Tag: plagosur

  • Aksident tragjik në Serbi, 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga përmbysja e një autobusi me punëtorë

    Aksident tragjik në Serbi, 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga përmbysja e një autobusi me punëtorë

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në veriperëndim të Serbisë, ku një autobus që transportonte punëtorë të një fabrike u përmbys, duke shkaktuar tre viktima dhe dhjetëra të plagosur, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

    Ngjarja ndodhi në rrugën që lidh qytetin Sremska Mitrovica me fshatin Jarak, rreth 70 kilometra larg Beogradit. Sipas Ministrisë së Brendshme serbe, autobusi dykatësh doli nga rruga për arsye ende të panjohura dhe u përmbys, ndërsa shoferi është arrestuar.

    Në pamjet e publikuara nga autoritetet, autobusi shfaqet i përmbysur në një kanal anës rrugës.

    Fillimisht u raportua për dy viktima dhe rreth 80 të plagosur, por më pas autoritetet konfirmuan se një tjetër pasagjer ndërroi jetë në spital. Nga 61 persona të shtruar, 39 po vijojnë të trajtohen, shumë prej tyre në gjendje të rënduar, bëri të ditur drejtori i spitalit lokal, Vojislav Mirnić.

    Autobusi transportonte punëtorë të një fabrike të kompanisë HealthCare, e cila prodhon jastëkë dhe dyshekë me material “memory foam”. Kjo kompani është degë e një firme kineze që operon në Serbi.

     

  • Shpërthim i fuqishëm në Bukuresht: 3 të vdekur, 13 të plagosur dhe dy pallate të shkatërruara

    Shpërthim i fuqishëm në Bukuresht: 3 të vdekur, 13 të plagosur dhe dy pallate të shkatërruara

    Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur paraditen e sotme kryeqytetin rumun, Bukuresht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një ndërtesë tetëkatëshe, ku si pasojë e shpërthimit janë shkatërruar dy pallate, kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur të paktën 13 të tjerë.
    Sipas mediave të huaja, shpërthimi ka ndodhur në katin e pestë dhe të gjashtë të godinës. Autoritetet njoftojnë se shkaku i ngjarjes tragjike nuk është përcaktuar ende, ndërsa furnizimi me gaz në zonë është ndërprerë si masë sigurie.
    Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë bëri të ditur se viktimat janë raportuar me politraumë dhe djegie të rënda. Një prej tyre u gjet pa shenja jete nën një pllakë betoni në katin e gjashtë, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalet e kryeqytetit.
    Të gjithë banorët janë evakuuar menjëherë nga ndërtesa, ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për persona që mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

  • E rëndë/ Shpërthim në një ndërtesë 8-katëshe, dy të vdekur dhe 12 të plagosur

    E rëndë/ Shpërthim në një ndërtesë 8-katëshe, dy të vdekur dhe 12 të plagosur

    Dy persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi të premten në një ndërtesë tetëkatëshe në Bukuresht, kryeqytetin e Rumanisë.

    Sipas mediave lokale, shpërthimi shembi dy kate të ndërtesës dhe dëmtoi rëndë katet poshtë saj. Xhamat e një shkolle të mesme aty pranë u thyen nga fuqia e eksplozionit.
    Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet në rrënoja, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

  • Shpërthim në një ndërtesë 8-katëshe, dy të vdekur dhe 12 të plagosur

    Shpërthim në një ndërtesë 8-katëshe, dy të vdekur dhe 12 të plagosur

    Dy persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi të premten në një ndërtesë tetëkatëshe në Bukuresht, kryeqytetin e Rumanisë.

    Sipas mediave lokale, shpërthimi shembi dy kate të ndërtesës dhe dëmtoi rëndë katet poshtë saj. Xhamat e një shkolle të mesme aty pranë u thyen nga fuqia e eksplozionit.
    Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet në rrënoja, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

    Top Channel

  • Plagosje me armë zjarri në Rinas (EMRAT)

    Plagosje me armë zjarri në Rinas (EMRAT)

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Një 25-vjeçar Fabjo Arifaj ka mbetur i plagosur në këmbë me armë pranë Megatek. Sherri ka nisur mes disa personave për motive banale, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me armë në këmbë tjetrin. Ndërkohë, i plagosur me sende të forta ka mbetur edhe 22-vjeçari Grisjan Latifaj. Autori/ët është arratisur nga vendi i ngjarjes.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.
    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./ZËRI

  • Aksident me dy të plagosur në tunelin e Skërficës

    Aksident me dy të plagosur në tunelin e Skërficës

    Një aksident me dy të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në dalje të tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë.
    Automjeti tip Mercedes Bens me targë AB848UI me drejtues Denis Metaj, 37 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është goditur me murin mbrojtës të rrugës.
    Si pasojë e goditjes, drejtuesi Denis Metaj ka marrë plagë në fytyrë nga xhami i makinës dhe pasagjeri i identifikuar Hati Rakipaj, 21 vjeç, ka frakturë në këmbë.
    Dy të plagosurit u transportuan menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore.

  • Të shtëna me armë te mbikalimi i Rinasit, një person i plagosur, detajet e para

    Të shtëna me armë te mbikalimi i Rinasit, një person i plagosur, detajet e para

    Të shtëna me armë janë regjistruar te mbikalimi i Rinasit.
    Sipas informacioneve paraprake, mësohet se si pasojë e një konflikti çasti një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe është dërguar në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.
    Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa po këqyr kamerat për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • Detajet/ Të shtënat me armë te mbikalimi i Rinasit, zbulohen identiteti i autorit dhe i të plagosurit. Si ndodhi ngjarja  

    Detajet/ Të shtënat me armë te mbikalimi i Rinasit, zbulohen identiteti i autorit dhe i të plagosurit. Si ndodhi ngjarja  

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur në këmbë.  
    Nga të dhënat paraprake mësohet se autori është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu bëhet me dije se 22-vjeçari Grisjan Latifaj ka plagosur me armë zjarri në këmbë 25-vjeçarin Fabjo Arifaj, pas një konflikti për motive të dobëta. 
    Vorë/Informacion paraprak 
    Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. 
    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve. 
    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. 
     
     

  • Përleshje jashtë Kongresit/ 75 të plagosur në protestën në Peru, presidenti: Kaosi u shkaktua nga persona të infiltruar

    Përleshje jashtë Kongresit/ 75 të plagosur në protestën në Peru, presidenti: Kaosi u shkaktua nga persona të infiltruar

    Të paktën 75 persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë 55 oficerë policie, gjatë përleshjeve të dhunshme që shpërthyen në Lima gjatë një proteste të organizuar nga të rinjtë dhe grupe shoqërore.

    Ngjarja ndodhi të enjten, pranë ambienteve të Kongresit peruan, ku u shënuan incidentet më të ashpra.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Presidenti i Perusë, José Jerí, janë kryer edhe 10 arrestime.

    Autoritetet besojnë se dhuna u nxit nga individë të infiltruar që shfrytëzuan protestën paqësore për të krijuar trazira.

    “Policia dhe kamerat e Bashkisë së Limës do të përdoren për të identifikuar kriminelët që u infiltruan në një demonstratë paqësore për të shkaktuar kaos,” shkroi Presidenti Jerí në një postim në platformën X .

  • “Pse më sheh”/ Sherri me thika në Bathore, policia zbardh detaje: 5 të plagosurit përfundojnë në spital

    “Pse më sheh”/ Sherri me thika në Bathore, policia zbardh detaje: 5 të plagosurit përfundojnë në spital

    Një sherr mes disa të miturve është shënuar mbrëmjen e sotme në Bathore në Tiranë, ku të plagosur kanë mbetur 5 prej tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, ndërsa dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta.
    5 personat që janë plagosur kanë përfunduar në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, efektivët kanë shoqëruar personat e tjerë ku po sqarohen rrethanat e ngjarjes.
    Njoftimi i policisë:
    “Kamëz/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa të mitur.
    Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas’, njoftoi sot policia.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”.