Tag: plagosur

  • “Gjakun e djalit tim nuk e shes” – Babai i 17-vjeçarit të plagosur në Sarandë rrëfen ngjarjen

    “Gjakun e djalit tim nuk e shes” – Babai i 17-vjeçarit të plagosur në Sarandë rrëfen ngjarjen

    “Gjakun e djalit tim nuk e shes” – Babai i 17-vjeçarit të plagosur në Sarandë rrëfen ngjarjen tronditëse. 
     
    “Gjakun e djalit tim nuk e shes” – Babai i 17-vjeçarit të plagosur në Sarandë rrëfen ngjarjen tronditëse
     
    “Gjendja e djalit tim është shumë e rëndë. Ai është goditur brutalisht dhe tani po lufton për shëndetin e tij.”
    Kështu e nis rrëfimin babai i 17-vjeçarit të plagosur me thikë nga një 18-vjeçar në Sarandë. Ai tregon se ky nuk është konflikti i parë mes të rinjve dhe se më parë djali i tij kishte fshehur të vërtetën nga frika.
     

     
    “Ky është sherri i dytë. I pari ndodhi më 22 mars, por atëherë djali im nuk na tha çfarë kishte ndodhur. Ai na tha se kishte rënë nga shkallët, por në fakt ishte goditur nga i njëjti person. Dhe tani, e njëjta gjë ndodhi përsëri, por këtë herë ishte edhe më keq.”
     
    Sipas tij, e gjithë ngjarja nisi për një arsye absurde.
     
    “Im bir po kalonte rrugës me shokun e tij kur një vajzë i buzëqeshi. Ata nuk e njihnin njëri-tjetrin, nuk e ngacmuan. Por autori, nga xhelozia ose diçka tjetër, e sulmoi djalin tim. Ai e goditi me tre leva në kokë dhe me bishtin e thikës, duke e plagosur rëndë. Një javë më parë, ai e kishte qëlluar me thikë djalin tim edhe një herë tjetër.”
     
    “Thikën ia ngarkuan djalit tim”
     
    Babai i të miturit shpreh shqetësimin se djalit të tij po i bëhet padrejtësi edhe pas ngjarjes.
    “Thika e përdorur është gjetur, por ia kanë ngarkuar djalit tim. Në momentin që e kishte në dorë, ata ia morën dhe tani po përpiqen ta bëjnë fajtor atë.”
     
    Ai rrëfen se pas ngjarjes, prindërit e autorit kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe kanë tentuar të zgjidhnin çështjen me para.
    “Prindërit e tij erdhën bashkë me djalin tjetër në shtëpi dhe më kërkuan të gjenim një zgjidhje. Më ofruan para, por unë nuk e shes gjakun e djalit tim. Nuk dua asnjë para, dua vetëm drejtësi! Autori nuk është i pari herë që sulmon dikë. Ai ka plagosur edhe djalin e kushëririt tim më parë. Ky nuk është një rast i izoluar, ky është një problem që duhet të marrë fund!”
     
    Nëna: “Djalin tim nuk e ndihmoi askush”
     
    Në këtë rrëfim rrëqethës ndërhyn edhe nëna e 17-vjeçarit, e cila mes lotësh tregon momentin kur mori vesh për plagosjen e të birit.
     
    “Ne nuk e dinim çfarë kishte ndodhur. Ishte shoku i tij ai që na lajmëroi dhe na tha se djali ishte në spitalin e Sarandës. Kur shkuam atje, pamë gjendjen e tij dhe na thanë se duhej ta dërgonim në Vlorë për operacion. Kur mbërritëm në Vlorë, mjekët na thanë se nuk kishte nevojë për operim, por ai nuk është mirë!”
     
    Ajo shpreh zemërim për indiferencën e njerëzve që ishin aty në momentin e ngjarjes.
     
    “Djali im nuk kishte lidhje me atë vajzë, ai po kalonte me shokët dhe autori i preu rrugën duke e goditur me levë. Ai u rrëzua në tokë dhe nuk e ndihmoi askush! Të gjithë prisnin derisa të vinte ambulanca dhe policia. Ai mund të kishte vdekur aty!”
     
    “Dua të hapen kamerat, dua drejtësi”
     
    Babai i 17-vjeçarit bën thirrje që ngjarja të zbardhet plotësisht dhe të merren masa ndaj autorit.
    “Kam kërkuar të hapen kamerat e sigurisë që të shihet çfarë ka ndodhur, por deri tani askush nuk ka bërë asgjë. Nuk dua që kjo çështje të mbulohet. Djali im është në gjendje të rëndë dhe unë kërkoj drejtësi!”
     
    Ngjarja ka tronditur qytetin e Sarandës, ku qytetarët kërkojnë që autoritetet të marrin masa të menjëhershme për të ndëshkuar dhunën mes të rinjve dhe familja kërkon drejtësi për 17-vjeçarin e plagosur.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë, babai i të miturit: U godit me tre leva në kokë, është në gjendje të rëndë

    Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë, babai i të miturit: U godit me tre leva në kokë, është në gjendje të rëndë

    Babai i 17-vjeçarit, i cili u plagos me thikë ditën e enjte në Sarandë nga një 18-vjeçar ka dhënë disa detaje në lidhje me ngjarjen. Shkak i këtij konflikti dyshohet të jetë bërë një vajzë. Sipas babait të të miturit ky është konflikti i dytë i ndodhur midis dy të rinjve.
    Ai tha se djali i tij ndodhet në gjendje të rëndë. Më tej ai shtoi se ai ishte goditur nga autori me tre leva në kokë dhe me bishtin e thikës dhe se në momentin e ngjarjes djali kishte qënë duke kaluar me shokun e tij dhe vajza i kishte buzëqeshur. Babai i 17-vjeçarit theksoi se ai nuk e njihte vajzën, dhe me autorin kishte tentuar të sqarohej.
    “Gjendja e djalit është shumë e rëndë. Ky është sherri i dytë që është bërë.I pari ka ndodhur në datën 22 mars. Djali nuk na tregoi të vërtetën, ai na tha se kishte rënë nga shkallët.
    Ai ishte goditur me tre leva në kokë dhe me bishtin e thikës. Ai kishte dalur xhiro me shokët dhe aty kishte kaluar një vajzë që i kishte buzëqeshur. Ato nuk njiheshin me njëri-tjetrin.
    Djali dhe shoku i tij nuk e kanë ngacmuar atë. Autori e ka goditur djalin time me thikë edhe 1 javë para ngjarjes. Djemtë e kishin sqaruar të dashurin e vajzës që ato nuk kishin lidhje me të.Thika e përdorur është gjetur, por ja kanë ngarkuar djalit tim, kur e kishte ai në dorë ata ja kishin marrë”, tha ai në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24.

    Gjatë bisedës babai tha se prindërit e autorit kishin shkuar tek shtëpia e tij, dhe i kishin kërkuar zgjidhje të problemit duke i ofruar para por ai nuk i kishte pranuar.Ai tregoi se autori ishte një fëmijë me probleme, ka plagosur edhe djalin e kushëririt të tij.
    “Unë kam kërkuar që të hapen kamerat, por nuk kanë ndodhur. Ne e morëm vesh ngjarjen nga shoku i djalit që na tha se ai ishte plagosur dhe ishte në spitalin e Sarandës.
    Spitali i Sarandës na dërgoi në Vlorë për operim, por atje më thanë se nuk kishte nevojë. Prindërit e autorit kanë ardhur së bashku me djalin tjetër në shtëpi, dhe më kërkuan zgjidhje për problemin. Me ofruan para, gjakun s’e shes. Ai është një fëmijë me probleme, ka plagosur edhe djalin e kushëririt tim ” përfundoi babai i 17-vjeçarit.
    Gjatë bisedës ka ndërhyrë edhe mamaja e 17-vjeçarit e cila ka deklaruar se autori i kishte prerë rrugën duke e goditur me levë. Ajo tha se ai asnjëherë nuk është përfshirë në konflikte dhe se në momentin që është plagosur, djalin nuk e kishte ndihmuar asnjë.
    ” Djali im nuk kishte lidhje me vajzën . Ai ka qënë duke dalur me shokët dhe autori i ka prerë rrugën duke e goditur me levë. Ne kemi shkuar në spital pasi shoku i tij na lajmëroi se ishte plagosur. Djali asnjëherë nuk është përfshirë në konflikte. Në momentin që është plagosur, djalin nuk e ka ndihmuar asnjë dhe kanë pritur ambulancën derisa ka ardhur policia. Ai nuk është mirë.” tha ajo.

  • Forcat ruse vijojnë bombardimet në Ukrainë, një i vdekur dhe pesë të plagosur në Zaporizhzhia

    Forcat ruse vijojnë bombardimet në Ukrainë, një i vdekur dhe pesë të plagosur në Zaporizhzhia

    Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse bombarduan një qytet të vijës së parë në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës.

    Në një postim në Telegram, guvernatori i rajonit, Ivan Fedorov, tha se viktimë nga sulmet ruse mbeti një grua 66-vjeçare.
    Rajoni është një nga katër pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse pasi ato u aneksuan zyrtarisht nga Moska shtatë muaj pas pushtimit në shkallë të plotë në 2022, diçka që Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë etiketuar si të paligjshme.
    Rajoni përmban gjithashtu centralin bërthamor të Zaporizhzhia, të cilin forcat ruse e pushtuan në fillim të pushtimit të tij – të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për organizimin e sulmeve që rrezikojnë sigurinë e centralit bërthamor më të madh në Evropë.
    Në një telefonatë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenksy muajin e kaluar, Donald Trump sugjeroi se SHBA mund të ndihmonte në drejtimin dhe ndoshta të zotëronte centralet bërthamore të Ukrainës, por presidenti ukrainas më vonë këmbënguli që centralet i përkasin popullit ukrainas.

    Top Channel

  • Burri qëllon me thikë gruan në Sarandë, e reja dërgohet me urgjencë në spital

    Burri qëllon me thikë gruan në Sarandë, e reja dërgohet me urgjencë në spital

    Foto ilustruese

    SARANDË- Një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar. Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark për arsye që ende nuk dihen.
    Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku edhe po merr ndihmën e parë nga bluzat e bardha dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që Policia është vënë në kërkim të bashkëshortit të saj. 
    Njoftimi i Policisë:
    Rreth orës 17:40, në banesën e tyre, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./ZËRI

  • Aksident zinxhir, përfshihen 7 mjete! Tre të plagosur

    Aksident zinxhir, përfshihen 7 mjete! Tre të plagosur

    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në autostradën Lushnjë-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit. Në aksident janë përfshirë shtatë automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës. Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e trafikut në zonë.

  • Aksident zinxhir në autostradën Lushnjë-Vlorë, raportohet për tre të plagosur

    Aksident zinxhir në autostradën Lushnjë-Vlorë, raportohet për tre të plagosur

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnjë-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit, ku janë përfshirë shtatë automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës.
    Përplasja ka qenë e fortë, duke lënë të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.
    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa po merr masa për normalizimin e trafikut në zonë.

  • Era e vdekjes ‘pushton’ Mianmarin/ Mbi 2 mijë të vdekur nga tërmeti, spitalet të mbingarkuar me të plagosur, krematoriumet me viktima

    Era e vdekjes ‘pushton’ Mianmarin/ Mbi 2 mijë të vdekur nga tërmeti, spitalet të mbingarkuar me të plagosur, krematoriumet me viktima

    Tri ditë pas goditjes së tërmetit, shkalla e shkatërrimit në Myanmar vazhdon të ndihet.

    Krematoriumet në Mandalay, pranë epiqendrës së tërmetit, thuhet se janë të mbingarkuar, ndërsa familjet përpiqen të djegin trupat e të afërmve të tyre.
    Në Sagaing, vendasit thonë se era e trupave të vdekur ka mbushur rrugët.
    Çmimi i çantave të trupit në një treg në Yangon është rritur gjithashtu. Ato dikur kushtonin 9,000 kyat (4 dollarë; 3 £), por tani kanë një çmim midis 10,000 – 20,000 kyat.
    Junta ushtarake që sundon Mianmar thotë se numri i të vdekurve nga tërmeti i së premtes tani është rritur në 2056 persona.
    Më shumë se 3,900 njerëz janë plagosur, shton një zëdhënës, ndërsa 270 janë ende të zhdukur.

    Top Channel

  • Aksident zinxhir në autostradën Lushnjë-Vlorë, përplasen 9 makina dhe disa të plagosur

    Aksident zinxhir në autostradën Lushnjë-Vlorë, përplasen 9 makina dhe disa të plagosur

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit.
    Në aksident janë përfshirë shtatë automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës.

    Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.
    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e trafikut në zonë.
    Pas aksidentit të rëndë, janë përplasur edhe dy mjete të tjera po në të njëjtin vend.

  • Aksident në Kurbin/ Makina përplaset me trafikndarësen, tre të plagosur

    Aksident në Kurbin/ Makina përplaset me trafikndarësen, tre të plagosur

    Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Thumanë, ku një makinë është përplasur me trafikndarësen.

    Nga ky aksident, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit shtetasi F. N.,34 vjeç dhe dy pasagjerët shtetasit E. K., 25 vjeç dhe L. B., 30 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

    Top Channel

  • Plagosi me thikë 36-vjeçarin, bie në prangat e policisë autori 54-vjeçari

    Plagosi me thikë 36-vjeçarin, bie në prangat e policisë autori 54-vjeçari

    Mbrëmjen e djeshme në Pogradec një 36-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti me L.O.
    Policia ka arritur që të arrestojë 54-vjeçarin me iniciale L.O., dhe ka proceduar në gjendje të lirë A.B., 38 vjeç pasi ka ndihmuar autorin që të largohej nga vendngjarja. Sipas hetimeve pas plagosjes, L.O., është larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”i ndihmuar nga A.B., 38 vjeç.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua makina dhe thika. 36-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.