Një përleshje masive e shoqëruar me përdorimin e armëve të ftohta ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës. Lidhur me këtë, 10 të arrestuarit kanë dalë sot para gjykatës se Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Akuzat me të rënda rëndojnë ndaj Dritan Pinos, për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, plagosje e rëndë me dashje, plagosje e lehtë me dashje, shkatërrimi i pronës, deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore, prishja e qetësisë publike dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta ndërsa gjithë të tjerët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, plagosje e lehtë me dashje dhe akuza të tjera me të lehta.
Sipas policisë, konflikti mendohet të ketë nisur fillimisht mes dy personave, në hyrje të tualetit të lokalit e me vonë ka degraduar në konflikt brenda lokalit ku janë përfshirë 10 persona, pjesë e dy grupeve të cilët kanë përdorur mjete të forta, objekte të lokalit si dhe sende të tjera përfshrë dhe një thikë
Tag: plagosje
-

Përleshja e dhunshme në Korçë, 10 të arrestuarit dalin sot para Gjykatës
-

Plagosje me thikë në Mallakastër, autori në kërkim
FOTO ILUSTRUESE
MALLAKASTËR-Një plagosje me thikë është regjistruar në Mallakastër. Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas sherrit me një person tjetër. Sherri dyshohet se ka nisur për motive të dobëta, por situata ka agravuar dhe 26-vjeçari ka goditur me thikë 45-vjeçari. I plagosuri mori mjekim në spital dhe u largua për në banesë, ndërsa autori i dyshuar është në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin M. B., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një shtetas 45 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit./ZËRI -

Konflikt mes disa personave në Korçë, një i plagosur me thikë
Plagosje me thikë në zonën e pazarit në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një konflikt mes disa personave ka përfunduar në plagosje me thikë. Bëhet me dije se një person ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim ndërsa në konflikt kanë qenë më tepër se tre persona. Priten detaje të tjera në vijim. -

Korçë: Plagosje me thikë në zonën e Pazarit, tre persona të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një lokal pranë parkut të qytetit të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me plagosje me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre duke marrë mjekim në spitalin e Korçës, ndërsa njëri ka marrë plagë në bark dhe një tjetër në gjoks.
Sipas raportimeve për Syri, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive banale, ku janë përfshirë dy grupe personash.
Një prej të plagosurve ka marrë plagë më të rënda dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe detajet e konfliktit, ndërsa priten informacione të mëtejshme mbi gjendjen e të lënduarve dhe identitetin e personave të përfshirë.
-

Në kërkim për plagosje me armë, arrestohet në Greqi – Emri
Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e 25 gushtit në zonën e Kalitheas, një shtetas shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Në pranga ka rënë Fatjon Shabanaj, 35 vjeç, i dyshuar për një ngjarje të ndodhur në maj të vitit 2021 në fshatin Poshnje të Beratit, ku u plagos me armë zjarri Iljaz Ismailaj, i cili sapo ishte kthyer në Shqipëri nga Anglia.
Operacioni u zhvillua nga skuadra DIAS e policisë greke, ndërsa autoritetet vijojnë bashkëpunimin me homologët shqiptarë për çështjen. -

Plagosje me armë në Lushnjë/ Pronari i lokalit qëllon klientin pas një sherri banal!
Plagosje me armë zjarri në Lushnjë. Pas një sherri për motive të dobëta, pronari i një lokali në fshatin Çukas ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur klientin e tij.
Sipas policisë, i plagosur ka mbetur Ramadan Mënka, ndërsa u shpall në kërkim autori i dyshuar Resul Gashi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim 56 vjecari pasi gjatë mesnatës, në fshatin Çukas, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin 58 vjeçarin, (klient), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit.”, njoftimi i policisë. -

Plagosje me armë zjarri në Hamallaj të Durrësit/ Ja dyshimet e para rreth ngjarjes
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Hamallajt, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me dy plumba dhe ende nuk është bërë me dije gjendja e tij shëndetësore.
Autori i dyshuar i ngjarjes është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se ka përdorur një automjet tip “Toyota Yaris”.
Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. -

Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori largohet me “Toyota Yaris”
Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në Hamallaj në Durrës.
Paraprakisht deklarohet se një person u qëllua me dy plumba në trup, kurse autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Toyota Yaris”.
Sipas burimeve policore të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se autori është shtetasi me inicialet A.L.
Forcat e policisë ndodhen në terren dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
Postblloqe janë ngritur në rrugën që lidh Hamallajn me autostradën Durrës Tiranë, si dhe në këtë aks kombëtar drejt të cilit dyshohet se ka lëvizur autori pas krimit.Top Channel
-

Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori largohet nga vendngjarja
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Hamallaj në Durës.
Dyshohet se fillimisht ka ndodhur një konflikt dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”.
Sipas burimeve policore të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se autori është shtetasi me inicialet A.L.
Ndërkohë janë vendosur disa postblloqe nga policia në disa zona dhe në autostradën Durrës – Tiranë. -

Konflikt me thikë edhe në Laç! Plagoset 50-vjeçari, pranga autorit
FOTO ILUSTRUESE
LAÇ-Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme (19 gusht) në Laç. Raportohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, Eraldo Dibra alias Eraldo Basha ka plagosur me thikë në krah një 50-vjeçar, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Autori 33-vjeçar është vendosur në pranga, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Kurbinit ndërhynë mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit për një plagosje me mjet prerës. Si rezultat, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi E. D., alias E. B., 33 vjeç, banues në Laç.
Ky shtetas dyshohet se, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë në krah shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë. Viktima u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme./ZËRI