Tag: pjesën

  • Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda

    Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda

    Ndeshjet kualifikuese të botërorit dhuruan emocione të mëdha.Gjermania shkon direkt në botëror, pasi në ndeshjen direkte mundi pastër 6-0 skuadrën e Sllovakisë. Gjithçka u zgjidh që në pjesën e parë, me panzerat që shënuan me Woltemade dhe Gnabry. Spikati edhe Sane me dopietë.

    Në pjesën e dytë, Baku dhe Ouedraogo vendosën emrat në listën e golashënuesve.
    Në grupin G, Holanda kaloi 4-0 Lituaninë dhe shkon në botëror. Në këtë grup në Play Off shkon Polonia.

  • Italia jo vetëm që nuk fiton, por turpërohet në shtëpi nga Norvegjia (video)

    Italia jo vetëm që nuk fiton, por turpërohet në shtëpi nga Norvegjia (video)

    16 Nëntor 2025

    22:36

    Telesport

    Edhe pse e mbylli pjesën e parë në avantazh, Italia në fund është mundur 1-4 nga Norvegjia në sfidën e luajtur në “San Siro”, e fundit për këto kualifikuese.
    “Axurrët” gjetën avantazhin që në minutën e 10-të, ku Francesco Pio Esposito dërgoi topin në rrjetë pas një asisti të marrë nga Federico Dimarco. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit.
    Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e norvegjezëve. Antonio Nusa barazoi fillimisht shifrat 1-1 në minutën e 62-të, me një goditje të fuqishme brenda zone.
    Erling Haaland shënoi dy gola për dy minuta 77′ dhe 79′, fillimisht me një goditje të bukur me të majtën pas asistit perfekt të Oscar Bobb, dhe golin e dytë pas asistit të Thorsby. Jorgen Strand Larsen i futur në fushë në minutat e fundit në vendin e Haaland vulosi fitoren 1-4 për norvegjezët, të cilët i mbyllin këto kualifikuese me pikë të plota, 24 pikë në 8 ndeshje. Italia mbetet në vendin e dytë dhe do të kërkojë biletën për në Botëror përmes play-offit.
    SHIKOGOLAT

  • Italia e mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Norvegjisë, i duhen edhe 8 gola për të shkuar direkt në Botëror

    Italia e mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Norvegjisë, i duhen edhe 8 gola për të shkuar direkt në Botëror

    16 Nëntor 2025

    21:31

    Telesport

    Janë mbyllur pjesët e para në dy takimet e fundit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, në zonën e Europës. Italia është duke udhëhequr 1-0 ndaj Norvegjisë në sfidën që po luhet në “San Siro”. “Axurrët” gjetën avantazhin që në minutën e 10-të, ku Francesco Pio Esposito dërgoi topin në rrjetë pas një asisti të marrë nga Federico Dimarco.
    Të dyja ekipet momentalisht janë me nga 21 pikë, por Norvegjia mban vendin e parë për shkak të golavarazhit më të mirë. E vetmja mënyrë që Italia të marrë vendin e parë është të shënojë edhe 8 gola të tjerë në pjesën e dytë, thjesht e pamundur.
    Në ndeshjen tjetër të këtij grupi që vlen për statistikë, Izraeli po barazon 1-1 ndaj Moldavisë.
    SHIKOGOLIN

  • VIDEO/ Shqipëri dinjitoze në pjesën e parë, kuqezinjtë  “i bëjnë ballë” Anglisë

    VIDEO/ Shqipëri dinjitoze në pjesën e parë, kuqezinjtë “i bëjnë ballë” Anglisë

    Nuk ka fitues në pjesën e parë mes Anglisë dhe Shqipërisë, në sfidën përmbyllëse të kualifikueseve të botërorit. Në fraksionin e parë, loja ishte mjaft e hapur, me rastet që nuk munguan nga të dyja krahët.
    Rastin më ideal për kuqezinjtë e pati Hysaj, i cili për fare pak sa nuk befasoi mysafirët me një goditje nga distanca. Edhe Thomas Strakosha u thirr disa herë në apel, duke i mohuar golin anglezëve.

     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për këtë të diel

    Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për këtë të diel

    Kjo e diel parashikohet me vranësira mesatare kryesisht në pjesën e parë të ditës, më pas mot i kthjellët e vranësira fare të pakta.

    Temperaturat maksimale shkojnë në 24 gradë celsius në zonat e ulëta dhe qendrore ndërsa temperaturat minimale do të shkojnë deri në 13-14 gradë celsius.

    Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek në pjesën e pare të ditës, më pas intensiteti i erës bie 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore në pjesën e parë të ditës era fiton shpejtësi 10-18 m/sek më pas intensiteti i erës bie në10-13m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

  • Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

    Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

    Moti parashikohet me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në pjesën e parë të ditës, më pas mot i kthjellët e vranësira fare të pakta.
    Temperaturat maksimale do të ngjiten deri në 24 gradë celsius në zonat e ulëta dhe qendrore ndërsa temperaturat minimale do të shkojnë deri në 13-14 gradë celsius.
    Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek në pjesën e pare të ditës, më pas intensiteti i erës bie 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore në pjesën e parë të ditës era fiton shpejtësi 10-18 m/sek më pas intensiteti i erës bie në10-13m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

    Moti parashikohet me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në pjesën e parë të ditës, më pas mot i kthjellët e vranësira fare të pakta. Temperaturat maksimale do të ngjiten deri në 24 gradë celsius në zonat e ulëta dhe qendrore ndërsa temperaturat minimale do të shkojnë deri në 13-14 gradë celsius.
    Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek në pjesën e pare të ditës, më pas intensiteti i erës bie 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore në pjesën e parë të ditës era fiton shpejtësi 10-18 m/sek më pas intensiteti i erës bie në10-13m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Shqiponjat nisen për në Botërorin e SHBA-së, Rama krenohet me Kosovën pas arritjes në Play Off

    Shqiponjat nisen për në Botërorin e SHBA-së, Rama krenohet me Kosovën pas arritjes në Play Off

    Kosova siguroi një biletë për në Play Off të Botërorit pas suksesit 0-2 ndaj Sllovenisë. Ndeshja u vendos nga një gol i Fisnik Asllanit në pjesën e parë dhe një autogol i vendasve në pjesën e dytë.
    Ashtu sikurse edhe Shqipëria, dardanët do të luajnë në Play Off shanset për një vend mes më të mirëve në botë, kompeticion ky që do luhet në SHBA.

    Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, pas përfundimit të takimit në Ljubljanë. Në publikimin e tij nuk mungon shqiponja, flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë.
    D5bd70dd 0b5e 4d27 89a8 E121ae47511e

  • KUALIFIKUESET: Danimarka prish çdo gjë me duart e veta, Bosnja fiton me përmbysje dhe shkon drejt “finales” së grupit

    KUALIFIKUESET: Danimarka prish çdo gjë me duart e veta, Bosnja fiton me përmbysje dhe shkon drejt “finales” së grupit

    Përveç ndeshjeve në grupin B, ku Kosova fitoi në transfertë 0-2 ndaj Sllovenisë dhe Zicra 3-1 ndaj Suedisë, janë luajtur edhe 3 sfida të tjera për grupet e tjera.
    Në grupin C, Danimarka barazoi në Copenhagen 2-2 ndaj Biellorusisë. Danezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0 falë golit të bukur të Mikkel Damsgaard në minutën e 10-të.
    Miqtë shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e dytë ëpr 3 minuta, me Gromyko 62′ dhe Demenchko 65′. Danezët barazuan shifrat me Gustav Isaksen në minutën e 78-të. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Greqia fitoi 3-2 ndaj Skocisë, në sfidën e luajtur në Pire. Vendi i parë dhe i dytë në grup do të përcaktohen në sfidën direkte mes Skocisë dhe Danimarkës.
    1. Danimarka 11 pikë2. Skocia 10 pikë3. Greqia 6 pikë4. Biellorusia 1 pikë
    Në grupin H, Bosnje Hercegovina fitoi me përmbsyje 3-1 ndaj Rumanisë. Daniel Birligea kaloi në avantazh rumunët, të cilët e mbyllën pjesën e parë në favorin e tyre 0-1.
    Në pjesën e dytë, Edin Dzeko barazoi fillimisht shifrat në minutën e 48-të. Në 20 minutat e fundit, rumunët mbetën me 10 lojtarë, pasi Denis Dragus la fushën e lojës pas dy minutash që kishte në fushë, për faull të rrezikshëm ndaj kundërshtarit.
    Në 10 minutat e fundit, erdhi përmbysja e madhe e vendasve. Esmir Bajraktarevic shënon golin e avantazhit 2-1 në minutën r 80-të, Haris Tabakovic vulos fitoren 3-1 në kohën shtesë.
    Situata në grupin H:
    1. Austria 18 pikë2. Bosnja 16 pikë3. Rumania 10 pikë4. Qipro 8 pikë5. San Marino 0 pikë
    SHIKOGOLAT

  • ‘Sigurohet’ Kosova/ Mrekullia dardane shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

    ‘Sigurohet’ Kosova/ Mrekullia dardane shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

    Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit.
    Sfida nisi me ritëm të lartë, me dardanët që u vendosën menjëherë në kërkim të golit të avantazhit. Pas gjashtë minutash lojë, ishte Fisnik Asllani që ndezi festën mysafire.
    Me një goditje me të djathtën tokazi, ai ia doli që të dërgojë topin në rrjetë. Vendasit u përpoqën që të reagojnë në pjesën e parë, por ekipi i Fodas ishte i vendosur mirë duke mos lejuar hapësira. Gjërat u lehtësuan në pjesën e dytë, pasi Sllovenia mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Stojanovic, ndërsa realizuan edhe një autogol që në fund rezultoi fatal. Vëmendja e Kosovës është tani te shorti i 20 nëntorit, aty ku do hidhet shorti i Play Off.