Tag: plagosur

  • Bilanci i tragjedisë, shkon në 1 644 numri i të vdekurve në Mianmar, më shumë se 3 400 të plagosur

    Bilanci i tragjedisë, shkon në 1 644 numri i të vdekurve në Mianmar, më shumë se 3 400 të plagosur

    Numri i të vdekurve në Bangkok pas tërmetit me magnitudë 7,7 ballë që goditi të premten Mianmarin është rritur në 17, thanë sot autoritetet tajlandeze, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuarit në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe të shembur.
    “Të paktën 83 persona mbeten të zhdukur”, thanë autoritetet, duke shtuar se 32 të tjerë janë raportuar të plagosur.

    Ekipet e shpëtimit janë përqendruar në një rrokaqiell 30-katësh të shembur në Bangkok, ku besohet se ka më shumë njerëz të bllokuar.
    Dhjetë vdekje janë konfirmuar në vend deri më tani, por më shumë njerëz mendohet të jenë nën rrënoja.
    “Ekuipazhet e shpëtimit gjetën sot trupin e një punonjësi të rrokaqiellit”, raportuan mediat lokale.
    “Ata përdorën një vinç dhe një shportë metalike për të hequr trupin nga mbeturinat në orët e para të mëngjesit”, sipas gazetës “Khaosod”.
    Tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kryeqytetin tajlandez dhe është ndjerë gjithashtu në disa pjesë të Kinës dhe Vietnamit.
    Opozita e Mianmarit shpall armëpushim të njëanshëm
    Në Mianmar, qeveria në hije demokratike e opozitës së vendit njoftoi sot një pauzë të njëanshme dyjavore në luftimet e saj me juntën ushtarake në pushtet, megjithëse “operacionet e mbrojtjes” janë të përjashtuara nga kjo.
    “Pezullimi i të gjitha operacioneve ushtarake sulmuese do të bëhet në zonat e prekura nga tërmeti dhe rrethet e lidhura me to”, shkroi Qeveria e Unitetit Kombëtar (NUG) në X.
    “Junta ushtarake vazhdoi sulmet e saj kundër grupeve rebele menjëherë pas tërmetit që goditi vendin të premten”, sipas raporteve të medieve.
    Në një intervistë për BBC, raportuesi special i OKB-së për Mianmarin, Tom Andrews, i bëri thirrje juntës të ndalonte të gjitha operacionet ushtarake.
    NUG ka luftuar kundër juntës menjëherë pasi ushtria mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 2021.
    Numri i të vdekurve në Mianmar deri më tani është 1 644, me më shumë se 3 400 të plagosur, por shifrat e viktimave mund të rriten në mijëra për shkak të afërsisë së zonave të populluara me epiqendrën dhe cenueshmërisë së shumë strukturave. //a.i/

  • Tronditet Shkupi, dy të vrarë me armë zjarri, i plagosur një i mitur

    Tronditet Shkupi, dy të vrarë me armë zjarri, i plagosur një i mitur

    Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Volkovë të Shkupit. Sipas mediave vendase, një qiramarrës ka qëlluar dhe ka vrarë pronarin e shtëpisë ku jetonte dhe ka plagosur djalin e tij të mitur. Pas ngjarjes së rëndë autori është vetëvrarë.
    “Rreth orës 09:00 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Vollkovë të rajonit të Shkupit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe është konstatuar se R.C. dhe M.N. nga plagët e marra kanë vdekur në vendngjarje. Një mjek i urgjencës konstatoi vdekjen. I plagosur ka mbetur edhe një i mitur i cili është transportuar për mjekim në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. M.N. është autor i mundshëm i vrasjes”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
    I plagosuri është në gjendje të qëndrueshme.

    “Është pranuar një pacient i plagosur nga armë zjarri. Për momentin po bëhen kontrollet e nevojshme. Gjendja e përgjithshme është e qëndrueshme. Pas kontrolleve pacienti do të vazhdojë kurimin në Klinikën e Kirurgjisë Plastike”, deklaroi Marija Sërceva, Drejtore e Klinikës së Traumatologjisë.
    Policia po kryen hetimet në vendin e ngjarjes./vizionplus.tv

  • Tërmeti në Mianmar, “luftë” me kohën për të shpëtuar të mbijetuarit! Mbi 1644 të vdekur dhe 3,408 të plagosur

    Tërmeti në Mianmar, “luftë” me kohën për të shpëtuar të mbijetuarit! Mbi 1644 të vdekur dhe 3,408 të plagosur

    I dërrmuar nga lufta civile, e tani edhe nga tërmeti shkatërrimtar i magnitudës 7.7, Mianmari numëron të vdekurit.

    Mbi 1644 është deri tani bilanci paraprak i jetëve të humbura nga lëkundjet e fuqishme të tokës, por frika është se shifra reale mund të mbërrijë në mijëra.
    Deri më tani raportohet për 3,408 të plagosur dhe 139 persona të humbur.
    Mianmari, i njohur më parë si Burma, ishte i përfshirë tashmë nga trazirat të cilat nuk kanë reshtur që kur ushtria mori pushtetin nga qeveria e zgjedhur e Aung San Suu Kyi më 1 shkurt 2021, duke ngjallur një indinjatë opozitë të gjerë popullore.  Pasi demonstratat paqësore u shtypën me dhunë, shumë kundërshtarë të juntës ushtarake rrëmbyen armët, e pjesë të mëdha të vendit tani të përfshira në konflikt. Para se të godiste tërmeti, Kombet e Bashkuara vlerësonin se qindra mijëra civilë ishin zhvendosur nga luftimet e brendshme, dhe rreth 18.6 milionë kishin nevojë për ndihmë humanitare. Liderët ushtarakë lëshuan tani një thirrje të rrallë për ndihmë ndërkombëtare, së cilës iu përgjigjën të parat Kina e India. Në qytetin e dytë më të madh, Mandalay, ku ndodhej dhe epiqendra e tërmetit, punonjësit e shpëtimit po përpiqen me cdo mënyrë të shpëtojnë njerëzit e mbetur nën gërmadha, por nuk e kanë të lehtë.
    “Këtu janë 7 njerëz nën rrënoja, të cilët është tentuar gjatë gjithë natës që t`i nxjerrim, por kemi nevojë për makineri të mëdha. Ata thërrasin, ua dëgjojmë zërat, por nuk e dimë se ku janë. Vetëm falë makinerivë të mëdha mund të lëvizen grumbujt e inerteve në mënyrë që të nxjerrim gjallë njerëzit prej andej”, shprehet një punonjës shpëtimi.
    Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë i thanë BBC-së se janë duke gërrmuar me duar për të shpëtuar të mbijetuarit. Pajisjet e posaçme zanore kanë ndihmuar në mjaft raste për lokalizimin e tyre, por nxjerrja nga gërmadha nuk është një detyrë e lehtë. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, strukturat e paqëndrueshme dhe grumbujt e mëdhenj të interteve, i kanë ngadalësuar ndjeshëm operacionet. Pasojat e katastrofës po i përjeton edhe Tajlanda fqinjë. Në vendin e shembjes së qiellgërvishtëses në ndërtim, pamjet e rrëzimit të të cilës bënë xhiron e botës, janë pikasur të paktën 15 persona ende gjallë nën një shtresë rrënojash prej 5 deri në 10 metra.6 janë të vdekurit e konfirmuar atje, ndërsa 100 punonjës ndërtimi rezultojnë të zhdukur.
    Sipas Qendrës Gjeokërkimore Gjermane Helmholtz dhe Observatorit Amerikan të Tërmeteve (USGS), tërmeti të premten ka qenë me magnitudë 7.7 ballë. Një tërmet i dytë dymbëdhjetë minuta më vonë u tha se kishte një magnitudë 6.4. Burimi i tërmetit ishte rreth dhjetë kilometra në thellësi. Lëkundjet u ndjenë edhe në pjesë të Kinës, Indisë e Bangladeshit. Në Kinë, provinca Yunnan, e cila kufizohet me Mianmarin, u prek veçanërisht, siç raportoi televizioni shtetëror kinez.
     

    Top Channel

  • Sherr mes adoleshentësh në Sarandë, plagoset me 3 thika 17-vjeçari! Autori përfundon në polici

    Sherr mes adoleshentësh në Sarandë, plagoset me 3 thika 17-vjeçari! Autori përfundon në polici

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen nr.1 të Sarandës, në rrugën “Bilal Golemi”. Si pasojë e një sherri, ka mbetur i plagosur me tre thika, i mituri B. K 17 vjec, banues në Sarandë, nxënës në gjimnazin “Hasan Tahsini”.

    Ai është goditur me një thikë në stomak dhe dy në ije. I mituri ka qenë i shoqëruar bashkë me një shokun e tij, kur është konfliktuar me 17 vjecarin K. Cora, i cili dyshohet të jetë autor i ngjarjes.
    I plagosuri është transportuar fillimisht drejt urgjencës së spitalit të Sarandës ku ka marë ndihmën e parë e më pas me autoambulancë drejt Vlorës për mjekim më të specializuar.
    Ndërkohë policia ka arritur të kapë autorin e dyshuar, i cili nuk rezulton se ndjek arsimin.
    Ky i fundit mësohet se ka hedhur thikën në një zonë me ferra me qëllim fshehjen e saj. K. Cora njihet si person problematik nga policia e Sarandës, pasi në janar 2024 rezulton të ketë plagosur me dorezë edhe një te mitur tjetër në mjediset e gjimnazit “Hasan Tahsini”.

  • Sherr mes adoleshentëve në Sarandë, 17-vjeçari plagoset 3 herë me thikë

    Sherr mes adoleshentëve në Sarandë, 17-vjeçari plagoset 3 herë me thikë

    Foto ilustruese

    SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Bilal Golemi” në Sarandë, ku një i mitur është plagosur me thikë. Sipas Policisë, 17-vjeçari, nxënës në shkollën “Hasan Tahsini” është plagosur me 3 herë me thikë gjatë një sherri, ku ka marrë një plagë në stomak dhe dy në ije. Adoleshenti ka qenë bashkë me një shokun e tij, kur është konfliktuar me 17-vjeçarin K. Cora, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes.
    I plagosuri është transportuar fillimisht drejt urgjencës së spitalit të Sarandës ku ka marë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar drejt Vlorës për mjekim më të specializuar.
    Policia bën me dije se autori i dyshuar është arrestuar, ndërsa thikën e hodhi në një zonë me ferra në mënyrë që ta fshihte. Cora, njihet si një person problematik për Policinë e Sarandës, pasi në janar të vitit 2024 është përfshirë në një sherr tjetër, ku ka plagosur me dorezë po një tjetër të mitur në gjimnazin “Hasan Tahsini”./ZËRI

  • Sherr mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset me thikë 17-vjeçari

    Sherr mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset me thikë 17-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në lagjen nr.1 të Sarandës, në rrugën “Bilal Golemi”. Si pasojë e një sherri, ka mbetur i plagosur me thikë, i mituri B. K., 17 vjeç, banues në Sarandë, nxënës në gjimnazin “Hasan Tahsini”.
    Ai është goditur me një thikë në stomak dhe dy në ije. I mituri ka qenë i shoqëruar bashkë me një shokun e tij, kur është konfliktuar me 17-vjeçarin K. Cora, i cili dyshohet të jetë autor i ngjarjes.
    I plagosuri është transportuar fillimisht drejt urgjencës së spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë e më pas me autoambulancë drejt Vlorës për mjekim më të specializuar.

    Ndërkohë policia ka arritur të kapë autorin e dyshuar, i cili nuk rezulton se ndjek arsimin. Ky i fundit mësohet se ka hedhur thikën në një zonë me ferra me qëllim fshehjen e saj.

    Shtetasi K. Cora njihet si person problematik nga policia e Sarandës, pasi në janar 2024 rezulton të ketë plagosur me dorezë edhe një te mitur tjetër në mjediset e gjimnazit “Hasan Tahsini”.

  • Vrasja e Martin Canit kaloi për gjykim, flet 14-vjeçari që mbeti i plagosur: Jam i gatshëm të dëshmoj në gjyq

    Vrasja e Martin Canit kaloi për gjykim, flet 14-vjeçari që mbeti i plagosur: Jam i gatshëm të dëshmoj në gjyq

    Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë sot për gjykim autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, Mario Përlleshaj.
    Pas përfundimit të seancës, djali tjetër i cili mbeti i plagosur me thikë në tragjedinë e 18 nëntorit të vitit të kaluar, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Luis Meçe foli për mediat.
    Ai u shpreh se përjetimi i seancës gjyqësore ishte i vështirë, por është i gatshëm të dëshmojë në gjyq nëse do t’i kërkohet.
    “Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha ai.
     

  • Nëndetësja turistike mbytet pranë Egjiptit, 6 viktima dhe disa të plagosur

    Nëndetësja turistike mbytet pranë Egjiptit, 6 viktima dhe disa të plagosur

    Bota E Enjte, 27 Mars 2025 13:17
    Gjashtë persona kanë humbur jetën ndërsa nëntë të tjerë raportohet se janë plagosur, pasi një nëndetëse turistike është mbytur në brigjet e Egjiptit.
    Sipas mediave të huaja, katër persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.

    Nëndetësja Sindbad Submarines, e cila ishte në një turne detar në Hurghada, në Detin e Kuq, kishte gjithsej 44 pasagjerë. Deri më tani, shërbimet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 29 persona. Në vendngjarje janë dërguar 21 autoambulanca të cilat u kanë ardhur në ndihmë të lënduarve.
    44 pasagjerët janë të kombësive të ndryshme dhe po merrnin pjesë në një ekskursion detar për të parë shkëmbinjtë koralorë dhe peshqit tropikal të Egjiptit.
    Kjo nëndetëse e veçantë ka operuar rrugë turistike në Hurghada për disa vite. Deri më tani nuk janë konfirmuar apo bërë të ditur zyrtarisht shkaku dhe rrethanat e sakta të mbytjes.

  • 4 vrasje në 3 ditë në Kosovë, një i vdekur dhe një i plagosur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë

    4 vrasje në 3 ditë në Kosovë, një i vdekur dhe një i plagosur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë

    Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së martës në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
    Policia fillimisht konfirmoi për dy të plagosur, por njëri prej tyre ndërroi jetë në spital, konfirmoi Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
    A2 CNN mëson se i plagosuri i tjetër që ka tri plagë raportohet jashtë rrezikut për jetë. Policia po heton ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim një te dyshuar për rastin. Kjo është vrasja e katërt në tri ditë në Kosovë.

  • Kosova nuk gjen qetësi! Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur

    Kosova nuk gjen qetësi! Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    KOSOVË-Një tjetër vrasje ka ndodhur në Kosovë. Të paktën një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme (25 mars) rreth orës 22:30 rrugën “Rrustem Hyseni”. 
    Viktima i Naser Gashi ndërroi jetë në spital. 62-vjeçari përveç plagëve me armë ka pasur edhe një plagë të shkaktuar nga një mjet prerës. I plagosuri Miftar Miftari, 41 vjeç, ndodhet ende në spital. Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

    Ngjarja vjen pas dy vrasjeve të ndodhura në Vushtri, ku nëna e tij 42 vjeçe u vra me armë zjarri më 24 mars në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë. Autori i dyshuar i krimit, 58 vjeç, vrau më pas veten. Më pak se 24 orë më herët (23 mars), Vushtrria ishte tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë: vrasja e një 19-vjeçari në qendër të qytetit./ZËRI