Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.
Tag: plagosje
-

Gjykata e Sarandës liron 17-vjeçarin e arrestuar për plagosje, Prokuroria: U vetëmbrojt
Gjykata e Sarandës ka liruar nga paraburgimi 17-vjeçarin me iniciale K.C., duke i caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ai u arrestua të enjten si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të bashkëmoshatarit të tij B.K. në rrugën “Butrinti”.
Sipas hetimeve, K.C. dyshohet se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi ishte sulmuar nga B.K. Prokuroria ndryshoi akuzën ndaj tij në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi që ai të qëndrojë në arrest shtëpie, kërkesë që u pranua nga gjykata.
Vendimi i gjykatës lejon 17-vjeçarin të dalë nga banesa vetëm për të ndjekur mësimin, me miratimin e prokurorisë. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ndaj B.K. do të ngrihet akuzë, pasi edhe tek K.C. janë konstatuar shenja të një sulmi. -

Plagosje me thikë në Pogradec një person në spital, autori në kërkim
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec, në lagjen nr. 3, pranë një dyqani. Sipas informacioneve paraprake, 36-vjeçari M. T. është goditur me mjet prerës pas një konflikti të çastit me shtetasin L. O. për motive të dobëta.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori është shpallur në kërkim, ndërsa forcat e policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj. -

Plagosje me thikë në Pogradec, 36-vjeçari dërgohet në spital
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Pogradec, në dalje të qytetit.
Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur një 36 vjeçar , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti ka nisur në çast pranë një dyqani, ku autori ka debatuar për motive të dobëta me të lënduarin ndërsa është në kërkim tashmë nga policia.
“Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”-njofton policia.
-

Plagoset me thikë 36-vjeçari në Pogradec
Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të shtunë në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një dyqani. I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, njofton policia./vizionplus.tv
