Tag: pjesërisht

  • Përmbytjet në Pogradec, dy banesa shemben pjesërisht, familjarët kërkojnë strehim urgjent

    Përmbytjet në Pogradec, dy banesa shemben pjesërisht, familjarët kërkojnë strehim urgjent

    Në fshatin Rëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë pjesërisht të shembura pas vërshimit të ujërave, duke i bërë të pabanueshme.
    Familjarët kërkojnë urgjentisht strehim, pasi nuk kanë ku ta kalojnë natën. Ndërkohë, në zonë pritet të mbërrijë kryebashkiaku i Pogradecit për të parë nga afër situatën.
    Rëmenji rezulton deri tani zona më e prekur nga stuhia në Pogradec, ku dëmet materiale janë konsiderueshëm më të larta.

  • Përmbytjet në Pogradec, dy banesa shemben pjesërisht/ Familjarët kërkojnë strehim urgjent

    Përmbytjet në Pogradec, dy banesa shemben pjesërisht/ Familjarët kërkojnë strehim urgjent

    Në fshatin Rëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë pjesërisht të shembura pas vërshimit të ujërave, duke i bërë të pabanueshme.

    Familjarët kërkojnë urgjentisht strehim, pasi nuk kanë ku ta kalojnë natën. Ndërkohë, në zonë pritet të mbërrijë kryebashkiaku i Pogradecit për të parë nga afër situatën.
    Rëmenji rezulton deri tani zona më e prekur nga stuhia në Pogradec, ku dëmet materiale janë konsiderueshëm më të larta.

    Top Channel

  • Nëse ju hahen shpesh ëmbëlsira, duhet ta lexoni këtë artikull

    Nëse ju hahen shpesh ëmbëlsira, duhet ta lexoni këtë artikull

    Kur bëhet fjalë për ushqimin, shumë prej nesh e gjejnë veten duke preferuar ëmbëlsira si biskota, çokollata apo karamele. Dhe pse një akullore e madhe me tre kupa apo një copë kek çokollate mund të shijojë shumë, a keni menduar ndonjëherë se pse keni neps për diçka të ëmbël? Arsyet janë pjesërisht fiziologjike, pjesërisht psikologjike dhe pjesërisht për shkak të mjedisit ku jetojmë.

    “Trupi i njeriut funksionon pak si një makinë – i jepni karburant dhe pastaj ajo lëviz,” shpjegon dietologia Anna Taylor. “Nëse trupi nuk merr lëndët e duhura ushqyese, atëherë mund të shfaqen dëshira të forta për ushqime të caktuara.”

    Një konsum i balancuar gjatë ditës me karbohidrate të pasura me fibra, proteina dhe yndyra të shëndetshme për zemrën. Taylor shpjegon disa nga shkaqet kryesore që çojnë te nepsi për sheqer:

    Nuk e kuptoni sa shumë varësi mund të krijojë sheqeri

    Një arsye përse kemi dëshirë për sheqer është se ai ka shije të mirë. Shumë kompani ushqimore bëjnë kërkime për të përcaktuar përbërësit që tundojnë më shumë shijet e konsumatorëve.

    “Truri ynë është programuar të na bëjë të shijojmë gjërat që na bëjnë të ndihemi mirë,” thotë Taylor. “Sheqeri, në veçanti, çliron kimikate në tru, si serotonina, që na bëjnë të ndihemi të lumtur.”

    Kjo na lë me dëshirën për ta përjetuar atë ndjesi të mirë herë pas here, ditë pas dite. Shumë njerëz thonë se janë ‘të varur nga sheqeri,’ duke konsumuar sheqer të vërtetë dhe ëmbëlsues artificialë në forma të ndryshme.

    Nuk po hani mjaftueshëm

    A mendoni se po “bëni mirë” duke marrë vetëm një kafe për mëngjes dhe një sallatë për drekë? Në të vërtetë, po përgatiteni për të ngrënë shumë më tepër në pasdite dhe mbrëmje.

    “Nëse kaloni shumë kohë pa ngrënë, trupi juaj do të dëshirojë burimin më të shpejtë të karburantit që mund të mendojë – drithëra dhe sheqerna të thjeshta,” paralajmëron Taylor. Këto janë karbohidrate boshe, si patate të skuqura, biskota dhe karamele, të cilat konsumohen shpesh gjatë ditës dhe përfundojnë si depozita dhjamore.

    Jeni të stresuar

    Ndoshta e gjeni veten duke kaluar nëpër kutitë e ëmbëlsirave kur ndiheni të stresuar. Herën tjetër që ndodh, shikoni nivelin e stresit. A jeni të shqetësuar për ndonjë prezantim të rëndësishëm në punë apo për drama familjare? Jo çuditërisht, në situata stresuese, gjithçka që dëshironi është një tas i madh akullore apo ndonjë ëmbëlsirë tjetër.

  • Edhe Modric është njeri…; e shkaktoi faullin e parë në Serie A pas 540 minutash lojë

    Edhe Modric është njeri…; e shkaktoi faullin e parë në Serie A pas 540 minutash lojë

    20 Tetor 2025

    9:37

    Alfred Lleshi

    Luka Modric, gjatë 6 javëve të para të Serie A, ishte shembull për të gjithë. Veterani kroat ka luajtur futboll të madh, pa bërë asnjë faull, rekord i jashtëzakonshëm për një mesfushor. Faulli i parë i tij në kampionatin italian erdhi mbrëmë, në pjesën e parë të Milan-Fiorentina 2-1, e vlefshme për javën e 7-të.
    Më e habitshmja, Modric rrezikoi të ndëshkohej për këtë faull. Ai goditi gjurin e Fazzini, teksa ndërhyri jashtë kohe (me vonesë), por arbitri Mazzoleni e kurseu.
    Sekreti? Pjesërisht eksperienca. Luka Modric e kontrollon gjithmonë trupin e tij. Pastaj e ndihmon pjesërisht stili i lojës. Allegri kërkon që ai të luajë më shumë në linjat e pasimeve sesa në duele fizike.

  • Ujku bën kërdinë në Lushnjë/ Hyn në kope dhe vret më shumë se 40 krerë, pronari: mendova se ishte hajdut

    Ujku bën kërdinë në Lushnjë/ Hyn në kope dhe vret më shumë se 40 krerë, pronari: mendova se ishte hajdut

    Ujku ka shkaktuar dëme të mëdha në një fermë në Karbunarë të Vogël në Lushnje.

    Nga 80 kokë dhi edhe dele, 40 i ka ngrënë ujku, ndërsa pjesa tjetër janë pjesërisht të plagosur. Sipas blegtorit, sulmi ka ndodhur rreth orës 3,30 të mëngjesit. Namik Sinani mendoi se në vathë kishin hyrë hajdutët, por kur shkoi tek bagëtitë ka parë ujkun i cili po i mbyste .
    Vëllai dhe bashkëshortja e Namikut tregojnë se kopetë e ujqërve prej kohësh janë parë në fshat. Dy javë më parë ujku ka mbytur edhe njëthundrakët.
    Blegtori kërkon ndihmë nga shteti për kompesimin e tufës së bagëtive. Sipas tij, tufa pjesërisht është e matrikulluar dhe pjesa tjetër ishte shtesë e kohëve të fundit
    Banorët e Karbunarës i tremben sulmit të kopeve të ujqërve pasi ato prej kohësh hyjnë natën në qendrat e banuara. Pylli i “Zgjanës” pranë fshatit është streha e ujqërve, numri i të cilëve është shtuar shumë vitet e fundit.

    Top Channel

  • Iu sekuestrua telefoni nga SPAK pa vendim gjykate, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e qytetares: I është cënuar e drejta

    Iu sekuestrua telefoni nga SPAK pa vendim gjykate, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e qytetares: I është cënuar e drejta

    Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Onejda Ymerit duke thënë se i është cënuar e drejta me sekuestrimin e telefonit nga SPAK.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Ymeraj që ju bllokua telefoni në shkurt 2024 fitoi pjesërisht dhe gjykata urdhëroi asgjësim të korrespodencës.
    Çështja e mësipërme prek mënyrën se si vepron SPAK kur bllokon telefonat pa vendim gjykate.
    Sipas Kushtetueses, pranimi i pjesshëm i kërkesës është bërë pasi është konstatuar cenim i lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës, si dhe të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale për pjesën që ato nuk lidhen me objektin e hetimit penal.
    Asgjësimin e kopjeve të korrespondencës dhe të dhënave personale të nxjerra nga celulari i kërkueses që nuk lidhen me objektin e hetimit penal.
    Vijimin e mbajtjes në sekuestro të kopjeve të korrespondencës dhe të të dhënave personale që lidhen me objektin e hetimit penal, duke ia nënshtruar kontrollit gjyqësor.
    Urdhërimin e zbatimit të garancive procedurale të parashikuara në arsyetimin e këtij vendimi për vijimin e mbajtjes në sekuestro të celularit si pajisje/send që mban korrespondencë dhe të dhëna personale.
    Ngarkimin e Prokurorisë së Posaçme për ekzekutimin e vendimit brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e tij, duke respektuar garancitë procedurale sipas arsyetimit të këtij vendimi.

    Gjatë tre viteve të  fundit SPAK ka kryer këqyrjen dhe kontrollin e 978 aparateve celularë të sekuestruar për hetime të ndryshme, kryesisht për persona nën hetim për korrupsion dhe krim të organizuar.

    Shifra është e dhënë zyrtare e prokurorisë së posaçme, që nuk ka përjashtuar nga hetimet edhe qytetarë që kanë dijeni apo që kanë komunikuar me shtetas nën hetim dhe që është vlerësuar se të nga këto biseda do të përftoheshin detaje me interes për hetimet e mëtejshme.
    Mes ish-zyrtarëve të lartë madje edhe politikanë, telefonat e të cilëve kanë qenë çelësi që kanë zbërthyer dosjet penale, ka edhe të dyshuar  të cilët rezultojnë se komunikonin me funksionarë apo përmendnin emrat e tyre dhe ndaj telefonat e tyre janë bllokuar.
    Një ndër to ishte rasti i Onejda Ymeraj e cila kërkon kthimin e telefonit të marrë nga SPAK mbasi aty ka  të regjistruar të gjithë numrat e kontaktit që i duhen për punën e saj.
    Padia, siç rezulton në gjykatën  kushtetuese ka kaluar në seancë plenare dhe bëhet fjalë për sekuestrimin e telefonit të Ymeraj, dy vjet pas hetimeve të hapura ndaj, ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Onejda Ymeraj rezulton e pyetur si person që ka dijeni në shkurt 2024 dhe në të njëjtën ditë asaj i është kërkuar këqyrja e telefonit e më pas sekuestrimi.
    Argumenti i SPAK rezulton nga aktet që ishte përmendja e ish funksionarit nën hetim. Por rezulton nga vendimet e mëpasshme se gjykatat nuk e morën parasysh kthimin e telefonit të paditëses e cila ka si argument faktin që në telefon ka kontakte që i nevojiten për përditshmërinë.
    Kjo çështje është në kushtetuese dhe nuk bëhet më fjalë për një telefon, por për një praktikë.

    Top Channel

  • Projektligji i madh dhe i bukur nxjerr në pah boshllëkun e ekonomisë Trumpiane

    Projektligji i madh dhe i bukur nxjerr në pah boshllëkun e ekonomisë Trumpiane

    Në mitologjinë greke, kimera ishte pjesërisht luan, pjesërisht dhi dhe pjesërisht gjarpër, por plotësisht monstruoze, shkruan The Economist. Në mënyrë të ngjashme, një frymë kimerike përshkon Aktin e Madh dhe të Bukur (One Big Beautiful Bill, BBB), projektligjin republikan për taksat dhe shpenzimet që kaloi me vështirësi në Kongres.Ai lidhet me një “trup” politik të frymëzuar nga Reagani, …

  • Padia e ‘Studios Pustina’/ Dosja ‘Partizani’, Kushtetuesja gjen shkelje

    Padia e ‘Studios Pustina’/ Dosja ‘Partizani’, Kushtetuesja gjen shkelje

    Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina” që kishte si objekt shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Apelit të Posaçëm dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke pranuar  pjesërisht kërkesën dhe konstatuar cenimin e të drejtës së kërkueses për paprekshmërinë e banesës.

    Kujtojmë se SPAK ka kryer sekuestrime të dokumenteve shkresore dhe të kompjuterave të “Studio Pustina” gjatë hetimeve për dosjen “Partizani” ku i pandehur është marrë edhe kryetari i PD Sali Berisha, dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

    Dosja ka kaluar për gjykim mes kontestimeve në GJKKO, ndërsa seanca e parë u shty për shkak se nuk ishim njoftuar si duhet palët.

  • Armëpushimi në Lindjen e Mesme, hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare

    Armëpushimi në Lindjen e Mesme, hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare

    Hapësira ajrore iraniane u rihap pjesërisht sot, pas armëpushimit të vendit me Izraelin pas 12 ditësh armiqësi, sipas kompanisë së monitorimit të aviacionit FlightRadar24.

    “Hapësira ajrore iraniane tani është e hapur për mbërritjet dhe nisjet ndërkombëtare për në/nga Teherani me leje paraprake”, tha Flightradar24 në X.
    Hapësira ajrore irakiane është rihapur gjithashtu, thuhej ndër të tjera në deklaratë.

    /vizionplus.tv

  • Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht ankimimin e Ahmetajt, shfuqizon sekuestrot ndaj pronave dhe llogarive bankare

    Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht ankimimin e Ahmetajt, shfuqizon sekuestrot ndaj pronave dhe llogarive bankare

    Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimimin e Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Financave, duke shfuqizuar sekuestrove ndaj pronave dhe llogarive bankare të tij.
    Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej 24 korrikut 2023, është në arrati që nga qershori i vitit të kaluar dhe është subjekt i një hetimi të gjerë nga Prokurorinë e Posaçme. Ai ka kundërshtuar nëpërmjet një nisme juridiko-ligjore disa nga sekuestrimet dhe kontrollimet që janë kryer në pronat e tij, përfshirë një vilë në Palasë.
    Në vendimin e shpallur, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar disa ankimime të tjera të Ahmetaj, duke e lënë të shpallur ende në kërkim ndërkombëtar për dyshimet për abuzime në detyrë dhe pastrim parash.