Tag: plagosje

  • EMRI/ Plagosje me thikë në Korçë, 27-vjeçari në gjendje të rëndë

    EMRI/ Plagosje me thikë në Korçë, 27-vjeçari në gjendje të rëndë

    Plagosje me thikë në fshatin Dvoran të Korçës.

    Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se si pasojë ka mbetur i plagosur një person, i identifikuar si Ari Kodra 27 vjeç.
    Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti, i cili ka degraduar në përdorimin e thikës.
    I plagosuri ndodhet në reanimacion, në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit, teksa në vendngjarje po kryhen hetimet për të parë personat e përfshirë.
     

    Top Channel

  • Plagosje me armë zjarri në Tresh, 29-vjeçari merr plumb në këmbë

    Plagosje me armë zjarri në Tresh, 29-vjeçari merr plumb në këmbë

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e kësaj të premteje.

    Policia njofton se rreth orës 23:00, është paraqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri.
    Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Në gjithë zonën përreth janë ngritur postoblloqe me qëllim kapjen e autorit.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.

    Top Channel

  • Emrat/ Dy plagosje me thikë në Fier, të rinjtë dërgohen në spital

    Emrat/ Dy plagosje me thikë në Fier, të rinjtë dërgohen në spital

    Dy persona kanë mbetur të lënduar me mjet prerës dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

    Sipas burimeve paraprake, njëri prej të lënduarve është 28-vjeçar nga Fieri, ndërsa tjetri nga Patosi, të identifikuar si Albion Majaci dhe Loni Seitaj.
    Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e konfliktit, as nëse dy të plagosurit lidhen me të njëjtin sherr.
    Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes, ndërsa spitali është rrethuar nga forcat e policisë.

    Top Channel

  • I dënuar në Maqedoni për plagosje, 28-vjeçari arrestohet në Pikën Kufitare të Bllatës

    I dënuar në Maqedoni për plagosje, 28-vjeçari arrestohet në Pikën Kufitare të Bllatës

    Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte dënuar me 4 muaj burgim në Maqedoninë e Veriut për plagosje.

    “Në PKK Bllatë, ndaluan shtetasin A.  L., 28 vjeç, banues në Dibër të Madhe, RMV, sepse nga verifikimet në hyrje të RSh-së, rezultoi se ishte në kërkim, pasi ishte i dënuar me 4 muaj burgim, nga autoritetet gjyqësore në RMV, për plagosje. Vijon bashkëpunimi me homologët maqedonas, nëpërmjet Interpol Tiranës, për ekstradimin e 28-vjeçarit”, njofton policia.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • I dënuar në Maqedoni për plagosje, arrestohet në Pikën Kufitare të Bllatës 28-vjeçari

    I dënuar në Maqedoni për plagosje, arrestohet në Pikën Kufitare të Bllatës 28-vjeçari

    Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës:
    -në PKK Bllatë, ndaluan shtetasin A. L., 28 vjeç, banues në Dibër të Madhe, RMV, sepse nga verifikimet në hyrje të RSh-së, rezultoi se ishte në kërkim, pasi ishte i dënuar me 4 muaj burgim, nga autoritetet gjyqësore në RMV, për plagosje. Vijon bashkëpunimi me homologët maqedonas, nëpërmjet Interpol Tiranës, për ekstradimin e 28-vjeçarit;
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Plagosje me armë zjarri në Fresk, 27-vjeçari shkon vetë në spital

    Plagosje me armë zjarri në Fresk, 27-vjeçari shkon vetë në spital

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e Freskut, ku i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Juglen Abazi. Policia njofton se i riu është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

  • Plagosje me thikë në Shkodër, një person dërgohet në spital, policia arreston autorin

    Plagosje me thikë në Shkodër, një person dërgohet në spital, policia arreston autorin

    Një konflikt mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme pranë ish-Degës në Shkodër.
    Si pasojë, një person mbeti i plagosur me thikë dhe u transportua në spitalin e Shkodrës.
    Autori është arrestuar dhe policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

  • Plagosje me thikë, policia arreston autorin

    Plagosje me thikë, policia arreston autorin

    Aktualitet E Enjte, 31 Korrik 2025 19:08

    Një konflikt mes dy personave ka ndodhur pranë ish-Degës në Shkodër. Sipas informacioneve të fundit, një person mbeti i plagosur me thikë dhe u transportua në spitalin e Shkodrës. Autori është arrestuar dhe policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

  • Plagosje me armë zjarri në Borsh! I riu qëllon shokun pas debatit në lokal, arrestohet pas ngjarjes

    Plagosje me armë zjarri në Borsh! I riu qëllon shokun pas debatit në lokal, arrestohet pas ngjarjes

    Një plagosje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin turistik të Borshit.

    Sipas burimeve nga policia, është plagosur një i ri, Erald Shullazi, të cilin fatmirësisht plumbi e ka kapur në dorë, duke shmangur pasoja më të rënda që mund të kishin qenë edhe fatale.
    Ngjarja ka ndodhur në një lokal jo shumë larg nga aksidenti i djeshëm, ku dy shokë po konsumonin alkool. Sipas dëshmive, pas një debati mes tyre, njëri prej të rinjve banues në Tepelenë, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të mikut të tij nga Kruja duke e plagosur.
    Menjëherë pas ngjarjes, autori Albert Dollaku është larguar nga vendi i krimit. Personi i lënduar është transportuar në spital ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Falë ndërhyrjes së shpejtë të Komisariatit të Policisë Himarë, nën drejtimin e shefit të komisariatit, autori u identifikua në kohë rekord dhe u vu në pranga. Ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit ku ka dhënë dëshminë e tij dhe ka rrëfyer ngjarjen.
    Policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.

    Top Channel