Tag: plaku

  • Begzad Baliu: Rrëfimi i nënës për shtëpinë e djegur në fshat

    Begzad Baliu: Rrëfimi i nënës për shtëpinë e djegur në fshat

    Nga Begzad Baliu

    U dogj edhe shtëpia jonë në fshatBiro, mos u mërzit, – më tha në mbrëmje me telefon, – mos u mërzitLuftë ështëJanë djegur shumë shtëpi, fshatra e qytete në KosovëDo të digjen edhe të tjeraLuftë ështëU dogj edhe e jonaMos u mërzit

    *Pamë tek po afroheshin autoblindat serbe, policë të maskuar, vullnetarë të rruar kokash, zjarrvënës…Biseduam me plakun dhe vendosëm:I pari doli ai tek dyert e oborritShtëpia në themel ka therrorin e saj dhe nuk bën të digjet pa një akt therrorie, – tha plaku duke shtypur plisin e bardhë thellë në kokëDhe doli…

    *Tek dyert e oborrit e korrën me mashinkë dhe u shtri në tokë, ngadalë, si një trung i moçëmPastaj flaka e përshkoi shtëpinë në të gjitha anëtHambarin e drithit, ahurin, kotecin e pulave, plepin në fund të oborrit, gardhinPata kohë sa t’i liroj kafshët dhe ta zgjidh qeninU shmangëm të gjithë drejt Dushkajës, ndërsa shtëpia digjejVetëm qeni dhe kali i qëndruan te koka plakutPas tankeve ushtarake erdhën autoblindat policorePolicët morën gjënë e gjallë: lopët, viçat, pulatQeni dhe kali nuk ju shkuan prapa, prandaj i vranë te kryet e plakutPastaj nipi i Tushës së Pllavicës me një grup romësh të Gjilanit morën miellin, drithin nga hambari, shporetin me zjarr të ndezur,Frigoriferin pothuajse të prishur, televizorin me gjithë antenëTepsitë, ferteret e nxira, xhygymat dhe gotat e çajit të blera në Pazarin e Shkupit,Vajin, pjatat, lugët, xhezven e kafes të blerë në Panairin e Llatinëve të Janjevës,Filxhanat e kafes me gjithë tabakun e blerë në Shkodër gjatë Luftës së Dytë Botërore,Sheqerin, kripën, kutinë e cigareve të plakut, të blerë në Selanik nga babai i tij Rama në fillim të shekullit XX, shkrepësenJorganët, çarçafët, jastëkët…Morën e nuk lanë gjë, …ndërsa shtëpia digjej.

    *Po binte muzgu e trupi i plakut të vrarë në derë të shtëpisëLuteshim të mos e marrin trupin e tij, kur sakaq breshëri plumbash erdhën nga maliUÇK! UÇK! UÇK! – u dëgjuan thirrjet e policëve serbë, romëve dhe t’birit të Tushës së PllavicësIa mbathen sa në të majtë sa në të djathtë, dhe ikën sikur të mos kishin qenë kurrë aty

    *U kthyem në fshat kush mundi e kush mbetiMblodhëm e varrosëm të vrarët…Përparimi i Jonuzit, Florimi i Beqirit shkrepën një breshëri armësh dhe nderuan ushtarakisht të vrarët nga radhët e tyre, ushtarë të UÇK-sëNuk ju tregova për historinë e asaj cope granate, të cilën plaku e mbajti në shpinë që nga viti 1944, si pjesëtar i NDSH-së,Koha e tij, – thash më vete – ka kaluar, kohë tjetër ka ardhur, që i thonë Koha e UÇK-së

    *U dogjën të gjitha, biroLuftë është, mos u mërzitNë shtëpi vetëm oxhaku po qëndron në këmbë – thonë shej e mirë është!Plaku shkoi me fytyrëDhe nusja jote sigurisht paska nis një djalë

    *U dogjën të gjitha, biro, – më thoshte nënaLuftë është, mos u mërzitU dogjën librat e babait dhe të gjitha librat që ti i pate sjellë në fshat pas Demonstratave të vitit 1981 nga frika se në Prishtinë mund t’i marrë Sigurimi serbBotimi i parë i librit Istori e Skënderbeut e Naim Frashërit, me shënime në margjinë të At Shtjefën GjeçovitLahuta e Malcisë e Gjergj Fishtës, të cilën Baci Bejtë, atëherë student i Shkollës së Lartë Pedagogjike të Prishtinës, me Indeksin nr. 1, e pati blerë gjatë ekskursionit në Romë, në vitin 1959. Brenda saj ruheshin edhe shumë “fshehtësi” të tjera. Plaku ruante Himnin e Flamurit të Asdrenit dhe një vjershë të Nolit për Bajram Currin, ndërsa Shabani, atëherë student i albanologjisë në Universitetin e Prishtinës, kopjet e gazetave ilegale Liria e Zëri i Kosovës, si dhe disa këngë për Enver Hoxhën e Partinë e Punës së Shqipërisë, të cilat i pati fshehur menjëherë pas demonstratave të vitit 1981.Kurani, një botim i Sarajevës në gjuhën boshnjake, të cilin Plaku e pati sjellë nga Mitrovica, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur pati shkuar atje ta blinte një guri të MullinitDhjata (nuk e di e reja apo e vjetra), të cilën në vitet ‘80, kur ti ishe në Gjimnazin e Gjilanit, ta patën dërguar me postë nga Radio Monte KarloNjë libër i vjetër me poezi të shkrimtarit Esad Mekuli, të cilën e ruanim më shumë për shkak të kopërtinës me një pamje malësori nga Rugova, se sa për shkak të poezive.Një vepër pa kopërtina, e grisur nga revista Jeta e re, për të cilën Shabani thoshte se është romani i Adem Demaçit Gjarpijt e gjakut dhe e patë fshehur në librin e Eduard Kardelit, Zhvillimi i çështjes kombëtare sllovene. Plaku mendonte që mbi parimet teorike të kësaj vepreje të Kardelit, mund të shtrohej edhe çështja shqiptare në Jugosllavi.Romani i Rexhep Qosjes Vdekja më vjen prej syve të tillë, të cilin Lida e Dadës Naxhë e patë blerë për lexim gjatë verës së vitit 1974, duke menduar se fjala është për një roman dashurie. Gjithë verën e atij viti, Bejta i Rizahit, Enveri i Rrahmanit, Shabani jonë, Nexhati Hasanit janë grind, se kush është autori e kush personazhi kryesor. Bejta thoshte, autori i vërtetë i romanit është Luan Dukagjini, e Shabani thoshte jo, autor i romanit është Rexhep Qosja, të cilin ai e njihte se e kishte Profesor të Estetikës në Prishtinë, ndërsa personazh i vërtetë mund të ishte Luan Dukagjini. Një ditë Enveri i Rrahmanit tha që, autori i romanit mund të ishte Luan Dukagjini apo Rexhep Qosja, po diku kishte dëgjuar se personazhi kryesor nuk ishte Xhezairi i Gjikës, po Adem Demaçi. Plaku e dëgjoi dhe i tha, ule zërin, të mos dëgjoj Ai, Kia i Selakut se na merr në qafë. Dhe aty e lanë. Lida nuk e mori më romanin me veti në Gjilan. Le të ruhet këtu në fshat, tha ajo.Romani Kështjella e Ismail Kadaresë, të cilën e kanë lexuar gjysma e nxënësve të Mahallës dhe ngjante më shumë në një harmonikë se në një libër. Disa herë kam dashur ta gjuaj, po ja pata ruajt Myrvetit, se ajo ka qenë gjatë në burg dhe ndoshta nuk ka pas mundësi ta lexojë.Libri Këngë historike të Rilindjes Kombëtare, të cilat plaku, netëve të dimrit, më shumë i këndonte nën zë se sa i lexonte. “O Abdyl, shite pasurinë, /shko në Berlin, shpëto Shqipërinë…”

    II.Pas luftës nëna nuk u kthye në fshat“I vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët”, – arsyetohej ajo.Kemi biseduar shumë herët me nënën për ato ditë trishtimi, të cilat e rëndonin shumëDyshonte nëse plaku ishte varrosur me plis apo ja kishte marrë Imeri i MuslisëRuana zot, lëkundej nga vendi ajo, Imeri nuk ka mbajtur plis dhe mund ta ketë bërë furrik të pulave plisin e plakutAnkohej për njërën pandufkë, nëse i kishte mbetur në trenin e Fushë Kosovës, në Bllacë apo Kampin e Stankovecit. Para se të kthehej ajo e hodhi pandufkën por kur u kthye në Prishtinë e gjeti tjetër në shtëpi. U mërzit shumë, por besonte se me të i kishte lënë atje edhe vuajtjet e atij mallkimi. Nipat e mbesat, disa herë i patën blerë pandufke të reja, por asnjë palë nuk i ndejtën në këmbë, si ato që ja pati sjellë Myrveti, kur u martuamKujtohej shpesh për tubën e buburrecave sa një kodër, e cila u dogj pas shtëpie, bashkë me krenat e shtëpisë që ranë mbi taKur u kthyem në të rënë të muzgut, – kujtonte ajo, – së pari e hodha një kovë me ujë mbi tufën e tyre, thash ndoshta ka shpëtuar ndonjëKujtohej shpesh për çerdhen e dallëndyshes së djegur nën strehën e hambarit, por nuk e dinte nëse aty kishte vetëm vezë apo zogj me krah ende të kapur për trupi. Mallkonte bollën e shtëpisë, sorrëshkinën dhe “një thi mace”, që shpesh ngjiteshin t’i kafshojnë zogjtë e sapo dalë nga veza, ndërsa plaku i gjuante me çfarë i qëllonte në dorë.

    *Nëna ime pas luftës kurrë nuk deshi të shkonte në fshatI vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët – e përsëriste ajoPlaku shkoi te vëllai i tij Tafa – shehit i vitit 1944. Tafën e pati pushkatuar te Fusha e Madhe, Tusha i Pllavicës bashkë me partizanët e Brigadës Maqedono-KosovareUnë po rri këtu në Prishtinë me fëmijët e nipat e plakut dhe të Tafës: Mustafën, Muharremin, Nezirin – thoshte nëna – e bindur se këtë të drejtë ja kishte miratuar edhe zoti. I vizitonte me mëngjes: Pinte kafe te Mustafa, çaj te Ramizja, hante një patate të pjekur te Mina dhe i kujtonin ditët e rinisë në Makresh, por fshatin nuk e donteAs donte ta pinte ujët e Kroit, të cilën me kova druri e kishte bartur “thik përpjetë” në të ritë e sajAs ta shihte Gropën e Qereçit ku ra dhe vdiq i biri Asllanit, pa i mbushur tri vjetAs të kalonte rreth Sklladit të arave ku varroseshin kopilat e fshatit dhe fëmijët e pafe, që vdisnin pa i mbushur “shtatë ditët e të lumit zot”As ta shihte Lamën e Dautit, që ndalte kuajt në mes të ditës dhe “ja grahte çajit” vetë i pesëmbëdhjetiAs ta kujtonte Prronin e Shejtanit ku qe çmendur Hoxhë Kadria, me shtatë hajmali në xhep, Natën e KatragjeqaveAs të pushonte te Krekci i Lamës Smajlit, ku uleshin shpesh milictë pas vitit 1981 dhe i pyesnin udhëtarët e rastit, nëse kishin parë në fshat ndonjë parullë me emrin “Kosova Republikë”, të shkruar me inicialet “KR”

    *Pas luftës nëna nuk u kthye në fshat“I vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët”, – përsëriste ajo duke u kotur.Telefon nuk mbante, madje as kontakte me njerëzit e fshatit, vetëm ndonjë thashetheme, të cilat ia tregonin vajzat e sajE megjithatë i dinte të gjitha ato që kishin ndodhur para luftës, gjatë dhe pas saj.M’i përsëriste shpesh pasdite dhe mbrëmjeve të vona pa gjumë.Ajo e dinte se fshatin tonë e sulmoi me armë ushtria dhe policia serbePo shtëpitë i dogjën nipat e Tushës së Pllavicës dhe bijtë e Stojanit, – zadrugarit të Fshatit të EpërmAjo e dinte se plakun e vranë, jo pse i rrezikonte ai, po se nuk e duronin dot plisin e bardhë në kokën e tijAjo e dinte se po mos të b’zajshin me krisma pushke ata të UÇK-së, Përparimi, Florimi i Beqirit t’Kllokoçve e shokët e tyre, plakut as xhenazen nuk ja kishim gjeturAjo e dinte se dyert e oborrit, pas luftës i ka marrë Raifi i Sylejmanit, “e hallall i qofshin, se e ka ba katunin xhenet”Ajo e dinte se krenat e padjegur të shtëpisë i ka marrë Habibi i Kllokoçve, -zoti e ruajt, qe e pastroi themelin e shtëpisë, që të mos mbushej me gjarpinjAjo e dinte se Koshin e Kollomoçit e ka marrë shoku im i bankës Ruhani i Beqirit, jo pse nuk kishte, po pse duke jetuar në Gjermani, kishte mësuar se të ruash trashëgiminë është kulturë dhe vlerë kombëtare

    III.Para se të vdiste e pata pyetur nëse ishte kujtuar t’i skajonte disa fotografi të fëmijërisë sonëPo më pati thënë, jam kujtuar, po nuk i kam larguarNuk kam dashur t’i ruaj as fotografitë “e kohës së shkaut”Më lëndojnë kujtimet e kësaj kohePo unë çka mund të ruaj në truallin e vjetër, e pata pyeturMerre Enin dhe shko e lutuTe shenjat e fshatit, me të cilat jetuam nga mëngjesi në mbrëmje: Oda e Mixhës Ramë, Fusha e Madhe, Shkolla me emrin e Skënderbeut, Mejtepi, që në vitin 1945 u bë Xhami, Varrezat e martirëve të vitit 1944, Kroni i Mahallës, Lisi i Orlit, Vorri i Bugarit, Bota e Kuqe, Guri i Hallës Hysë, Guri i Kanës, Bregi i Koshave, Dardha e Nanës t’Madhe, Vorret e Moçme, Mullini i Rimit, Dhevi i ZiTe Varret e munguara të vullnetarëve të Luftës së Çanakalasë: Imer Shaban Islamit, Halil Hasan Miftarit, Qazim Idriz OsmanitTe Varrezat e martirëve të kohës së bugarit: Hasan Radecit, Vocës së Ibishti, Sahit Isuf Isufit, Imer Zekës, Isuf Zekës dhe tri gra të familjes së Voc RadecitTe Varrezat e të pushkatuarve nga partizanët në vitin 1944: Hajrullah Behlulit, Bejtullah Behlulit, Mustafë Ramadan Mustafës, Ali Kranidellit, Imer Ukshinit, Tahsin Hamdi Shehut, Shaban Govorit, Familjes së Poroshticve.Te Familja e të burgosurve të parë pas Luftës së Dytë Botërore, në krye me Ramiz Osmanin. Dhe mos harro se ti mban emrin e njërit prej djemve të kësaj familjeje, emrin e Begzad Osmanit

    *Dhe mos harro të jetosh“I vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët!, – këmbëngulte prapë AjoDuke zbritur drejt heshtjesDuke u ngritur drejt qiellitDuke u shu në përjetësi.Prishtinë, mars 2023.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BEGZAD BALIU: NË FILLIM ISHE TI PASTAJ ERDHI OBAMA

  • Një histori bese në Mirditë

    Një histori bese në Mirditë

    Në bjeshkë të Oroshit, djali i Ndrec Çokut kishte l’shu gjanë e gjallë për kullotë. Ai i binte fyellit dhe shijonte bukurinë natyrore të vendlindjes. Pushkën e kishte mbështur në një lis të motshëm, krejt pa mendu se çfarë e përgjonte pas drizave e shkurreve.

    Papritur, nga shkurret dalin tre hajna ( hajdutë ), të armatosur, që i sulen tufës. I riu u ndje i papërgatitur, por i vendosur për të ruajtur mallin e vet dhe bukën e robve. Pa ba za tërhoqi pushkën, zuri pozicion pas një guri dhe u thirri.- “Kushdo qofshi, mos bani gabim me prek në tufën time“.- Per një moment ra heshtje, pastaj u dëgjua një krismë pushke. Agresorët, gjuajtën në ajër për ta trembur. Djali në anën tjetër u përgjigj po me pushkë. Disa bashkëfshatarë të djalit që ishin pak minuta më larg në mal, pasi dëgjuan krismat u nisën me të shpejtë. Ndërkohë, gjatë shkëmbimit të zjarrit, një plumb e merr në ballë çobanin. Hajnat, duke parë bashkëfshatarët e çobanit që po afroheshin me të shpejtë të armatosur, nga frika e kundrapërgjigjes për djalin e vrarë, u ndanë dhe u munduan të ikin nga sytë-këmbët. Dy nga ata hynë në pyll, ndërsa tjetri, bash ai, doraci që kishte vrarë çobanin, u dha këmbëve për nga fshati. Fshatarët i ishin afruar shumë, gati për ta kapur a vrarë. Ai u zu ngushtë, ishte i kapur ose i vrarë po të vazhdonte. Instiktivisht vendosi të kërkonte besë në shtëpinë e parë që do haste. Fryma po iu merrte, këmbët po e tradhëtonin, zemra i dridhej nga frika e hakmarrjes, pasi kishte vrarë një njeri të pafajshëm. Kur gjithçka i dukej terr, gjendet në oborrin e një kulle. -“ O i zoti i shpisë “,. Në derë del një plak, i mbajtur, nga ato burrat e zakonit që nuk i kanë munguar kurrë malsisë.-“ Hajde“, foli plaku. -“ Po më ndjekin me më vra, ndore tane e të Zotit. Më jep besë“, foli vrasësi gjithë frikë e përultësi.- “Qofsh në besën teme“, foli gjithë fisnikëri plaku.

    Ndërkohë fshatarët që po e ndiqnin u afruan oborrit të kullës, e u shtangën kur panë vrasësin më plakun. U zu një heshtje prej varri!-“ Dëgjoni burra, ça do që të ketë ba ky njeri, sot është në besën teme. Kush ndez pushkë në të, ka ndez pushkë me shpinë e Çokut “, theu heshtjen me vendosmërinë e besës dhënë, plaku. Përsëri heshtje….

    -“ Po ai i paburrë ka vra djalin tënd or Ndrec Çoku “, foli me gjysëm zëri një nga burrat e fshatit.

    Plaku u dridh, u nxi në fytyrë, por e kontrolloi veten.

    -“ Boll barrë e randë më paska ra or burra, por kjo nuk ndryshon asgja në besën që kam dhanë “, foli dhe pastaj iu drejtua vrasësit-“ Ti më ke vra djalin, e më ke gjakun borxh. Por më ke kërku edhe besë, e unë ta kam dhanë. E, malet tona nuk e shkelin besën e dhanë. Sonte je mik te unë. Nesër do të ti them dy fjalë“.

    Gdhiu mëngjesi, askush nuk kishte fjetur. As mortja nuk ishte hapur. Para kullës ishin mbledhur gjithë burrat e fshatit. Doli edhe Ndrec Çoku bashkë me vrasësin e të birit.

    -“ Ke besë 30 ditë, tre nga njerëzit e mi do të të përcjellin deri në kufi të bajrakut tonë, siç e lyp zakoni e besa. Pas 30 ditësh mbyllu mrena se do të të vras “, vetëm këto fjalë foli Ndreca.

    Vrasësi u shoqërua nga njerëz të besuar e të armatosur deri në kufi të bajrakut. Në kullën e Çokut u hapen dyert për mort dhe për t’i dhënë nderimet e fundit djalit të vrarë.

    Pas një muaji, Ndrec Çoku dhe njerëzit e tij vrasin doracin. Kështu marrin gjakun e djalit, por respektojnë edhe besën e dhënë.
    Për këtë rast është folur brez pas brezi me shumë respekt në malësitë e Mirditës e jo vetëm.

    • Në fotografi, kulla e Çokut në Lajthizë të Oroshit.

  • Himni anti-luftë/ Protesta publike, thirrje për rrëzimin e Putinit në sheshin historik të Shën Petersburgut

    Himni anti-luftë/ Protesta publike, thirrje për rrëzimin e Putinit në sheshin historik të Shën Petersburgut

    Qindra rusë kanë bërë thirrje për rrëzimin e Vladimir Putinit në një shfaqje publike të pakënaqësisë ndaj diktatorit në qytetin e dytë më të madh të vendit, Shën Petersburg.
    Një turmë e madhe u pa duke u bashkuar me muzikantë rruge në sheshin Kazanskaya më 13 tetor, duke kënduar tekste të ndaluara kundër luftës.
    Qytetarët rusë kërcenin ndërsa këndonin vargjet e këngës Co-operative Sëan Lake nga Noize MC, një reper pro ukrainas, e cila po luhej nga një grup muzikor që kishte vendosur pajisjet në këtë shesh historik.
    “Ku keni qenë për tetë vjet, ju përbindësha të mallkuar? Dua të shoh balet, le të vallëzojnë mjellmat. Le të dridhet plaku nga emocioni për ‘Liqeni i Mjellmave’”, brohorisnin ata në rusisht.
    Teksti gjithashtu përfshin vargjet: “Kur të vdesë Cari, do të kërcejmë sërish. Plaku ende mbahet fort pas fronit, i frikësuar ta lërë. Plaku në bunker ende mendon se jemi në vitin 1985.”
    Kënga është kthyer në një himn antiluftë për të rinjtë rusë, të cilët prej kohësh e urrejnë regjimin e Putinit dhe pushtimin e Ukrainës, i cili tashmë po fillon të prekë drejtpërdrejt objektiva brenda Rusisë.
    Noize MC, emri i vërtetë i të cilit është Ivan Alekseev, u largua nga Rusia drejt Lituanisë menjëherë pas fillimit të pushtimit rus në vitin 2022.
    Një gjykatë në Shën Petersburg ndaloi shpërndarjen e këngës së tij në maj, pas një padie të paraqitur në prill.
    Sipas mediave ruse, policia arrestoi Diana Loginova, një këngëtare 18-vjeçare që udhëhoqi brohoritjet në shesh. Raportohet se ajo do të akuzohet për një shkelje administrative për organizimin e një tubimi të madh në një vend publik.
    Nëna e saj, Irina, i tha mediave lokale se vajza e saj nuk është e përfshirë në politikë dhe se këndoi këngën thjesht për shkak të popullaritetit të saj.
    “Diana jeton me mua, është vazhdimisht nën mbikëqyrjen time. Unë shpesh ndjek performancat e saj vetë dhe më pas e marr në shtëpi.
    Ne jemi shumë të afërta, dhe e di me siguri që ajo nuk ka qëndrime politike! Për më tepër, ajo është patriote e vendit tonë, e do shumë Rusinë dhe nuk ka plane të largohet!
    Ajo nuk ka qëllim të mbështesë Ukrainën! Këngët që zgjedh Diana janë ato të artistëve të saj të preferuar.
    Audiencës i pëlqejnë këto kompozime. Kjo është e vetmja arsye pse ajo i këndon. Audienca i kërkon, dhe Diana i interpreton.
    Nuk ka nëntekst, as qëllim të keq. Vajza ime nuk nxit askënd për asgjë dhe nuk promovon asgjë”, ka thënë ajo.
    Ndërkohë, pushtimi i Putinit në Ukrainë ka filluar të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve rusë, teksa Ukraina po e sjell luftën në tokën ruse. Këtë javë, dronët ukrainas dogjën një terminal nafte në Feodosia, në Krimenë e pushtuar nga Rusia.
    Me një kapacitet deri në 250,000 tonë, ky është terminali më i madh i ruajtjes dhe transportit të naftës në gadishullin e Krimesë.

  • Odise Plaku: Po na ikin vitet grua…

    Odise Plaku: Po na ikin vitet grua…

    Nga Odise Plaku

    E di ti grua që vitet ngadalë po na shkojnë,fazat e reja në jetë nuk do të na vonojnë.Nga dy u bëmë katër e më pas u bëmë gjashtë,dhe prapë të tjerë numra po na ndjekin nga pas.

    E di grua që prapë si dikur do të dua,nuk më humbet dashuria, rrjedh si uji në krua.Pa nëpër këmbë do na ngatërrohen nipër e mbesa,ti do t’i mësosh nga klasa e parë deri tek e pesta.

    Ti gërmat do t’u mësosh t’i shkruajnë si rruazë,në fletë të shkruajnë mami, babi, gjyshi, gjyshja.Unë të renë përrallë do t’u stërhollojë si dhuratë,ti marrë me vete e mos të na bëjnë shamatë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ODISE PLAKU: VOGËLUSHIT TIM

    Për jetët e vogëlushëve të ndarë padrejtësisht nga kjo jetë. U prehshin në botën e engjëjve!

    Ti mos qaj, vogëlushi im,retë e zeza, që kafshojnë qielline pjellin gjarpërinj të kuq,s’do të të trembin më.

    Unë i treta atome rrezet e syrit time frikën e goditame rrahjet e zemrës.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ODISE PLAKU: MË PUTH, ZEMËR, MË PUTH PËR TË FUNDIT HERË…

    Më puth, zemër, më puth për të fundit herë,ëmbëlsinë e buzëve të tua të marr në shtegtime,Ta kujtoj kur do të jem larg teje, në vetminë time,zjarrin të më ndezësh në kujtime të netëvonave.

    Më puth, zemër, mos ndalo, veç më puth fort,buzët gjak të më bëhen, e di që nuk do të vdes.Më shtrëngo zemër, gjoksit tënd të lë shpirtin,fryma të më ndalë, dashurisë t’i nxjerrim fundin.

    Më puth, zemër, sytë mos t’i çelim, jetojmë ëndrrën,e bukur, e gjatë, nga pasioni ynë nuk do të mbarojë.Më jep frymë, më jep jetë, më fshi frikën e harresës,në puthje të mbetet si lëndina e luleve të pranverës.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Tri urtitë e babit për të bijtë para se të vdiste

    Tri urtitë e babit për të bijtë para se të vdiste

    Tri urtitë: Prozë popullore

    Njeriu një jetë ka dhe ajo nuk i kthehet kurrë më për së dyti. Edhe plaku i moçëm, një jetë pati, mbushi njëqind vjet dhe ndjeu se po i vinte vdekja.Tregojnë se, para se t’i shuheshin qirinjtë në gropat e syve, u tha djemve aty pranë shtratit të lamtumirës:-Bijtë e mi, njeriu është mysafir në këtë botë. Prandaj, po ua le me gojë që, kur të bujtni në shtëpinë e tjetrit për mik, mbani me vete tri gjëra të thjeshta: një metër, një gur kandari dhe një gjilpërë.

    -Përse një meter, baba?! – foli djali i parë, ose gishti i madh i dorës, siç e quante plaku, pasi qe më i madhi në moshë se vëllezërit dhe donte vend të veçantë në qoshen e vatrës.Plaku i hodhi një vështrim të zgjuar.-Që të matësh vendin kur rri mes të tjerëve, biri im.

    -Përse një gur kandari, baba?! – foli djali i dytë, ose gishti i gjatë i dorës, siç i thoshte i ati, pasi qe më i gjati në familje dhe bënte punët më të rënda.Plaku i hodhi një vështrim të matur.-Ta peshosh fjalën tënde para se ta thuash, biri im.

    -Përse një gjipërë, baba?! – foli djali i tretë, ose gishti i vogël i dorës, siç e quante babai, pasi qe më i vogli në moshë dhe trajtohej gjithkund “pas të tjerëve”.Plaku i hodhi nje vështrim të mençur.-Para se te thumbosh tjetrin me fjalë, ta provosh në veten tënde më parë, në të dhemb apo të djeg, biri im.

    Dhe për të fundit herë plaku foli gjuhën e mëmës:-Dhe tani, bijtë e mi, trupin tim ia fal tokës dhe mendjen time jua le juve!

    ObserverKult

    ——————-

    Lexo edhe:

    PO TË KISHIM DASHUNI PËR NJËRI – TJETRIN, DO TË ISHIM MË NDRYSHE…

  • Bërtimat e nënës: “Jam e pafajshme! Kam fëmijë! Pse po më merrni në qafë?”

    Bërtimat e nënës: “Jam e pafajshme! Kam fëmijë! Pse po më merrni në qafë?”

    Foto ilustrim

    Si përshkruhej arratisja e Panajot Plakut nga revista amerikane Time Magazine e datës 3 qershor 1957 si dhe rrëfimet e bashkëshortes Vjollca Taja për kalvarin e  vuajtjeve të familjes Plaka…

    Zëri i një gruaje po dëgjohej korridoreve të hetuesisë në Ministrinë e Brendshme, afër mesnatës së 16 majit 1957: “Jam e pafajshme! Unë kam fëmijë! Pse po më merrni në qafë?”. Ishtë Vjollca, bashkëshortja e Panajot Plakut, gjeneralit që kishte luftuar për çlirimin e  Shqipërisë, por atë ditë kishte braktisur familjen e vatanin për t’i shpëtuar arrestimit si armik i popullit. Në qelinë afër ku gjendej Vjollca, ishin të arrestuar tre të rinj shkodranë, të akuzuar për grup armiqësor kundër pushtetit popullor. Ndrek Bazhdari ishte njëri prej tyre dhe e rrëfen kështu atë natë kur në hetuesi ishte Vjollca Taja, bashkëshortja e gjeneralit. “Një natë, aty nga ora 11 e gjysmë, mbasi kishin mbaruar procesin. Na morën dhe na vunë në një dhomë që ishte më e madhe se ato dhomat e zakonshme të hetuesisë. Aty shohim një gjeneral, i cili na mori në pyetje, ndërsa këta të tjerët na kërcënonin e na gjuanin me ndonjë grusht a ndonjë shqelm sipas zakonit. Por ky, gjenerali, i ndaloi. Aty, në atë dhomë, ndodheshin edhe hetuesit e Shkodrës.

    Në koridorin e gjatë me qeli, dëgjuam një zë gruaje që qante

    Pas tri ditëve, në koridorin e gjatë me qeli, dëgjuam një zë gruaje që qante. Për të komunikuar njëri me tjetrin, ne kemi pasur një sinjal, një kod: këndonim “Venite Adoremus” dhe mbështesnim veshin në tokë për të dëgjuar rojën, e kur ai largohej pak për të ndejtur me rojën tjetër, ne i fishkëllenim njëri-tjetrit, e merreshim vesh. Pyesnim “Karlo? Niko? Ç’është kjo gruaja që qan?” Karlo, që e kishte më afër, më thotë: “Është e shoqja e Panajot Plakut.” “Po ç’ne Panajot Plaku?”- e pyeta unë. Panajot Plaku ishte ai gjenerali që na kishte marrë në pyetje para tri ditësh, e tashmë ishte arratisur”, rrëfen Ndrek Bazhdari, ish-i burgosur politik.

    Pas rënies së diktaturës, Vjollca Taja e ka rrëfyer atë natë dhe gjithë ngjarjen pas arratisjes së bashkëshortit të saj, Panajot Plaku.

    Njohja me Panajotin

    Në emisionin “Histori me Zhurmues” në Tv Klan, kohë më parë, ajo e rrëfeu kështu njohjen me Panajotin, arratisjen dhe vuajtjet që e pasuan familjen e saj: “Unë e kam njohur përmes një shoqeje Panajotin më 1950. U fejuam dhe në janar të ’51 u martuam. Në atë kohë ishte nënkolonel, por pati një ngritje të shpejtë.

    Arratisja ndodhi më 1957. Ditët e fundit përpara se të arratisej ishte i shqetësuar por kishte ndodhur edhe vdekja e vëllait të tij, Kalos që e kishte tronditur shumë. I kërkova të mërrnim një mjek, por ai bërtiti dhe me këmbëngulje refuzoi.

    Më pas, ai na tha se po bëhej gati për shërbim, ai shkonte herë pas here dhe më kërkoi t’i bëja valixhen gati. Të nesërmen u takuam dhe u nis për të shkuar, bëri një copë rrugë dhe u kthye prapë. Na bëri një fotografi dhe iku të nesërmen na erdhi lajmi se ishte arratisur. Mamaja e Panajotit e cila e kuptoi më tha: Mos qaj shumë, ne do ta qajmë gjithë jetën.

    Unë nuk e besoja që do ta bënte kurrë këtë, i kundërshtova shumë ata të degës. Më morën në pyetje dhe më kërkuan që të tregoja kush hynte dhe dilte në shtëpinë tonë dhe unë i shkruajta.

    Pas arratisjes së tij, jeta jonë qe e mundimshme

    Pas arratisjes së tij, jeta jonë qe e mundimshme, pasi më mbajtën 10-12 ditë në komisariat, na internuan në Skrapar. Atje kërkova punë dhe fillova në një punishte reçeli ku duhet t’i hiqja bërthamat qershive- më ndihmuan shumë shoqet atje. Më pas na sollën në Durrës dhe për 6 vite kam qenë e dëbuar. Pas arratisjes së Panajotit, babai im kërkoi që të bëhej ndarja duke thënë se ne nuk kishim faj. Pas arratisjes së tij, unë nuk dija asgjë se çfarë ndodhte me të por kur vdiq unë isha në ndërmarrje, dy shoqe më dhanë lajmin. Ato ishin të dyja komuniste dhe unë iu thashë: Që kur është arratisur ai për mua ka vdekur”, tha Vjollca Taja.

    Panajot Plaku kishte qenë partizan, më pas ishte gjeneral-major i ushtrisë shqiptare dhe anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së. Kishte qenë mik i ngushtë me gjeneral Dali Ndreun, i cili ishte arrestuar e dënuar nën akuzën: agjent i Jugosllavisë. Ishin dënuar shumë miq të Panajot Plakut dhe radha ishte e tij në maj të vitit 1957, me sa duket ai kishte kuptuar se çfarë e priste dhe kështu vendosi arratisjen nga Shqipëria.

    “Ashtu si ferri i Dantes, komunizmi ka nivele të ndryshme të tmerrit dhe mizerjes. Javën e kaluar, një ministër kabineti i qeverisë thellësisht staliniste shqiptare, gjeneral-major Panajot Plaku u arratis nga atdheu i tij duke rendur në mes të natës nëpër shtigjet që pat mësuar së pari si partizan në Luftën e Dytë Botërore, për të kaluar në Jugosllavi. Plaku është komunisti i rangut më të rëndësishëm mes 5-6 mijë shqiptarëve që i janë larguar errësirës së atdheut të tyre, që nga koha e luftës…”, kështu përcillej ngjarja në Shqipëri nga revista amerikane Time Magazine e datës 3 qershor 1957./kujto.al

    —————————-

    Lexo edhe:

    Krimet e komunizmit: Dila u dhunua dhe u dogj e gjallë, ndërsa burrin ia vranë

    ObserverKult

  • Britma rrëqethëse e të burgosurës: Kam fëmijë, pse po më merrni në qafë…

    Britma rrëqethëse e të burgosurës: Kam fëmijë, pse po më merrni në qafë…

    Foto ilustrim

    Panajot Plaku kishte qenë partizan, më pas ishte gjeneral-major i ushtrisë shqiptare dhe anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së. Kishte qenë mik i ngushtë me gjeneral Dali Ndreun, i cili ishte arrestuar e dënuar nën akuzën: agjent i Jugosllavisë…

    Si përshkruhej arratisja e Panajot Plakut nga revista amerikane ‘Time Magazine’ e datës 3 qershor 1957 si dhe rrëfimet e bashkëshortes Vjollca Taja për kalvarin e vuajtjeve të familjes Plaka…

    Zëri i një gruaje po dëgjohej korridoreve të hetuesisë në Ministrinë e Brendshme, afër mesnatës së 16 majit 1957: “Jam e pafajshme! Unë kam fëmijë! Pse po më merrni në qafë?”. Ishtë Vjollca, bashkëshortja e Panajot Plakut, gjeneralit që kishte luftuar për çlirimin e Shqipërisë, por atë ditë kishte braktisur familjen e vatanin për t’i shpëtuar arrestimit si armik i popullit. Në qelinë afër ku gjendej Vjollca, ishin të arrestuar tre të rinj shkodranë, të akuzuar për grup armiqësor kundër pushtetit popullor. Ndrek Bazhdari ishte njëri prej tyre dhe e rrëfen kështu atë natë kur në hetuesi ishte Vjollca Taja, bashkëshortja e gjeneralit. “Një natë, aty nga ora 11 e gjysmë, mbasi kishin mbaruar procesin, na morën dhe na vunë në një dhomë që ishte më e madhe se ato dhomat e zakonshme të hetuesisë. Aty shohim një gjeneral, i cili na mori në pyetje, ndërsa këta të tjerët, na kërcënonin e na gjuanin me ndonjë grusht a ndonjë shqelm sipas zakonit, por ky, gjenerali, i ndaloi. Aty, në atë dhomë, ndodheshin edhe hetuesit e Shkodrës.

    Pas tri ditëve, në koridorin e gjatë me qeli, dëgjuam një zë femre që qante.

    Për të komunikuar njëri me tjetrin, ne kemi pasur një sinjal, një kod: këndonim “Venite Adoremus” dhe mbështesnim veshin në tokë për të dëgjuar rojën. E kur ai largohej pak për të ndejtur me rojën tjetër, ne i fishkëllenim njëri-tjetrit, e merreshim vesh. Pyesnim “Karlo? Niko? Ç’është kjo gruaja që qan?” Karlo, që e kishte më afër, më thotë: “Është e shoqja e Panajot Plakut.” “Po ç’ne Panajot Plaku?”- e pyeta unë. Panajot Plaku ishte ai gjenerali që na kishte marrë në pyetje para tri ditësh, e tashmë ishte arratisur”, rrëfen Ndrek Bazhdari, ish-i burgosur politik.

    Pas rënies së diktaturës, Vjollca Taja e ka rrëfyer atë natë dhe gjithë ngjarjen pas arratisjes së bashkëshortit të saj, Panajot Plaku.

    Në emisionin “Histori me Zhurmues” në Tv Klan, ajo e rrëfeu kështu njohjen me Panajotin, arratisjen dhe vuajtjet që e pasuan familjen e saj: “Unë e kam njohur përmes një shoqeje Panajotin më 1950, u fejuam dhe në janar të ’51 u martuam. Në atë kohë ishte nënkolonel, por pati një ngritje të shpejtë.

    Arratisja ndodhi më 1957. Ditët e fundit përpara se të arratisej ishte i shqetësuar, por kishte ndodhur edhe vdekja e vëllait të tij, Kalos që e kishte tronditur shumë. I kërkova të mërrnim një mjek, por ai bërtiti dhe me këmbëngulje refuzoi.

    Më pas, ai na tha se po bëhej gati për shërbim, ai shkonte herë pas here dhe më kërkoi t’i bëja valixhen gati. Të nesërmen u takuam dhe u nis për të shkuar, bëri një copë rrugë dhe u kthye prapë. Na bëri një fotografi dhe iku. Të nesërmen na erdhi lajmi se ishte arratisur. Mamaja e Panajotit e cila e kuptoi më tha: Mos qaj shumë, ne do ta qajmë gjithë jetën.

    Unë nuk e besoja që do ta bënte kurrë këtë, i kundërshtova shumë ata të degës. Më morën në pyetje dhe më kërkuan që të tregoja kush hynte dhe dilte në shtëpinë tonë dhe unë i shkruajta.

    Pas arratisjes së tij, jeta jonë qe e mundimshme. Pasi më mbajtën 10-12 ditë në komisariat, na internuan në Skrapar. Atje kërkova punë dhe fillova në një punishte reçeli ku duhet t’i hiqja bërthamat qershive, më ndihmuan shumë shoqet atje.

    Më pas na sollën në Durrës dhe për 6 vite kam qenë e dëbuar. Pas arratisjes së Panajotit, babai im kërkoi që të bëhej ndarja duke thënë se ne nuk kishim faj.

    Pas arratisjes së tij, unë nuk dija asgjë se çfarë ndodhte me të, por kur vdiq unë isha në ndërmarrje, dy shoqe më dhanë lajmin. Ato ishin të dyja komuniste dhe unë iu thashë: Që kur është arratisur ai për mua ka vdekur”, tha Vjollca Taja.

    Panajot Plaku kishte qenë partizan, më pas ishte gjeneral-major i ushtrisë shqiptare dhe anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së. Kishte qenë mik i ngushtë me gjeneral Dali Ndreun, i cili ishte arrestuar e dënuar nën akuzën: agjent i Jugosllavisë. Ishin dënuar shumë miq të Panajot Plakut dhe radha ishte e tij në maj të vitit 1957. Me sa duket ai kishte kuptuar se çfarë e priste dhe kështu vendosi arratisjen nga Shqipëria.

    “Ashtu si ferri i Dantes, komunizmi ka nivele të ndryshme të tmerrit dhe mizerjes. Javën e kaluar, një ministër kabineti i qeverisë thellësisht staliniste shqiptare, gjeneral-major Panajot Plaku, u arratis nga atdheu i tij duke rendur në mes të natës nëpër shtigjet që pat mësuar së pari si partizan në Luftën e Dytë Botërore, për të kaluar në Jugosllavi. Plaku është komunisti i rangut më të rëndësishëm mes 5-6 mijë shqiptarëve që i janë larguar errësirës së atdheut të tyre, që nga koha e luftës…”, kështu përcillej ngjarja në Shqipëri nga revista amerikane ‘Time Magazine’ e datës 3 qershor 1957./kujto.al

    —————-

    Lexo edhe:

    Historia tragjike e njeriut më të zgjuar që ka parë bota

    ObserverKult

  • Siguruan ushqim dhe strehuan Flodian Plakun, gjykata jep masat për 4 të arrestuarit në Orikum

    Siguruan ushqim dhe strehuan Flodian Plakun, gjykata jep masat për 4 të arrestuarit në Orikum

    Gjykata e Vlorës ka dhënë këtë të enjte masat e sigurisë për personat e arrestuar pak ditë më parë në Orikum. Tre prej tyre janë lënë në burg, ndërsa vetëm për njërin prej tyre është vendosur masa “detyrim paraqitje”.
    Konkretisht për shtetasit Albano Lapshi, i cili i çonte ushqim, Ligor Doko pronar i hotelit ku u arrestua Plaku dhe Julian Aliaj që u kap me pistolete është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”.
    Ndërsa për shtetasin Armando Dano, berberi me origjinë nga Shkodra është vendosur masa detyrim paraqitje. I njohur me nofkën “Pole Qorri”, Plaku është i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjes. Më herët në pranga e policisë ka rënë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Edison Haxhiun dhe Ilir Beqaraj.
    Këta të fundit mendohet se ndihmuan që Plaku të largohej jashtë vendit. Gentian Bejtja u ekzekutua me mbi 30 plumba pasditen e 15 marsit, brenda serës në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

  • Nga pronari i hotelit ku strehohej te berberi personal, Gjykata e Vlorës vendos sot për 4 bashkëpunëtorët e “Pole Qorrin”

    Nga pronari i hotelit ku strehohej te berberi personal, Gjykata e Vlorës vendos sot për 4 bashkëpunëtorët e “Pole Qorrin”

    Flodian Plaku

    VLORË- Gjykata e Vlorës do të caktojë sot masat e sigurisë ndaj katër personave të arrestuar së bashku me Flodian Plakun në Orikum, i cili ishte në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas. Të ndaluarit janë Albano Lapshi, Ligor Doko dhe Armand Dano, të cilët akuzohen për përkrahje të autorit të krimit. Plaku strehohej në hotelin e Ligor Dokos, Albano Lapshi i dërgonte ushqim Flodian Plakut, kurse Armand Dano nga Shkodra ishte berberi i tij. Ndërsa i ndaluari i katërt, Julian Aliaj, i cili u kap bashkë me Pole Qorrin në makinë, rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge. 
    Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, i cili akuzohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas më 15 mars 2024. Plaku i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Identifikimi i Florian Plakut është kryer përmes një analize ADN-je, pasi gjurmët e tij të gishtave janë gjetur në një makinë Golf 7 që dyshohet se u përdor për largimin e autorëve të vrasjes. 
    Flodian Plaku u arrestua më 4 gusht, në ambientet e Hotel “Doko” në Radhimë të Vlorës, ku ai po qëndronte me mikun e tij, Julian Aliaj. Në momentin e kapjes “Pole Qorrit” i janë gjetur 2 armë zjarri, 17 fishekë, 7 celularë dhe 25 mijë euro cash./ZËRI

  • Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi personal/ Jepen sot masat për bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

    Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi personal/ Jepen sot masat për bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

    Ka nisur në orën 09:30 në Gjykatën e Vlorës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave të arrestuar së bashku me Flodian Plakun në Orikum.

    Të ndaluarit janë:• Albano Lapshi, i cili dyshohet se i çonte ushqim Plakut,• Armando Dano, berber nga Shkodra,• Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua Plaku,• Julian Aliaj, i cili u kap me armë zjarri me vete dhe rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge.
    Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për masat e sigurisë ndaj tyre, në lidhje me veprimtarinë e dyshuar kriminale.
    42-vjeçari Flodian Plaku u arrestua disa ditë më parë ndërsa fshihej në një hotel në Orikum.
    Flodian Plaku ishte vënë nën vëzhgim nga policia për rreth dy muaj. Në ditën e ndërhyrjes dhe arrestimit të tij, është ndjekur edhe lëvizja e Albano Lapshit dhe Armando Danos, me origjinë nga Shkodra, i njohur si “Berberi”, të cilët po shkonin drejt hotelit ku fshihej Plaku.
    Albano Lapshi, i çonte ushqim në hotel Flodian Plakut, ndërkohë Armando Dano ishte berberi që shkonte në hotel për ta qethur, po ashtu Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua. Dhe Julian Aliaj që u kap me pistolete. Ka qenë i dënuar me parë për trafik droge.

    Top Channel