Tag: pjesën

  • Java nis me temperatura deri në 29 gradë C, si parashikohet moti për këtë të hënë

    Java nis me temperatura deri në 29 gradë C, si parashikohet moti për këtë të hënë

    Kjo e hënë nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën e parë të ditës, por vranësira më të theksuara do të ketë në mëngjes në zonat jug-perëndimore.

    Pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, ku do të ketë shira të dobët dhe të izoluar reshjet e shiut do të jenë në formë rrebeshi.
    Temperaturat do të variojnë nga 11 gradë Celsius në 29 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë.
     
     

    Top Channel

  • Igli Tare nënshkruan me Milanin, detaje nga paga dhe kontrata

    Igli Tare nënshkruan me Milanin, detaje nga paga dhe kontrata

    Igli Tare do të jetë drejtori sportiv i Milanit dhe nuk ka më dyshime për këtë. Shqiptari ka firmosur ditën e sotme me kuqezinjtë, ndërsa në fillim të javës së ardhshme pritet zyrtarizimi i klubit.
    Detajet zyrtare ende nuk dihen, por nga Italia raportojnë se bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare, me një pagë prej 800 mijë Eurosh në sezonin e parë, e cila pritet të rritet në sezonet pas ardhëse në bazë të performancave.
    Tare rikthehet në postin e drejtorit sportiv dy vite pas largimit nga Lazio. Detyra e parë e tij te Milani do të jetë zgjedhja e trajnerit, ndërsa më pas do të punohet për pjesën e rinovimeve, ku çështjet delikate janë me Mike Maignan, Theo Hernandez dhe Christian Pulisic.

    Pasi të ketë përfunduar këto, Tare do të angazhohet me pjesën e merkatos, aty ku priten lëvizje të shumta, pas një sezoni të dështuar, që u mbyll pa Europë.

  • Vera e vitit 2025, meteorologët: Na presin thatësira dhe temperatura ekstreme!

    Vera e vitit 2025, meteorologët: Na presin thatësira dhe temperatura ekstreme!

     Sipas parashikimeve më të fundit sezonale të publikuara në portalin meteorologjik të specializuar Severe Weather Europe, Evropa po hyn në verën e vitit 2025 me ndryshime të theksuara në modelet atmosferike që tregojnë mundësinë e një vere më të thatë, më të ngrohtë dhe potencialisht ekstreme, veçanërisht në gjysmën e dytë të sezonit.

    Edhe pse parashikimet afatgjata nuk janë kurrë tërësisht të besueshme, konsensusi i disa modeleve globale jep një pamje relativisht të qartë: priten temperatura mbi mesataren, mungesë reshjesh dhe rritje e rrezikut nga vala të nxehtësisë.

    Pranvera meteorologjike (mars-maj) e vitit 2025 u karakterizua nga një presion i theksuar atmosferik që formoi një presion të lartë dominues mbi veriperëndimin e Evropës. Ciklonet kryesisht shmangën pjesën qendrore të kontinentit, duke u qëndruar kryesisht mbi pjesët jugperëndimore dhe verilindore të Evropës.

    Rezultati ishte i qartë – pjesa më e madhe e kontinentit regjistroi temperatura mbi mesataren sezonale. Më shumë reshje u regjistruan në jugperëndim dhe pjesërisht në Evropën e Jugut, ndërsa pjesët veriore dhe veriperëndimore ishin të thata, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të presionit të lartë. Këto kushte tashmë kanë shkaktuar shqetësim për vazhdimin e trendit të thatësisë gjatë muajve të verës.

    Në javën e fundit të majit, sipas parashikimeve të Qendrës Evropiane për Parashikimin Afatmesëm të Motit (ECMWF), pritet një depërtim i një zone të theksuar me presion të ulët në pjesën më të madhe të Evropës. Kjo ndryshim mund të sjellë mot të paqëndrueshëm, ftohje dhe reshje më të dendura, sidomos në pjesët qendrore dhe veriore të kontinentit. Ky model moti është shumë i ndryshëm nga pranvera më e qetë, duke treguar një kalim dinamik drejt verës meteorologjike.

    Fillimi i verës mund të jetë relativisht i qëndrueshëm, me temperatura më të buta në pjesët qendrore dhe verilindore të Evropës. Presioni i lartë mbi Atlantikun verior dhe Evropën e Jugut, dhe presioni i ulët mbi verilindjen e kontinentit, mund të krijojnë një rrjedhje veriperëndimore që sjell freski dhe kushte më të qëndrueshme në pjesën qendrore.

    Megjithatë, Evropa perëndimore dhe jugore mund të presin temperatura mbi mesataren që në muajin qershor, ndërsa periudha e thatësisë parashikohet për pjesën më të madhe të Evropës perëndimore, jugore dhe qendrore. Më shumë reshje janë të mundshme në veri – veçanërisht në Britaninë e Madhe, Skandinavi dhe disa pjesë të Polonisë.

    Parashikimet afatgjata për korrikun dhe gushtin – muajt kyç të verës – tregojnë një trend të qartë në rritje të temperaturave dhe ulje të reshjeve në të gjithë kontinentin. ECMWF, një nga modelet më të besueshme meteorologjike në botë, parashikon:

    Temperatura jashtëzakonisht mbi mesataren në të gjithë Evropën qendrore, perëndimore dhe jugore. Periudha të gjata thatësie nën ndikimin e një presioni të lartë të qëndrueshëm. Rritje të mundësisë për valë të nxehtësisë, të cilat mund të jenë më të forta dhe më të shpeshta krahasuar me sezonet e mëparshme.

    Presioni i lartë, i njohur si “anticiklon bllokues,” do të veprojë si një mburojë që shtyn ciklonet drejt veriut, duke lënë pjesën më të madhe të kontinentit nën ajër të thatë dhe të ngrohtë. Këto kushte favorizojnë zhvillimin e thatësirës, uljen e rrjedhave lumenjve dhe krijojnë rrezik për bujqësinë dhe shëndetin e popullsisë.

  • Legjionarët kuqezi po shkëlqejnë në Europë, a janë gati për sfidën me Serbinë?

    Legjionarët kuqezi po shkëlqejnë në Europë, a janë gati për sfidën me Serbinë?

    Kampionatet europiane të futbollit janë në fazën përfundimtare dhe grumbullimi i Kombëtares shqiptare po afrohet. Kuqezinjtë kanë në kalendar dy sfidat e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Serbisë dhe Letonisë.
    Forma e lojtarëve kuqezi është shumë pozitive. Mbrëmjen e djeshme Ylber Ramadani ishte heroi i Lecce-s. Mesfushori i Kombëtares, edhe pse u fut në lojë në pjesën e dytë, shënoi një eurogol ndaj Torinos dhe i dha skuadrës fitoren 1-0. Ai u shpall edhe lojtari i ndeshjes në fund të takimit. Ky rezultat mban gjallë shpresat e Lecce-s për mbijetesë, kur mbetet edhe një ndeshje nga fundi i sezonit.
    Në Rusi, Mirlind Daku ishte protagonist absolut për Rubin Kazan. Sulmuesi shënoi dy gola në humbjen 3-2 ndaj Khimki-t, humbi një penallti dhe pati një gol të anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje. Me këto realizime ai arrin në kuotën e 14-të golave dhe renditet i dyti në listën e golashënuesve të kampionatit rus.
    Ernest Muçi la pas dëmtimin dhe u rikthye menjëherë vendimtar për Besiktas. I aktivizuar në pjesën e dytë, ai asistoi tek goli i barazimit 1-1 në fushën e Alanyasporit, duke i shërbyer saktë Rafa Silvës në minutën e 71-të.
    Mario Mitaj kurorëzoi një sezon të shkëlqyer, pasi fitoi titullin kampion në Arabinë Saudite me Al Ittihad. Mbrojtësi ishte titullar në suksesin 3-1 në transfertë ndaj Al Raed në javën e fundit.
    Këtë fundjavë ishin titullarë gjithashtu Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Qazim Laçi, Juljan Shehu dhe Myrto Uzuni.

  • Ushtrimet më të Mira Për të Përmirësuar Qëndrimin e Trupit

    Ushtrimet më të Mira Për të Përmirësuar Qëndrimin e Trupit

    Qëndrimi i trupit ndikohet negativisht nga aktiviteti që bëni çdo ditë.

    Fatkeqësisht në ditët e sotme shumica e njerëzve qëndrojnë ulur duke punuar në kompjuter për një kohë të gjatë.

    Jo vetëm kaq, por njerëzit tani qëndrojnë vazhdimisht të përkulur duke lundruar në telefonat celularë.

    Periudhat e gjata të qëndrimit në pozicione jo të përshtatshme mund të shkaktojnë dhimbje në qafë, shpatull dhe në pjesën e poshtme të shpinës.

    Kjo sepse shpatullat fillojnë të rrumbullakosen në mënyrë të panatyrshme përpara dhe këmbët e ijet shtrëngohen.

    Çelësi i qëndrimit të mirë është të jeni të vetëdijshëm për mënyrën se si uleni dhe si qëndroni në këmbë.

    Gjithashtu duke ruajtur dhe përmirësuar fleksibilitetin dhe lëvizshmërinë në shpinë.

    Ju duhet të forconi muskujt në pjesën e sipërme të shpinës dhe pjesëve të pasme.

    Sepse bëhen të ngurtë dhe të dobët për shkak të qëndrimit në pozicion të përkulur e me kokën përpara.

    AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa lloje të ndryshme ushtrimesh që mund t’ju vijnë në ndihmë.

    Ushtrimet me rul

    Kryerja e zgjatimeve të shtyllës kurrizore me një rul është një mënyrë e shkëlqyer për të rifituar lëvizshmërinë në shpinë.

    Filloni duke e vendosur rulin në tokë, shtrihuni mbi të me shpinë dhe me krahët që mbështesin qafën.

    Duke i mbajtur ijet poshtë në tokë, përkulni pjesën e sipërme të shpinës drejt tokës duke masazhuar kështu shpinën tuaj. Përsëriteni këtë ushtrim disa herë.

    Ushtrime me llastiqet e rezistencës

    Merrni një shirit me rezistencë të lehtë ose mesatare dhe hapeni me të dyja duart sa gjerësia e shpatullave.

    Duke i mbajtur duart plotësisht drejt, filloni të tërhiqni lastikun derisa krahët të shtrihen plotësisht.

    Mbani krahët hapur për 1-2 sekonda përpara se të ktheheni në pozicionin e fillimit.

    Bëni 3 raunde me 15-20 përsëritje.

    Ushrtime me shtangë

    Merrni një palë shtanga dore dhe pozicionohuni duke i shtyrë ijet prapa dhe duke përkulur bustin përpara të paktën 45 gradë.

    Mbani shpinën drejt dhe gjunjët pak të përkulur

    Me shtangat e varura poshtë drejt tokës dhe me një përkulje të lehtë në bërryla, ngrini krahët në mënyrë që shtangat të vijnë paralelisht me bustin tuaj.

    Mundohuin të shtrydhni pjesën e pasme të shpatullave ndërsa e bëni këtë duke e mbajtur për disa sekonda.

    Bëni 3 sete me 15 përsëritje./AgroWeb.org

  • Mbyllet votimi/ Celibashi deklaratë për mediat: Në pjesën dërrmuese, procesi me standarde

    Mbyllet votimi/ Celibashi deklaratë për mediat: Në pjesën dërrmuese, procesi me standarde

    Në një deklaratë për mediat, kryetari i KQZ Celibashi tha se është duke u mbikëqyrur procesi i dorëzimit të kutive. Sipas tij, procesi ka shkuar sipas rregullave dhe standarteve në pjesën dërrmuese të saj, ndërkohë që pjesëmarrja në orën 18 ka qenë 41.37 për qind.
    Ilirjan Celibashi: Jemi duke mbikëqyrur procesin e dorëzimit të kutive në përputhje me protokollet. Përqindja në pjesëmarrje është 41.37 për qind në orën 18, ndërkohë do të ketë një përditësim më vonë. Në vlerësimin tonë, në atë që KQZ ka monitoruar, procesi ka shkuar në pjesën dërrmuese në përputhje me rregullat dhe standartet.

  • Befason Inter, ja vendimi surprizë për finalen e Champions League

    Befason Inter, ja vendimi surprizë për finalen e Champions League

    10 Maj 2025

    16:24

    Telesport

    Po i afrohemi me shpejtësi finales së Champions League më 31 maj midis Paris Saint-Germain dhe Interit, e planifikuar të zhvillohet në Allianz Arena në Mynih.
    Meqenëse shorti në Nyon ka përcaktuar që francezët do të luajnë në shtëpi, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique është gati të dalë në fushë me uniformën e tyre të shtëpisë, ngjyrën ikonike blu me një vijë të kuqe dhe të bardhë në pjesën e përparme dhe flamurin francez në pjesën e pasme.
    Interi, nga ana tjetër, shkruan Sport Mediaset, duket se ka marrë vendimin e papritur për të veshur fanellën e tretë, atë të verdhë, me portierin Yann Sommer të veshur me një uniformë portokalli, të njëjtën që veshi në ndeshjen në San Siro kundër Barcelonas, kur u shpall edhe lojtari i ndeshjes.

  • Kukësi fiton miqësoren ndaj Vorës, sfidë përgatitore pas mbylljes së sezonit

    Kukësi fiton miqësoren ndaj Vorës, sfidë përgatitore pas mbylljes së sezonit

    Vora dhe Kukësi kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore, ku verilindorët arritën të dalin fitues me rezultatin 1-2.
    Skuadra e drejtuar nga Fatjon Tafaj mori epërsinë që në pjesën e parë, duke realizuar dy herë me anë të Fadigas dhe Birçajt. Vora arriti të ngushtojë diferencën në pjesën e dytë falë një penalltie, por nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
    Të dyja skuadrat e kanë mbyllur sezonin zyrtar në muajin prill dhe po vijojnë përgatitjet për edicionin e ri që nis në gusht.
    Vora do të luajë për herë të parë në histori në Kategorinë Superiore, pas shpalljes kampione të Kategorisë së Parë. Ndërkohë, Kukësi ia doli të ruajë qëndrimin në Kategorinë e Parë falë fitores ndaj Orikut në sfidën “play-out”.

  • Interi befason Barcelonën në “Xhuzepe Meaxa”, zikaltrit e mbyllin pjesën e parë me 2 gola në epërsi

    Interi befason Barcelonën në “Xhuzepe Meaxa”, zikaltrit e mbyllin pjesën e parë me 2 gola në epërsi

    Sapo ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës. Zikaltrit kanë befasuar katalanasit në “Xhuzepe Meaxa”. Lautaro Martinezi ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 21-të pas një asisti të dhënë nga Dumfrisi.
    Ndërkohë, në minutën e fundit të pjesës së parë Lautaro Martinezi fitoi një 11 metërsh. Pasi i rishikoi pamjet në monitorin e VAR-it, Marciniaku vendosi të sinjalizonte për penallti. Hakan Çalhanogluja u tregua i saktë nga 11 metrat, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i Barcelonës në pjesën e dytë të lojës./Sport Ekspres/

  • Rama-gazetarit: Ka momente që jam i hidhur! Unë fushatën time e kam 4 vjet, jo 3 muaj

    Rama-gazetarit: Ka momente që jam i hidhur! Unë fushatën time e kam 4 vjet, jo 3 muaj

    Kryeministri Edi Rama pati edhe një “debat” me gazetarin Mentor Kikia. Teksa gazetari ndërhyri gjatë fjalës së tij, Rama tha me ironi se është e vështirë që të marrë fjalën nëpër studio ndërkohë që e cilësojnë si autokrat.
    Ai iu drejtua Kikias duke i thënë se “do të durosh edhe pjesën time se ka momente që nuk jam i ëmbël, por i hidhur”. Më tutje, Rama vijoi në përgjigje të akuzave se po bën fushatë me “folklor” teksa tha se takime mbajnë qark më qark. Rama shtoi se fushatën e tij e ka katër vjet dhe jo tre muaj.

    “Më lër ta jap përgjigjen. Ju tani i ngrini të gjitha hipotezat e juaja. Unë iu dëgjoj me respekt pavarësisht se në një pjesë të tyre nuk bën sens. Sa filloj e flas menjëherë ndërpriten. Ore është luftë për të marrë fjalën nëpër studio. Unë jam edhe njeriu që prezumohen që iu shtyp juve nga mëngjesi deri në darkë se jam edhe autokrat ça është kjo histori, më lër ta mbaroj. Do të durosh edhe pjesën time. Nuk jam i thjeshtë tani. Do të durosh edhe pjesën time. E di që ka momente që nuk jam i ëmbël, ka momente që jam i hidhur dhe s’kam ça bëj. E kam problem kur duhet të trajtoj non sens”, u shpreh Rama.