Tag: pjesën

  • “Na duhen pikët”, Bordin përpara Elbasanit: Jemi investuar për të qenë lart

    “Na duhen pikët”, Bordin përpara Elbasanit: Jemi investuar për të qenë lart

    Me 6 pikë në 8 javë, Tirana vijon të lundrojë në ujera të turbullta, për momentin bardheblutë ndodhen në zonën e kuqe, ne vendin e 9-të. Situata në letër është shumë shqetësuese, por trajneri Roberto Bordin beson se tabela nuk tregon realitetin pasi ky është një ekip që është investuar për të qenë në pjesën e lartë të tabelës:
    “Ka një rritje përsa i përket pjesës fizike që është e rëndësishme, qëkur kam ardhur kam ndërhyrë edhe në pjesën taktike se i kam parë vetëm nga videot dhe nuk i njihja. Flas vetëm për pjesën qëkur kam ardhur unë mendoj se jemi përmirësuar shumë qëkur kam ardhur, por është një moment që asgjë nuk vlen përveç pikëve.

    Kundër Vllaznisë bëmë një ndeshje të mirë, gabuam kur pësuam dy gola dhe më pas ishim në superiritet numerik por na e bënë të vështirë pasi u mbyllën shumë. Është për të ardhur keq se në pjesën e parë patëm 4-5 raste shumë të mira për të shënuar edhe normalisht do ishte gjë e mirë nëse do të kishte ndodhur. Siç e ka thënë dhe presidenti ynë, duhet të vendosim zemrën në fushë, jemi investuar për të qenë lart në renditje, do të jetë një përballje e rëndësishme me Elbasanin.
    Në futboll faji nuk është individual fitojmë ose humbim të gjithë, goli i parë i Vllaznisë ishte i paparashikueshëm, iu ngriti moralin dhe ne na demoralizoi, Patëm raste në pjesën e dytë dhe duhet të kishim shënuar golin e dytë, në pjesën e dytë nuk mund të bënim gjë. Boris nuk mund ti shënonte përballë portierit se do të hapnim ndeshjen. Janë ndryshuar shumë lojtarë, ka pasur shumë hyrje dalje, 6 lojtarë të ndryshuar, Elbasani dhe sapo u fut në Superiore ishte deri në fund për në katërshe dhe Elbasani ka kualitete dhe një skuadër të fortë.
    Unë them që skuadra është rritur që nga momnenti që unë kam ardhur, ka raste që luan shumë mirë si me Dinamon por nuk merr pikë, kemi edhe ndeshje direkte pas Elbasanit që kanë pothuajse pikë të njëjta me ne dhe duhet ti shfrytëzojmë për tu ngjitur. Kjo është një skuadër shumë e mirë qëkur kam ardhur dhe duhet të punojmë shumë fort deri kur të vijë janari mundohem të korrigjoj gjërat që nuk shkojnë, e rëndësishme është që deri në janar të bëjmë sa më mirë, jam i lumtur me lojtarët që kam.
    Përveç Rafës që nuk është rikuperuar 100%, nuk është se kemi ndonjë problem madhor dhe do të jenë të gatshëm. Presionet janë normale, por nuk na vendosin në vështirësi, jemi të vetëdijshëm për situatën e vështirë që po kalojmë”, u shpreh Bordin.

  • Bordin: Tirana është rritur, me Elbasanin e rëndësishme

    Bordin: Tirana është rritur, me Elbasanin e rëndësishme

    Para Tirana- AF Elbasani në program nesër ora 19:30 në ‘Air Albania’ (java e 9) trajneri i bardhebluve Roberto Bordin teksa më parë ka drejtuar edhe verdheblutë foli para mediave.

    Bordin:

    E keni marrë Tiranën pas dy ndeshjeve të para, sa i kënaqur jeni?

    “Ka një rritje përsa i përket pjesës fizike që është e rëndësishme, qëkur kam ardhur kam ndërhyrë edhe në pjesën taktike se i kam parë vetëm nga videot dhe nuk i njihja. Flas vetëm për pjesën qëkur kam ardhur unë mendoj se jemi përmirësuar shumë qëkur kam ardhur, por është një moment që asgjë nuk vlen përveç pikëve.

    Si mund të kthehet Tirana te fitorja?

    Kundër Vllaznisë bëmë një ndeshje të mirë, me intensitet,gabuam kur pësuam dy gola dhe më pas ishim në superiritet numerik por na e bënë të vështirë pasi u mbyllën shumë. Është për të ardhur keq se në pjesën e parë patëm 4-5 raste shumë të mira për të shënuar edhe normalisht do ishte gjë e mirë nëse do të kishte ndodhur. Siç e ka thënë dhe presidenti ynë, duhet të vendosim zemrën në fushë, jemi investuar për të qenë lart në renditje, do të jetë një përballje e rëndësishme me Elbasanin.

    Ku çaluat me Vllazninë?

    Në futboll faji nuk ështëi ndividual fitojmë ose humbim të gjithë, goli i parë i Vllaznisë ishte i paparashikueshëm, iu ngriti moralin dhe ne na demoralizoi, Patëm raste në pjesën e dytë dhe duhet të kishim shënuar golin e dytë, në pjesën e dytë nuk mund të bënim gjë. Boris nuk mund ti shënonte përballë portierit se do të hapnim ndeshjen. Janë ndryshuar shumë lojtarë, ka pasur shumë hyrje dalje, 6 lojtarë të ndryshuar, Elbasani dhe sapo u fut në Superiore ishte deri në fund për në katërshe dhe Elbasani ka kualitete dhe një skuadër të fortë.

    Unë them që skuadra është rritur që nga momnenti që unë kam ardhur, ka raste që luan shumë mirë si me Dinamon por nuk merr pikë, kemi edhe ndeshje direkte pas Elbasanit që kanë pothuajse pikë të njëjta me ne dhe duhet ti shfrytëzojmë për tu ngjitur.

    Elbasani ka ndryshuar që kur ju e drejtonit?

     Kjo është një skuadër shumë e mirë qëkur kam ardhur dhe duhet të punojmë shumë fort deri kur të vijë janari mundohem të korrigjoj gjërat që nuk shkojnë, e rëndësishme është që deri në janar të bëjmë sa më mirë, jam i lumtur me lojtarët që kam.

    Skuadra?

    Përveç Rafës që nuk është rikuperuar 100%, nuk është se kemi ndonjë problem madhor dhe do të jenë të gatshëm. Presionet janë normale, por nuk na vendosin në vështirësi, jemi të vetëdijshëm për situatën e vështirë që po kalojmë”.

    Vazhdo leximin

  • Liverpool në “shok total”, Brentford i shënon dy herë në pjesën e parë (video)

    Liverpool në “shok total”, Brentford i shënon dy herë në pjesën e parë (video)

    25 Tetor 2025

    21:56

    Telesport

    Pas fitores 1-5 në mesjavë ndaj Eintracht Frankfurt në Champions League, u duk sikur Liverpool i dha fund humbjeve rresht dhe tani do vinte edhe kthesa e madhe në Premier League.
    Liverpool është duke u mundur 2-1 nga Brentford, ndeshje e vlefshme për javën e 9-të në Premier League. Në fund të kohës së rregullt në pjesën e parë, Kevin Schade dyfishoi shifrat për Brentford, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit perfekt që mori nga Damsgaard.
    Megjithatë, në fund të shtesës, Liverpool gjeti golin me Milos Kerkez. Hungarezi rikthen në lojë të kuqtë, të cilët do të kërkojnë të shmangin humbjen e katërt rresht në Premier League.
    SHIKOGOLAT

  • De Bruyne nderon Napolin në pjesën e parë ndaj Interit, por mesfushori belg është i pafat… (video)

    De Bruyne nderon Napolin në pjesën e parë ndaj Interit, por mesfushori belg është i pafat… (video)

    25 Tetor 2025

    18:48

    Telesport

    Napoli po fiton 1-0 ndaj Interit në pjesën e parë, në supersfidën e javës së tetë e cila po luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
    Momenti kryesor i 45 minutave të para ishte në minutën e 30-të, ku pati një kontakt në zonë fillimisht mes Mkhitaryan dhe Di Lorenzo-s dhe më pas një ndërhyrje rrëshqitëse nga Acerbi, ndaj kapitenit të Napolit. Arbitri dha penallti, e cila konfirmohet edhe nga VAR.
    Kevin De Bruyne tregohet i saktë nga 11 metrat dhe kalon Napolin në avantazh. Pak minuta më pas, De Bruyne është i pafat pasi lë fushën e lojës për shkak dëmtimi. Edhe tek Inter, Mkhitaryan u largua për shkak dëmtimi. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Napoli-n.
    SHIKOGOLIN

  • Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si parashikohet moti këtë të shtunë

    Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si parashikohet moti këtë të shtunë

    Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjellime. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra përgjatë maleve.
    Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri 10m/s
    Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

    Top Channel

  • Fitoi klasiken, Vllaznia marshon në krye, Elbasani bën detyrën, kalon Bylisin dhe kap vendin e dytë

    Fitoi klasiken, Vllaznia marshon në krye, Elbasani bën detyrën, kalon Bylisin dhe kap vendin e dytë

    Vllaznia shkëlqen në ndeshjen e luajtur pak çaste më parë ndaj Tiranës në “Loro Boriçi” Edhe pse klasikja nisi me një gol të shpejtë të bardhebluve (Tabeku 9′), vendasit përmbysën në pjesën e parë me Andre Jagon (15′) dhe të zakonëshmin Bekim Balaj në të 20′.

    Në pjesën e dytë, atëherë kur Vllaznia mbeti me dhjetë futbollistë (karton i kuq Kuro 52′), bardheblutë nisën të sulmonin më dendur duke rrezikuar portën e Phols disa herë. megjithat një penallti e kthyer në gol nga Lirim Kastrati (goli i parë për lojtarin këtë sezon), mbylli llogaritë e ndeshjes për 3-1 final.

    Vazhdo leximin

  • Dinamo merr ‘përpara’…Vorën, Bregu gol në ditëlindje

    Dinamo merr ‘përpara’…Vorën, Bregu gol në ditëlindje

    Abissnet Superiore, java e 8:

    Vora- Dinamo Siti 0-2 (L. Vila 45’+3′, Bregu pen 76′)

    Vora ndryshon impiant për të bërë skuadrën pritëse por në “Arena e Demave” në kryeqytet nuk i del formula. Përballë Dinamos, skuadra e periferisë së Tiranës e pati të vështirë të shprehet me tiparet më të mira të saj, treguar në 7 javët e mëparshme. Në fakt Dinamo ushtroi presion të madh në pjesën e parë me raste të Guindo, Bregut dhe në fund goli i Lorenco Vilës ardhur me fat në të 45+3′.

    Në pjesën e dytë vora e cila vuajti lojën jo të mirë të repartit të mesfushës, arriti të luajë më mirë deri sa erdhi penalltia e fituar nga saliu Guindo për ekipin e Ilir Dajës e shndërruar në avatazh të dyfishtë nga Dejvi Bregu ndërsa sot feston me gol ditëlindjen e 30-të të tij.

    Pas këtij suksesi, Dinamo kap Egnatian në vendin e dytë me 14 pikë ndërsa Vora mbetet në pozicionin e 6-të me 10 pikë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Moti sot me vranësira dhe reshje të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit

    Moti sot me vranësira dhe reshje të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit

    Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

    Reshjet shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe në ekstremin jugor të vendit do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes. Gjatë ditës, reshjet e shiut priten të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit.

    Në orët e vona të mbrëmjes, reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit priten reshje shiu me intensitet të ulët.

    Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësinë deri 10 m/s.

    Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1–3 ballë.

  • Bajerni makineri perfekte edhe në Champions, shkatërron Bruzhin dhe ngjitet në krye! Bellingham i jep fitoren Realit, Juventusi zyrtarisht në krizë

    Bajerni makineri perfekte edhe në Champions, shkatërron Bruzhin dhe ngjitet në krye! Bellingham i jep fitoren Realit, Juventusi zyrtarisht në krizë

    Bajerni i Mynihut nuk di të ndalet as në kampionat dhe as në Champions League. Bavarezët e Vincent Kompany kanë shkatërruar mbrëmjen e sotme Klub Bruzhin me rezultatin 4-0.
    Serinë e golave e hapi 17-vjeçari Karl, i cili shënoi një supergol në minutën e 5-të.
    Më pas do të ishte radha e Henri Kejn dhe e Luiz Diaz për të çuar në 3-0 rezultatin në pjesën e parë.

    Ndërkohë që në pjesën e dytë gjermanët do të shënonin dhe golin e katërt me anë të Xhekson, duke treguar edhe njëherë dominancë totale këtë sezon.
    Ndërsa në sfidën mes Real Madridit dhe Juventusit, ishte Xhud Bellingham ai i cili vendosi sfidën në pjesën e dytë.
    Anglezi shënoi në minutën e 58-të pas një asisti të Vinicius, duke thelluar edhe më tej krizën e bardhezinjve të Igor Tudor.
    Sa i përket sfidave të tjera, bie në sy fitorja e thellë e Çelsit përballë Ajaksit me rezultatin 5-1 dhe ajo e Liverpulit në transfertë përballë Eintraht Frankfurtit.

  • VIDEO/ Inter dhe City kryesojnë në Champions, PSG e frikshme në pjesën e parë

    VIDEO/ Inter dhe City kryesojnë në Champions, PSG e frikshme në pjesën e parë

    Emocione dhe spektakël në ndeshjet e 3-ta të fazës së ligës në Champions.Në pjesën e parë, Inter po udhëheq 0-2 në Belgjikë ndaj Royale Union.
    Kampionët e Europës, PSG po triumfon 1-4 ndaj Leverkusen. Manchester City po fiton 0-2 ndaj Villareal, ndërsa Copenhagen-Dortmund është 1-1.

    Rezultatet pas 45 minutash:
    Arsenal- Atl. Madrid 0-0
    Bayer Leverkusen- PSG 1-4
     

     
    FC Copenhagen- Dortmund 1-1
    Newcastle- Benfica 1-0
    PSV- Napoli 2-1
    Royale Union SG- Inter 0-2
    Villarreal- Manchester City 0-2
     

    © BalkanWeb