Tag: plagosje

  • Në kërkim ndërkombëtar nga Norvegjia për vjedhje e plagosje, arrestohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova

    Në kërkim ndërkombëtar nga Norvegjia për vjedhje e plagosje, arrestohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova

    I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvergjeze, për vjedhje me dhunë dhe plagosje, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të RSh-së, 35-vjeçari.
    Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:

    K., 35 vjeç, banues në Kosovë.

    Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo, pasi akuzohet nga Gjykata Lokale Sor Rogaland, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”.
    Interpol Tirana dhe Interpol Oslo do të kryejnë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Norvegji.

  • Plagosje me armë zjarri në Rinas (EMRAT)

    Plagosje me armë zjarri në Rinas (EMRAT)

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Një 25-vjeçar Fabjo Arifaj ka mbetur i plagosur në këmbë me armë pranë Megatek. Sherri ka nisur mes disa personave për motive banale, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me armë në këmbë tjetrin. Ndërkohë, i plagosur me sende të forta ka mbetur edhe 22-vjeçari Grisjan Latifaj. Autori/ët është arratisur nga vendi i ngjarjes.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.
    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./ZËRI

  • Plagosje me armë zjarri te mbikalimi i Rinasit, arratiset autori

    Plagosje me armë zjarri te mbikalimi i Rinasit, arratiset autori

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në qendrën tregtare “Megatek” në Kashar.
    Raportohet se një person është qëlluar me armë zjarri në këmbë në parkingun e “Megatek”, ndërsa autori është larguar.

    I plagosuri, sipas burimeve, nuk ka qenë bashkëpunues dhe po këqyren kamerat e sigurisë për të identifikuar personin që e qëlloi.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe banal mes dy personave në parkingun e qendrës tregtare “Megatek”.

  • Plagosje me armë në Tiranë, arrestohet autori

    Plagosje me armë në Tiranë, arrestohet autori

    Një plagosje me armë ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet në zonën e Kombinatit.
    Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se menjëherë pas krimit është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes.
    Mësohet gjithashtu se dy persona në gjendje të dehur të cilët kanë lidhje familjare janë konfiktuar për motive të dobëta, dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë, duke e plagosur lehtë.

    Gazetari Barkaj mëson se autori i dyshuar i ngjarjes ka qëlluar me armë mbi burrin e motrës duke e plagosur lehtë në këmbë.

  • Plagosje me thikë në Vlorë, lëndohet 40-vjeçari, dyshohet se…

    Plagosje me thikë në Vlorë, lëndohet 40-vjeçari, dyshohet se…

    Dy të rinj kanë konfliktuar me njëri tjetrin mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen ’29 Nëntori’ në Vlorë.

    Njëri prej tyre ka nxjerrë kaçavidën dhe e goditur tjetrin në dorë. Ky i fundit ka marrë plagë të lehtë ndërkohë që është vënë në ndjekje të autorit.
    I plagosuri ndodhet në polici për të bërë kallëzimin penal ndaj autorit, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

  • Plagosje me armë në Vlorë, zbardhen detajet të reja nga  konfliktit

    Plagosje me armë në Vlorë, zbardhen detajet të reja nga konfliktit

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Skelës, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, në një automjet tip Audi A5, ka ndodhur një konflikt ku është përfshirë 37-vjeçari Skerdi Mehmetaj Piperi.
    Nga të dhënat e para dyshohet se i plagosuri mund të jetë vetëqëlluar në momentin kur ka nxjerrë armën, ose mund të jetë qëlluar nga persona të tjerë. Në xhamin e përparmë të makinës janë konstatuar thyerje, çka ngre dyshime se brenda automjetit mund të ketë pasur përplasje. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për vetëplagosje apo për përdorim arme nga të tjerë.37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore nuk ka dhënë ende dëshmi të qarta para policisë.
    Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë zonës, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

  • Plagosje me armë në Vlorë, shpallet në kërkim autori

    Plagosje me armë në Vlorë, shpallet në kërkim autori

    Kronikë E Hënë, 22 Shtator 2025 15:34
    Vlorë/Informacion paraprak
    Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

  • Plagosje me thikë në Tiranë, 29-vjeçari godet vëllezërit e tij

    Plagosje me thikë në Tiranë, 29-vjeçari godet vëllezërit e tij

    Një plagosje me thikë ndodhi këtë paradite në Tiranë, ku raportohet se një 29-vjeçar goditi dy vëllezërit e tij.

    Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllezërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 29-vjeçari.
    Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
    Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllezërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.
    Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
    2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Top Channel

  • Ekskluzive/ Londra dritë jeshile ekstradimit të kërkuarit për plagosje në Gramsh në 2018-ën

    Ekskluzive/ Londra dritë jeshile ekstradimit të kërkuarit për plagosje në Gramsh në 2018-ën

    Londra i dha dritën jeshile kërkesës të Shqipërisë për të ekstraduar një person i dënuar në mungesë nga gjykata e Elbasanit për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

    Top Channel sipas dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër mëson se Mikel Hoxha e ka humbur betejën ligjore të bllokimit të ekstradimit drejt Shqipërisë.
    Gjykatësi çështjes e dërgoi rastin e të riut nga Gramshi për firmën e sekretares së re të punëve të brendshme Shabana Mahmood.
    Në këtë dokument tregohet se  ndaj Mikel Hoxhës Interpol Tirana ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi më datë 6 qershor 2018, në qytetin e Gramshit, në ambientet e Hotel Tomorrit, me dashje dhe në mënyrë të paligjshme i shkaktoi  dëmtime të rënda trupore Admir Harunit.
    Si akuzë e dytë ndaj tij rëndon posedimi dhe përdorimi i një arme zjarri pa leje.
    Menjëherë pas ngjarjes Mikel Hoxha do të largohej nga territori i Shqipërisë dhe kishte zgjedhur si vend fshehje Uellsin ku u arrestua për llogari të Interpol Tiranës një vit më parë.
    Gjykata e Shkallës së parë Elbasan në 23 prill 2021 e kishte dënuar Mikel Hoxhën me 17 vite burg pasi  e gjeti fajtor për akuzat e  “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.”
    Disa muaj më pas në Dhjetor 2021 gjykata e atëhershme e Apelit në Durrës, pavarësisht kundërshtimit të prokurorisë i hoqën 13 vite burg duke e dënuar me vetëm 4 vite vuajtje dënimi.
    Gjyqtarët e Apelit Durrës, vendosën ti ndryshojnë të dënuarit, Mikel Hoxha, kualifikimin ligjor të veprës penale nga “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë në “Plagosje e rëndë me dashje.
    Prokuroria për këtë rast ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar dënimin e Mikel Hoxhës me 17 vite burgim.

    Top Channel

  • Londra i jep dritë jeshile ekstradimit të të kërkuarit për plagosje në Gramsh në 2018-n

    Londra i jep dritë jeshile ekstradimit të të kërkuarit për plagosje në Gramsh në 2018-n