Tag: plagosuri

  • Aksident i rëndë në Fier, makina përplas këmbësorin, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

    Aksident i rëndë në Fier, makina përplas këmbësorin, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

    Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fier.

    Ngjarja është shënuar në kryqëzimin pranë shkollës së muzikës, ku një automjet tip “Land Rover”, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

    Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Detaje/ Plagosja në Korçë, si nisi konflikti midis autorit dhe të plagosurit

    Detaje/ Plagosja në Korçë, si nisi konflikti midis autorit dhe të plagosurit

    Zbardhet shkaku i plagosjes së 27-vjeçarit Ari Kodra në Korçë.
    Mësohet se autori Aleks Qiqi  dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u “ngacmuar” me fjalë me njëri tjetrin.
    Autori ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën.
    I plagosuri ndodhet ende në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve, ku mësohet se ka plagë në trup, poshtë shpatullës.

  • Plagosja në Korçë, autori dhe i plagosuri u zunë në tavolinën ku po pinin bashkë

    Plagosja në Korçë, autori dhe i plagosuri u zunë në tavolinën ku po pinin bashkë

    Zbardhet shkaku i plagosjes së ndodhur në fshatin Mollaj të Korçës, e ndodhur mbrëmjen sotme.

    Mësohet se autori dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u ‘ngacmuar’ me fjalë me njëri tjetrin. Autori ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri ndodhet ende në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve, ku mësohet se ka plagë në trup, poshtë shpatullës.

    Sipas burimeve, autori i plagosjes Aleks Qishi ka qenë i dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale.

    Qishi ka dalë pak kohë më parë nga burgu, teksa ka qenë i dënuar për drogë. Gjithashtu, mësohet se ka qenë i dënuar edhe në Greqi.

    40 vjeçari e ka qëlluar disa herë Kodrën me thikë.

  • Vetëplagoset çobani në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

    Vetëplagoset çobani në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

    Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Bolene të Vlorës.

    Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një bari (çoban), i cili dyshohet se është vetëplagosur me një armë gjahu, tip çifte.
    Ngjarja ka ndodhur në stanet ku ai ushtronte aktivitetin e tij si bari, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit.
    Menjëherë pas plagosjes, ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me vetëplagosje apo rrethana të tjera.

    Top Channel

  • Sherr me sendet të forta në Shkodër, i plagosuri përfundon në spital

    Sherr me sendet të forta në Shkodër, i plagosuri përfundon në spital

    Një incident është regjistruar pasditen e sotme, ku një person ka mbetur i plagosur me sende të forta në qytetin e Shkodrës.

    Korrespodenti i Top Channel, Klodian Zhivani raporton se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në zonën e njohur si “Ish Dega”.
    Pas përplasjes fizike, autori i dyshuar, 28 vjeç, ka goditur me hekur 42-vjeçarin.
    Autori është shoqëruar ne komisariat ndërsa i plagosuri është ne spitalin e Shkodrës.

    Top Channel

  • Zbardhet sherri mes shokëve në Borsh, ja kush janë autori dhe i plagosuri

    Zbardhet sherri mes shokëve në Borsh, ja kush janë autori dhe i plagosuri

    Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me plagosjen me armë zjarri të ndodhur në fshatin turistik të Borshit. Mësohet se është identifikuar dhe shoqëruar në polici Hekuran Çelaj, i dyshuari si autori i plagosjes me armë zjarri. Ndërkohë, i plagosuri është Erald Shullazi.
    Plagosja ndodhi në ambientet e një lokali, ku dy të rinjtë ishin duke konsumuar alkool. Nën efektin e alkoolit ata kanë nisur të konfliktohen dhe në këtë moment, Çelaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Shullazin.

  • Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

    Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

    Mbrëmjen e djeshme, një konflikt mes dy personave në Korçë ka agravuar në dhunë fizike mes tyre. Sipas informacioneve ka mbetur i plagosur rëndë një person.

    Mësohet se sherri ka ndodhur në një nga bulevardet kryesore të qytetit. Pasi e ka goditur me grushta në fytyrë, autori është larguar nga vendngjarja por është kapur më pas, duke u arrestuar nga punonjësit e komisariatit të policisë së Korçës.

    I plagosuri ka dëmtime në fytyrë dhe mësohet se u dërgua drejt spitalit të Tiranës për ndihmë më të specializuar.

  • “Pse më ngacmon gruan”, zbardhet motivi i plagosjes me armë në Tiranë, autori e ndoqi 31-vjeçarin dhe…

    “Pse më ngacmon gruan”, zbardhet motivi i plagosjes me armë në Tiranë, autori e ndoqi 31-vjeçarin dhe…

    Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarje e kësaj të diele, ku një 31-vjeçar u plagos me armë zjarri në zonën e Alliasit në kryeqytet.
    Referuar burimeve, gazetarja e ABC News Bleona Sari raporton se i plagosuri dhe autori janë komshinj me njëri-tjetrin dhe më herët nuk kanë pasur konflikte.
    Dyshohet se i plagosuri i ka ngacmuar bashkëshorten autorit.
    Korado teodori, ka ruajtur për disa minuta Sandrino Bacin në banesë sapo ky i fundit ka dalë e ka ndjekur deri te rruga aty ku dhe debati ka nisur me tone të ashpra pasi i plagosuri ka mohuar që të ketë ngacmuar bashkëshorten e Korado Teodorit.
    Por, pas disa minutash, ai e ka qëlluar me armë në pulpën e këmbës dy herë dhe më pas është larguar.
    Policia ka sekuestruar kamerat dhe po verifikon për vendndodhjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.

  • U qëllua me armë zjarri në Durrës, flet i plagosuri: Isha duke lëvizur me makinë…

    U qëllua me armë zjarri në Durrës, flet i plagosuri: Isha duke lëvizur me makinë…

    Detaje të reja janë zbardhur nga plagosje me armë zjarri në Durrës.
    Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se i plagosuri, Arbër Gorgea ka shkuar i plagosur në komisariatin e policisë.
    Ai ka thënë se është qëlluar teksa ishte duke ecur me makinë.
    Më pas, ai është shoqëruar nga oficerët e policisë drejt urgjencës së Spitalit të Durresit ku është duke iu nënshtuar ndërhyrjes kirurgjikale.

  • Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit

    Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit

    Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Fllakë të Durrësit.
    Sipas informacioneve të para mësohet se i plagosuri ndodhet për trajtim mjekësor në Urgjencën e Spitalit të Durrësit. I plagosuri dyshohet të jetë Besmir Gorgea.
    Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe autorit/ëve.