Juristi Kreshnik Spahiu, e cilësoi Sali Berishën si komunistin e fundit në planet që ka 50 vite pa u larguar nga politika.
Spahiu tha se lider të tjerë janë larguar edhe me dorëheqje, ndërsa Berisha qëndron ende në krye të PD.
‘8 dhjetori tregoi se antikomunistët ose kishin mision për të shkatërruar të ardhmen e pluralizmit në Shqipëri ose ishin të paaftë. Sot kemi disa protagonistë politikë që kanë qëndruar më gjatë se Raqmiz Alia. Ai u largua me dorëheqje dhe sot Berisha ka 50 vite është komuniti i fundit në të gjithë planetin dhe qëndron ende në politikë. Në një farë mënyre kjo protestë me 200 vetë sot tregon se ku ishte rinia e asaj kohe dhe ku ëhstë ajo e sotmja’, tha ai.
Tag: planet
-

Spahiu: Berisha komunisti i fundit në planet që ka 50 vite pa u larguar nga politika që nga viti 1976
-

100 mln euro për tre talente, Bayern po thur planet e së ardhmes
7 Dhjetor 2025
0:34
Telesport
Bayern ka nisur përgatitjet për merkaton e verës duke identifikuar disa talente të rinj që mund të forcojnë skuadrën.
Kampionët e Gjermanisë kanë shfaqur interes të veçantë për tre futbollistë të dalluar për të ardhmen. Ata janë 19-21 vjeç, shenjë kjo që Bayern po investon te të rinjtë para se të bëhen big.
Mes emrave të përmendur është Givario Read i Feyenoord-it, i cili ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij të qëndrueshme si mbrojtës i djathtë. Ai kushton 35 mln euro dhe Bayern e sheh si titullar, duke qenë se Boey-Stanisic nuk bindin 100%.
Bayern po vëzhgon me kujdes edhe Kees Smit të AZ Alkmaar, një lojtar që shihet si Pedri i ri. Ka disa analistë që e krahasojnë me Cesc Fabregas dhe Luka Modric. Smit kushton 25 mln euro.
Objekti i tretë i interesit është Valentin Barco i Strasburgut, i cili ka lënë përshtypje me kreativitetin dhe kontributin ofensiv gjatë sezonit. Ai luan edhe si mesfushor, edhe si mbrojtës i majtë. Ka klauzolë 40 mln euro. Gjithsej, këta tre talente kushtojnë 100 mln euro. -

Nuk bëjnë pjesë në planet e Flick, Barcelona nxjerr në treg 3 lojtarë
4 Dhjetor 2025
17:06
Telesport
Sipas asaj që raporton “El Nacional”, Hansi Flick iu ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se 3 lojtarë nuk bëjnë pjesë në planet e tij dhe mund të largohen që në merkaton e janarit,
I pari është Marc Casado, i cili preferohet nga Flick në minutat e fundit të ndeshjes, atëherë kur rezultati është i qartë. Roli i tij është reduktuar në një zëvendësues të thjeshtë, edhe në mungesë të Frenkie de Jong.
I dyti në listë është Andreas Christensen. Qendërmbrojtësi danez nuk është më një opsion për mbrojtjen e Barcelonës, pasi Flick kërkon mbrojtës me nivel të qëndrueshëm dhe konkurrues.
I treti në listën e largimit është Dro Fernandez, 17-vjeçari debutoi në fillim të këtij sezoni me katalanasit, por duke qenë se nuk ka vend për të, është menduar të largohet diku tjetër me shumë mundësi në formë huazimi, për të pasur më shumë minuta dhe për t’u rritur më shumë si lojtar. -

Chiellini: Lëndimi nuk i ndryshon planet me Vlahovic, Yildiz ka kontratë afatgjatë
3 Dhjetor 2025
9:29
Alfred Lleshi
Giorgio Chiellini, drejtor te Juventusi, foli para sfidës së Kupës së Italisë ndaj Udinese, e fituar 2-0: “Është një ndeshje që duhet përballuar me përgjegjësi dhe seriozitet. Duam të bëjmë mirë dhe t’u japim vazhdimësi fitoreve”.
Për Yildız shtoi: “Ajo që po bën nuk na surprizon. Kemi shumë vlerësim për të. Është aq special, sa ka nevojë për më shumë kohë se të tjerët. Ka kontratë afatgjatë dhe jemi të bindur se do të jetë pjesë e Juventusit në të ardhmen”.
Dusan Vlahovic do të mungojë për shkak të një dëmtimi të rëndë: “Është mungesë e rëndësishme, më vjen keq për të. I uroj shërim të shpejtë, kjo është mundësi për të tjerët. Rinovimi? Do të flasim me Dusan, lëndimi nuk i ndryshon planet e merkatos. Ka respekt të ndërsjellë”.
Për merkaton e janarit, Chiellini tha: “Comolli ka folur së fundi për këtë, nëse del ndonjë mundësi, do ta shfrytëzojmë. Dhjetori është i rëndësishëm; janari është ende larg”. -

Astronomët zbulojnë një planet të jetueshëm për njerëzimin, ja sa pranë është me Tokën
Astronomët nga Universiteti i Kalifornisë kanë bërë një zbulim të ri tepër emocionues që i jep një shpresë të re kërkimit për jetë jashtëtokësore.
Planeti i sapozbuluar, i quajtur GJ 251 c, është një “Super-Tokë” është shkëmbor, ka masë shumë më të madhe se Toka dhe – më e rëndësishmja, ndodhet pikërisht brenda zonës së banueshme të yllit të tij, pra në atë distancë ku temperaturat lejojnë ekzistencën e ujit të lëngshëm në sipërfaqe.
Ylli rreth të cilit rrotullohet është një xhuxh i kuq i tipit M (M-dëarf), një nga llojet më të zakonshme dhe më jetëgjatë të yjeve në Rrugën e Qumështit.
Distanca? Vetëm 18 vite dritë, jashtëzakonisht afër në shkallë kozmike, çka e bën atë një nga kandidatët më të arritshëm për studime të mëtejshme.
“Zbulimi i exoplaneteve të reja tani është pothuajse rutinë”, tha profesori i asociuar Paul Robertson, “por GJ 251 c është i veçantë sepse ylli i tij është tepër afër nesh. Kjo e bën një objektiv ideal për teleskopët e gjeneratës së ardhshme”.
Planeti u zbulua falë luhatjeve të vogla periodike në dritën e yllit, të shkaktuara nga tërheqja gravitacionale e planetit, një teknikë e quajtur “shpejtësia radiale”. Instrumentet kryesore që e kapën këtë sinjal ishin Habitable-zone Planet Finder (HPF) dhe NEID.
Pavarësisht sfidave (yllit e tipit M janë shpesh të trazuar dhe krijojnë sinjale që ngatërrojnë matjet), ekipi është i bindur se GJ 251 c është një planet i vërtetë.
Në të ardhmen e afërt, Teleskopi Tridhjetë Metërsh (TMT) i Universitetit të Kalifornisë do të jetë në gjendje ta fotografojë drejtpërdrejt këtë planet dhe eventualisht të zbulojë nëse ka vërtet ujë apo edhe shenja atmosfere të përshtatshme për jetë.
Sipas Corey Beard, autori kryesor i studimit: «Sot është pothuajse e pamundur të marrim foto të drejtpërdrejta të planetëve të tillë me teleskopët aktualë, por me TMT do të mund ta shohim GJ 251 c si një pikë drite pranë yllit të tij». -

Shkëlqimi dhe rënia e Jadon Sancho-s. Anglezit i bëjnë dalje përfundimisht në PL
20 Nëntor 2025
19:32
Telesport
Huazimi i Jadon Sancho tek Aston Villa po rezulton një dështim i vërtetë për anësorin 25 vjeçar. Anglezi nuk është në planet e Unai Emery dhe është aktivizuar shumë pak këtë sezon, vetëm në 4 ndeshje dhe perfomanca e tij ka lënë për të dëshiruar.
Duke qenë se prej kohësh nuk po bën më pjesë në planet e Manchester United, klub që ka kartonin e tij, e ardhmja e Jadon Sancho pritet të jetë në Turqi.
“CaughtOffside” raporton se tre klubet e mëdha të Turqisë si Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas, janë shumë të interesuara për sulmuesin anësor dhe do të provojnë transferimin e tij gjatë merkatos së janarit. Duke qenë se kontrata e tij me Man. United skadon në qershor të këtij viti, Sancho pritet të huazohet në Turqi deri në fund të sezonit dhe më pas të nënshkruajë si lojtar i lirë. -

Zbulohet planeti i jetueshëm nga njerëzit, ja sa pranë Tokës është
Astronomët nga Universiteti i Kalifornisë kanë bërë një zbulim të ri tepër emocionues që i jep një shpresë të re kërkimit për jetë jashtëtokësore.
Planeti i sapozbuluar, i quajtur GJ 251 c, është një “Super-Tokë” është shkëmbor, ka masë shumë më të madhe se Toka dhe – më e rëndësishmja, ndodhet pikërisht brenda zonës së banueshme të yllit të tij, pra në atë distancë ku temperaturat lejojnë ekzistencën e ujit të lëngshëm në sipërfaqe.
Ylli rreth të cilit rrotullohet është një xhuxh i kuq i tipit M (M-dëarf), një nga llojet më të zakonshme dhe më jetëgjatë të yjeve në Rrugën e Qumështit. Distanca? Vetëm 18 vite dritë, jashtëzakonisht afër në shkallë kozmike, çka e bën atë një nga kandidatët më të arritshëm për studime të mëtejshme.
“Zbulimi i exoplaneteve të reja tani është pothuajse rutinë”, tha profesori i asociuar Paul Robertson, “por GJ 251 c është i veçantë sepse ylli i tij është tepër afër nesh. Kjo e bën një objektiv ideal për teleskopët e gjeneratës së ardhshme”.
Planeti u zbulua falë luhatjeve të vogla periodike në dritën e yllit, të shkaktuara nga tërheqja gravitacionale e planetit, një teknikë e quajtur “shpejtësia radiale”. Instrumentet kryesore që e kapën këtë sinjal ishin Habitable-zone Planet Finder (HPF) dhe NEID.
Pavarësisht sfidave (yllit e tipit M janë shpesh të trazuar dhe krijojnë sinjale që ngatërrojnë matjet), ekipi është i bindur se GJ 251 c është një planet i vërtetë.Në të ardhmen e afërt, Teleskopi Tridhjetë Metërsh (TMT) i Universitetit të Kalifornisë do të jetë në gjendje ta fotografojë drejtpërdrejt këtë planet dhe eventualisht të zbulojë nëse ka vërtet ujë apo edhe shenja atmosfere të përshtatshme për jetë.
Sipas Corey Beard, autori kryesor i studimit: «Sot është pothuajse e pamundur të marrim foto të drejtpërdrejta të planetëve të tillë me teleskopët aktualë, por me TMT do të mund ta shohim GJ 251 c si një pikë drite pranë yllit të tij». -

Shqipëri-Angli/ Një dëmtim ndryshon planet e Silvinjos, titullari largohet nga fusha
Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot ndeshjen e fundit të saj në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, përballë Anglisë.
Takimi vijon të jetë me shifrat e barabarta 0-0 pavarësisht dominimit të ishullorëve.
Ndërkohë në minutën e 25-të kuqezinjtë morën një lajm të keq teksa Hysaj la fushën e lojës pas një dëmtimi.
Vendin e tij në fushë e mori Ivan Balliu. -

Dy qendërmbrojtës klasi në dy vite: zero euro! Zbulohet strategjia e Bayern
2 Nëntor 2025
10:55
Telesport
Gazeta gjermane “Bild” ka zbuluar planet e Bayern për qendrën e mbrojtjes.
Klubi bavarez është i pakënaqur me Kim, ish-lojtarin e Napolit, dhe pritet që ai të shitet në merkaton e verës për një shifër 40-45 mln euro.
Bayern ka bërë gati një projekt 2-vjeçar për dyshen e qendërmbrojtjes. Në verë do të tentohet Guehi me parametra zero. Agjenti i tij ka patur kontakte me bavarezët dhe deri tani asnjë klub nuk ka përparuar më shumë se Bayern në negociata.
Ndërkohë, nëse Upamecano firmos rinovimin e radhës, planet mbyllen me kaq, por nëse nuk ndodh kështu, Bayern po projekton një tjetër transferim me parametra zero. Bëhet fjalë për gjermanin Schlotterbeck, i cili në verën 2027 del si lojtar i lirë.
Dy qendërmbrojtës klasi, zero euro. Kjo po që është strategji!
