Tag: plagosuri

  • Pamje të rënda nga atentati në Rinas/ Viktima dhe i plagosuri brenda “Benz”-it pak çaste pas breshërimave

    Pamje të rënda nga atentati në Rinas/ Viktima dhe i plagosuri brenda “Benz”-it pak çaste pas breshërimave

    Këto janë pamjet e rënda pak çaste pak atentatit të ndodhur mesditën e saj të marte në rrethrrotullimin e Rinasit.

    Sikurse duket në pamjet e siguruara nga LSA, viktima Gilmando Dani  dhe i plagosuri Muçi Shaljani ndodhen në automjetin tip “Benz”.
    Ndaj automjetit të tyre qëlluan persona të paidentifikuar ende me një mjet tip “Toyota Yaris” e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë.
    Autori, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, sapo ishte kthyer nga Barcelona dhe duket se lëvizjet e tij ishin të monitoruara nga autorët.

    Top Channel

  • Atentati në Rinas, i plagosuri është punonjës i AMP-së

    Atentati në Rinas, i plagosuri është punonjës i AMP-së

    Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 16:50
    I plagosuri në atentatin mafioz në Rinas është punonjës i Agjencia Mbikëqyrjes Policore. Mustafa Sheqeri alias Muç Shaljani mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Sheqeri kishte rreth dy muaj në AMP.
    Atentati në rrethrrotullimin e Rinasit ndodhi teksa Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri u kthyen nga Barcelona ku dyshohet se ndodheshin prej datës 7 nëntor. Makina e tyre ka qenë e parkuar në Rinas që në këtë datë dhe ditën e sotme që janë kthyer kanë marrë automjetin, ku u pritën nga breshëria e plumbave.

    Autorët kanë qenë me një mjet Toyota me targa greke. Ata kanë qëlluar në anën e pasagjerit, ku ndodhej i ulur Dani. Plumbat e kanë bërë shoshë mjetin. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë-Krujës. Ata kanë ndaluar në fshatin Halil, ku kanë djegur automjetin që përdorën në atentat, në një zonë të pyllëzuar, pranë përroit të Halilit.

    Distanca mes Rinasit dhe Halilit është vetëm 14 kilometra, çka tregon se atentatorët kanë vepruar me saktësi dhe plan të qartë arratisje. Automatikët që janë përdorur në ngjarje dyshohet se janë djegur brenda në makinë. Mjeti i djegur është gjetur në të njëjtin vend nga ku është qëlluar në drejtim të hotelit të Edmond Vogës. Dani i njohur edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, i cili ishte edhe objektiv i atentatit, mbeti i vdekur në vend.

  • Rinas, pamjet e rënda nga atentati/ Viktima dhe i plagosuri brenda “Benz”-it pak çaste pas breshërisë së plumbave (FOTOJA)

    Rinas, pamjet e rënda nga atentati/ Viktima dhe i plagosuri brenda “Benz”-it pak çaste pas breshërisë së plumbave (FOTOJA)

    Këto janë pamjet e rënda pak çaste pak atentatit të ndodhur mesditën e saj të marte në rrethrrotullimin e Rinasit. 
    Sikurse duket në pamjet e siguruara nga LSA, viktima Gilmando Dani  dhe i plagosuri Muçi Shaljani ndodhen në automjetin tip “Benz”. 
    Ndaj automjetit të tyre qëlluan persona të paidentifikuar ende me një mjet tip “Toyota Yaris” e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë. 
    Autori, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, sapo ishte kthyer nga Barcelona dhe duket se lëvizjet e tij ishin të monitoruara nga autorët. 

  • “24-vjeçari përdorues i lëndëve narkotike”, plagosja në Bathore, autori: I shita makinën, por ai…

    “24-vjeçari përdorues i lëndëve narkotike”, plagosja në Bathore, autori: I shita makinën, por ai…

    Foto ilustruese

    TIRANË- Donaldo Bajrami është autori i dyshuar i plagosjes së 24-vjeçarit, Elvis Visha, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bathore. Burime bëjnë me dije se autori ka dëshmuar mbi arsyet dhe shkaqet e kësaj ngjarje, teksa ka thënë se bëhet fjalë për një automjet që ia kishte shitur 24-vjeçarit, ndërsa ky u fundit e anashkalonte për të kryer procedurën e pronësisë.
    Sipas dëshmisë së autorit, i plagosuri Elvis Visha, ishte përdorues i lëndëve narkotike. Për këtë, ai ka dëshmuar se kishte frikë se mos Visha mund të përdorte makinën e tij për veprimtari të paligjshme. Prej disa ditësh, ai i kishte thënë Bajramit se makina i ishte prishur, ndërkohë që ky i fundit, e kishte parë duke qarkulluar me automjet. Ka qenë ky momenti që e ka nervozuar dhe ka qëlluar bashkëmoshatarin, sipas asaj që ka dëshmuar vetë autori.
    Nga ana tjetër, i plagosuri Elvis Visha ka ka pranuar para hetuesve që ka blerë makinën nga Doaldo Bajrami por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme përshkak të gjendjes së rënduar.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ali Këlçyra” dhe menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është paraqitur në spital për trajtim mjekësor. Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e duhur mjekësor.  Ndërkohë, pas kërkimeve të policisë, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar, Donaldo Bajrami, i cili tashmë po përballet me akuzat për “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./ZËRI

  • Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, ndërron jetë i plagosuri pas goditjes me thikë (EMRAT)

    Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, ndërron jetë i plagosuri pas goditjes me thikë (EMRAT)

    pamje nga vendngjarja

    TIRANË- Picieri Indrit Salillari 34-vjeç ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë nga kolegu i tij, kuzhinieri Filip Shehu 41-vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 15:30 në zonën e Komunës së Parisit, në ambjentet e lokali ‘City Lounge’. Mësohet pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, i plagosuri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
    Tiranë/Informacion paraprak
    Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
    Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
    Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
    Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

    Autori u arrestua menjëherë nga forcat e policisë pas krimit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

  • FOTO/ Atentati ndaj zyrtarit të BDI-së, ky është i plagosuri. Mori katër plumba në trup, gjendja shëndetësore… 

    FOTO/ Atentati ndaj zyrtarit të BDI-së, ky është i plagosuri. Mori katër plumba në trup, gjendja shëndetësore… 

    Ky që shihni më lart është i plagosuri, i cili ishte shënjestra e të shtënave në Kumanovë gjatë kësaj të marte. 
    Ai u qëllua me katër plumba, në pjesë të ndryshme të trupit, teksa ndodhej në rrugën “Dimitrija Tucakovic”. Ai është jashtë rrezikut për jetën. 
    Pas kryerjes së ekzaminimeve në Spitalin e Përgjithshëm, ai është dërguar në Shkup, informoi drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stosevski. 
    “Personi është pranuar me katër plagë nga arma e zjarrit në zonën e parakrahut të majtë dhe gjurit të djathtë. Të gjitha ekzaminimet janë kryer nga ana jonë – rëntgen, kompjuterik. Personi është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në klinikat në Shkup me një automjet nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës”, tha drejtori Stosevski. 

  • Fier/ Makina përplas qytetarin që lëvizte me biçikletë, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

    Fier/ Makina përplas qytetarin që lëvizte me biçikletë, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

    Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit, në segmentin “Nuredin Aliu”, pranë nënstacionit elektrik. 
    Një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë. Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar rrethanat e aksidentit. 
     

  • Tjetër aksident në Fier! 17-vjeçari përplas në rrugë kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike për jetën

    Tjetër aksident në Fier! 17-vjeçari përplas në rrugë kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike për jetën

    Pak minuta më parë, në kryqëzimin pranë shkollës së muzikës në Fier.

    Një automjet tip Land Rover, i drejtuar nga një 17-vjeçar, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën.
    I plagosuri, 35 vjeç është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.
    Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
    Njoftimi i policisë:
    Fier/Informacion paraprak
    Rreth orës 11:00, në lagjen “Liri Gero” automjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor, rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
    Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
    Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

    Top Channel

  • Tjetër aksident në Fier! Automjeti përplas kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike

    Tjetër aksident në Fier! Automjeti përplas kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike

    Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fier.
    Ngjarja është shënuar në kryqëzimin pranë shkollës së muzikës, ku një automjet tip “Land Rover”, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.
    Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
    Njoftimi i policisë:
    Fier/Informacion paraprak
    Rreth orës 11:00, në lagjen “Liri Gero” automjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor, rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
    Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
    Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
     
     

  • Tjetër aksident në Fier! Automjeti përplas në rrugë kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike për jetën

    Tjetër aksident në Fier! Automjeti përplas në rrugë kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike për jetën

    Pak minuta më parë, në kryqëzimin pranë shkollës së muzikës në Fier.

    Një automjet tip Land Rover, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën.
    I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.
    Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

    Top Channel