, por nuk duhet që t’i ekzagjeroni. Kujdesuni më mirë për veten tuaj dhe zgjidheni me kujdes çdo problem familjar.
Shigjetari – Kjo është një periudhë shumë pozitive për ju pasi do të keni shumë shanse si në jetën tuaj erotike, por dhe në zgjerimin e rrethit tuaj social. Kujdes në investimet që doni të bëni dhe kujdes nëse vendosni që të bëni një hap më të madh se sa ua lejojnë kushtet. Çdo investim i këtij fillimi të ri, mund t’iu udhëheqë që të ndryshoni prapë planet tuaja. Tregohuni të kujdesshëm në prapaskenat dhe në bisedat e fshehta që mund të bëni. Përpiquni që të jeni sa më të organizuar që këtë ankth dhe stres ta evitoni.
Bricjapi – Është një periudhë shumë dinamike për jetën tuaj sociale, por edhe për çështje që mund të kenë lidhje me familjen ose pronën. Do të keni shanse për të gjetur zgjidhjen e këtyre probleme, mjafton që të mos veproni me impulisivitet. Miqtë dhe shokët do të jenë në krahun tuaj dhe do iu ndihmojnë në këtë veprimtari. Por, dhe ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të mos hyrë në kontradikta me njerëz të cilët përbëjnë mbështetje për ju. Nga ana tjetër duhet qëtë jeni më të kujdesshëm në sferën financiare, pasi nga ky muaj dhe deri në fund të vitit do e keni më të qartë planin tuaj financiar, por kujdes se ku e udhëhiqni.
Ujori – Kjo është një periudhë pozitive për ju, pasi do të keni shanse shumë të mira që të udhëtoni, të bëni plane më të mira për të ardhmen. Në pjesën e parë të muajit dhe kryesisht deri në datën 20, fokusohuni në njerëzit e afërt, me ata të cilët ndani përditshmërinë. Kujdes në mënyrën se si e përdornin fjalën. Nga data 14 do keni shanse që t’i vendosni baza më të forta për të ardhmen tuaj dhe të bëni fillime të reja. Kujdes në sferën profesionale dhe atë personale.
Peshqit – Kryesore për ju është sfera financiare, ku deri në datën 20 duhet që të përqendroheni në një organizim më të mirë të sferës financiare. Do të keni një entuziazëm të madh, pasi do të keni dhe Afërditën në një lidhje harmonike. Do të merrni iniciativa financiare më të mëdha, por duhet që të tregoheni të kujdesshëm në vendimet që do të merrni. Ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës, duhet t’i shikoni gjërat më e me qetësi.
-

Rusia kritikon planet e BE-së për një ‘mur për dronët’
Rusia ka kritikuar planet e Bashkimit Evropian për të forcuar mbrojtjen kundër dronëve, duke thënë se përgjigja e bllokut evropian ndaj hyrjeve të dronëve në kufijtë e saj vetëm se do të rrisë tensionet.
Ministrat e mbrojtjes nga dhjetë vende të BE-së u pajtuan një ditë më parë që ta bënin prioritet të bllokut atë që e quajtën “mur për dronët”, pasi disa shtete anëtare janë përballur me një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore javët e fundit, për të cilat kanë fajësuar Rusinë.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se masat do të çonin “në një rritje të tensioneve politike dhe ushtarake në kontinentin tonë”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, RIA Novosti.
Ministria e Jashtme shtoi se planet përbënin “ambicie personale dhe lojëra politike të elitave drejtuese të BE-së”.
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ishte e para që bëri thirrje për një “mur për dronët” gjatë një fjalimi të mbajtur më herët gjatë këtij muaji disa orë pasi NATO-ja rrëzoi dronë rusë në Poloni.
BE-ja ka thënë po ashtu se duhet të mësojë nga Ukraina e cila përballet çdo ditë me dronë rusë dhe, për rrjedhojë, ka zhvilluar zgjidhje të lira për t’iu kundërvënë sulmeve ruse.
Moska ka mohuar se ka shkelur hapësirën ajrore të NATO-s dhe e ka cilësuar reagimin e BE-së si “histeri”, duke shtuar se pilotët rusë u përmbahen rregullave ndërkombëtare të aviacionit. Moska po ashtu ka pretenduar se nuk ka dëshmi se dronët që hynë në hapësirën ajrore evropiane ishin rusë./REL/
-

26 organizata ndërkombëtare e shqiptare për lirinë e medias letër kreut të Kuvendit: Të anulohen planet e mazhorancës për kufizimin e pranisë së gazetarëve në Parlament
26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare për lirinë e medias dhe shoqërinë civile i janë drejtuar me një shkresë zyrtare kryetarit të Kuvendit Niko Peleshit, duke i kërkuar anulimin e anulohen planet e mazhorancës për të kufizuar praninë e gazetarëve në parlament.
Në këtë shkresë shprehet shqetësimi për planet e shumicës parlamentare për të kufizuar praninë e gazetarëve në Kuvend, përmes heqjes së filmimeve të pavarura dhe kufizimit të kontakteve spontane me deputetët.
“Sot, 26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare për lirinë e medias dhe shoqërinë civile i kanë dërguar një letër të hapur Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, dhe drejtuesve të grupeve parlamentare. Organizatat shprehin shqetësimin e thellë për planet e shumicës parlamentare për të kufizuar aksesin e gazetarëve në Kuvend, përmes heqjes së filmimeve të pavarura dhe kufizimit të kontakteve spontane me deputetët.
Në këtë letër kërkohet:
Ruajtja e transparencës dhe aksesit real të gazetarëve në Parlament;
Shmangia e praktikave që kufizojnë pyetjet spontane dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me deputetët e ministrat;
Zbatimi i standardeve europiane për lirinë e medias si pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE.
Ky është një apel i 26 organizatave që thekson se kufizimi i qasjes së gazetarëve do të ishte një hap i rrezikshëm prapa për demokracinë dhe transparencën në vend”, deklaron Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.Top Channel
-

Planet e së djathtës ekstreme për ekonominë e Europës
Qëndrimi i së djathtës ekstreme është moderuar, por nuk ka shumë shpresë për reforma që do të nxisin rritjen Qeveria e Francës dështoi në mocionin e mosbesimit më 8 shtator dhe tashmë vendi ka një kryeministër të ri, që do të duhet të përballet me Tubimin Kombëtar (RN), partinë e ekstremit të djathtë që kryeson sondazhet me një diferencë të madhe.Franca nuk është përjashtim: e djathta ekstreme …
