Tag: pjesën

  • Gola dhe spektakël nga Spanja në Tbilisi. Turqia, Austria dhe Uellsi bëjnë detyrën (video)

    Gola dhe spektakël nga Spanja në Tbilisi. Turqia, Austria dhe Uellsi bëjnë detyrën (video)

    Kanë përfunduar 4 nga ndeshjet e sotme kualifikuese për Kupën e Botës 2026, për zonën e Europës. Në grupin E, Spanja ka fituar në transfertë 0-4 ndaj Gjeorgjisë, në sfidën e luajtur në “Dinamo Arena” në Tbilisi.
    Spanja kaloi e para në avantazh që në minutën e 10-të, me Mikel Oyarzabal nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës.
    Në minutën e 21-të, Martin Zubimendi dyfishon shifrat, pas një asisti të bukur të marrë nga Fabian Ruiz. Ferran Torres shënoi golin e tretë në minutën e 35-të, pas një kombinimi të bukur mes Ruiz dhe Oayarzabal, ndërkohë që sulmuesi i Barcelonës e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë.
    Në pjesën e dytë, Torres i kthen “nderin” me asist Oyarzabal, ky i fundit shënon goline katërt për Spanjën dhe të dytin personal. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Turqia fitoi në Bursa 2-0 ndaj Bullgarisë, falë golit të Calhanoglu nga penalltia në pjesën e parë dhe një autogoli në pjesën e dytë.
    Situata në grupin E:
    1. Spanja 15 pikë2. Turqia 12 pikë3. Gjeorgjia 3 pikë4. Bullgaria 0 pikë
    Në grupin H, Austria fitoi 0-2 në Limassol në transfertën ndaj Qipros. Arnautovic shënoi dy herë për asutriakët në secilën pjesën, një nga penalltia. Austria kryeson grupin me 18 pikë.
    Në grupin J, Uellsi fitoi me rezultatin e ngushtë 0-1 në transfertën ndaj Liechtenstein, falë golit të Jordan James në pjesën e dytë. Renditja në grupin J, ku dy vendet e para do të përcaktohen në ndeshjet e fundit:
    1. Belgjika 15 pikë2. Maqedonia e Veriut 13 pikë3. Uellsi 13 pikë4. Kazakhstan 8 pikë5.Liechtenstein 0 pikë
    SHIKOGOLAT

  • VIDEO/ Argjentina triumfon me 2 gola ndaj kombëtares afrikane

    VIDEO/ Argjentina triumfon me 2 gola ndaj kombëtares afrikane

    Argjentina triumfoi me rezultatin 0-2 në miqësoren ndaj Angolës, në kryeqytetin Luanda, në ditën e festimeve për 50-vjetorin e Pavarësisë së afrikanëve.
    Vendasit disa momente të rrezikshme në pjesën e parë, ku Banza iu afrua golit, ndërsa portieri Rulli reagoi mirë.
    Ndërkohë Lionel Mesi pati mundësi të zhbllokonte rezultatin, por Hugo Marques e ndaloi me një pritje vendimtare. Goli i parë erdhi pak para pushimit, kur shënoi Lautaro Martinez, në minutën e 43-të.

    Në pjesën e dytë, Angola u afrua me barazimin me Zito Luvumbo, por nuk gjeti portën. Argjentina e mbylli takimin në minutën e 82-të me golin e Mesit pas një aksioni individual.

    Argjentina vijon përgatitjet për Botërorin 2026, ndërsa Angola ka mbetur jashtë pasi doli e katërta në grupin eliminator. Kombëtarja e Leo Mesit do të rikthehet në fushë në mars, në prag të Kupës së Botës 2026, për të mbrojtur titullin e fituar në Katar në 2022.

  • Shqipëria 0-0 Andorra/ Mbyllet pa gola pjesa e parë, Kuqezinjtë dominuan në pjesën më të madhe të lojës, por nuk arritën të shënojnë

    Shqipëria 0-0 Andorra/ Mbyllet pa gola pjesa e parë, Kuqezinjtë dominuan në pjesën më të madhe të lojës, por nuk arritën të shënojnë

    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes vendimtare mes Shqipërisë dhe Andorrës me rezultatin 0-0.
    Kuqezinjtë dominuan në pjesën më të madhe të lojës, por nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.
    Pritet që Sylvinho të bëjë ndryshime në pjesën e dytë për të shtuar forcën sulmuese dhe për të kërkuar fitoren që do të siguronte kualifikimin historik në “play-off”-in e Botërorit.

  • Surprizat e yjeve! Parashikimi i Horoskopit, astrologia: Shenja që duhet të lajë borxhet brenda dy ditëve

    Surprizat e yjeve! Parashikimi i Horoskopit, astrologia: Shenja që duhet të lajë borxhet brenda dy ditëve

    Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. 
    Mërkuri në të kundërt te Shigjetarët do të vazhdojë deri në datën 19. Kjo do të thotë që pjesën e vonesave, anulimeve, përplasjeve t’i marrim shtruar dhe të mos e ngarkojmë veten. 
    Por Venusi te Akrepat ndihmon në të njëjtën kohë për të hequr detyrimet ekonomike ose për të rregulluar këmbimet ekonomike. 
    Për sa i përket shenjës që duhet të laj borxhet brenda dy ditëve, bëhet fjalë për Akrepin. Konsultohuni me ekspertë të fushës, këshillon Meri Gjini, në mënyrë që të jeni gati kur Mërkuri në të kundërt të vijë te ju, në fund të këtij muaji. 
    DashiDo të merren me çështjet e familjes që kanë nisur që nga dje dhe do të vazhdojnë deri nesër. Në fundjavë do të kenë nevojë për t’u arratisur nga agjenda e të përditshmes. Kjo mund të jetë edhe në kuptim metaforik. 
    DemiPjesa sociale-shoqërore do të jetë ambienti që do të zgjedhin për t’u larguar nga detyrimet e veta. Mërkuri në të kundërt, së bashku me Marsin në vendosje të rëndësishme, i bën Demat të duhet të shmangin vendime jetësore. Të paktën edhe sot shmangini. 
    BinjakëtNdihen të lodhur dhe të ngecur në kuadratin e vet. Sa më shumë t’i afrohemi fundjavës, do të mundohen të jenë më të qeshur dhe më të relaksuar nga ngarkesat e javës. 
    GaforrjaNga dje kemi Jupiterin në të kundërt aty. Por është hyrje pozitive. Çfarë ka të bëjë me çështje zyrtare, ligjore, shkresa, shtëpie, çatie  është një 3-ditësh për t’u diskutuar se si rregullohen dhe si korrigjohen. Jupiteri është korrigjues për ata që nuk kanë ndërmarrë lëvizje dhe nuk i kanë bërë gjërat në kohën e duhur. 
    LuaniGjatë gjithë javës, humori i tyre ka qenë i mirë, ose kanë pasur vështirësi që kanë dashur t’i anashkalojnë. Duket sikur janë në proces diskutimesh për të marrë hapa të caktuar. Sot ka luhatje humori, pasi Mërkuri dhe Marsi ndodhen në një pozicion që bashkëvepron me Luanët. Pengohet pak evolucioni praktik i tyre. 
    VirgjëreshaDo të merren me diskutime që kanë të bëjnë me paratë. Do të merren me gjëra të vogla për të rregulluar humorin e tyre. Lehtësimin do ta ndjeni që në orët e pasdites sot. Nuk është koha për firmosje apo udhëtime. 
    PeshorjaMërkuri nuk ndikon shumë te Peshorja. Konkretisht, fundjava u jep mundësinë të qartësohen ose të thonë “PO” një propozimi të rëndësishëm në lidhje me punën. 
    AkrepiDuhet të shfrytëzojnë këto dy ditë, sot dhe nesër, për të mbyllur detyrimet. Çështjet që kanë mbetur prej kohësh këmbime ekonomike, borxhe apo çështje ligjore këto dy ditë duhen menduar mirë ose duhet të konsultohen me ekspertë të fushës për të projektuar më qartë lëvizjet kur Mërkuri të kalojë në të kundërt te ata. 
    ShigjetariE kanë te vetja këtë Mërkur në të kundërt. Do të merren me çështje personale. Dikush do të merret me fizikun e tij, dikush me një familjar. Jep mundësinë për të korrigjuar çfarë duhet korrigjuar, për të qenë më të fortë që në fund të muajit të përballojnë periudhën e fortë të zhvillimit që i pret. 
    BricjapiMërkuri në të kundërt te Shigjetarët duket sikur është përmbyllës, për të pastruar pjesën sociale dhe shoqërore. Në fundjavë do të merren me familjen, shtëpinë ose pastrimin dhe arredimin. 
    UjoriDuhet të jenë të kujdesshëm për emrin e tyre, statusin, PR-in. Ka të bëjë me energjinë. Ta mbrojnë dhe ta korrigjojnë. Nëse duhet të korrigjohen, le ta bëjnë edhe sot. Nga e hëna lehtësohet agjenda dhe vëmendja kthehet për mirë nga ju. 
    PeshqitDuhet të merren me prioritetin e momentit, që janë çështjet e shëndetit që dalin në sipërfaqe. Fundjava jep mundësi shumë të mirë për t’u marrë me shtëpinë dhe me paraqitjen tuaj. 
     

  • Surprizat e yjeve! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Shenja që duhet të laj borxhet brenda dy ditëve

    Surprizat e yjeve! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Shenja që duhet të laj borxhet brenda dy ditëve

    Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
    Mërkuri në të kundërt te Shigjetarët do të vazhdojë deri në datën 19. Kjo do të thotë që pjesën e vonesave, anulimeve, përplasjeve t’i marrim shtruar dhe të mos e ngarkojmë veten.
    Por Venusi te Akrepat ndihmon në të njëjtën kohë për të hequr detyrimet ekonomike ose për të rregulluar këmbimet ekonomike.

    Përsa i përket shenjës që duhet të laj borxhet brenda dy ditëve, bëhet fjalë për Akrepin. Konsultohuni me ekspertë të fushës, këshillon Meri Gjini, në mënyrë që të jeni gati kur Mërkuri në të kundërt të vi te ju, në fund të këtij muaji.
    DashiDo të merren me çështjet e familjes që kanë nisur që nga dje dhe do të vazhdojnë deri nesër. Në fundjavë do të kenë nevojë për t’u arratisur nga agjenda e të përditshmes. Kjo mund të jetë edhe në kuptim metaforik.
    DemiPjesa sociale-shoqërore do të jetë ambienti që do të zgjedhin për t’u larguar nga detyrimet e veta. Mërkuri në të kundërt, së bashku me Marsin në vendosje të rëndësishme, i bën Demat të duhet të shmangin vendime jetësore. Të paktën edhe sot shmangini.
    BinjakëtNdihen të lodhur dhe të ngecur në kuadratin e vet. Sa më shumë t’i afrohemi fundjavës, do të mundohen të jenë më të qeshur dhe më të relaksuar nga ngarkesat e javës.
    GaforrjaNga dje kemi Jupiterin në të kundërt aty. Por është hyrje pozitive. Çfarë ka të bëjë me çështje zyrtare, ligjore, shkresa, shtëpie, çatie  është një 3-ditësh për t’u diskutuar se si rregullohen dhe si korrigjohen. Jupiteri është korrigjues për ata që nuk kanë ndërmarrë lëvizje dhe nuk i kanë bërë gjërat në kohën e duhur.
    LuaniGjatë gjithë javës, humori i tyre ka qenë i mirë, ose kanë pasur vështirësi që kanë dashur t’i anashkalojnë. Duket sikur janë në proces diskutimesh për të marrë hapa të caktuar. Sot ka luhatje humori, pasi Mërkuri dhe Marsi ndodhen në një pozicion që bashkëvepron me Luanët. Pengohet pak evolucioni praktik i tyre.
    VirgjëreshaDo të merren me diskutime që kanë të bëjnë me paratë. Do të merren me gjëra të vogla për të rregulluar humorin e tyre. Lehtësimin do ta ndjeni që në orët e pasdites sot. Nuk është koha për firmosje apo udhëtime.
    PeshorjaMërkuri nuk ndikon shumë te Peshorja. Konkretisht, fundjava u jep mundësinë të qartësohen ose të thonë “PO” një propozimi të rëndësishëm në lidhje me punën.
    AkrepiDuhet të shfrytëzojnë këto dy ditë, sot dhe nesër, për të mbyllur detyrimet. Çështjet që kanë mbetur prej kohësh këmbime ekonomike, borxhe apo çështje ligjore këto dy ditë duhen menduar mirë ose duhet të konsultohen me ekspertë të fushës për të projektuar më qartë lëvizjet kur Mërkuri të kalojë në të kundërt te ata.
    ShigjetariE kanë te vetja këtë Mërkur në të kundërt. Do të merren me çështje personale. Dikush do të merret me fizikun e tij, dikush me një familjar. Jep mundësinë për të korrigjuar çfarë duhet korrigjuar, për të qenë më të fortë që në fund të muajit të përballojnë periudhën e fortë të zhvillimit që i pret.
    BricjapiMërkuri në të kundërt te Shigjetarët duket sikur është përmbyllës, për të pastruar pjesën sociale dhe shoqërore. Në fundjavë do të merren me familjen, shtëpinë ose pastrimin dhe arredimin.
    UjoriDuhet të jenë të kujdesshëm për emrin e tyre, statusin, PR-in. Ka të bëjë me energjinë. Ta mbrojnë dhe ta korrigjojnë. Nëse duhet të korrigjohen, le ta bëjnë edhe sot. Nga e hëna lehtësohet agjenda dhe vëmendja kthehet për mirë nga ju.
    PeshqitDuhet të merren me prioritetin e momentit, që janë çështjet e shëndetit që dalin në sipërfaqe. Fundjava jep mundësi shumë të mirë për t’u marrë me shtëpinë dhe me paraqitjen tuaj.
    /vizionplus.tv

  • Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, ja parashikimi i motit për sot

    Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, ja parashikimi i motit për sot

    Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
    Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 10 m/s.
    Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

  • Maresca i kënaqur: Një nga paraqitjet më të mira sezonale, ai meriton të vlerësohet 100 milionë euro

    Maresca i kënaqur: Një nga paraqitjet më të mira sezonale, ai meriton të vlerësohet 100 milionë euro

    Chelsea fitoi 3-0 ndaj Wolves në Premier League dhe ngjitet në vendin e tretë. Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij: “Isha shumë i lumtur në pjesën e parë, për të qenë i sinqertë. Dallimi midis pjesës së parë dhe pjesës së dytë ka qenë se ne vetëm shënuam gola”.
    “Kur nuk pëson gol dhe nuk lë hapësira pas, ndërkohë që krijon 4-5 raste shënimi duhet të jesh cinik. E kemi thënë shumë herë, përndryshe loja është gjithmonë e hapur, çdo gjë mund të ndodhë. Por, për fat të mirë, në pjesën e dytë shënuam gola dhe fituam ndeshjen”, deklaroi më tej trajneri italian.
    Enzo Maresca lëvdon shumë brazilianin Estevao, që u aktivizua në pjesën e dytë dhe beson se adoleshenti meriton të vlerësohet mbi 100 milionë euro. Estevao pati një ndikim të menjëhershëm kur hyri në fushë: “Ai është i shkëlqyer, një talent. Përsëri, ne po përpiqemi ta ndihmojmë të përshtatet dhe t’i japim minutat e duhura”.
    “Ai po bën një punë fantastike. Për këtë klub, në 5-10 vitet e ardhshme, ai do të jetë një lojtar i shkëlqyer. Arsyeja pse tifozët paguajnë bileta është sepse duan të shohin lojtarë si Estevao apo Cole Palmer.  Njerëzit janë të lumtur kur janë brenda fushës, Estevao erdhi nga Brazili, ai ka nevojë për pak për t’u përshtatur”, tha Maresca.

  • “Hat-trick” i Lewandowskit, kontrata në skadim. Flick: Është herët për të folur për të ardhmen e tij

    “Hat-trick” i Lewandowskit, kontrata në skadim. Flick: Është herët për të folur për të ardhmen e tij

    10 Nëntor 2025

    10:25

    Alfred Lleshi

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, analizoi fitoren 4-2 ndaj Celta Vigos: “Jam i kënaqur me ekipin. Në pjesën e parë bëmë disa gabime, por përmirësuam në të dytën; mbrojtëm më mirë. Edhe në pjesën e parë pati gjëra pozitive dhe luajtëm mirë me topin”. Me këtë fitore, Barça afrohet në -3 pikë nga Real Madridi: “Ne fokusohemi te vetja, por është mirë të ushtrojmë presion ndaj rivalit për titull. Kjo fitore para pushimit është shumë pozitive”.
    Lewandowski ishte vendimtar me hat-trick: “Për të ardhmen e tij është herët të flasim. Të gjithë e dinë situatën e tij. Pashë një Lewandowski më pozitiv, që u rikthye më shpejt nga dëmtimi. Tre golat e sotëm janë të rëndësishëm për besimin e tij dhe për ne”.
    Për kartonin e kuq të De Jong: “Luajti një ndeshje shumë të mirë, kontrolloi lojën, po tregon nivel të jashtëzakonshëm. Nuk është e mirë që nuk do të jetë për ndeshjen e ardhshme, por duhet ta menaxhojmë. Do të shohim për rikthimin e Raphinha, Pedri dhe Joan García”.

  • Fund dramatik në “Parc Olympique”, PSG fiton në shtesë ndaj Lyon-it (video)

    Fund dramatik në “Parc Olympique”, PSG fiton në shtesë ndaj Lyon-it (video)

    Ashtu siç edhe pritej, supersfida mes Lyonit dhe PSG-së, e vlefshme për javën e 12-të në Ligue 1, ka dhuruar gola dhe spektakël. PSG fitoi në transfertë 2-3, falë golit të Joao Neves në kohën shtesë.
    Në harkun kohor të 8 minutave, u shënuan tre gola në pjesën e parë. Në minutën e 25-të, Zaire-Emery shënon një gol pas një asisti fantastik nga i zakonshmi Vitinha. Në minutën e 29-të, Alfonso Moreira barazon shifrat 1-1, pas super pasimit të marrë nga Moussa Niakhate. Në minutën e 33-të, Kvaratskhelia shënoi golin e dytë për parizienët, pas një topi të humbur nga vendasit në fushën e tyre dhe rikuperimit nga Vitinha. Te Lyon pretenduan për faull, por për abitrin ishte gjithçka ok. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për PSG.
    Lyon e nis më mirë pjesën e dytë dhe barazon shifrat në minutën e 49-të me Ainsley Maitland-Niles, i cili shënoi me parabël duke përfituar nga dalja e gabuar e Lucas Chevalier.
    Goli i fitores për parizienët do të vinte në minutën e pestë shtesë, ku Joao Neves shënoi me kokë, pas krosimit nga këndi nga Lee Kang-In. Pas kësaj fitoreje, PSG ngjitet në krye me 27 pikë, Lyon renditet në vendin e 7-të me 20 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Napoli humbet në Bologna, dy gola vendosin ndeshjen (VIDEO)

    Napoli humbet në Bologna, dy gola vendosin ndeshjen (VIDEO)

    Napoli mundet 2-0 nga Bologna, në ndeshjen e luajtur në D’All Ara. Në pjesën e parë nuk munguan rastet, por gjithsesi, skuadrat shkuan në barazim në dhomat e zhveshjes.
    Në pjesën e dytë, vendasit kaluan në epërsi me Dallingën. Kampionët e Italisë pësuan edhe golin e dytë, atë të Knock Out-it. Ishte pikërisht Lucumi që i dha qetësinë e duhur skuadrës nga Bologna. Napoli është vendin e dytë, Bologna në vendin e pestë.