Tag: pjesën

  • “Dinamo është ndër ekipet më të mira”, Brdariçi: Këtë vit kemi edhe stolin për të fituar titullin, Egnatia-Partizani do të jetë e fortë

    “Dinamo është ndër ekipet më të mira”, Brdariçi: Këtë vit kemi edhe stolin për të fituar titullin, Egnatia-Partizani do të jetë e fortë

    Ëndrra për titull kampion vazhdon. Vllaznia ka eleminuar Dinamon dhe është kualifikuar për në finale. Ishte Bekim Balaj ai që i dha fitoren shkodranëve. Sulmuesi kuqeblu tundi dy herë rrjetën në pjesën e parë të takimit, përkatësisht në minutën e 29 dhe në të 36. Në të dyja rastet, goli u shënua nga pika e bardhë e penalltisë.
    Dinamo mori frerët e lojës në duar në pjesën e dytë të takimit, kur dominoi kundërshtarin. Itodo ngushtoi shifrat në minutën e 51-të, por goli i tij nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Kështu Dinamo ndërpret rrugëtimin drejt titullit kampion, ndërsa Vllaznia do të presë mbrëmjen e nesërme për të mësuar kundërshtarin që do të ketë në finale. Pas ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Super Gol” në “RTSH”.
    Brdariç (Vllaznia): “Nuk mund t’i parandalosh të gjitha. Dinamo është një nga ekipet më të mira. Kanë një trajner shumë të mirë. Kanë shumë alternativa. Ishim pak në vështirësi në pjesën e dytë. Por shtuam një qendërmbrojtës dhe ishim më mirë. Gruda mori një karton të verdhë dhe nuk donim të rrezikonim më shumë.
    Partizani apo Egnatia? Kam respekt për të dyja. Egnatia është kampione në fuqi. Do të jetë një ndeshje mjaft e fortë. E dimë që Partizani do të luftojë deri në fund. E kanë merituar të jenë këtu. Nuk e di nëse do të jem këtu në stadium, apo do ta shoh në shtëpi. Ne e kemi merituar fatin. Herën e fundit nuk kishim një stol me kontigjent, ndërsa këtë vit e kemi. Edhe fryma e grupit. Kemi shumë energji me njëri-tjetrin.”./Sport Elspres/

  • “Nëse nuk i nxjerr klubi, do t’i nxjerr unë me video ato që bëri Hamiti sot”, Daja shfryn ndaj arbitrit: Turp, nuk na dha dy penallti

    “Nëse nuk i nxjerr klubi, do t’i nxjerr unë me video ato që bëri Hamiti sot”, Daja shfryn ndaj arbitrit: Turp, nuk na dha dy penallti

    Ëndrra për titull kampion vazhdon. Vllaznia ka eleminuar Dinamon dhe është kualifikuar për në finale. Ishte Bekim Balaj ai që i dha fitoren shkodranëve. Sulmuesi kuqeblu tundi dy herë rrjetën në pjesën e parë të takimit, përkatësisht në minutën e 29 dhe në të 36. Në të dyja rastet, goli u shënua nga pika e bardhë e penalltisë.
    Dinamo mori frerët e lojës në duar në pjesën e dytë të takimit, kur dominoi kundërshtarin. Itodo ngushtoi shifrat në minutën e 51-të, por goli i tij nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Kështu Dinamo ndërpret rrugëtimin drejt titullit kampion, ndërsa Vllaznia do të presë mbrëmjen e nesërme për të mësuar kundërshtarin që do të ketë në finale. Pas ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Super Gol” në “RTSH”.
    Daja (Dinamo): “Kështu si keni mbajtur ju analizën, edhe unë do të mbaj shënim të gjitha kartonat e verdhë nuk ka dhënë Hamiti. Kishte një penallti në minutën e 45, që unë e pashë tani. Nuk e pashë gjatë lojës, por e pashë tani. Ishte njësoj si penalltitë e Vllaznisë. Nuk i kundërshtuam kur u dhanë, por edhe për ne duhej të jepej. Ishte dorë e hapur. Po e lëmë këtë. Në pjesën e dytë ishte një tjetër penallti e padhënë. Me këtë teknologji dhe të ketë kurajën të bëjë këtë performancë që bëri ai… bie poshte gjithë vlera tekniko-taktike. Siç Vllaznisë iu dhanë ato penallti, edhe ne na duhej dhënë ajo penallti. Dora ishte e hapur. Është turp. Nëse klubi nuk do t’i nxjerrë, do t’i nxjerrë unë me video ato që ka bërë ky zotëria këtu sot.
    Pavarësisht dozës emocionale, Vllaznia e ka merituar të jetë në gjysmëfinale. Edhe Vllaznia, edhe ne patëm raste. Ne në start nuk ishim të barabartë, sepse ne nuk kishim as një ditë për të përgatitur ndeshjen. Sigurisht që unë me të mbaruar ndeshjen i them djemve: “Ngrijeni kokën, nap resin gjëra të tjera përpara”. Nëse ne do të shkojmë në Europë duhet të shkojmë me një kampionat me më shumë lojë efektive, me më pak rënie bilbili. Kemi edhe një ndeshje për të mbyllur kampionatin. Nuk e di se çfarë qasjeje do t’i japim asaj ndeshjeje”.
    Brdariç (Vllaznia): “Nuk mund t’i parandalosh të gjitha. Dinamo është një nga ekipet më të mira. Kanë një trajner shumë të mirë. Kanë shumë alternativa. Ishim pak në vështirësi në pjesën e dytë. Por shtuam një qendërmbrojtës dhe ishim më mirë. Gruda mori një karton të verdhë dhe nuk donim të rrezikonim më shumë.
    Partizani apo Egnatia? Kam respekt për të dyja. Egnatia është kampione në fuqi. Do të jetë një ndeshje mjaft e fortë. E dimë që Partizani do të luftojë deri në fund. E kanë merituar të jenë këtu. Nuk e di nëse do të jem këtu në stadium, apo do ta shoh në shtëpi. Ne e kemi merituar fatin. Herën e fundit nuk kishim një stol me kontigjent, ndërsa këtë vit e kemi. Edhe fryma e grupit. Kemi shumë energji me njëri-tjetrin”./Sport Elspres/

  • Me mendjen në Paris, Arsenal lëshohet i gjithi pjesën e dytë ndaj Bournemouth (video)

    Me mendjen në Paris, Arsenal lëshohet i gjithi pjesën e dytë ndaj Bournemouth (video)

    3 Maj 2025

    20:42

    Telesport

    Arsenal është mundur 1-2 nga Bournemouth në “Emirates”, ndeshje e vlefshme për javën e 35-të në Premier League. “Topçinjtë” e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Declan Rice në minutën e 33-të, pas asistit fantastik të Odegaard.
    Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e miqve të drejtuar nga Andoni Iraola, të cilët barazuan fillimisht shifrat në minutën e 65-të me Dean Hujisen. Qendërmbrojtësi i ri shënoi me kokë pas një topi të fuqishëm të marrë nga rivënia anësore nga Semenyo.
    Goli i fitores për Bournemouth do të vinte në minutën e 75-të me Evanilson. Shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund. Arsenal humbet 1-2, por mendja e londinezëve është në Paris, aty ku të mërkurën do të luajnë ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalen e Champions League.
    SHIKGOLAT

  • U dëmtua në pjesën e parë kundër Interit, mungon zyrtarisht lojtari i Barcelonës për ndeshjen e kthimit 

    U dëmtua në pjesën e parë kundër Interit, mungon zyrtarisht lojtari i Barcelonës për ndeshjen e kthimit 

    Barcelona ka barazuar në shifrat 3-3 ndaj Interit në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Një ndeshje spektakolare, që prodhoi shumë emocion dhe njëkohësisht shumë gola të bukur. 
    Në pjesën e parë kishte edhe nga një dëmtim për cdo ekip, teksa Lautaro Martinez dhe Kounde duhej të dilnin nga loja më shpejt nga çfarë ishte planifikuar. Sipas raportimeve nga Spanja, Kounde ka një dëmtim muskular. 
    Në bazë të këtij raporti, Kounde do të mungojë për të paktën dy javë dhe kjo do të thotë se nuk do të jetë gati për ndeshjen e kthimit, Inter-Barcelona. Nga ana tjetër, ka ende dyshime dhe është e paqartë nëse Leëandoëski do të jetë gati për këtë finale të parakohshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Kush do ngrihet dhe kush do bie? Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për muajin Maj: Ka transformim, kontrata të forta

    Kush do ngrihet dhe kush do bie? Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për muajin Maj: Ka transformim, kontrata të forta

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin maj, në studion e “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.Ndryshimi kryesor i muajit maj është dalja e Saturnit te Peshqit. Do bëhet futja te dashuria në hyrje të drejtpërdrejtë te Saturni. Do marrim një shije mjaft konkrete dhe të ndjeshme.Etika e komunikimit do të zhvishet dhe kjo e bën të ashpër në dëgjim, por është e drejtpërdrejtë dhe e kupton tjetrin ashtu si është.Por gjithashtu do kemi diskutime shumë të mira për zhvillime të forta.Venusin e kemi te Dashi që sot në hyrje të drejtpërdrejtë me Neptunin. Kjo do sjellë një atmosferë më sociale.Çështje që i përkasin lekut do jenë tematika kryesore të pjesës së parë të muajit maj. Në pjesën e dytë janë më individuale dhe personale.
    DashiNjë muaj plot pasion dhe ngjyra. Hiperaktiv në fazën e parë. Me zhvillime shumë të mira në pjesën praktike dhe me detyrime ekonomike që zgjidhen lehtësisht për shkak të bashkimit të Venusit me Neptunin. Pjesa sociale do jetë me ritme të përshpejtuara. Në pjesën e fundit të muajit do e gjeni veten si shpirti i shoqërisë dhe i grupit. Me Marsin te Luanët duhet të jetë prioritet puna sepse kanë një trekëndësh shumë të bukur te Mërkuri te vetja me Jupiterin te Binjakët që nga mesi i kësaj jave. Vazhdoni të keni prioritet zhvillimet në drejtim të karrierës dhe punës. Fizikisht do ndiheni mirë.
    DemiKanë Uranin me vete. Do shkojë aty edhe Mërkuri në datën 11. Cikli hënor që nisëm ishte te Demat. Kjo bën që prioritet të mbeten riorganizimet e duhura në agjendë për pjesën praktike, punën. Do kenë dakordësi dhe ujdira. Një pjesë e mirë do kenë edhe firmosje të rëndësishme. Kjo në shërbim të stabilitetit për të cilin po luftoni. Me Venusin në hyrje me Neptunin do ketë entuziazëm te pjesa emocionale. Shumë pak kujdes me shëndetin, vetëm ditët e para të muajit, më pas do jeni të lehtësuar.
    BinjakëtJupiteri është në hyrje trekëndore me Mërkurin pas 3-4 ditësh. Bën të mundur që për një javë rresht, nga mesi i kësaj jave, do kenë mundësi të bëjnë diskutime apo të marrin vendime të rëndësishme. Ky Jupiter do qëndrojë te Binjakët deri në datën 9. Mund të duket pak jo e qartë situata, por është shumë e rëndësishme që vendimet, si ndërrim pune apo biznesi apo investim, të marrin guximin dhe ta bëjnë. Kur Jupiteri të kalojë te Gaforrja, i ngelet vetëm për të korrur çfarë keni mbjellë. Venusi te Neptuni ju ndikon pak në buzëqeshje në jetën sociale. Kujdes me shëndetin, sa më shumë i afrohemi fundit të muajit, çdo lloj problematike shënon mbylljen e një kapitulli drejt mbylljes përfundimtare.
    GaforrjaMarsi te Luanët, Saturni te Peshqit, Mërkuri në hyrje trekëndore me Jupiterin te ata. Do ndihen më entuziastë, më energjikë. Pavarësisht se prilli nuk ishte i qartë, pjesa e parë e majit ka një ndjesi që duan të arrijnë me patjetër çfarë duan në anën profesionale. Do kenë një presion ndaj bashkëpunëtorëve për të marrë maksimumin në karrierë. Dhe mirë do bëjnë. Zhvillimet do vendosen gjatë majit. Në datën 25 Saturni kalon te Maji dhe gjërat bëhen më të ngurta dhe statike. Në drejtim të dashurisë duket sikur nuk ja kanë terezinë në pjesën e parë të muajit.
    LuaniMe Marsin te vetja gjithë muajin, deri në 10-ditëshin e parë të qershorit. Bën të mundur që lëvizjet, diskutimet, sqarimet, zgjidhjet e çështjeve të familjes, çështje pagesash përshpejtohen dhe zgjidhen me lehtësi. Në brendësi të muajit, me Mërkurin te Demat, kthehet prioritet statusi i tyre. Të gjithë Luanët do e gjejnë veten ose për të mbrojtur ose lartësuar emrin e tyre. Statusi social del prioritet. Del mbi familjen statusi social. Megjithatë, detyrimet familjare janë të pashmangshme, por pas datës 25 maj marrin zgjidhje. Rezulton muaj që ka lodhje, por ka shkëlqim.
    VirgjëreshaNë një pozicion të rëndësishëm të hyrjeve planetare. Por deri në datën 25 maj do merren me të njëjtat impenjime që janë marrë përgjatë prillit. Kontrata do të firmosen në 10-ditëshin e parë të muajit maj. Kanë përmbyllje dhe vendosje përfundimtare dhe firmosje. Do jetë shumë e rëndësishme për ju për të lënë pas pikëpyetjet e dimrit. Do ndiheni të lehtësuar. Kjo do duket edhe në mënyrën si do ndihen në raport me emocionet e tyre. Do jetë një muaj shumë i rëndësishëm. Një pjesë e madhe e Virgjëreshës do ndryshojë karrierë ose formatim emocional. Do ketë një vendosje ndryshe në profesion. Mbyll një fazë dhe në ditët e para të qershorit ka nisjet e tjera. Për shëndetin do kenë shqetësime të vogla.
    PeshorjaMe Venusin përballë është e sigurt që do shiheni shumë më bukur nga të tjerët. Me Venus-Neptun do zgjidhin problematikat në familje me lehtësi në pjesën e parë të muajit. Ata që kanë pasur pikëpyetje në çift do afrohen shumë. Të lindurit në fillim të shenjës do kenë fat me flirtin. Prioritet del çështja e karrierës. Ekonomia ka një optimizëm nisur që nesër, por mund të shërbejë vetëm për heqje detyrimesh në fillim të muajit. Në fund të muajit do flasim ndryshe.
    AkrepiJanë të detyruar gjatë majit të pranojnë ndryshime në lidhje me bashkëpunëtorët. Tendenca e tyre për të pasur ekuilibra në familje dhe në punë është domosdoshmëri dhe pavarësisht vështirësive do kenë dëshirën e mirë dhe këmbënguljen të përballen dhe ta zgjidhin me sukses. Nuk do mungojnë vështirësitë, por jeni të vendosur për t’i zgjidhur. Vetëbesimi është shumë i mirë, por me Mërkurin te Demat kanë argumentet që u duhen. Në datën 12 Mërkuri shkon ballë për ballë tyre, drejt fundit të majit bashkohet me Uranin. Në pjesën e fundit ndryshimet nuk do i shmangni dot. Saturni te Peshqit lehtëson pjesën e humorit në të përditshmen. Nuk është natyra e Akrepit të pranojë shtyrje dhe vonesa, por u mësua të respketojë fakotirn kohë. U mësua të veproj me i pjekur.
    ShigjetariNjë muaj zgjidhës në çështje familjare dhe raportet në çift. Ka të bëjë me zgjidhjen e problematikave që ka dashuria. Qoftë konflikte të vjetra apo të reja. Nga nesër, kjo del prioritet sepse Venusi te Dashi është gjithë muajin. Me largimin e Saturnit në fundin e muajit është një ndryshim i jashtëzakonshëm dhe i madh te shija e të përditshmes suaj. Do jeni më entuziastë. Nuk do ekzistojnë më ngecjet në anën profesionale dhe në punë. Kjo ka qenë një shije që i ka lodhur prej 2 vitesh, pengesat në punë. Të lindurit në fund të shenjës do kenë një favor të madh në zhvillimet e jashtëzakonshme. Nga 25 maji në 9 qershor. Kujdes rreth datës 20-22 me lëvizjet në agjendë.
    BricjapiFamilja, dashuria, ngrohtësia, rehatia në ambientet e shtëpisë është shija dhe ajo me të cilën do merren dhe do të impenjohen gjatë gjithë majit. Nuk do mungojë ngarkesa, por nuk ka lidhje me shijen e lodhjes që kishte fillimi i vitit. Në agjendën e tyre, largimi i Saturnit do jetë lehtësues. Jo shumë komod Mërkuri te Dashi në qartësimin profesional. Por do të ndryshojë pasi të kalojë Mërkuri te Demat në 11 maj. Të lehtësuar edhe në çështjet ekonomike, pavarësisht shpenzimeve që nuk mungojnë në shtëpi.
    UjoriVenusi te Dashi është shumë favorizues. Minimalisht do ndryshojë këndvështrimin. Do e gjejnë veten empatikë dhe dhurues. Do jenë në ndihmë të njerëzve që duan. Plutoni kthehet në të kundërt javën e ardhshme. Bën të mundur që, sado të vështira të kenë qenë çështjet e tyre në punë, do jetë shumë lehtësuese. Kthimi i Plutonit do jetë një shije shumë e fortë që në fillim të muajit. Kujdes me mënyrën si do shpenzoni lekët tuaja që në momentin që Mërkuri shkon te Demat, në 11 maj. Edhe me lëvizjet konkrete kërkon kujdes. Rreth datës 20 nuk ka vend për të nxituar.
    PeshqitQë në ditët e para, do shijojnë përmirësimin e ekonomisë. Ose zgjidhja e një çështjeje të çuditshme, jo shumë të qartë në lidhje me lekun. Pavarësisht optimizmit në ditët e para, nuk duhet të harrojnë që të menaxhojnë shumë mirë shpenzimet. Sepse kanë tendencë të kalojnë në ekzagjerim të shpenzimeve. Është muaj që ka një stabilitet, por nuk plotëson pritshmëritë e tyre në nivelin që presin në lidhje me ekonominë. Venusi në hyrje të drejtpërdrejtë me Neptunin nxit pjesën sociale dhe u jep mundësinë të diferencohen nga masa në kreativitet. Largimi i Saturnit është ndryshim shumë i madh. Në pjesën e shëndetit nuk do kenë më përplasje. Do lehtësohen shumë në çështjet e fizikut.

  • “Barcelona-Inter, himn për futbollin. Nëse luan kështu edhe në kthim, Interi mund t’ia dalë”

    “Barcelona-Inter, himn për futbollin. Nëse luan kështu edhe në kthim, Interi mund t’ia dalë”

    Arrigo Sacchi ka folur për “Gazzetta dello Sport”, duke komentuar kështu sfidën e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës 3-3: “Një ndeshje e mrekullueshme, triumf i futbollit. Interi shpërtheu me dy kundërsulme vdekjeprurëse dhe dy gola të shpejtë, pastaj reagoi Barcelona, edhe për shkak të një qëndrimi pak të tërhequr nga ana e zikaltërve. Të shtyrë nga fenomeni i quajtur Yamal, katalanasit shkuan në pushimin mes dy pjesëve me rezultatin 2-2. Me të vërtetë ishin 45 minuta për duartrokitje.
    Po në pjesën e dytë?Interi u kthye në fushë me një qëndrim ndryshe nga sa e kishte mbyllur pjesën e parë. M’u duk më agresiv, më lart në fushë, madje tentoi ta shtypte Barcelonën. Dhe pastaj erdhi goli i Dumfries për 3-2. Në duelet ajrore, zikaltërit kanë qenë dhe janë dukshëm superiorë, kjo duhet të jetë një armë për t’u shfrytëzuar edhe në kthim.
    A e prisnit kështu këtë ndeshje?Do të jem i sinqertë: prisja diçka më shumë nga Barcelona, sidomos në pjesën e dytë. I kam ndjekur katalanasit gjatë gjithë sezonit dhe në raste të tjera më kanë impresionuar më shumë. Këtë herë, Interi ia doli t’i përmbajë, të mbyllë hapësirat, të vuajë kur duhej të vuante me një shpirt sakrifice të jashtëzakonshëm. Dua ta përgëzoj Inzaghin, sepse kuptoi si ta përballonte Barçën, e vuri në vështirësi dhe tregoi se mund të luajë si i barabartë.
    Barazimi a ishte rezultat i drejtë?Po. Është e vërtetë që Barcelona e mbajti më shumë topin dhe pati raste, sidomos në pjesën e parë. Por po aq e vërtetë është që Interi kaloi dy herë në avantazh, 2-0 dhe më pas 3-2, shënoi edhe golin e 4-3 që u anulua për pak centimetra… Prandaj, mendoj se forcat në fushë u barazuan, ndonëse me dallimet e tyre të natyrshme në stil.
    Si e shihni tani kalimin e turit?Besoj se Interi mund t’ia dalë. Tani është thelbësore të rikuperojë energjitë fizike dhe psikologjike, unë e di mirë sa shumë shpenzohen në ndeshje të tilla. Pastaj, pse jo, të rikthehen disa lojtarë që janë të rëndësishëm për zikaltërit. Këtu mendoj qartazi për Lautaron dhe Dimarcon. Nga pikëpamja e lojës, mendoj se Interi i ka të gjitha mundësitë për ta vënë Barcelonën në vështirësi në ndeshjen e kthimit në “San Siro”.

  • “Asgjë nuk është siguruar”! Luis Enrike kërkon kujdes: Edhe Liverpuli fitoi 0-1 në Paris, por ne i eleminuam

    “Asgjë nuk është siguruar”! Luis Enrike kërkon kujdes: Edhe Liverpuli fitoi 0-1 në Paris, por ne i eleminuam

    PSG-ja ka kryer me sukses pjesën e parë të misionit në Ligën e Kampionëve. Parisienët kanë marrë një fitore 0-1 në transfertën ndaj Arsenalit. Por Luis Enrike ka qendruar me këmbë në tokë dhe ka theksuar në konferencë për shtyp se ky rezultat ende nuk u ka siguruar asgjë. Madje ka risjellë në kujtesë përballjen kundër Liverpulit. Të kuqtë fituan 0-1 në Paris, por humbën në “Enfild” dhe u eleminuan nga Liga e Kampionëve.
    “Ishte një atmosferë e pabesueshme në stadium. Ishte një zhurmë shurdhuese në stadium. Goli na dha vetëbesim në pjesën e parë, të cilën e kontrolluam mirë. Mund të ishte më mirë, mund të ishte më keq. Tashmë të presim ndeshjen e kthimit. Mund të humbasim, mund të fitojmë, por garojmë në fushë. E pamundur të vish e të luash ndaj Arsenalit, një ekip të këtij niveli, dhe të jesh hezitues. Ne dhamë gjithçka, si kur kishim topin, edhe kur nuk e kishim topin. Nuk mund të mbrosh ndaj Sakasë, Martinelit apo Odegardit nëse nuk kthehen të gjithë pas për të mbrojtur.
    Objektivi i parë i ndeshjes së parë është arritur. Ky është rezultati, nuk mund ta ndërrojë askush. Duhet të fitojmë edhe ndeshjen e dytë në shtëpi. Ata mund të shënojnë një gol dhe mund të kthehet loja në barazim. Ata nuk kanë asgjë për të humbur. Kur luajtëm me Liverpulin, ata fituan 0-1, por ne nuk u dorëzuam. Kështu që asgjë nuk është siguruar. Ndeshja e kthimit do të jetë mjaft e bukur për tifozët, por me vuajtje për ne trajnerët”, është shprehur Luis Enrike./Sport Ekspres/

  • Lobimi prej 6 milionë eurosh i PD në SHBA, avokati Edmond Petraj: Do kalojnë në skaner

    Lobimi prej 6 milionë eurosh i PD në SHBA, avokati Edmond Petraj: Do kalojnë në skaner

    SPAK ka nisur hetimet për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike. Avokati Edmond Petraj, komentoi kontratën e lobimit, duke thënë se nuk është aq e thjeshtë që të hidhen 6 milionë dollarë. Sipas tij çdo shifër duhet të deklarohet nga personi që i nis. Ndërsa theksoi se shifra është shumë e madhe, dhe kjo ngelet për t’u sqaruar nga PD sepse duhet të sqarojnë me imtësi pjesën e fondacionit.
    “Personat që kanë përsipër pjesën e lobimit, jemi në rregull, por kur nisin dyshimet që ka disa gabime në pjesën e kontratës, nis hetimi direkt. Tagrin në këto raste e ka FBI që heton gjithë pjesën e këtyre parave. Nëse ka filluar pjesën e regjistrimin penal, bëjnë marrjen e informacionit, aty merren të gjitha kontratat që i janë vendosur burimit të dhënave, adresa që ka të bëjë shumë. Ekziston apo jo adresa e fondacionit, se më duket se kishte edhe probleme…Firmëtari është Flamur Noka, por atë marrëveshje koalicioni e ka vetëm për pjesën e zgjedhjeve…Unë e shoh në këtë pikë, dhe flasim për pasqyrën që ne na jepet.
    Futja e kësaj kontrate në lojë në këtë momente duhet të kalojë edhe një filtër. Jemi pak ditë para zgjedhjeve, dhe kjo ngelet për t’u parë në këtë pikë. 6 milionë dollarë janë një shifër e madhe. Duke hequr gjithë shpenzimet dhe pjesën e misionarëve në terren…Këto shpenzime ditore, mund të ishin pjesë e shpenzimeve si kafe ujë, apo ditë punë për personazhe. Nuk e di si do ta justifikojë PD. KQZ këtë kontratë e deklaron më pas, dhe në këtë moment është struktura e posaçme që e heton këtë pjesë. Nëse do bëhen verifikime, nuk dua të besoj që ata që e kanë bërë të kenë gabuar në këto teknelitete që rëndojnë pozitën e tyre. Por ngelet për t’u parë. Nëse në Amerikë ngrihet në pikëpyetje unë deklaroj që ato të kalojnë në skaner”, tha avokati

  • Bologna përplaset te muri “Udinese”, Juventusi e parakalon në renditje! Trajneri Italiano: “Do luftojmë deri në fund”

    Bologna përplaset te muri “Udinese”, Juventusi e parakalon në renditje! Trajneri Italiano: “Do luftojmë deri në fund”

    Pas barazimit kundër Udineses 0-0, Bologna parakalohet nga Juventusi dhe tani ekipi kuqeblu ndodhet aktualisht jashtë Champions. Trajneri Vincenzo Italiano analizoi performancën e Bologna-s së tij duke theksuar reagimin e ekipit në pjesën e dytë dhe dëshira e tyre për të mbetur në garë për një vend në Ligën e Kampionëve. Trajneri shprehu gjithashtu shqetësimin e tij që iu desh ta shihte ndeshjen nga tribunat për shkak të pezullimit të tij.
    Italiano pranoi vështirësitë e hasura kundër një Udinese të organizuar mirë: “Në pjesën e parë ata filluan fuqishëm, e prisnim. Ishte një pjesë e parë e qetë nga ana jonë”. Megjithatë, ai vlerësoi reagimin e ekipit në pjesën e dytë: “Në pjesën e dytë dolëm mirë, krijuam topat për të fituar ndeshjen. Më pëlqeu reagimi, kishim personalitet të shkëlqyer në lojë.”
    I pyetur për garën për Ligën e Kampionëve dhe kualifikimin historik për finalen e Kupës së Italisë, Italiano përsëriti rëndësinë e të qëndruarit i përqendruar: “Reagimi i ekipit përfundon duke u rritur, do të thotë që je brenda, je në gjithçka, madje edhe me mendjen tënde. Duhet të përpiqemi të nxjerrim në pah të gjithë cilësinë që kemi, me vëmendje maksimale”. Më pas ai shtoi: “Kjo ecuri na ka lejuar të qëndrojmë me ekipet kryesore dhe duam të qëndrojmë atje në këto katër ndeshje.”
    Së fundmi, Italiano komentoi përvojën e të parit të ndeshjes nga tribunat për shkak të skualifikimit: “Kurrë më djema, kurrë më në të vërtetë sepse është shumë e vështirë ta përjetosh ndeshjen nga atje lart. Përgjegjësia është e imja për atë që ndodhi, por mbi të gjitha për moslargimin nga skuadra”.

  • Spektakël në superklasiken River Plate-Boca Juniors, 3 gola të shënuar në pjesën e pare (video)

    Spektakël në superklasiken River Plate-Boca Juniors, 3 gola të shënuar në pjesën e pare (video)

    27 Prill 2025

    21:28

    Telesport

    Po luhet në “Estadio Monumental” në Buenos Aires superklasikja, River Plate-Boca Juniors, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit argjentinas, faza e parë.
    Mastantuono zhbllokoi ezultatin duke kaluar vendasit në avantazh në minutën e 25-të, pas ekzekutimit mjeshtëror të një goditjeje dënimi nga distanca.
    Miqtë e drejtuar nga Fernando Gago barazuan shifrat në minutën e 37-të me Miguel Merentiel, i cili pasi mori një top të gjatë dhe përfitoi nga gabimi fatal i mbrojtësit të River, dërgoi topin në rrjetë.
    Gjithsesi, ekipi vendas i drejtuar nga Marcelo Gallardo gjeti sërish golin në fund të pjesës së parë dhe e mbylli atë në avantazh 2-1. Driussi shënoi me kokë pas një krosimi perfekt që mori nga shoku i skuadrës. Sigurisht që në një sfidë si kjo nuk ka si të mungojnë kartonët, plot 5 të verdhë janë dhënë vetëm pjesën e parë, 4 për miqtë dhe 1 për vendasit.
    SHIKOGOLAT