Tag: plagosur

  • (VIDEOT)Rrëzohen vinça dhe shkatërrohen ndërtesa, tornado e fuqishme në Paris/ Një i vdekur dhe disa të plagosur

    (VIDEOT)Rrëzohen vinça dhe shkatërrohen ndërtesa, tornado e fuqishme në Paris/ Një i vdekur dhe disa të plagosur

    Në rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, një tornado e rrallë, por e fuqishme goditi zonën pasditen e sotme, duke lënë pas një person të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur rëndë. 
    Sipas të dhënave nga ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, tornadoja shkatërruese goditi zonën duke vënë autoritetet në alarm për shkallën e dëmeve të shkaktuara. 
    Një viktimë është konfirmuar, ndërsa të paktën katër persona raportohet të jenë plagosur rëndë. Videot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike kur tre vinça ndërtimi janë rrëzuar nga forca e erës, ndërsa çati, dritare dhe objekte të tjera janë shkatërruar në komunat Ermont, Eaubonne dhe Franconville. 
    Sipas raportimeve meteorologjike, fenomeni u shfaq në orët e mbrëmjes dhe u karakterizua nga përmbytje të shpejta dhe erëra jashtëzakonisht të forta. Ende nuk është bërë vlerësimi përfundimtar i shkallës së tornadës, por dëmet janë përshkruar si të mëdha dhe të përhapura. 
    Njësitë e zjarrfikësve, policisë dhe shërbimeve të emergjencës kanë ngritur një qendër krize për të menaxhuar pasojat dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në terren. Ministri Nunez ka bërë apel për kujdes, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjen e viktimës dhe duke ndjekur nga afër situatën. Banorët në zonat e prekura janë këshilluar të shmangin zonat e dëmtuara derisa të përfundojnë inspektimet dhe të sigurohen rrugët e aksesit. 
    Përveç humbjes së jetës, dëmet materiale janë të konsiderueshme: vinça të rrëzuar, çati të shkatërruara, dritare të thyera dhe pemë të rrëzuara, që të gjitha dëshmi të intensitetit të jashtëzakonshëm të kësaj ngjarjeve. Rrjetet elektrike dhe infrastruktura publike janë prekur gjithashtu, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve në disa zona, ndërsa autoritetet po punojnë për të rivendosur normalitetin sa më shpejt të jetë e mundur. 
    Ngjarje të tilla theksojnë rritjen e riskut të fenomeneve klimatike ekstreme në Evropë, edhe në zona ku tornadot janë relativisht të rralla. Në vijim të ditës pritet të publikohen raportet zyrtare për numrin e saktë të të plagosurve, shkallën e tornadës sipas klasifikimit meteorologjik francez dhe vlerësimi i plotë i dëmeve materiale. 

    ️ Images impressionnantes de la tornade qui a frappé Ermont dans le Val-d’Oise ce lundi vers 17h45. Trois grues sont tombées ! (© hakim.9212) pic.twitter.com/7rpZuOpzSv
    — Météo Express (@MeteoExpress) October 20, 2025
     

    ️ La tornade qui a touché Ermont dans le Val-d’Oise a fait tomber trois grues qui ont causé de gros dégâts en s’abattant sur des bâtiments. (© Ahmed Saidane) pic.twitter.com/IlolrxeECQ
    — Météo Express (@MeteoExpress) October 20, 2025

  • Tornado e fuqishme në veri të Parisit/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, rrëzohen vinça dhe shkatërrohen ndërtesa

    Tornado e fuqishme në veri të Parisit/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, rrëzohen vinça dhe shkatërrohen ndërtesa

    Në rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, një tornado e rrallë, por e fuqishme goditi zonën pasditen e sotme, duke lënë pas një person të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur rëndë.

    Sipas të dhënave nga ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, tornadoja shkatërruese goditi zonën duke vënë autoritetet në alarm për shkallën e dëmeve të shkaktuara.
    Një viktimë është konfirmuar, ndërsa të paktën katër persona raportohet të jenë plagosur rëndë. Videot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike kur tre vinça ndërtimi janë rrëzuar nga forca e erës, ndërsa çati, dritare dhe objekte të tjera janë shkatërruar në komunat Ermont, Eaubonne dhe Franconville.
    Sipas raportimeve meteorologjike, fenomeni u shfaq në orët e mbrëmjes dhe u karakterizua nga përmbytje të shpejta dhe erëra jashtëzakonisht të forta. Ende nuk është bërë vlerësimi përfundimtar i shkallës së tornadës, por dëmet janë përshkruar si të mëdha dhe të përhapura.

    🌪️ Images impressionnantes de la tornade qui a frappé Ermont dans le Val-d’Oise ce lundi vers 17h45. Trois grues sont tombées ! (© hakim.9212) pic.twitter.com/7rpZuOpzSv
    — Météo Express (@MeteoExpress) October 20, 2025

    Tornado hits Ermont & Eaubonne, Val-d’Oise, France. 1 dead, multiple injured.
    Heavy damage, 3 cranes down, many roofs blown off, trees uprooted.
    Serious destruction in these municipalities. #tornade pic.twitter.com/8nRLUNBQDz
    — GeoTechWar (@geotechwar) October 20, 2025

    🌪️ Une tornade a été signalée à Ermont dans le Val-d’Oise ce lundi vers 17h45. Elle a fait des dégâts notables, arrachant plusieurs toitures. (© Florence Krupski) pic.twitter.com/zgw0pfpF8a
    — Météo Express (@MeteoExpress) October 20, 2025

    NOW: Footage shows damaged vehicles on a roadway in Ermont, France after getting struck by tornado debris. #Ermont #ValdOisepic.twitter.com/3QxF1UN7sb
    — Noteworthy News (@newsnoteworthy) October 20, 2025

    Njësitë e zjarrfikësve, policisë dhe shërbimeve të emergjencës kanë ngritur një qendër krize për të menaxhuar pasojat dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në terren. Ministri Nunez ka bërë apel për kujdes, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjen e viktimës dhe duke ndjekur nga afër situatën. Banorët në zonat e prekura janë këshilluar të shmangin zonat e dëmtuara derisa të përfundojnë inspektimet dhe të sigurohen rrugët e aksesit.
    Përveç humbjes së jetës, dëmet materiale janë të konsiderueshme: vinça të rrëzuar, çati të shkatërruara, dritare të thyera dhe pemë të rrëzuara, që të gjitha dëshmi të intensitetit të jashtëzakonshëm të kësaj ngjarjeve. Rrjetet elektrike dhe infrastruktura publike janë prekur gjithashtu, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve në disa zona, ndërsa autoritetet po punojnë për të rivendosur normalitetin sa më shpejt të jetë e mundur.
    Ngjarje të tilla theksojnë rritjen e riskut të fenomeneve klimatike ekstreme në Evropë, edhe në zona ku tornadot janë relativisht të rralla. Në vijim të ditës pritet të publikohen raportet zyrtare për numrin e saktë të të plagosurve, shkallën e tornadës sipas klasifikimit meteorologjik francez dhe vlerësimi i plotë i dëmeve materiale.

    Top Channel

  • Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Oklahomës, disa të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Oklahomës, disa të plagosur

    Disa persona u qëlluan me armë, përfshirë edhe një student, pas të shtënave, që shpërthyen në një ndërtesë banimi në Universitetin Shtetëror të Oklahomës.

    Të shtënat ndodhën rreth orës 3:40 të mëngjesit të së dielës në ndërtesën e banimit “Carreker East”. Një nga viktimat u identifikua si student i kampusit, ndërsa “News9” raportoi se gjithsej ishin tre të plagosur.

    Të gjithë të plagosurit po trajtohen në spitale në Oklahoma City dhe Tulsa. Kështu tha shefi i Policisë së OSU-së, Michael Beckner. Ende nuk janë identifikuar autorët.

    Rrethanat që çuan në të shtënat me armë nuk janë të qarta për momentin. Raportet fillestare tregojnë se incidenti ndodhi kur disa nga pjesëmarrësit e festës u kthyen në ndërtesë banimi, pas një feste të madhe private në një vend jashtë kampusit.

    Autoritetet kërkojnë nga ata që nuk jetojnë në këtë ndërtesë që të shmangin zonën, ndërkohë që po zhvillohet hetimi.

    “Nuk ka kërcënim të vazhdueshëm për kampusin”, thanë autoritetet.

    Shkolla ndodhet në Stillwater, rreth 65 milje larg Oklahoma City-t.

    Në vitin 2025 janë raportuar të paktën 118 incidente me të shtëna në shkolla. Këto të shtëna kanë lënë 36 të vdekur dhe 108 të plagosur.

    Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, në vitin 2025 janë regjistruar 346 të shtëna masive në mbarë SHBA-të.

  • Të shtëna me armë në konviktin e Universitetit të Oklahomës, raportohet për disa të vdekur dhe të plagosur

    Të shtëna me armë në konviktin e Universitetit të Oklahomës, raportohet për disa të vdekur dhe të plagosur

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një nga konviktet e Universitetit Shtetëror të Oklahomës, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
    Sipas njoftimeve paraprake nga autoritetet lokale, të shtënat ndodhën rreth orës 03:40 të mëngjesit, ndërsa forcat e rendit dhe shërbimet e urgjencës u njoftuan menjëherë dhe mbërritën në vendngjarje.
    Zyrtarët kanë konfirmuar se nga incidenti kanë humbur jetën disa persona, mes tyre të paktën një student, ndërsa disa të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor. Numri i saktë i viktimave ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, pasi hetimet janë në zhvillim.
    Shkaku i të shtënave dhe identiteti i autorit mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur një hetim të gjerë dhe ka izoluar zonën për të garantuar sigurinë e studentëve dhe stafit akademik.
    Universiteti ka publikuar një deklaratë të shkurtër, duke u bërë thirrje studentëve të qëndrojnë të sigurt dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
    Më shumë detaje priten të bëhen publike gjatë orëve në vijim.

  • Të shtëna me armë në konviktin e Universitetit Shtetëror të Oklahomës, disa të vdekur dhe të plagosur

    Të shtëna me armë në konviktin e Universitetit Shtetëror të Oklahomës, disa të vdekur dhe të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në një konvikt të Universitetit Shtetëror të Oklahomës, duke lënë pas disa të vdekur dhe të plagosur.
    Ngjarja e rënë u shënua në orën 3:40 të mëngjesit. Sipas autoriteteve, si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën disa persona, mes tyre një student, por numri i saktë mbetet i papërcaktuar.
    Ndërkohë disa të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmën mjekësore.

     

  • Aksident tragjik, i riu nga Vlora ndërron jetë në spital

    Aksident tragjik, i riu nga Vlora ndërron jetë në spital

    Ka ndërruar jetë i riu që ishte plagosur rëndë në një aksident të ndodhur më 6 shtator në Fushë-Dukat, në aksin rrugor Orikum–Himarë.
    Burime nga familjarët bëjnë me dije se 22-vjeçari Fadil Bodoj, i cili për më shumë se një muaj qëndroi nën trajtim intensiv në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ia doli të mbijetonte për shkak të komplikacioneve të rënda që pasuan plagët e marra nga përplasja.
    Pasi kishte dalë nga spitali, ai zhvilloi infeksione serioze në plagët e hapura, të cilat sollën përkeqësimin e shpejtë të gjendjes shëndetësore. Edhe pse u transportua sërish drejt spitalit dhe iu nënshtrua ndërhyrjes urgjente, mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë.
    Aksidenti ndodhi rreth orës 01:30 të natës së 6 shtatorit, kur një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga 22-vjeçari Fadil Bodo, u përplas me një “Fiat” në të cilin ndodhej 20-vjeçari Gabriel Lazemetaj. Nga përplasja u plagosën katër persona, mes tyre edhe i riu që humbi jetën disa javë më vonë.
    Në njoftimin zyrtar të Policisë së Vlorës më 6 shtator thuhej:
    “Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Orikum–Himarë, automjeti tip ‘Audi’, që drejtohej nga shtetasi F. B., 22 vjeç, është përplasur me automjetin tip ‘Fiat’ me drejtues shtetasin G. L., 20 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit dhe dy pasagjerët e ‘Audit’, shtetasit F. Q. dhe D. K. Ky i fundit u transportua në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.”
    Hetimet vijojnë Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej automjeteve. Policia dhe Prokuroria e Vlorës po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes që mori një jetë të re”.

  • Aksident në Durrës/ Përplasen dy makina, 5 të plagosur (VIDEO)

    Aksident në Durrës/ Përplasen dy makina, 5 të plagosur (VIDEO)

    Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të shtune ë aksin rrugor “Kavajë – Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave” në Durrës.
    Autoritetet policore raportojnë se automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. P., 65 vjeç.
    Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga shtetasi E. B. Aktualisht, ata ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.
    Policia thotë se grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Aksident në Durrës, disa të plagosur, dyshohet edhe për viktima

    Aksident në Durrës, disa të plagosur, dyshohet edhe për viktima

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës paraditen e kësaj të shtune.

    Te mbikalimi pranë zonës së “Plepave”, automjeti ka dalë në korsi të kundërt.
    Sipas asaj që raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, disa persona janë plagosur, teksa dyshohet edhe për viktima.
    Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

    Top Channel

  • Ndërron jetë 21-vjeçari i plagosur në aksidentin rrugor Orikum–Himarë

    Ndërron jetë 21-vjeçari i plagosur në aksidentin rrugor Orikum–Himarë

    Këtë të shtunë ka ndërruar jetë 21-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë nga përplasja e dy automjeteve, në aksidenti që ndodhi më 6 shtator, në orët e vona të mbrëmjes, në aksin rrugor Orikum–Himarë, në fshatin Dukat Fushë.
    Sipas raportimeve, i riu kishte kaluar një muaj e gjysmë trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Por, pas daljes nga spitali, kishte pësuar zhvillim të infeksioneve në plagët e marra, gjë që e çoi në përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes urgjente mjekësore dhe transportimit të tij sërish drejt spitalit, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.

    Policia ka bërë me dije se : “Ngjarja që i mori jetën të riut ndodhi në mesnatën e 6 shtatorit, rreth orës 01:30, në aksin rrugor Orikum–Himarë, në fshatin Dukat-Fushë. Një automjet tip “Audi” u përplas me një tjetër “Fiat”, duke shkaktuar katër të plagosur, mes tyre edhe 21-vjeçarin që humbi jetën.

    Nën hetim është vënë drejtuesi i “Audit”, Fadil Bodo, 22 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë shkaktar i përplasjes për shkak të shpejtësisë së lartë. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe pasagjerët Flavio Qepi, 20 vjeç, dhe D.K., 21 vjeç, ky i fundit në gjendje të rëndë, si dhe drejtuesi i “Fiatit”, Gabriel Lazemetaj, 20 vjeç.

    Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej automjeteve. Policia dhe Prokuroria e Vlorës po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes që mori një jetë të re”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Ndërron jetë i riu që mbeti i plagosur në aksidentin e 6 shtatorit në Vlorë

    Ndërron jetë i riu që mbeti i plagosur në aksidentin e 6 shtatorit në Vlorë

    Ka ndërruar jetë i riu që një muaj e gjysmë pas një aksidenti të rëndë që ndodhi më 6 shtator, në orët e vona të mbrëmjes, në zonën e Fushë-Dukatës.
    Sipas burimeve i riu, i cili ishte plagosur rëndë në përplasjen mes dy automjeteve, kishte kaluar një periudhë të gjatë trajtimi në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pas daljes nga spitali, ai kishte zhvilluar infeksione në plagët e marra gjatë aksidentit, gjë që e çoi në përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore. Mësohet se pavarësisht ndërhyrjes urgjente mjekësore dhe transportimit të tij sërish drejt spitalit, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.
    Ngjarja që i mori jetën të riut ndodhi në mesnatën e 6 shtatorit, rreth orës 01:30, në aksin rrugor Orikum–Himarë, në fshatin Dukat Fushë. Një automjet tip “Audi” ishte përplasur me një tjetër “Fiat”, duke shkaktuar katër të plagosur, mes tyre edhe 21-vjeçarin që humbi jetën pas disa javësh.
    Policia bëri me dije se nën hetim është vënë drejtuesi i “Audit”, Fadil Bodo, 22 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë shkaktar i përplasjes për shkak të shpejtësisë së lartë. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe pasagjerët Flavio Qepi, 20 vjeç, dhe D.K., 21 vjeç, ky i fundit në gjendje të rëndë, si dhe drejtuesi i “Fiatit”, Gabriel Lazemetaj, 20 vjeç.
    Në njoftimin zyrtar të Policisë së Vlorës më 6 shtator thuhej:
    “Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Orikum–Himarë, automjeti tip ‘Audi’, që drejtohej nga shtetasi F. B., 22 vjeç, është përplasur me automjetin tip ‘Fiat’ me drejtues shtetasin G. L., 20 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit dhe dy pasagjerët e ‘Audit’, shtetasit F. Q. dhe D. K. Ky i fundit u transportua në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.”
    Hetimet vijojnë Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej automjeteve. Policia dhe Prokuroria e Vlorës po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes që mori një jetë të re.