Një skandal i ri ushqimor u raportua një ditë më parë teksa Kroacia bllokoi një ngarkesë me 5562 kg pjeshkë të eksportuara nga vendi ynë, pasi rezultuan të kontaminuara me metal nikel, mbi normat e lejuara. Lajmi u konfirmua nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU).
AKU njoftoi se më 22.08.2025 është lajmëruar nga Sistemi RASFF (Sistemi i Shpejtë i Alarmit për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë) për rastin. Pas marrjes së njoftimit, strukturat rajonale të AKU-së në Fier kryen një inspektim në magazinat e kompanisë eksportuese.
Nga verifikimet, rezultoi se i gjithë produkti ishte dërguar për eksport dhe nuk kishte mbetur asnjë sasi për tregun vendas. Pjeshkët e kontaminuara janë asgjësuar menjëherë në Kroaci. Rasti i është referuar edhe Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) për masa të mëtejshme.
Ky rast ngre sërish pikëpyetje serioze mbi sigurinë e produkteve ushqimore në Shqipëri dhe standardet e kontrollit, duke theksuar nevojën për më shumë përgjegjshmëri dhe transparencë nga institucionet përgjegjëse.
Tag: pjeshkët
-

Pjeshkët me nikel të bllokuara në Kroaci/ AKU: U asgjësuan, eksportuesit nuk kishte më në magazinë
-

Ç’po ndodh me produktet ‘Made in Albania’? Bosnje-Hercegovina bllokon ngarkesën me pjeshkë nga Shqipëria, rezultojnë me pesticide
foto ilustruese
BOSNJE-HERCEGOVINË- Produktet ushqimore shqiptare nuk i shpëtojnë një tjetër skandali. Këtë herë lajmi vjen nga Bosnje-Hercegoniva, ku Agjencia për Sigurinë Ushqimore ka ngritur alarmin për pjeshkët e importuara nga Shqipëria. Mediat vendase bëjnë me dije se pjeshkët e importuara nga Shqipëria kanë rezultuar me përmbajtje të ndaluar pesticidi. Sipas mediave boshnjake, bëhet fjalë për praninë e pesticidit ‘chlorpyrifos’. Kjo është një substancë aktive që nuk është në përputhje me Ordinancën mbi Nivelet Maksimale të Mbetjeve të Pesticideve në Ushqimet me Origjina Bimore dhe Shtazore. Përdorimi i tyre përbën rrezik për shëndetin, sidomos për fëmijët.
Agjencia e Sigurisë Ushqimore e Bosnjës dhe Hercegovinës paralajmëron se konsumi i këtyre pjeshkave nga fëmijët mund të tejkalojë ndjeshëm dozën akute të referencës së pesticidit, gjë që përbën një rrezik serioz për shëndetin. Chlorpyrifos, në doza të larta, mund të shkaktojë stimulim të tepërt të sistemit nervor dhe të çojë në të përziera, marramendje, konfuzion dhe në raste ekstreme, paralizë të frymëmarrjes dhe vdekje.
Presidenti i Shoqatës së Fermerëve, Nedžad Bićo, ka akuzuar institucionet që kontrollojnë importet e ushqimit, duke theksuar se përgjegjësia bie mbi ta.
“I konsideroj përgjegjëse të gjitha institucionet që janë përgjegjëse për kalimin e kufirit dhe hyrjen e mallrave, veçanërisht të produkteve ushqimore. Mallra të tilla rrezikojnë jetën e qytetarëve, por edhe prodhimin vendas. Pyesim veten se çfarë po bën inspektimi fitosanitar në kufij”, tha Bićo. Ai paralajmëron se situata të tilla nuk vlejnë vetëm për pjeshkët.
Problemi më i madh tani, thekson Bićo, është se nuk dihet se ku përfunduan pjeshkët.
“Kush do ta monitorojë këtë tani? Çdo dyqan, çdo treg, çdo qendër tregtare duhet të kontrollohet. Do të duhet shumë kohë që kjo të kontrollohet. Nëse mallrat nuk janë në rregull, kjo duhet të përcaktohet në kufi dhe të kthehet, jo të vërtetohet më vonë. Deri atëherë është tashmë tepër vonë”, thotë ai.
Si shembull të standardeve të dyfishta, Bićo përmend kontrollet rigoroze me të cilat përballen prodhuesit vendas gjatë eksportit. “Shoferët tanë të kastravecave të vegjël, luleshtrydheve ose kumbullave mund të qëndrojnë me ditë të tëra në kufirin e BE-së për inspektim, ndërsa këtu mallrat hyjnë kur të duan”, shton ai.
Mediat boshnjake thonë se pjeshkët e kanë kaluar kufirin pa pengesa dhe kanë përfunduar në tregun e Bosnjës dhe Hercegovinës./ZËRI -

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, ja arsyeja
Një tjetër skandal shfaqet në horizont me produktet ushqimore shqiptare. Sipas disa informacioneve nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina, pjeshkët nga Shqipëria kanë rezultuar me përmbajtje të ndaluar pesticidi.
Rasti është kapur fillimisht nga autoritetet e Bashkimit Europian për Sigurinë Ushqimore, gjatë kontrollit në kufirin e Kroacisë, si vend anëtar i BE-së.
Kontrolli i ushtruar ndaj pjeshkëve nga Shqipëria, që po hynin në tregun europian përmes Kroacisë, ka zbuluar se këto fruta ishin me përmbajtje të lartë të hekurit.Zbulimi nga autoritetet europiane të sigurisë ushqimore është bërë në datë 21 gusht 2025.
Origjina e këtyre pjeshkëve me pesticide është Shqipëria, siç njoftohet nga agjencia RASFF e BE-së.
Ndërkohë, një tjetër ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria është bllokuar në tregun e Bosnje-Hercegovinës, me përmbajtje pesticidesh.
Sipas mediave boshnjake, ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria kishte përmbajtje të lartë të substancës “klorpirifos”, një pesticid i ndaluar. Përdorimi i tyre përbën rrezik për shëndetin, sidomos për fëmijët.
Mediat boshnjake përmendin edhe emrin e një kompanie shqiptare që eksporton pjeshkë dhe produkte të tjera ushqimore drejt Bosnje-Hercegovinës.(Foto: Artikulli i mediave boshnjave për pjeshkët shqiptare me pesticide)
Drejtuesit e kompanisë shqiptare i vendosën në dispozicion redaksisë tonë edhe rezultatet e analizës laboratorike të autoriteteve boshnjake që kishin kryer në ngarkesën me frutat e kompanisë në fjalë. Këto rezultate rezultuan brenda normave për nga ngarkesën me pjeshka të kompanisë shqiptare në fjalë.(Foto: Rezultati i analizave boshnjake për pjeshkët e eksportuara nga kompania shqiptare)
Nuk dihet nëse ngarkesa me pjeshkë që përmban pesticide dhe nivel të lartë hekuri të kapura në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë janë dërguar nga e njëjta kompani apo janë dy raste të ndryshme.Megjithatë, verifikimet për këto raste vijojnë, teksa redaksia jonë po e ndjek nga afër.
Ndërkohë, autoritetet shqiptare nuk kanë bërë asnjë njoftim për pjeshkët që përmbajnë pesticide helmuese.
Kujtojmë se disa javë më parë, Kroacia bllokoi dhe ktheu mbrapsht mandarinat shqiptare për shkak se kishin përmbajtje pesticidesh. -

Superfrutat e freskëta të qershorit, cilat janë dhe si t’i zgjidhni
Qershori është muaji i parë zyrtar i verës. Dhe zakonisht kur mendojmë për verën, mendja na shkon menjëherë tek ngjyrat, jo vetëm në garderobë, por edhe tek ngjyrat që servirim në pjatë.
Më poshtë, do të gjeni cilat janë frutat që duhet të mbushin shportën tuaj në këtë muaj dhe disa këshilla nga AgroWeb.org për mirëmbajtjen dhe zgjedhjen e tyre.
Pjepri
Nëse ka një frut, që përfaqëson më së miri ëmbëlsinë e verës, ai është pjepri.
Shija dhe ndjesia e freskisë dhe ëmbëlsisë e bën pjeprin frutin mbret të verës.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, zona që ka prurjet më të të mëdha të pjeprit, si edhe shalqirit është Divjaka.
Pjepri i vendit sjell raportin më të mirë mes cilësisë dhe vlerës në blerje.
Si ta zgjidhni?
Tek pjepri treguesi më i mirë është ngjyra. Pjesa e poshtme e frutit duhet të jetë në ngjyrë të artë dhe jo jeshile. Pjepri duhet të ketë një aromë shumë të mirë.
Si ta ruani?
Pjepri është jetëgjatë edhe pasi është vjelur, me kusht që të ruhet në temperaturën e ambjentit.
Nëse ju pëlqejnë të ftohtë, mbajini në frigorifer gjatë natës, por nëse i mbani më gjatë do të fillojnë të zbuten dhe kalben.
Këshilla shtesë. Pjepri është shumë i ëmbël, ndaj dhe mund ta kombinoni me përbërës të tjerë më të kripur për të balancuar shijen si me proshutë ose djathë.
Pjeshkët, nektarinat
Pjeshkët dhe nektarinat janë mbretëreshat e sezonit të verës. Ndryshimi i vetëm është se pjeshkët janë më të forta dhe me push dhe nektarinat janë me lëkurë më të lëmuar.
Më të apasionuarit e këtyre frutave mund të argumentojnë se shija e pjeshkës është shumë më e fortë, ndërsa ajo e nektarinave, kajsive ka nuanca të shijes së agrumeve.
Vendin e parë në vend për prodhimin e pjeshkëve dhe kajsive e mban qyteti i Elbasanit.
Si t’i zgjidhni?
Mënyra më e mirë për të zgjedhur pjeshkët dhe kajsitë më të mirë qëndron tek ngjyra e tyre.
Sa më portokalli të jenë, aq më të ëmbla dhe të mira janë. Por mbi të gjitha, këshilla e AgroWeb.org është se asaj që duhet t’i besoni më shumë është nuhatja.
Pjeshkët dhe nektarinat më të mira kanë një aromë të parezistueshme.
Si t’i ruani?
Pjeshkët dhe kajsitë ideale vazhdojnë të piqen edhe pasi janë vjelur, kështu që mos u shqetësoni shumë nëse fruti në fillim është pak i fortë.
Por mos i fusni në frigorifer para se të jenë zbutur dhe të kenë marrë më shumë aromë.
Këshilla shtesë: Për një komposto apo reçel më të mirë, duhet t’ia hiqni lëkurën pjeshkëve, ndërkohë që me kajsitë nuk është e nevojshme.
Qershitë
Qershori është padiskutim muaji i qershive. Edhe pse tashmë kanë dalë në treg, piku i pjekjes së tyre arrin pikërisht në këtë muaj me qershitë e Beratit, Peshkopisë dhe të Korçës.
Fundi i muajit shënon dhe ardhjen në treg të vishnjeve, që dallohen për ngjyrën e errët dhe shijen pak më të athët.
Si t’i zgjidhni qershitë?
Shikoni për qershi me lëkurë të lëmuar dhe me shkëlqim. Sa më e errët të jetë ngjyra e kuqe, aq më e mirë është qershia, pasi tregon se ajo është plotësisht e pjekur.
Me qershitë e bardha shihni të jenë sa më transparente dhe me ngjyrë të artë.
Gjithashtu kontrolloni dhe bishtat; ato duhet të jenë jeshile dhe me fleksibilitet, ndërkohë që në momentin që ruhen, marrin një ngjyrë si vishnje në të kafenjtë.
Si t’i ruajmë qershitë?
Futini në frigorifer të izoluara mirë. Ato mund të rrojnë deri në disa javë në këtë mënyrë, ose të paktën në teori, pasi ka shumë gjasa që t’i keni ngrënë deri në atë kohë./AgroWeb
-

Superfrutat e Freskëta të Qershorit – Cilat Janë dhe si t’i Zgjidhni

Futini në frigorifer të izoluara mirë. Ato mund të rrojnë deri në disa javë në këtë mënyrë, ose të paktën në teori, pasi ka shumë gjasa që t’i keni ngrënë deri në atë kohë./AgroWeb.org