Tag: plagosur

  • Sherr masiv me thika në Kamëz, 4 të plagosur dërgohen me urgjencë te Trauma

    Sherr masiv me thika në Kamëz, 4 të plagosur dërgohen me urgjencë te Trauma

    Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Bathore, Kamëz, ku ka degraduar deri në përdorimin e thikave.
    Nga informacionet paraprake raportohet për disa të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore.

    Burime bëjnë me dije se janë 4 persona që kanë mbetur të plagosur, teksa veç thikave, gjatë sherrrit janë përdorur edhe sende të forta.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa mësohet se disa persona janë shoqëruar në komisariatin numër 5.

  • Sulmi me armë zjarri në një lokal në SHBA, vdesin 4 persona dhe plagosen mbi 20 të tjerë

    Sulmi me armë zjarri në një lokal në SHBA, vdesin 4 persona dhe plagosen mbi 20 të tjerë

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ishullin e Shën Helenës në Karolina e Jugut, ku një person i armatosur hapi zjarr në drejtim të një turme njerëzish brenda një lokali. Si pasojë, katër persona humbën jetën dhe të paktën 20 të tjerë mbetën të plagosur.
    Në momentin e sulmit, ambienti ishte i tejmbushur dhe sipas njoftimeve zyrtare, oficerët e parë që mbërritën në vendngjarje gjetën shumë persona të plagosur nga arma e zjarrit.
    “Viktima dhe dëshmitarë të shumtë u larguan me vrap, duke kërkuar strehim në biznese dhe banesa përreth”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga zyra e sherifit në Platformën X.
    Autoritetet e përshkruan sulmin si një “incident tragjik dhe tejet i vështirë për komunitetin”, duke apeluar për durim dhe bashkëpunim ndërsa hetimet vazhdojnë.
    Katër persona u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa më shumë se njëzet të plagosur po marrin trajtim mjekësor, ku katër prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike në spitalet lokale. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimave, ndërsa po vijojnë përpjekjet për të identifikuar autorin ose autorët e sulmit dhe për të zbardhur motivin e kësaj tragjedie.

  • VIDEO/ Sulmi me armë zjarri në një lokal, vdesin 4 persona dhe plagosen mbi 20 të tjerë

    VIDEO/ Sulmi me armë zjarri në një lokal, vdesin 4 persona dhe plagosen mbi 20 të tjerë

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ishullin e Shën Helenës në Karolina e Jugut, ku një person i armatosur hapi zjarr në drejtim të një turme njerëzish brenda një lokali. Si pasojë, katër persona humbën jetën dhe të paktën 20 të tjerë mbetën të plagosur.

    Në momentin e sulmit, ambienti ishte i tejmbushur dhe sipas njoftimeve zyrtare, oficerët e parë që mbërritën në vendngjarje gjetën shumë persona të plagosur nga arma e zjarrit.
    “Viktima dhe dëshmitarë të shumtë u larguan me vrap, duke kërkuar strehim në biznese dhe banesa përreth”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga zyra e sherifit në Platformën X.
    Autoritetet e përshkruan sulmin si një “incident tragjik dhe tejet i vështirë për komunitetin”, duke apeluar për durim dhe bashkëpunim ndërsa hetimet vazhdojnë.
    Katër persona u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa më shumë se njëzet të plagosur po marrin trajtim mjekësor, ku katër prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike në spitalet lokale. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimave, ndërsa po vijojnë përpjekjet për të identifikuar autorin ose autorët e sulmit dhe për të zbardhur motivin e kësaj tragjedie.

    ⚠️ Important
    Exclusive visuals of the early morning Mass shooting scene of Beaufort county bar, south Carolina https://t.co/azsfmtqBbc pic.twitter.com/jBJoZI1mPI
    — Open News© (@OpenNewNews) October 12, 2025

     

    Top Channel

  • Sulm me armë në Gjermani, tre të plagosur

    Sulm me armë në Gjermani, tre të plagosur

    Trazira u krijuan të shtunën pasdite (11 tetor) në tregun e qytetit të Giessen në Gjermani, kur një person i panjohur hapi zjarr në një agjenci bastesh sportive, pranë sheshit qendror, duke plagosur të paktën tre persona.
    Siç raportohet nga mediat gjermane, policia ka bllokuar hyrjen në shesh. Motivet e sulmit mbeten të panjohura, si dhe numri i saktë i të plagosurve dhe shkalla e lëndimeve të tyre.
    Sipas “Bild”, policia pretendon se ka tre persona të plagosur, ndërsa zëdhënësja e policisë deklaroi:

    “Nuk ka vdekje. Për momentin nuk mund të jap informacion në lidhje me shkallën e lëndimeve.”
    Autori i krimit u arratis, ndërsa arma e përdorur thuhet se ishte një revolver ose pistoletë. Një forcë e fortë policore ndodhet në vendngjarje.
    I dyshuari për të shtënat është ende në arrati. Zëdhënësi i policisë tha:
    “Jemi në vendngjarje me një numër të madh oficerësh.”

  • Të shtëna me armë në SHBA, 4 të vdekur dhe 12 të plagosur

    Të shtëna me armë në SHBA, 4 të vdekur dhe 12 të plagosur

    Katër persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur, ku 4 prej të cilëve në gjendje kritike, pas të shtënave me armë zjarri në shtetin amerikan të Misisipit.
    Të shtënat ndodhën rreth mesnatës në rrugën kryesore në Leland, 190 km në verilindje të kryeqytetit të shtetit Jackson, tha kryebashkiaku i qytetit John Lee për mediat amerikane.
    Ai po ashtu tha se njerëzit ishin në qytet për ndeshjen e kthimit në shtëpi të Shkollës së Mesme Leland.

    Katër nga të plagosurit u transportuan me helikopter në spital, ndërsa ende nuk ka të arrestuar për sulmin.
    Leland është një qytet i vogël në Qarkun e Uashingtonit. Sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2020, ai kishte një popullsi prej rreth 4,000 banorësh.

  • Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

    Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

    Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën e spitalit Memorialit në Fier.
    Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete, një “Mercedes Bent” dhe një “Toyota” janë përplasur me njëra-tjetra. Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, pas përplasjes, automjeti “Toyota” ka përfunduar në një kanal jashtë rruge.
    Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në spital, ndërkohë që Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

  • Tragjedi në protestën kundër qeverisë, 24 të vrarë dhe 47 të plagosur nga sulmet me bomba

    Tragjedi në protestën kundër qeverisë, 24 të vrarë dhe 47 të plagosur nga sulmet me bomba

    Të paktën 24 persona janë vrarë dhe 47 të tjerë janë plagosur gjatë një proteste kundër qeverisë ushtarake të Myanmarit, pasi një parashutë motorike e ushtrisë hodhi dy bomba mbi turmën e njerëzve.

    Sulmi ndodhi të hënën në mbrëmje, në kohën kur rreth 100 persona ishin mbledhur në rajonin Chaung U, në qendër të Myanmarit, për të festuar një festë kombëtare.
    Që prej vitit 2021, kur ushtria mori pushtetin, duke shkaktuar një luftë civile me grupe rezistence dhe milicia etnike, mijëra kanë humbur jetën dhe miliona janë zhvendosur.
    Pas humbjes së kontrollit mbi më shumë se gjysmën e territorit, ushtria po përparon përsëri me një fushatë të ashpër bombardimesh ajrore dhe sulmesh të egra.
    Rajoni i sulmuar është pjesë e provincës Sagaing, një prej zonave kyçe të konfliktit. Shumë zona kontrollohen nga milicia vullnetare e quajtur Forca e Mbrojtjes së Popullit (PDF), krijuar pas grushtit të shtetit për të luftuar qeverinë ushtarake.
    Një zyrtar i PDF-së lokale i tha BBC-së se kishin marrë informacion për një sulm të mundshëm ajror gjatë protestës së së hënës.
    Ata tentuan të ndërprisnin shpejt protestën, por parashutat motorike arritën më herët sesa pritej, tha ai.
    Ngjarja zgjati vetëm shtatë minuta. Zyrtari tha se kishte plagosur këmbën, por disa persona pranë tij u vranë në shpërthim.
    Banorët lokalë thanë se pas sulmit ishte e vështirë të identifikoheshin trupat.

    Top Channel

  • Plagosja e zyrtarit të BDI-së, Prokuroria: Të dhënat fillestare nuk tregojnë për motive politike

    Plagosja e zyrtarit të BDI-së, Prokuroria: Të dhënat fillestare nuk tregojnë për motive politike

    Prokuroria Themelore në Maqedoninë e Veriut njofton se atentati ndaj kandidatit për kryetar të Këshillit Komunal, Zekirija Shahini, nga të dhënat fillestare, nuk ishte politik.

    Por, nga Prokuroria shtuan se rrethanat po verifikohen dhe se po mblidhen gjurmët dhe dëshmitë materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës.

    LEXO EDHE: EMRI+FOTO/ Ja kush është politikani i plagosur në Kumanovë, kandidat i partisë shqiptare

    Deklarata e plotë:

    “Në lidhje me ngjarjen në Kumanovë, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprime hetimore. Po mblidhen gjurmë dhe dëshmi materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës.

    Në të shtënat është plagosur një person, ndërsa autori është në kërkim.

    Të dhënat fillestare nuk tregojnë për motive politike pas incidentit të armatosur, por të gjitha rrethanat po verifikohen”, thonë nga Prokuroria.

    Ndryshe, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij, rreth orës 13:54 minuta.

    Nga të shtënat, Shahini ka mbetur i plagosur dhe me ndihmën e parë është dërguar në Spitalin e Qytetit në Kumanovë”.

  • EMRI+FOTO/ Ja kush është politikani i plagosur në Kumanovë, kandidat i partisë shqiptare

    EMRI+FOTO/ Ja kush është politikani i plagosur në Kumanovë, kandidat i partisë shqiptare

    Personi i plagosur në incidentin me armë zjarri që ndodhi këtë të martë në rrugën “Dimitrija Tucakovic” në Kumanovë është jashtë rrezikut për jetën. Lajmi është konfirmuar për agjencinë MIA nga drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stosevski.

    Sipas tij, i plagosuri është pranuar me katër plagë nga arma e zjarrit, në zonën e parakrahut të majtë dhe gjurit të djathtë.

    “Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme përfshirë rëntgenin dhe skanerin kompjuterik. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Pacienti është transportuar në klinikat në Shkup me një automjet të Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës,” tha Stosevski.

    Ndërkohë, Qendra e Emergjencës pranë TOARILUC ka konfirmuar se personi i plagosur është pranuar tek ata dhe se do të japin detaje shtesë në vijim për gjendjen e tij. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

    I plagosuri është identifikuar si Zekrija Shaini 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës, bëri të ditur Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

  • Të shtëna me armë në Kumanovë, plagoset zyrtari i BDI-së

    Të shtëna me armë në Kumanovë, plagoset zyrtari i BDI-së

    Një person është plagosur pasditen e 7 tetorit në një rrugë prapa ndërtesës së Komunës së Kumanovës, pasi u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ishte në lëvizje. I plagosuri është kandidat dhe bartës i listës së këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
    I plagosuri është identifikuar si Z.Sh., 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës, bëri të ditur Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.
    Televizioni Telma raportoi se personi i plagosur është punonjës në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup.

    Zyra e Prokurorisë Publike tha se sipas indikacioneve të para ngjarja nuk duket se ka motive politike, por shtoi se po hetohen të gjitha rrethanat.
    “Dy prokurorë nga Zyra e Prokurorisë Themelore të Kumanovës kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet. Gjurmët dhe të provat materiale po grumbullohen dhe më pas do të ekzaminohen. Një person është ndaluar lidhur me të shtënat, ndërkaq në kërkim është sulmuesi”, tha Zyra e Prokurorisë Publike.
    BDI-ja njoftoi se, në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për shkak të seriozitetit të kësaj ngjarjeje, partia ka pezulluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për sot.
    Kjo parti shqiptare kërkoi që institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për të rikthyer besimin e publikut dhe sigurisë në terren.
    “Jemi të shqetësuar nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë dhe bartësit të listës në komunën e Likovës, i cili u qëllua nga persona me maska dhe u plagos. Fatmirësisht, jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ne dënojmë ashpër këtë akt barbar dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të reagojnë menjëherë, me transparencë të plotë dhe me vendosmëri, për të identifikuar, arrestuar dhe sjellë para drejtësisë autorët e këtij atentati”, tha BE-ja përmes një njoftimi.
    Ky subjekt politik u bëri thirrje mbështetësve dhe qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe “të mos bien pre e provokimeve dhe të tregojnë maturinë që gjithmonë e ka karakterizuar lëvizjen tonë”.
    Ministria e Brendshme tha se incidenti ndodhi në orën 13:54, kur autoritetet morën informatën se në kryqëzimin e rrugës Dimitrije Tuçoviq dhe Oktomvri 11 në Kumanovë, dy persona që po lëviznin me një makinë qëlluan me armë zjarri drejt Z.Sh.
    “Ai është plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin në Kumanovë”, tha ministria.
    Autoritetet thanë se policia ka dalë në vendin ku ndodhi ngjarja, që përveç ndërtesës së komunës, gjenden edhe zyra të gjykatës, postës dhe policisë.
    Ndërkaq, drejtori i spitalit të Kumanovës, Sasho Stoshevski, konfirmoi për agjencinë MIA se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
    “Personi është pranuar me katër plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në parakrahun e majtë dhe gjurin e djathtë. I kemi kryer të gjitha ekzaminimet. Pacienti është jashtë rrezikut për jetë. Ai është transportuar në spitalin e Shkupit”, tha Stoshevski.
    Ngjarja ndodhi dy javë para se Maqedonia e Veriut të mbajë zgjedhjet lokale. Për zgjedhjet e 19 tetorit, partitë janë duke zhvilluar fushatë 20-ditore.