Tag: pjeshkë

  • Alarm/ Shqiptarët konsumuan 7300 kg pjeshkë me pesticidin e rrezikshëm, godet zemrën dhe sistemin e frymëmarrjes

    Alarm/ Shqiptarët konsumuan 7300 kg pjeshkë me pesticidin e rrezikshëm, godet zemrën dhe sistemin e frymëmarrjes

    Dështimi Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në mbrojtjen e sigurisë ushqimore po i faturohet shëndetit të konsumatorit. Gjatë muajit shtator në vendin tonë është tregtuar pjeshkë e importuar nga Greqia te e cila ka rezultuar niveli i mbetjeve të pesticidit “Phosmet” është mbi normën e lejuar, i cili përbën risk për shëndetin e njeriut.
    Ky pesticid mund të shkaktojë rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës dhe ndryshime të tensionit të gjakut. Njëkohësisht shoqërohet me problematika ne sistemin e frymëmarrjes, sistemin nervor dhe atë tretës. Burime zyrtare bëjnë me dije se sasia e pjeshkave të importuara nga Greqia është7324 kg.
    Pasi është shitur pothuajse 7300 kg, inspektorët e AKU-t kanë dalë në terren dhe kanë bllokuar vetëm 28 kg pjeshka me pesticidin e rrezikshëm. Teksa siguria ushqimore është në pikën më kritike, AKU refuzon të bëjë transparencë me median dhe konsumatorin duke fshehur emrin e subjektit që importoi produktin që i rrezikoi jetën qytetarëve.
    Në mënyre të përsëritur AKU bëhet avokat i subjekteve private dhe nuk i jep përgjigje pyetjes specifike se:
    “CILI ËSHTË SUBJEKTI QË FUTI NË VENDIN TONË KËTË PRODUKT?”

  • Tonelata në treg/ Fruta me pesticide, u futën nga jashtë 18 tonë pjeshkë dhe rrush të ndaluara nga BE, asgjësohen…

    Tonelata në treg/ Fruta me pesticide, u futën nga jashtë 18 tonë pjeshkë dhe rrush të ndaluara nga BE, asgjësohen…

    Edhe fermerët europianë abuzojnë më përdorimin e “pompës me helme“ në bujqësi. Brenda një jave Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar tre ngarkesa më rrush dhe pjeshkë nga Greqia dhe Italia pasi ato rezultuan me përmbajte të lartë pesticidesh.
    Në njoftimin zyrtar të AKU, institucion ky ende i varur nga Ministria e Bujqësisë, kemi vetëm aksionin e bllokimit por ne si qytetarë nuk mësojmë as sasinë e asgjësimit dhe as sasinë e importit.
    Të fshehësh të vërtetën nuk të ndihmon aspak, pasi kjo nuk e ndryshon realitetin, pavarësisht kësaj raportohet që në Shqipëri janë importuar 8 ton rrush me kimikate dhe trupa inspektuese e AKU ka asgjësuar vetëm 747 kg, në doganën e vendit tonë janë future 10 ton me pjeshke të rrezikshme, dhe janë asgjësuar dhe bllokuar nga inspektoret e ushqimit vetëm 28 kg.
    Ku është sasia tjetër e pjeshkës dhe e rrushit të rritur me helme, a është ajo ende në treg, apo tashmë ka shkuar në tryezat e shqiptarëve dhe është konsumuar. Përgjigjen e kësaj pyetje duhet ta japë vetë Ministria e Bujqësisë.

  • Fruta me pesticide, tonelata në treg/ U futën nga jashtë 18 tonë pjeshkë dhe rrush të ndaluara nga BE, asgjësohen vetëm 28 kg

    Fruta me pesticide, tonelata në treg/ U futën nga jashtë 18 tonë pjeshkë dhe rrush të ndaluara nga BE, asgjësohen vetëm 28 kg

    Edhe fermerët europianë abuzojnë më përdorimin e “pompës me helme“ në bujqësi.

    Brënda një jave Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit ka bllokuar tre ngarkesa më rrush dhe pjeshkë nga Greqia dhe Italia pasi ato rezultuan me përmbajte të lartë pesticidesh.
    Në njoftimin zyrtar të AKU, institucion ky ende  i varur nga Ministria e Bujqësisë, kemi vetëm aksionin e bllokimit por ne si qytetarë nuk mësojmë as sasinë e asgjësimit dhe as sasinë e importit.
    Të fshehësh të vërtetën nuk të ndihmuan aspak, pasi kjo nuk e ndryshon realitetin, pavarësisht kësaj Top Channel ka mësuar që në Shqipëri janë importuar 8 ton rrush me kimikate dhe trupa inspektuese e AKU ka asgjësuar vetëm 747 kg, në doganën e vendit tonë janë future 10 ton me pjeshke të rrezikshme, dhe janë asgjësuar dhe bllokuar nga inspektoret e ushqimit vetëm 28 kg.
    Ku është sasia tjetër e pjeshkës dhe e rrushit të rritur me helme, a është ajo ende në treg, apo tashmë ka shkuar në tryezat e shqiptarëve dhe është konsumuar. Përgjigjen e kësaj pyetje duhet ta japë vetë Ministria e Bujqësisë.
     

    Top Channel

  • AKU: Kanë hyrë pjeshkë me pesticide nga Greqia

    AKU: Kanë hyrë pjeshkë me pesticide nga Greqia

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se nga kontrollet ka rezultuar se në Shqipëri kanë hyrë pjeshkë nga Greqia me nivel të lartë pesticidesh.Sipas një njoftimi për shtyp, bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:Kategoria e produktit: fruta – perimeEmri i produktit: pjeshkëOperatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje.AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pjeshkë nga Greqia me pesticide, AKU: Bizneset të kthejnë produktin nëse e kanë gjendje

    Pjeshkë nga Greqia me pesticide, AKU: Bizneset të kthejnë produktin nëse e kanë gjendje

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se Greqia ka importuar pjeshkë në vendin tonë, të cilat përmbajnë pesticidin Phosmet mbi normë.
    Përmes një njoftimi, AKU-ja bën thirrje që të gjitha bizneset të cilat kanë ende gjendje nga ky frut, të bëjnë kthimin e tij. Sakaq, operatori i biznesit ushqimor, ka njoftuar të gjitha pikat ku ka bërë shpërndarjen e frutit.
    Njoftim i AKU
    Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.
    PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
    Kategoria e produktit: fruta – perime
    Emri i produktit: pjeshkë
    Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje.
    AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.

  • Sasia prej 5,562 kg pjeshkësh me prani të lartë nikeli refuzohet nga Kroacia, AKU nis hetimet

    Sasia prej 5,562 kg pjeshkësh me prani të lartë nikeli refuzohet nga Kroacia, AKU nis hetimet

    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi se një sasi prej 5,562 kg pjeshkë me origjinë nga Shqipëria është refuzuar në kufi nga autoritetet kroate për shkak të pranisë së nikelit mbi normën e lejuar.Njoftimi është bërë përmes Sistemit të Shpejtë të Njoftimit për Ushqimin dhe Foragjeret (RASFF) dhe ka hyrë në kategorinë “Refuzim në kufi”. Sipas autoriteteve kroate, analizat laboratorike kanë zbuluar tejkalim të lejuar të përmbajtjes së nikelit në produktin shqiptar.Pas njoftimit të marrë autoritet përkatëse në vend kanë kryer inspektimet ku ka rezultuar se në magazina nuk ka pasur gjendje malli dhe se sasia e pjeshkëve nuk është tregtuar në tregun vendas. Sasia e konstatuar me prani të lartë niveli është asgjësuar nga Kroacia.“Më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë Njoftim për refuzim në kufi me numër reference 2025.6367 me temë: “Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria”, të njoftuar nga Kroacia.Nga analizat e kryera në shtetin kroat, është konstatuar prania Nikel mbi normën e lejuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier.U krye inspektim në Operatorin e Biznesit Ushqimor eksportues (OBU), ku rezultoi se nuk ka gjendje të produktit në magazinat e tij. Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas.Sasia prej 5562 kg pjeshkë janë dërguar drejt Kroacisë, ku dhe janë asgjësuar pas rezultatit të analizës laboratorike. Rasti iu referua dhe AKVMB për masa të mëtejshme.AKU ka bërë edhe njoftimin përkatës mbi rezultatet e verifikimeve në kategorinë e njoftimeve RASFF”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kroacia dhe Bosnja bllokuan pjeshkët me pesticide nga Shqipëria, AKU: U asgjësuan

    Kroacia dhe Bosnja bllokuan pjeshkët me pesticide nga Shqipëria, AKU: U asgjësuan

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas bllokimit nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina, të pjeshkëve me pesticide nga Shqipëria. Në Kroaci rasti është kapur nga autoritetet e Bashkimit Europian për Sigurinë Ushqimore, gjatë kontrollit në kufirin e Kroacisë, si vend anëtar i BE-së. Ndërkohë edhe Bosnja raportoi se ngarkesa me pjeshkë nga Shqipëria kishte përmbajtje të lartë të substancës “klorpirifos”, një pesticid i ndaluar, që përdorimi i tyre përbën rrezik për shëndetin, sidomos për fëmijët.
    Pas ndalesës, AKU deklaron se në Kroaci produkti ishte dërguar i gjithi për eksport dhe se nuk ishte shpërndarë në tregun vendas. Sasia prej 5562 kg që u dërguan drejt Kroacisë është asgjësuar.

    NJOFTIMI:
    Më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë Njoftim për refuzim në kufi me numër reference 2025.6367 me temë: “Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria”, të njoftuar nga Kroacia.
    Nga analizat e kryera në shtetin kroat, është konstatuar prania Nikel mbi normën e lejuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier. U krye inspektim në OBU eksportues, ku rezultoi se nuk ka gjendje të produktit në magazinat e tij.
    Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas.
    Sasia prej 5562 kg pjeshkë janë dërguar drejt Kroacisë, ku dhe janë asgjëuar pas rezultatit të analizës laboratorike. Rasti iu referua dhe AKVMB për masa të mëtejshme.
    AKU ka bërë edhe njoftimin përkatës mbi rezultatet e verifikimeve në kategorinë e njoftimeve RASFF./ZËRI

  • Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

    Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

    Kroacia ka asgjësuar 4 ton me domate shqiptare, pasi ato rezultuan të ishin të spërkatura 5 herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet chlorfenapyr.
    Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat. Në njoftim zyrtar të EFSA është publikuar rezultati I analizave laboratorike, ku niveli i ngarkesës së lejuar  është 0.01mgkg, ndërsa rezultati kap vlerën e 0.06 mgkg. Domatet e rrezikshme janë prodhuar në tokat bujqësore të Beratit.
    Ndërsa në datën 22 gusht po shteti Kroat ka asgjësuar 5 ton pjeshkë nga Divjakë, sepse në këtë frut është gjetur prezencë e lartë e metalit të rëndë nikel.
    Fermeri shqiptar shumë herë e vjel produktin e tij në sera pa respektuar kohën e shpërbërjes që në gjuhën teknike e ka emrin karencë. Më pas kjo sjell jo vetëm pasojë financiare për eksportuesin shqiptar, por edhe një ulje të vlerës së prodhimeve ‘made in Albania’.
    Përdorimi pa kriter i këtyre kimikateve sjell pasojë serioze për shëndetin e konsumatorit, nga rënia e imunitetit e deri tek infertiliteti, duke penguar realizimin e shtatzanive.
    Domatet e rrezikshme nuk arritën deri tek tryeza e konsumatorit europian, nga ana tjetër, inspektorët tanë të ushqimit për gjatë muajit gusht nuk kanë dhënë asnjë alert për domatet e rrezikshme të Beratit apo pjeshkën e Divjakës nëse këto prodhime kanë  qenë pjesë e familjeve shqiptarëve apo jo.

  • Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë nga Shqipëria/ Ndalohen në Kroaci, kishin pesticide dhe përmbajtje nikeli

    Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë nga Shqipëria/ Ndalohen në Kroaci, kishin pesticide dhe përmbajtje nikeli

    Kroacia ka asgjësuar 4 ton me domate shqiptare, pasi ato rezultuan të ishin të spërkatura 5 herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet chlorfenapyr.

    Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat. Në njoftim zyrtar të EFSA është publikuar rezultati I analizave laboratorike, ku niveli i ngarkesës së lejuar  është 0.01mgkg, ndërsa rezultati kap vlerën e 0.06 mgkg. Domatet e rrezikshme janë prodhuar në tokat bujqësore të Beratit.
    Ndërsa në datën 22 gusht po shteti Kroat ka asgjësuar 5 ton pjeshkë nga Divjakë, sepse në këtë frut është gjetur prezencë e lartë e metalit të rëndë nikel.
    Fermeri shqiptar shumë herë e vjel produktin e tij në sera pa respektuar kohën e shpërbërjes që në gjuhën teknike e ka emrin karencë. Më pas kjo sjell jo vetëm pasojë financiare për eksportuesin shqiptar, por edhe një ulje të vlerës së prodhimeve ‘made in Albania’.
    “Kjo mund të ketë ardhur si pasojë e mos respektimit të karencës, por jo vetëm gjithashtu kjo mund të ketë ardhur nga mbi doza që kanë përdorur fermerët ose nga mungesa e alternimit të insekdicidit fermerët duke përdor gjithmonë të njëjtin kimikat bën që kjo insekticid të kalojë tokë, bimë dhe më pas në produkt pasi nuk shpërbëhet.“- shprehet pedagogu i UBT, Fredi Brahusi.
    Përdorimi pa kriter i këtyre kimikateve sjell pasojë serioze për shëndetin e konsumatorit, nga rënia e imunitetit e deri tek infertiliteti, duke penguar realizimin e shtatzanive.
    “Në përgjithësi grupet e insecticide që në kë rast është tepër toksik duke shkaktuar sëmundje alergjike apo rënie të  imunitetit të njeriut, por duke sjellë edhe probleme tek ripordhimi, që do të thotë mund të shkaktojnë vështirësi në ciklin e prodhimit apo vështirësi. “
    Domatet e rrezikshme nuk arritën deri tek tryeza e konsumatorit europian, nga ana tjetër, inspektorët tanë të ushqimit për gjatë muajit gusht nuk kanë dhënë asnjë alert për domatet e rrezikshme të Beratit apo pjeshkën e Divjakës nëse këto prodhime kanë  qenë pjesë e familjeve shqiptarëve apo jo.

    Top Channel

  • Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshkë të nisura nga Shqipëria, rezultuan me…

    Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshkë të nisura nga Shqipëria, rezultuan me…

    Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me pjeshkë të nisura nga Shqipëria, pasi frutat kanë rezultuar të kontaminuara me metale nikeli. Lajmi është komnfirmuar në faqen online të Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF) të Komisionit Europian.
    Në përshkrimin mbi rastin thuhet se frutat kishin “përmbajtje të lartë nikeli” dhe “përbëjnë një rrezik potencial” për konsumatorët. Ende nuk dihet nëse ngarkesa do të kthehet mbrapasht dhe se cila ka qenë kompnia që ka eksportuar pjeshkët nga Shqipëria drejt Kroacisë.
    Kujtojmë që i vetmi vend i BE-së, Kroacia, bllokoi në muajin prill një ngarkesë me speca të ardhura nga Shqipëri, pasi rezultuan me pesticide.