Tag: plagoset

  • Të shtëna në Fier, plagoset një grua

    Të shtëna në Fier, plagoset një grua

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në fshatin në fshatin Sulaj të Fierit.
    Sipas informacioneve të konfirmuara nga policia, si pasojë e të shtënave është plagosur një grua.
    Burime thonë se e plagosura është femër midis moshës 50-60 vjeç. Para se të ndodhte ngjarja ka pasur debate mes autorit dhe të plagosurës.
    E plagosura është dërguar me urgjencë ne spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

  • Plagoset me thikë 36-vjeçari në Pogradec

    Plagoset me thikë 36-vjeçari në Pogradec

    Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të shtunë në Pogradec.
    Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një dyqani.  I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    “Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës  shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e Policisë  vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, njofton policia.

    /vizionplus.tv

  • Sherr në Sarandë, plagoset me thikë një 17-vjeçar

    Sherr në Sarandë, plagoset me thikë një 17-vjeçar

    Rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një tjetër 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, autori i dyshuar është kapur dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.