Tag: plagoset

  • Aksident në autostradën Lushnjë–Fier, plagoset rëndë një person

    Aksident në autostradën Lushnjë–Fier, plagoset rëndë një person

    Kronikë E Shtunë, 20 Shtator 2025 17:36
    Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në autostradën Lushnjë–Fier, pranë fshatit Savër.
    Një fuoristradë me targa AC 099 XC, gjatë tentativës për të kryer një parakalim, është përplasur në pjesën e pasme të një kamioni. Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit, i cili u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
    Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po punon për menaxhimin e qarkullimit të rënduar dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Aksident në Sarandë-Delvinë, plagoset një grua

    Aksident në Sarandë-Delvinë, plagoset një grua

    Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë–Delvinë, në fshatin Shijan.
    Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre është goditur më pas edhe nga një kamionçinë.
    Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar lehtë një grua, pasagjere në automjetin Opel.
    Fatmirësisht, e lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • Plagoset me thikë në kraharor 69-vjeçari në Himarë

    Plagoset me thikë në kraharor 69-vjeçari në Himarë

    FOTO ILUSTRUESE

    HIMARË-Një plagosje me thikë është raportuar në Himarë. Përparim Popa i cli ka marrë plagë në kraharor fillimisht u dërgua në spitalin e Himarës dhe më pas u transportua drejt spitalit të Vlorës për mjekim të specializuar. Shkaqet e këtij incidenti nuk dihen ende, ndërkohë që Policia ka filluar hetimet.

  • Himarë/ 69-vjeçari plagoset me thikë në kraharor

    Himarë/ 69-vjeçari plagoset me thikë në kraharor

    Një 69-vjeçar është plagosur me thikë në Himarë.
    Përparim Popa i cli ka marrë plagë në kraharor fillimisht u dërgua në spitalin e Himarës dhe më pas u transportua drejt spitalit të Vlorës për mjekim të specializuar.
    Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

  • 69-vjeçari plagoset me thikë në kraharor në Himarë (Emri)

    69-vjeçari plagoset me thikë në kraharor në Himarë (Emri)

    Një 69-vjeçar është plagosur me thikë në Himarë.
    Përparim Popa i cli ka marrë plagë në kraharor fillimisht u dërgua në spitalin e Himarës dhe më pas u transportua drejt spitalit të Vlorës për mjekim të specializuar.
    Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

  • Sherr në Korçë, plagoset një person

    Sherr në Korçë, plagoset një person

    Një sherr mes disa personash ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e pazarit në Korçë,  ku si pasojë një person dyshohet se është plagosur me thikë.
    Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
    Gjithashtu raportohet se në përleshje kanë qenë të përfshirë më shumë se tre persona.

  • Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

    Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi” në Vlorë.
    Një shtetas 33 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përfshirë në një aksident rrugor me motomjetin me drejtues shtetasin  52 vjeç.
    Si pasojë është dëmtuar 52-vjeçari dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Plagoset me armë zjarri 30-vjeçarja në Muriqan, fotoja e autorit

    Plagoset me armë zjarri 30-vjeçarja në Muriqan, fotoja e autorit

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të marteje në aksin rrugor Muriqan-Shkodër.

    Sipas policisë,  34-vjeçari Edison Probatistaj, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E.I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.
    Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Top Channel

  • Sherr për parkimin në Shëngjin, plagoset një person

    Sherr për parkimin në Shëngjin, plagoset një person

    Një konflikt ka përfunduar me plagosjen e një personi, mbrëmjen e sotme në Shëngjin.

    Sipas raportimeve, përplasja mes disa personave ka nisur për një vend parkimi dhe është përshkallëzuar në dhunë fizike. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes, ku një prej të përfshirëve është goditur me sende të forta në kokë.

    I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore.