Tag: pjesën

  • Roma e nis direkt me gol pjesën e dytë, shënon i sapofuturi në fushën e lojës (video)

    Roma e nis direkt me gol pjesën e dytë, shënon i sapofuturi në fushën e lojës (video)

    6 Prill 2025

    21:59

    Telesport

    Roma e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë ndaj Juventusit, verdhekuqtë kanë gjetur golin e barazimit me, sulmuesi uzbekistanas i futur në fillim të pjesës së dytë, gjeti direkt golin. Ai shënoi pas topit të ardhur nga goditja e këndit, duke barazuar shifrat. SHIKOGOLAT
    Bardhezinjtë e drejtuar nga Igor Tudor e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh, falë golit shumë të bukur të kapitenit të tyre, Mnuel Locatelli. SHIKOGOLIN
    Me një goditje të bukur nga jashtë zonës, mesfushori i Juventusit dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, pritet reagimi i verdhekuqve, të cilët vijnë nga një seri fitoresh rresht në Serie A.

  • Simeone, pas eliminimit ndaj Barcelonës: Nuk ka vend për ankesa apo kritika, kaq është maksimumi ynë

    Simeone, pas eliminimit ndaj Barcelonës: Nuk ka vend për ankesa apo kritika, kaq është maksimumi ynë

    Cholo Simeone shprehu zhgënjimin e tij pas eliminimit nga Kupa e Mbretit. Të tijtë u mundën me rezultat minimal kundër Barcelonës në “Metropolitano”, pasi kishin barazuar 4-4 në gjysmëfinalen e parë.
    Ndjesitë pas ndeshjes: “Nuk bëmë një pjesë të parë të mirë, por as nuk kemi pse të kërkojmë falje. Në futboll ndonjëherë kalon momente kur kundërshtari është superior, por në pjesën e dytë garuam shumë mirë dhe patëm mundësinë të barazonim. Nuk prisja ta luanim të gjithë ndeshjen si pjesën e dytë, por luajtëm kundër një rivali të madh, duhet ta pranojmë vendin ku ndodhemi”.
    Performanca e ekipit: “Ekipi po garon shumë mirë, do të vazhdojmë të konkurrojmë në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin përkushtim që po tregojmë, do të fokusohemi te La Liga. Që nga e premtja do të përqendrohemi te Sevilla”.
    Qëndrimi ndaj Barcelonës dhe Real Madridit: “Nuk kam asnjë dyshim se klubi është në një proces rritjeje të vazhdueshme. Kemi sjellë lojtarë të mëdhenj, që po japin maksimumin, po konkurrojmë mirë në Champions, në La Liga dhe në Kupë. E kam bindje këtë që po them”.
    Masat për ta ndaluar Barcelonën: “Ata mund të kishin shënuar edhe ndonjë gol më shumë. Rezultati minimal na dha mundësinë ta përballonim me më shumë guxim pjesën e dytë. E provuam të barazonim, por kundërshtari luan shumë mirë. Më pëlqen mënyra se si luan Barcelona, mendoj se në 4 ndeshjet e këtij sezoni kundër saj kemi konkurruar shumë mirë”.
    Gjendja emocionale e skuadrës: “Ky është futbolli. Ka momente të mira dhe të vështira. Gjatë një sezoni duhet të dish si t’i menaxhosh këto periudha. Kemi pasur momente të mira, të këqija, mesatare dhe të mira sërish. Shpresojmë ta mbyllim çdo ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme”.
    A ka vend për autokritikë: “Nuk ka vend për ankesa apo kritika. Futbollistët po japin gjithçka, ky është maksimumi që mund të japim. Nuk kam dyshime për këtë, synojmë të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë në La Liga”.

  • “Besoj tek kualifikimi”, Brdaric pas Dinamos: Në ndeshje si kjo na duhej balancë dhe mbrojtje e mirë

    “Besoj tek kualifikimi”, Brdaric pas Dinamos: Në ndeshje si kjo na duhej balancë dhe mbrojtje e mirë

    Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç analizoi barazimin ndaj Dinamos në Kupë.
    “Është shumë e thjesht të shpjegosh pa numër 9. Mund të bënim pak më mirë. Provuam të shënonim, por nëse vazhdojmë me këtë energji si në pjesën e dytë, do të arrijmë të shënojmë që në ndeshjen e radhës.
    Është një ndeshje shumë e fortë, me dy ekipe të mira në Shqipëri. Për mendimin tim kishim formacionin e duhur. E dinim që momentet janë decisive. Nëse shoh, në pjesën e parë kishim fat që nuk pësuam një gol, në të dytën kishin ato dy herë që nuk pësuan. Ishte ndeshje e fortë dhe e mirë. Në mënyrën taktike e dimë që kemi dy ndeshje, nuk donim të merrnim risk të madh dhe do provojmë gjithçka në ndeshjen e dytë.
    Jam i lumtur që kemi dy lojtarë si Balaj dhe Mensah po nuk i kishim sot. Bekimi ka vuajtur edhe ka pasur dëmtim nga fusha në Rrogozhinë. Mensah u dëmtua në ndeshjen e fundit. Sot provuam të rregullojmë diçka, por pa dy numra 9 është normal. Duhet të vazhdojmë kështu, të jemi pozitiv dhe të mundohemi të rregullojmë disa gjëra për ndeshjen e radhës.
    Në ndeshje të forta si kjo duhet balancë dhe mbrojtje e mirë, që kundërshtari të mos ketë mundësi të mira shënimi. Në pjesën e parë lejuam Dinamon, por implementuam mirë ndeshjen. Bëmë disa gabime, por shkuam në zonë dhe ishim të rrezikshëm. Këtë doja të shikoja, sidomos në pjesën e dytë.
    Kishim mundësi në të kaluarën të fitonim me Dinamon, i humbëm me gabimet tona. E dini që nëse ekipi është i plotë, mund të fitojmë kundër tyre. Kemi ekip të fortë, të shohim në të ardhmen.
    Duhet të vazhdojmë me rritjen, të shënojmë, të mbajmë portën e paprekur. Në javët e fundit çdo ndeshje e hapur, çdo ekip do pikë, duam të jemi sa më të freskët. E dimë që kemi mundësi të shënojmë, duhet të jemi sa më të zgjuar në ndeshje speciale si kjo.
    Deri tani luftojmë për të dyja kompeticionet. Kemi mundësi për të dy titujt, jemi aty. Kemi mundësi të marrim më tepër pikë në vijim. Jemi aty dhe do presim ndeshjen e dytë në Elbasan. E rëndësishme të kemi të gjithë ekipin e gatshëm. I duam të dy titujt”, u shpreh Brdariç.

  • Milan e nis vrullshëm pjesën e dytë, kuqezinjtë gjejnë golin me Abraham (video)

    Milan e nis vrullshëm pjesën e dytë, kuqezinjtë gjejnë golin me Abraham (video)

    2 Prill 2025

    22:12

    Telesport

    Milan e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë në derbin ndaj Interit, kuqezinjtë shënuan gola që në minutën e parë.
    Një aksion i shpejtë i kuqezinjve, Hernandez pason për Fofana, ky i fundit jep një asist perfekt për Tammy Abraham dhe anglezi dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Në rast të një fitoreje sot, kjo do të ishte hera e parë për Milanin që do të mposhte Interin tre herë brenda një sezoni në 3 kompeticione të ndryshme. Në shtator 2004, në Serie A, në janar në Superkupën e Italisë dhe sot ndeshje e vlefshme për Kupën e Italisë.
    Gjithsesi ka ende minuta lojë dhe zikaltrit kanë kohën e duhur për të ndryshuar shifrat.

  • Abissnet Superiore: Egnatia nuk fal as Bylisin, Elbasani zhyt Tiranën në fund

    Abissnet Superiore: Egnatia nuk fal as Bylisin, Elbasani zhyt Tiranën në fund

    Janë luajtur sot dy ndeshjet e fundit të javës së 32-të për Abissnet Superiore. Në “Adush Muça” në Balls, Egnatia fitoi me shifrat 0-2. Në pjesën e parë mungoi goli, ndërsa në 45-minutat e dyta rrogozhinasit shënuan dy herë.
    Serinë e golave e hapi Regi Lushkja në minutën e 48-të, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një krosimi të bukur në krah nga Fernandes. Goli i dytë erdhi në minutën e 72-të pas një kundërsulmi të shpejtë, Serxho Ujka asiston bukur për Saliou Guindo, i cili e ka mjaft të lehtë të dërgojë topin në portën e ballshiotëve.
    Në “Elbasan Arena”, verdheblutë fituan në frymën e fundit ndaj Tiranës. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh me Pergjonin në minutën e 11-të dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Në pjesën e dytë, fillimisht Elbasani barazon shifrat në minutën e 72-të me Kristi Qose, i cili shënon me kokë. Përmbysja e madhe erdhi në minutat shtesë, ku sërish ishte protagonist ish-mesfushori i Kombëtares, Qose, që shënoi golin e dytë dhe të fitores së madhe për vendasit.
    Pas kësaj fitoreje, Elbasani ringjall shpresat për vendin e katërt, pasi ndodhet vetëm 4 pikë larg Partizanit, ndërsa Tirana renditet e fundit me 32 pikë. Duhen edhe 4 javë nga përfundimi i këtij sezoni në Superiore.

  • Ishin duke fituar lehtë dhe në fund u rrezikuan, gazetari italian fajëson shqiptarin: Ndikoi vetëm heqja e Calhanoglu dhe futja e Asllanit, zbritëm poshtë me të

    Ishin duke fituar lehtë dhe në fund u rrezikuan, gazetari italian fajëson shqiptarin: Ndikoi vetëm heqja e Calhanoglu dhe futja e Asllanit, zbritëm poshtë me të

    Interi ka fituar në ditën e djeshme kundër Udinezes në shifrat 2-1. Zikaltërit e dominuan pjesën e parë dhe e mbyllën qetësisht në shifrat 2-0, por në fund situata u komplikua me Udinezen që rrezikoi edhe për barazim, megjithëse ndeshja përfundoi 2-1.
    Për gazetarin pranë Interit, Filippo Tramontana, ajo që i vendosi Interit në rrezik fitoren ishte zëvendësimet e kryera nga Inzaghi në pjesën e dytë, brenda minutës së 65, teksa ishin katër të tilla, mes tyre edhe ajo e Asllanit me Calhanoglu.
    Madje për gazetarin italian, ishte pikërisht ky zëvendësim i shqiptarit me Calhanoglu që vendosi Interin në vështirësi. Sipas tij dallimi mes dy futbollistëve është i madh dhe pas hyrjes së Asllanit, ekipi i Interit zbriti shumë poshtë në mbrojtje.
    “Çfarë vuajtjeje, dukej sikur gjithçka ishte në tatëpjetë pas një pjese të parë shumë të mirë. Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi me zëvendësimet, veçanërisht me zevëndësimin midis Calhanoglu dhe Asllanit. Interi u kthye shumë poshtë me shqiptarin në fushë, disa nuk dhanë garancitë e duhura. Sommer na shpëtoi në finale, me dy pritje të shkëlqyera”, tha gazetari italian. /Sport Ekspres/