Tag: plagos

  • Të shtëna me armë zjarri në Rrogozhinë, komshiu plagos çiftin e bashkëshortëve (EMRAT)

    Të shtëna me armë zjarri në Rrogozhinë, komshiu plagos çiftin e bashkëshortëve (EMRAT)

    FOTO ILUSTRUESE

    RROGOZHINË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një person ka qëlluar me armë zjarri dy komshinjtë e tij, Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur.
    Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes palëve ka nisur për motive banale dhe është përshkallëzuar në përdorimin e armës.

  • U plagos me armë zjarri dy netë më parë në Podgoricë, ndërron jetë Binak Kabashi

    U plagos me armë zjarri dy netë më parë në Podgoricë, ndërron jetë Binak Kabashi

    Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.

  • Shqiptari vret shqiptarin në Mal të Zi, arrestohet autori

    Shqiptari vret shqiptarin në Mal të Zi, arrestohet autori

    Shtetasi nga Kosova Binak Kabashi, i cili u plagos rëndë dy netë më parë me armë zjarri pranë Kishës së Shën Gjergjit, poshtë kodrës së Goricës në kryeqytetin malazez, Podgoricë, ndërroi jetë.

    Lajmin e konfirmuan mediat nga Mali i Zi, por edhe nga Kosova, të cilat publikuan dhe dinamikën e ngjarjes.
    Binak Kabashi u plagos me armë zjarri pas debatit që ai pati me një shtetas 23-vjeçar shqiptar me inicialet E.B.
    Si pasojë e plagëve të marra, ai u dërgua në në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por nuk ka arritur të mbijetojë.
    Lajmin për vdekjen e të riut, Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës e konfirmoi edhe babai i tij, Aliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    Pas raportimit të ngjarjes, policia malazeze u vu në kërkim të autorit. Gjatë ditës u njoftua se i dyshuari me inicialet E.B. është mundur të arrestohet në zonën pranë lumit Moraça. Mbi të rëndon akuza e vrasjes.

    Top Channel

  • U plagos me armë zjarri, i riu nga Mitrovica nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në spital

    U plagos me armë zjarri, i riu nga Mitrovica nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në spital

    Ka ndërruar jetë në spital i riu nga Mitrovica, i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë të Malit të Zi.

    Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ndërroi jetë sot si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë të Malit të Zi, pas debatit që ndodhi mes tij dhe një shtetasi shqiptar me inicialet E.B., 23-vjeç.

    Kujtojmë se i riu dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

    Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aliu përmes një postimi në Facebook.

    Sipas Policisë së Malit të Zi, autori E.B u arrestua në kanionin e lumit Moraça, dhe po përballet me akuza për vrasje.

  • U plagos rëndë në 2020, por s’i shpëtoi kësaj here, ekzekutohet në Greqi bosi i mafias

    U plagos rëndë në 2020, por s’i shpëtoi kësaj here, ekzekutohet në Greqi bosi i mafias

    Një vrasje mafioze tronditi Greqinë mesditën e së enjtes në zonën e Halkandrit, ku u ekzekutua Georgios Moschouris, i njohur si “Thamnaki”, një nga figurat kryesore të mafies greke. Ai u qëllua për vdekje me kallashnikov nga persona të paidentifikuar, teksa po dilte nga një qendër private mjekësore. Plumbat, disa prej të cilëve e goditën në fytyrë, i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.
    Në vendin e ngjarjes u gjetën shumë gëzhoja plumbash, dhe pak më vonë policia zbuloi një automjet të djegur në zonën e Patimës, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët për të kryer atentatin dhe për t’u larguar. Moschouris nuk ishte i panjohur për autoritetet, pasi kishte mbijetuar një atentat më parë në vitin 2020 në Voula.

  • Burri plagos gruan me thikë në bark

    Burri plagos gruan me thikë në bark

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Sarandës, ku një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërsa gruaja, e identifikuar si Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark. Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.

  • EMRI/ E rëndë, burri plagos me thikë gruan në Sarandë

    EMRI/ E rëndë, burri plagos me thikë gruan në Sarandë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten.
    Gruaja e identifikuar si Mairanda Budini, është goditur me thikë në bark nga bashkëshorti i saj, dhe është transportuar me urgjencë në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit. Ndërkohë autori i ngjarjes është larguar dhe po kërkohet nga policia.