Tag: plagosje

  • Plagosje me thikë në Kosovë, arrestohet autori i dyshuar

    Plagosje me thikë në Kosovë, arrestohet autori i dyshuar

    Një plagosje me thikë është regjistruar gjatë natës në Drenas të Kosovës. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur në fshatin Korroticë e Poshtme në Gllogoc. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:37.
    I plagosuri ndodhet në spital ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore. Policia e Kosovës bën me dije se ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar.
    “Fsh. Korroticë e Poshtme, Gllogoc  09.11.2025 – 02:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte therur me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “, thuhet në njoftimin e policisë.

  • U ekstradua nga Britania, ky është nipi i ish-deputetit të PDIU-së

    U ekstradua nga Britania, ky është nipi i ish-deputetit të PDIU-së

    Është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë 33-vjeçari Mikel Hoxha, i dënuar me pesë vjet burg për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Haxha eshte nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici.
    Ekstradimi u krye si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, pas një periudhe kërkimi ndërkombëtar ndaj të dënuarit.
    Sipas autoriteteve, Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e kishte dënuar me 5 vjet burg për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit”.
    gijotina.com/

  • Plagosje me armë, 31 vjeçari paraqitet në spital

    Plagosje me armë, 31 vjeçari paraqitet në spital

    Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në zonën e Durrësit. Shtetasi M.D. 31 vjeç është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Durrësit, për shkak të një plage që kishte marrë në këmbë. Ende nuk ka të dhëna për ngjarjen, teksa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • Plagosje me armë zjarri në Durrës, 33-vjeçari paraqitet me plagë në spital

    Plagosje me armë zjarri në Durrës, 33-vjeçari paraqitet me plagë në spital

    Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
    Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal për ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

  • Plagosje me armë zjarri në Durrës

    Plagosje me armë zjarri në Durrës

    Plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në Durrës.
    Sipas burimeve nga policia, një 31-vjeçar është plagosur në këmbë dhe më pas është paraqitur vetë në urgjencën e spitalit të Durrësit.
    I riu nuk ka pranuar të tregojë vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe as personin me të cilin është konfliktuar. Mjekët e spitalit bëjnë me dije se 33-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    NJOFTIMI:

    Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
    Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
    /vizionplus.tv

  • Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet 31-vjeçari

    Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet 31-vjeçari

    FOTO ILUSTRUESE

    DURRËS-Një plagosje me armë zjarri është raportuar pasditen e sotme në Durrës. Bëhet me dije se një i ri, 33-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit të Durrësit për mjekim pasi ka marrë një plagë me armë zjarri në këmbë. I plagosuri ende nuk ka treguar se kush e ka qëlluar apo për vendndodhjen e ngjarjes.
    Njoftimi i policisë:
    Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
    Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet një 33-vjeçar

    Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet një 33-vjeçar

    Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë pasdite në lagjen nr. 2 të qytetit të Durrësit. 
    Sipas informacioneve paraprake, një i ri rreth 33 vjeç është qëlluar në këmbë, në zonën e thembrës, dhe është transportuar me makinë drejt spitalit rajonal, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. 
    Burime nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se i plagosuri nuk ka pranuar të japë deklarime mbi rrethanat e ngjarjes apo identitetin e autorit të mundshëm. 
    Aktualisht, nuk dihen motivet dhe rrethanat e plota të incidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

  • Plagosje me armë në Selenicë, 36-vjeçari në gjendje të rëndë

    Plagosje me armë në Selenicë, 36-vjeçari në gjendje të rëndë

    Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Gjiorm të Bashkisë së Selenicës. Bëhet me dije se i palgosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës ku ndodhet në gjendje të rëndë.
    Burime bëjnë me dije se i plagosuri është nga Levani i Fierit, por ka shkuar këtë të shtunë në banesën e djalit të xhaxhait, i cili jeton në Gjorm të Selenicës.Lexo edhe :Related Posts
    Gjithashtu bëhet me dije se i plagosuri është i moshës 36-vjeç me mbiemër Aliaj.

     

  • Dy vrasje, një plagosje dhe asnjë ditë burg — derisa vrau sërish, në mes të kalasë së Beratit

    Dy vrasje, një plagosje dhe asnjë ditë burg — derisa vrau sërish, në mes të kalasë së Beratit

    Vrasesi Kristo Mema dhe viktima e fundit, Keli Hoxha. Një histori që turpëron drejtësinë dhe trondit ndërgjegjen.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Një vend ku një njeri me dy vrasje dhe një plagosje ecën i lirë, punon me turistët dhe fëmijët, nuk është më një vend normal.Është një sistem që ka dështuar. Një shtet që e ka kthyer lirinë e kriminelëve në simbol të pafuqisë së vet. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Kristo Mema, 63 vjeç, në vitin 1994 vrau një njeri në Berat dhe u arratis në Greqi për t’i shpëtuar dënimit. Aty, në shtetin fqinj, vrau sërish një person tjetër dhe, siç ndodh vetëm në Shqipëri, arriti të rikthehej në vendin tonë pa vuajtur asnjë ditë burg.Në Roshnik plagosi një tjetër qytetar, dhe përsëri — asgjë. As drejtësi, as përgjegjësi, as ndëshkim.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Prej më shumë se pesë vitesh, Mema shërbente në kalanë e Beratit, duke u marrë me turistë e fëmijë, ndërkohë që mbi supe mbante dy vrasje dhe një plagosje.Derisa ndodhi tragjedia e radhës.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në mes të kalasë, në sy të dhjetëra njerëzve, Mema vrau me thikë Keli Hoxhën, 42 vjeç, një baba që deshi t’i bënte vajzës së tij 9-vjeçare një foto me kalin.E vrau në sy të fëmijëve, të nënës dhe të bashkëshortes së tij.Për një foto. Për një mosmarrëveshje absurde.Për shkak se shteti nuk bëri detyrën e tij.

    Ky nuk është një lajm për një krim të rradhës.Ky është aktakuzë ndaj drejtësisë shqiptare, që e ka lënë një vrasës të lirë të kthehet në kriminel të përsëritur.Një sistem që hesht, që mbyll sytë, që falet me arsyetimin “nuk është më i rrezikshëm”.Por ja ku jemi: një jetë tjetër e marrë, një familje tjetër e shkatërruar.

    Pyetjet duhen bërë me zë të lartë dhe publikisht:Kush lejoi që Kristo Memën të mos vuante asnjë dënim?Kush mban përgjegjësi për mosarrestimin e tij?Kush do të mbajë përgjegjësi për vrasjen e Keli Hoxhës?

    Sepse kjo nuk është thjesht një vrasje në Berat.Është vrasja e drejtësisë në Shqipëri.Dhe ajo ndodhi në mes të kalasë, në sytë e të gjithëve.

    Editorial nga FieriWeb.com

  • I kërkuar në Norvegji për vjedhje me dhunë dhe plagosje, kapet në Morinë kosovari

    I kërkuar në Norvegji për vjedhje me dhunë dhe plagosje, kapet në Morinë kosovari

    Policia Kufitare në Morinë ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze, i akuzuar për vjedhje me dhunë dhe plagosje.
    Gjatë kontrolleve të detajuara në pikën kufitare të Morinës, në kuadër të masave për goditjen e paligjshmërive dhe ndalimin e personave në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, arrestuan në hyrje të territorit shqiptar shtetasin J. K., 35 vjeç, banues në Kosovë, shkruan A2 CNN.
    Pas verifikimeve të kryera dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se 35-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo, pasi ndaj tij Gjykata Lokale Sor Rogaland ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”.