Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Mbretit. Barcelona është duke udhëhequr me shifrat 1-0 kundër Realit të Madridit. Ndeshja është dominuar e gjitha nga katalanasit, të cilët kanë mbajtur topin në 63% të kohës, si dhe në 9 përpjekje për gol, 4 prej tyre kanë përfunduar në portë.
Në krahun tjetër Reali i Madridit numëron vetëm një gjuajtje, e cila ka qenë jashtë kuadradit të portës. Goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë mban autorësinë e Pedrit. Mesfushori i Barcelonës shtangu Kurtuanë me një perlë nga distanca. Në lojë mbeten edhe të paktën 45 minuta të tjera, për të vendosur përfundimisht se cili do të jetë ekipi që do të ngrejë lart trofeun e Kupës së Mbretit./Sport Ekspres/
Tag: pjesën
-

VIDEO/ Perla e Pedrit nga distanca vendos pjesën e parë, Reali nuk ka goditur asnjëherë portën ndaj Barçës
-

Al Nassr “flakë” në pjesën e parë, ekipi saudit me një këmbë në gjysmëfinalen e Champions League në Azi
26 Prill 2025
22:28
Telesport
Al Nassr është duke fituar 0-3 në pjesën e parë ndaj Yokohama F. Marinos, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet në Champions League në Azi.
Al Nassr shënoi brenda 10 minutave 3 gola në pjesën e parë. Serinë e golavë e hapi 75 milionshi John Duran në minutën e 27-të, i cili dërgoi topin në rrjetë pas gafës së mbrojtësit të ekipit japonez. Në minutën e 30-të ishte Sadio Mane i cili shënoi golin e dytë, ndërsa në minutën e 37-të ishte radha e Cristiano Ronaldos për të shënuar golin e tretë. Ky ishte goli i 934-të në karrierë për portugezin.
Me këtë rezultat të pjesës së parë duket e vështirë që ekipi japonez të bëjë diçka, ndaj Al Nassr mund të quhet që tani gjysmëfinalist. Në gjysmëfinale janë kualifikuar deri tani, Al Hilal dhe Al Ahli, Al Nassr është rrugës, ndërsa ekipi i katërt do të vendoset nga përballja mes çiftit Kawasaki Frontale (Japoni)- Al Sadd (Qatar).
SHIKOGOLAT
-

Milan e nis “zjarr” pjesën e dytë! Kuqezinjtë shënojnë golin e dytë dhe janë shumë pranë finales
23 Prill 2025
22:19
Telesport
Inter dhe Milan po përballen sonte në “San Siro” në ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalet për Kupën e Italisë. Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 1-1.
Përsa i përket takimit të sotëm, minutat e para kanë folur për zikaltrit, të cilët iu afruan edhe golit në minutën e 22-të, por goditja e Dimarco u ndal në traversë.
Në minutën e 35-të u zhbllokua rezultati, Milan gjen golin me Luka Jovic. Sulmuesi serb shënon me kokë pas krosimit të marrë nga Alejandro Jimenez. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për kuqezinjtë.
Milan e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë, pasi ka arritur të shënojë edhe golin e dytë në minutën e 49-të. ishte sërish Luka Jovic që dërgoi topin në rrjetë pas krosimit nga goditja e këndit nga Theo Hernandez. Sulmuesi serb përfitoi nga një mbulim jo mirë nga mbrojtësit zikaltër dhe shënoi golin e dytë për Milan dhe të dytin personal për sonte.
SHIKOGOLAT -

Ancelotti: Kjo ndeshje na dha lajme të mira, të shohim nëse mund të vazhdojmë kështu
Carlo Ancelotti theksoi rëndësinë e fitores për të rikuperuar besimin dhe mos humbur ritmin në garën e titullit në La Liga. Ai nënvizoi mungesën e thirrjes nga VAR-i për të rishikuar penalltinë e mundshme ndaj Bellingham dhe u shfaq ironik për këtë: “Ky është futbolli modern”. “Don Carlo” gjithashtu lavdëroi Viniciusin dhe pjesën e dytë shumë të mirë të skuadrës së tij.
Për gjykimin: “Goli i anuluar i Vinicius nuk ka dyshime, sepse është automatik. E çuditshme që nuk e thirrën arbitrin për ta verifikuar penalltinë ndaj Bellingham. Ky është futbolli modern”.
Për penalltinë e së shtunës në “Montjuïc”: “Futbolli modern është ky. Marcelino është dakord me mua…”
Çfarë i tha Valverdes: “Ka qenë vendimtar me golin, në pjesën e dytë kemi bërë shumë mirë në të gjitha aspektet, skuadra e ka përmbushur detyrën dhe Fede në fund ka qenë çelësi”.
A ka provuar diçka për finalen e Kupës: “Jo, kam zgjedhur një 11-she për të pasur më shumë kontroll me Luka dhe Ceballos, që bëri mirë në 60 minuta, sepse vinte nga një dëmtim. Kemi kohë për ta përgatitur finalen e kupës, kjo fitore na bën mirë”.
Për pjesën e dytë më të mirë: “Në pjesën e parë patëm më shumë kontroll, nuk u vumë në presion nga Athletic, por në të vërtetë nuk krijuam raste. Mendoj se ndeshja ishte e mirë, nuk pësuam gol, ishim agresivë dhe solidë. Ka lajme të mira dhe shpresoj të përmirësohemi më tej”.
Për Vinicius: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm, ka qëndrim fantastik, dha dy-tri pasime për gol, ka qenë vendimtar si gjithmonë”.
A mund të luajë më shpesh me 4-4-2: “Formacioni im i preferuar është 4-4-2, sepse mendoj se mbrohemi më mire. Kam shumë simpati për të, sepse është sistemi më i mirë në aspektin mbrojtës”.
Qëndrimi i publikut: “Nuk kisha dyshim se tifozët do të na mbështesnin, ishin shumë mirë si gjithmonë. Ata si ne besojnë se mund të arrijmë diçka këtë sezon”.
Për portierin në finalen e Kupës: “Ose Lunin, ose Courtois, nuk përjashtoj as Fran González, që ka bërë mirë kur ka luajtur”.
Gjendja e Vinicius: “Nuk kanë qenë ditë të lumtura për të dhe as për ne, por më pëlqeu ajo që bëri. Gjithmonë është shumë i rëndësishëm për ne”.
Pse nuk e ka përdorur më shpesh 4-4-2: “Kjo nuk do të thotë që duhet të luaj me katër mesfushorë. Ndonjëherë sulmuesit kanë qenë Mbappé dhe Vini, si dhe Jude majtas, por ishte një 4-4-2. Mund të luash kështu edhe me gjashtë mesfushorë, kemi anësorë që mund të luajnë në mes”.
A mund të luajë Bellingham si “9 fals” në finalen e Kupës: “Ajo pozitë na dha shumë përparësi sezonin e kaluar. Sot e bëri shumë mirë, sidomos në pjesën e dytë, sepse sulmuam më shumë dhe e meritonte të shënonte”. -

Shkoi ta përqafonte pas përmbysjes së madhe, Fliku zbulon çfarë i tha Rafinjës që ta motivonte për të shënuar
Barcelona ka marrë sot një fitore të jashtëzakonshme. Katalanasit kanë përmbysur Selta Vigon nga 1-3 në 4-3. Protagonist kryesor ishte edhe Rafinja, i cili në pjesën e dytë shënoi dy golat që sollën fitoren. Hansi Fliku ka zbuluar se çfarë e bëri brazilianin të motivohej aq shumë sa për të shfaqur atë lloj performance në pjesën e dytë.
“Në pushimin e pjesës së parë i thashë Rafinjës: ‘Jepi, ji optimist. Ne kemi nevojë për ty që të jesh lider në fushë’. Me pas ai u fut dhe bëri atë performancë”, ka thënë ndër të tjera Hansi Flik./Sport Ekspres/ -

Reuters: SpaceX i Elon Musk fiton kontratën për mburojën raketore “Golden Dome” të Donald Trump
Elon Musk po zgjeron përfshirjen e tij në ndërtimin e sistemit të mbrojtjes raketore “Golden Dome”, pasi kompania e tij SpaceX, në bashkëpunim me Anduril dhe Palantir, janë shfaqur si konsorciumi dominues për të ndërtuar pjesë kyçe të projektit, raporton Reuters, duke cituar gjashtë persona me njohuri për këtë çështje.
Plani, i paraqitur së fundmi para zyrtarëve të lartë nga administrata e Donald Trump dhe Pentagoni, parashikon lëshimin e 400 deri në 1000 satelitëve që do të patrullojnë Tokën për të zbuluar dhe gjurmuar raketat balistike. Në të njëjtën kohë, plani propozon zhvillimin e një flote të veçantë prej 200 satelitësh që do të mbajnë pajisje raketash ose lazer për të kundërshtuar kërcënimet. SpaceX, megjithatë, nuk do të përfshihet në pjesën që ka të bëjë me pajisjet satelitore.
Plani bazohet në një urdhër ekzekutiv të nënshkruar më 27 janar nga Donald Trump, i cili thotë se një sulm me raketa do të ishte “kërcënimi më i madh shkatërrues për Shtetet e Bashkuara”.
Përfshirja e Elon Musk në konsorciumin “Golden Dome” vjen në një kohë kur ai mbetet këshilltar special i presidentit amerikan për reduktimin e shpenzimeve qeveritare, ndërkohë që gjatë fushatës elektorale kishte dhuruar mbi 250 milionë dollarë.
Në propozimin e saj drejtuar qeverisë amerikane, SpaceX sugjeron ofrimin e teknologjisë së saj si një “shërbim abonimi”. Sipas propozimit, qeveria do të paguajë për aksesin në sistem pa e zotëruar atë. Ky model, i cili nuk është aplikuar kurrë më parë në një program armësh të kësaj shkalle, mund të lejojë që procedurat e prokurimit të Pentagonit të anashkalohen. Në të njëjtën kohë, mund të lejojë përshpejtimin e procedurave.
Megjithatë, ka shqetësime për këtë çështje. Disa zyrtarë të Pentagonit kanë shprehur tashmë rezerva rreth mbështetjes në ndihmën private në një sektor kaq kritik ushtarak. Sipas burimeve, gjenerali i Forcave Hapësinore të SHBA, Michael Gatlin po diskuton mundësinë që SpaceX të zotërojë dhe operojë pjesën e vet të sistemit, me skenarë alternativë duke përfshirë mundësinë e pronësisë së qeverisë dhe mundësinë e kontraktimit të funksionimit të sistemit.
Gjenerali në pension Terrence O’Shaughnessy, një këshilltar i lartë i Musk, thuhet se ka luajtur një rol aktiv në kontaktet e fundit të SpaceX me udhëheqjen e forcave të armatosura dhe shërbimeve të inteligjencës.
Hapet rruga për në Silicon Valley
Nëse konsorciumi arrin të fitojë kontratën, do të jetë sulmi më i madh i Silicon Valley në sektorin e armëve. Kjo do të ishte një goditje për kontraktorët tradicionalë të mbrojtjes, si Northrop Grumman, Boeing, RTX dhe Lockheed Martin, të cilët gjithashtu po marrin pjesë në proces.
Pentagoni ka pranuar tashmë propozime nga mbi 180 kompani, duke përfshirë startups si Epirus, Ursa Major dhe Armada. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë është informuar nga kompani të përzgjedhura mbi aftësitë e tyre teknologjike.
Steve Feinberg, ish investitor dhe bashkëthemelues i Cerberus Capital Management, pritet të luajë një rol qendror në procesin e vendimmarrjes. Edhe pse nuk ka investuar në SpaceX, ai ka deklaruar se do të tërhiqet nga pozicionet e tij në Cerberus me t’u bashkuar me qeverinë e re.
Çfarë pretendon SpaceX?
SpaceX pretendon në mënyrë specifike pjesën e “shtresës së mbikëqyrjes” të Kupolës së Artë. Kjo do të thotë se do të marrë përsipër pjesën që ka të bëjë me vëzhgimin nga hapësira. Në veçanti, ai dëshiron të dërgojë një numër të madh satelitësh në hapësirë, të cilët do të zbulojnë kur lëshohet një raketë, do të monitorojnë rrugën e saj dhe do të njoftojnë nëse do të godasë Shtetet e Bashkuara.
Sipas publikimit, kostoja për projektimin fillestar dhe përgatitjen e sistemit vlerësohet të arrijë në 6 deri në 10 miliardë dollarë.
Koha e favorshme për SpaceX
Sipas një memorandumi nga Sekretari i Mbrojtjes Peter Hegseth i rishikuar nga Reuters, udhëheqësve të Pentagonit iu kërkua të paraqisnin propozimet fillestare deri më 28 shkurt, me qëllim “përshpejtimin e zhvillimit” të sistemeve satelitore.
Orari konsiderohet i favorshëm për SpaceX, falë flotës së saj të raketave Falcon 9 dhe satelitëve që mund të përshtaten për programin.
Megjithatë, shtrohen pyetje në lidhje me aftësinë e konsorciumit për të ofruar një sistem plotësisht funksional me teknologji të re, në një kontekst financiarisht të zbatueshëm. Siç tha një nga burimet, “mbetet për t’u parë nëse SpaceX dhe këto kompani teknologjike mund ta arrijnë këtë. Asnjëherë nuk u është dashur të dorëzojnë një sistem nga i cili varet mbrojtja e një kombi.”Top Channel
-

VIDEO: Befasi në “Villa Park”, Aston Villa përmbys për 2 minuta PSG-në
15 Prill 2025
22:24
Telesport
PSG e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-2 ndaj Aston Villa-s në “Villa Park”, por ekipi id rejtuar nga Unai Emery e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer pjesën e dytë duke shënuar dy gola të shpejtë për 2 minuta.
Fillimisht, në minutën e 55-të, Aston Villa barazoi shifrat me golin e bukur të John McGinn, i cili shënoi me një goditje të fuqishme nga distanca. SHIKOGOLIN2
Dy minuta më pas, Aston Villa shënoi edhe golin e tretë, pas një depërtimi fantastic të Marcus Rashford dhe asistit perfekt përEzri Konsa, ky i fundit dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN3 -

Lukaku kthehet te goli në Serie A, McTominay i pandalshëm (VIDEO)
14 Prill 2025
22:14
Telesport
Napoli e ka vendosur në shinat e duhura një ndeshje që pjesën e parë kishte ngecur me një gol. Pas rrjetës së avantazhit nga skocezi McTominay, në pjesën e dytë, djemtë e Contes gjetën qetësinë duke shënuar me Romelu Lukakun që kthehet te goli, ashtu sikurse mesfushori i ardhur nga Manchester United bëri dopietën personale ndaj një Empoli tashmë të dorëzuar.
GOLI I LUKAKUT – VIDEO
GOLI I MCTOMINAY – VIDEO -

Chelsea del nga zona Champions, Maresca i zhgënjyer: Pësuam gol dhe humbëm besimin
14 Prill 2025
9:34
Telesport
Chelsea arriti një barazim zhgënjyes në fushën e tij ndaj Ipswich (2-2), që e largon nga zona e Champions League. Madje tani londinezët kanë zbritur në vendin e gjashtë në Premier League, dy pikë pas Newcastle.
I mërzitur nga ky rezultat trajneri Enzo Maresca, me skuadrën e tij që rikuperoi dy gola në pjesën e dytë. “Goli i tyre i parë e ndryshoi dinamikën e lojës. Ne kishim kontrollin në 20 minutat e para, por i humbëm rastet për të shënuar”, tha Maresca.
“Më pas gabuam e pësuam të dytin, ndërsa në pjesën e dytë u kthyem në lojë. Ky është futbolli. Ndonjëherë mjafton një gjë e vogël për të ndryshuar dinamikën e ndeshjes. Pësuam gola dhe humbëm besimin”, tha trajneri italian.
Maresca nënvizon paraqitjen në pjesën e dytë: “Ne ndryshuam diçka në planin taktik. Mesazhi ishte mjaft i qartë: Ta nisim në mënyrën e duhur dhe krijoni raste. Kur pësoni një gol është koha të jeni më të fortë dhe të vazhdoni”. -

Chelsea e nis me gol pjesën e dytë, “Blutë” duan përmbysjen në derbin ndaj Ipswich (video)
13 Prill 2025
16:15
Telesport
Chelsea po përballet me Ipswich në “Stamford Bridge”, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të në Premier League. Pjesa e parë ka qenë katastrofë për “Blutë” e drejtuar nga Enzo Maresca, të cilët e panë veten në disavantazhin e dy golave.
Ispwich shënoi dy herë në pjesën e parë me Enciso 19′ dhe Johnson 31′. Kundërpërgjigjja e “Bluve” erdhi direkt në pjesën e dytë, ku ngushtuan shifrat me autogolin e shënuar nga Tuanzebe.
Chelsea-s i duhet me patjetër fitorja për një “biletë” për në Champions League, ndërsa Ipsëich me shumë gjasa dhe pse jo ende zyrtarisht, do të luajë në Championship sezonin e ri.
SHIKOGOLAT