Tag: plagosur

  • Luftë mes dy familjeve në Greqi, mbi 2 mijë plumba të shkrepur! Tre viktima dhe 12 të plagosur

    Luftë mes dy familjeve në Greqi, mbi 2 mijë plumba të shkrepur! Tre viktima dhe 12 të plagosur

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Kretës, ku të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Vorizia të Heraklionit.
    Ngjarja dyshohet të jetë rezultat i një hakmarrjeje mes dy familjeve, të cilat prej muajsh janë në konflikt të hapur.
    Sipas mediave greke, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të shumta policore, përleshja vazhdon ende në zonë, ndërsa raportohet se janë përdorur mbi 2,000 plumba.
    Në mesin e viktimave janë dy gra dhe një burrë. Njëra nga gratë besohet se ka humbur jetën pas një ataku kardiak nga frika, ndërsa njëri nga burrat e vrarë ishte një nga autorët që hapi zjarr.
    Banorët e zonës, po ndihmojnë në transportimin e të plagosurve, duke përdorur edhe automjete bujqësore për t’i çuar në spitale.
    Sipas të dhënave paraprake, konflikti mes familjeve ka nisur para një viti. Përleshja besohet të jetë hakmarrje për një shpërthim të ndodhur në një ndërtesë në ndërtim. Policia greke konfirmon se një mjet shpërthyes i improvizuar ishte vendosur në ndërtesë, duke shkaktuar dëme materiale, por pa viktima.

  • Zaporizhzhia goditet rëndë nga sulmi rus, 17 të plagosur

    Zaporizhzhia goditet rëndë nga sulmi rus, 17 të plagosur

    Rajoni i Zaporizhzhisë në Ukrainë u godit nga sulme raketore ruse gjatë natës së së mërkurës dhe orëve të para të së enjtes. Zyrtarët lokalë raportuan të paktën 17 të plagosur, përfshirë fëmijë.

    Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të pastruar rrënojat dhe nxorrën një burrë nga mbeturinat, i cili nuk mbijetoi. Dëme të mëdha u shkaktuan edhe në një konvikt studentor, ku disa kate u shkatërruan.

    Guvernatori rajonal, Ivan Fedorov, tha se sulmet u zhvilluan për disa orë dhe operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

  • Kamioni përplaset me makinën në aksin Lezhë-Shkodër, një i plagosur

    Kamioni përplaset me makinën në aksin Lezhë-Shkodër, një i plagosur

    Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të enjte në aksin Lezhë-Shkodër, ku një kamion dhe një makinë tip ‘Toyota’ janë përplasur me njëra-tjetrën.
    Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur.
    Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, që po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • “Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror”/ Tre vrasje në vend, PD: E martë e zezë për Shqipërinë

    “Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror”/ Tre vrasje në vend, PD: E martë e zezë për Shqipërinë

    Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate për mediat, lidhur me ngjarjet e fundit të kësaj të marte, ku janë shënuar 3 viktima dhe një plagosur në vende të ndryshme të Shqipërisë.
    Tre vrasje me thikë, në Berat, Tiranë dhe Durrës si dhe një i plagosur nga një atentat me tritol në Shkodër. Ky është bilanci i sotshëm për të cilën PD-ja thotë se kemi të bëjmë me frikë dhe terror.
    Deklaratë e Partisë Demokratike:
    Dita e sotmë është kthyer në një të ‘martë të zezë’ për Shqipërinë. Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris me Diellën dhe ‘Kryeministrin diell’.
    Partia Demokratike duke dënuar me forcë çdo akt dhune ngushëllon familjet e viktimave dhe bën thirrje që drejtësia të veprojë me baraspeshë dhe ftohtësi për të shmangur çdo vetëgjyqësi.
    Në të njëjtën kohë ne ngrejmë alarmin për rolin e spektatorit në raport me rendin e sigurinë ku e ka lëshuar veten Policia e narkoshtetit, duke treguar jo vetëm paaftësi, por edhe pandjeshmëri ndaj qytetarëve dhe rendit publik.
    Dhuna nuk është zgjidhja, dhe aq më pak është zgjidhja një Polici dhe qeveri që nuk ka prioritet jetën dhe sigurinë e shqiptarëve, por ndarjen e drogës, territoreve dhe ndikimit elektoral me bandat. Në shtetin e Ramaduros, ka vetëm terror, frikë dhe vrasje.

  • Të paktën 16 të vdekur dhe 36 të plagosur në një aksident me autobus në Bolivi

    Të paktën 16 të vdekur dhe 36 të plagosur në një aksident me autobus në Bolivi

    Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë u plagosën kur një autobus me të cilin po udhëtonin u rrëzua nga një shkëmb 300 metra i lartë në Bolivinë qendrore, tha policia.

    Aksidenti ndodhi të hënën në Morochata, departamenti i Cochabamba-s, në juglindje të kryeqytetit La Paz.
    Sipas kreut të policisë së trafikut, Omar Segada, “aksidenti ndodhi kur shoferi humbi kontrollin e automjetit, duke bërë që autobusi të binte nga shkëmbi, duke vrarë 16 persona dhe duke plagosur 36 të tjerë”.

    🇧🇴🚌Al menos 16 fallecidos en accidente de bus en el centro de Bolivia
    Según la autoridad policial, solo tres cadáveres han podido ser recuperados. Los otros 13 continúan en el lugar del siniestro.https://t.co/hHPtUB0cst pic.twitter.com/7ImAdBwSeR
    — LA PRENSA Nicaragua (@laprensa) October 28, 2025

    Sipas raportimeve të mediave boliviane, shoferi 23-vjeçar i autobusit mbijetoi, u arrestua dhe po merret në pyetje.
    Rreth 1,400 njerëz vdesin çdo vit në aksidente trafiku në Bolivi, sipas Ministrisë së Brendshme. Në mars, 37 persona u vranë kur dy autobusë u përplasën në Potosi, në pjesën jugore të vendit të Andeve.

    Top Channel

  • Shpërthimi në Shkodër, ky është 38-vjeçari i plagosur, inspektor i Hetimit Tatimor

    Shpërthimi në Shkodër, ky është 38-vjeçari i plagosur, inspektor i Hetimit Tatimor

    Paraditen e së martës, qyteti i Shkodrës u trondit nga një shpërthim me lëndë plasëse, ku për pasojë mbeti i lënduar një 38-vjeçar.
    Bëhet fjalë për Enea Buzukja, me detyrë specialist i monitorimit të Hetimi Tatimor, në rajonin e veriut.
    I plagosuri është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

  • VIDEO/ 330 paslëkundje dhe 26 të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6.1 në Turqi

    VIDEO/ 330 paslëkundje dhe 26 të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6.1 në Turqi

    Të paktën 330 paslëkundje janë regjistruar pas tërmetit me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter që goditi Turqinë mbrëmjen e kaluar.
    Sipas mediave vendase, 26 persona kanë mbetur të plagosur.

    Balıkesir’de meydana gelen depremde enkaz altında kalan eşek kurtarıldı. pic.twitter.com/343LZUVU2t
    — Sabah (@sabah) October 28, 2025

    Siç është njoftuar nga Shërbimi Sizmologjik Turk, tërmeti me magnitudë 6.1 Rihter që ndodhi në orën 22:48 të hënën në mbrëmje u ndje në shumë provinca, duke përfshirë Balıkesir, Izmir, Bursa, Stamboll, Tekirdag, Kocaeli dhe Sakarya, dhe thellësia fokale u vlerësua në 5.99 kilometra.
    Pas tërmetit kryesor, u regjistruan gjithsej 330 lëkundje pasuese gjatë një periudhe prej afërsisht 13 orësh, nga ora 22:48 e djeshme deri në orën 11:00 të ditës së sotme.

    Balıkesir Sındırgı merkezli 6.1 büyüklüğündeki depreme İzmir’deki bir kahvehanede oyun oynarken yakalanan vatandaşların o an yaşadıkları kamerada pic.twitter.com/H9rHtujz8p
    — Hürriyet.com.tr (@Hurriyet) October 27, 2025

    Janë regjistruar 12 lëkundje pasuese me magnitudë 4 ose më të lartë. Në zonën ku ndodhi tërmeti, 26 qytetarë u shtruan në spital me lëndime të lehta, ndërsa Ministri i Brendshëm turk njoftoi se të gjithë janë larguar tashmë nga spitali.

  • Sherr masiv në Lushnjë/  Tre të plagosur me thika, përfundojnë në spital, dinamika e ngjarjes…

    Sherr masiv në Lushnjë/ Tre të plagosur me thika, përfundojnë në spital, dinamika e ngjarjes…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22.30 në fshatin Golem i madh në njësinë administrative Golem bashkia Lushnje.
    Tre persona janë plagosur me njëri tjetrin me thika dhe kanë përfunduar në spital.
    Sipas informacioneve të marra nga bluzat e bardha të spitalit të Lushnjes të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit ku marrin mjekim dhe të ruajtur nga forcat e rendit.
    Sipas dëshmitarëve okularë personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë duke ngrënë e pirë së bashku prej orëve të pasdites.
    Policia ka nisur të pyesë personat që kanë parë ngjarjen. Dyshohet se përfshirja në grindje dhe përdorimin e armëve të ftohta ka qenë për shkaqe banale dhe të përdorimit të alkoolit.

  • Vazhdojnë sulmet ruse me dronë mbi Ukrainë, 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

    Vazhdojnë sulmet ruse me dronë mbi Ukrainë, 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

    Një sulm rus në rajonin Sumy të Ukrainës ka lënë 1 të vdekur dhe 12 të plagosur.
    Rusët lëshuan një dron që goditi një minibus, sipas Oleh Hryhorov, kreut të administratës ushtarake rajonale të Sumy. Viktima ishte një burrë 69-vjeçar, ndërsa të plagosurit përfshijnë një djalë 8-vjeçar dhe një vajzë 15-vjeçare.
    Në një deklaratë ka dalë edhe kryeministri i Polonisë, Donald Trusk, ku ka folur mbi luftën Rusi-Ukrainë.

    “Nuk kam dyshime që Ukraina do të mbijetojë si një shtet i pavarur, por pyetja kryesore është sa viktima do të kemi. Presidenti Zelensky më tha se shpreson që lufta të mos zgjasë dhjetë vjet, por Ukraina është e gatshme të luftojë për dy, tre vjet të tjera”, tha kryeministri i Polonisë, Donald Trusk.

  • Tetë në plagosur në aksidente/ Shkak, shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë

    Tetë në plagosur në aksidente/ Shkak, shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë

    Shpejtësia tej normave të lejuara, por edhe rrugët me lagështirë si pasojë e reshjeve, kanë rënduar edhe këtë të dielë bilancin e aksidenteve. Fatmirësisht nuk ka viktima, por raportohen të paktën 8 persona të plagosur deri më tani në aksidente të ndryshme.
    Dy automjete janë përplasur në Rrugën e Arbrit, në afërsi të Gjoricës. Si pasojë, 6 persona kanë mbetur të plagosur, ku dy prej tyre janë nisur drejt Spitalit të Traumës për shkak të plagëve të rënda.Lexo edhe :Related Posts
    Më herët, dy turistë francezë gjithashtu mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Pogradec-Korçë. Sipas policisë, çifti i huaj po udhëtonte me një motor dhe është përplasur nga një makinë.

    Dy të huajt, pasi morën ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, janë nisur drejt Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
    Si pasojë e motit të keq me reshje shiu, ku në disa akse rrugore ka prezencë uji apo edhe rënie inertesh, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet përkatëse.
    /vizionplus.tv