Tag: pjesën

  • Ndoshta s’e dini, pse duhet ta përdorni antidjersën në këto pjesë të trupit

    Ndoshta s’e dini, pse duhet ta përdorni antidjersën në këto pjesë të trupit

    Shumica e njerëzve e përdorin deordorantin vetëm si një produkt për të zvogëluar djersën dhe erën e pakëndshme. Por, kjo nuk është funksioni i vetëm i tyre. “Bright Side” ka renditur disa përdorime të domosdomshe të deordorantit.

    Tek shputat e këmbëve
    Njerëzit që kalojnë gjithë ditën në këmbë e dinë shumë mirë çfarë do të thotë një këmbë e djersitur, që mund të shkaktojë aromë të pakëndshme dhe si rrjedhojë mikrobet. Për t’i mbajtur këmbët më të freskëta dhe të padjersitura për një kohë të gjatë mund të spërkasni pak deordorant.

    Nën gjoksin tuaj
    Nëse përdorni deordorant poshtë pjesës së gjoksit, nuk do të djersiteni për një kohë të gjatë. Nëse jeni të shqetësuar se kimikatet në deordorant do të shkaktojnë dermatit, mund të zgjidhni një produkt pa alumin.
    Në pjesën e brendshme të kofshëve
    Këmbët tona mund të djersiten gjatë temperaturave jashtëzakonisht të nxehta ose për shkak të kushteve të ndryshme mund të vuajmë nga diabeti dhe ankthi. Kjo djersitje ekstreme mund të shkaktojë kruajtje, acarim dhe plagë. Prandaj, duhet të përdorni deordorant në pjesën e brendshme të kofshëve, por tregoni kujdes për të mos prekur pjesët intime.
    Në pjesën e thembrave
    Kur veshim këpucë të reja, këmbët kanë nevojë për t’u përshtatur me to. Zakonisht krijohen flluska, duke shkaktuar dhimbje. Për të shmangur këtë problem, përdorni deordorant, pasi në këtë mënyrë do të minimizoni fërkimin dhe për pasojë dhimbjen dhe krijimin e flluskave.
    Në zonat ku ju pickojnë mushkonjat
    Për të shmangur kruajtjen në zonën ku jeni pickuar nga mushkonjat përdorni një kub akulli. Gjithashtu këtë metodë mund ta zëvendësonio me deordorant, pasi përmban klorur alumini, i cili zvogëlon kruajtjen dhe skuqjen.
    Tek thonjtë për të hequr manikyrin
    Acetoni mund të thajë thonjtë dhe kutikulat nëse përdoret shumë shpesh. Për këtë, mund të përdorni deordorantitn tuaj me llak për të hequr manikyrin. Mjafton t’i spërkasni thonjtë dhe më pas fërkojeni me një pambuk. Mund t’ju duhet pak mkohë ose do t’ju duhet ta përsërisni dy herë, por të paktën do të qëndroni larg kimikateve të dëmshëm si acetoni.

  • Parisi, “surpriza” e Champions! Francezet u transformuan në pjesën e dytë të sezonit/ Inter, gjithçka është e mundur

    Parisi, “surpriza” e Champions! Francezet u transformuan në pjesën e dytë të sezonit/ Inter, gjithçka është e mundur

    Nga Ervin Sina

    Ky sezon i UEFA Champions League dëshmoi se llogaritë dhe pritshmëritë e fillim-edicionit vështirë se mund të korrespondojnë me atë që është rezultati final. Për Ligën e Kampionëve, nisja e këtij sezoni ishte e veçantë, pasi rastisi me ndryshimin rrënjësor të formatit: kalimi nga faza tradicionale e grupeve te faza e ligës. U rrit numri i ekipeve nga 32 në 36 dhe u kalua në një mini-kampionat, ku secila skuadër luajti 8 ndeshje (4 brenda dhe 4 jashtë), por me 8 skuadra të ndryshme. Ishte një format që prodhoi shumë befasi, pasi ekipe të mëdha përfunduan jashtë tetëshes më të mirë që të kualifikonte direkt për në fazën e 1/8-ës. Kështu, klube të tjera si Juventus, Milan, Real Madrid, Manchester City dhe PSG përfunduan në play-off, një dritare e re për të kaluar në 1/8.
    Parizienët ishin me fat që peshkuan modestët e tjerë francezë të Brest-it, të cilët i kaluan me rezultat të thellë 10 me 0 në të dyja takimet.

    Në pjesën e dytë të edicionit të Ligës së Kampionëve, Europa pa sesi mund të transformohet një skuadër nga faza e ligës me shumë luhatje, te faza me eliminim, ku francezët ishin një skuadër e jashtëzakonshme. Këtë gjë e treguan menjëherë në 1/8 kundër Liverpool-it, i cili bashkë me Realin konsiderohej favoriti kryesor i këtij edicioni në Champions League. Mirëpo, armata e Luis Enriques ia doli të kalojë “të kuqtë”, duke fituar në Anfield Road, aty ku edhe më të mirët e kontinentit e kanë pasur të pamundur më herët. Ky ishte një moment kyç në sezonin e PSG-së, pasi mesa duket ky triumf i dha shumë besim.
    Megjithëse patën një luhatje në pjesën e dytë të ndeshjes së kthimit çerekfinale ndaj Aston Villës, ata shkuan në gjysmëfinale, ku u përballën dhe eliminuan një tjetër ekip anglez, Arsenalin, që vinte me euforinë e suksesit ndaj Realit. Po, është e vërtetë që parizienët kanë kaluar deri më tani vetëm ekipe angleze, mirëpo e kanë bërë këtë duke dominuar në lojë, dhe kjo shihet si garanci edhe për finalen ndaj Interit, shtuar këtu trajnerin dhe cilësitë e mëdha teknike në grupin e lojtarëve.
    Interi, nga krahu tjetër, është dëshmi e qëndrueshmërisë. Ishte që në fillim të sezonit në listën e 4-5 skuadrave që mund të pretendonin trofeun, ose të paktën finalen. Në fazën e ligës nuk ishin një ekip spektakolar, por nuk e vunë kurrë në diskutim të qenit në 8 më të mirat e kësaj faze, për të kaluar kështu lehtësisht në fazën e 1/8-ës. Cinizmin e tyre, bazuar edhe te eksperienca e lojtarëve në organikë, e treguan edhe kundër Feyenoord-it në këtë fazë.
    Mirëpo, nëse patën një moment kur duhej t’i tregonin Europës se askush nuk mund t’i nënvlerësojë, ishin sfidat çerekfinale ndaj Bayern-it… ku treguan provë të lartë karakteri: fituan 2 me 1 në Gjermani dhe pastaj, sikurse e kanë zakon italianët, u kualifikuan duke vuajtur në barazimin 2 me 2 në “San Siro”.
    Qershia mbi tortë e sezonit të tyre në Europë ishte gjysmëfinalja ndaj Barcelonës, dy ndër ndeshjet më spektakolare në të gjithë historinë e këtij kompeticioni: 3 me 3 në Katalonjë dhe veçanërisht suksesi 4 me 3 në Itali, në fund të një takimi epik, zgjidhur nga Frattesi në shtesë, por që ka si simbol Acerbin me golin e tij në fundin e shtesës së kohës së rregullt — gol që shmangu eliminimin dhe përmbysi situatat.
    Ky moment, përballë yjeve katalanas, dëshmoi se ata kanë gjithçka për të besuar te triumfi në Mynih, megjithë skepticizmin që lind nga fakti se dështuan të fitojnë trofe në Itali në këtë sezon.
    /vizionplus.tv

  • Palmer: Jemi ekip i ri dhe kjo finale e fituar ishte një leksion për të ardhmen në Champions

    Palmer: Jemi ekip i ri dhe kjo finale e fituar ishte një leksion për të ardhmen në Champions

    30 Maj 2025

    10:23

    Telesport

    Sulmuesi anglez Cole Palmer u votua si “Lojtari i Ndeshjes” në fitoren 4-1 të Chelsea në finalen e Conference League ndaj Real Betis. Dy asistimet e Cole Palmer e hoqën presionin që “blues” kishin pas disavantazhin dhe lejuan Chelsea t’i rrëmbejë fitoren.
    Dy asistime për golat që përmbysën rezultatin pas një pjese të parë të vështirë, që ishin si një hakmarrje për Palmer pas kritikave ndaj tij për pjesën e dytë të sezonit, që nuk ishte në nivelet e dikurshme.
    “Ne rritëm intensitetin dhe bëmë një paraqitje të mirë në pjesën e dytë. Unë isha i ngopur duke marrë topin dhe thjesht duke u kthyer prapa dhe anash. Në pjesën e parë kishte pak hapësirë ​​dhe pashë Enzo duke vrapuar”, sqaron anglezi.
    “Ndjehem sikur treguam karakter të mirë edhe një dëshirë për t’u rikthyer si protagonist. Ne jemi një ekip me shumë djem të rinj dhe kjo finale do të jetë një leksion për të ardhmen tonë”, tha Palmer.

  • Vranësira dhe temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

    Vranësira dhe temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

    Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
    Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

    Në relievet malore në lindje dhe kryesisht në juglindje vranësirat hera-herës deri të dendura.
    Në zonën e juglindjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në orët e mëngjesit ndërsa në orët e mesditës dhe pasdite në relievet e larta malore të vendit reshje shiu të dobëta dhe lokale (reshje shiu kryesisht në formë pikash).
    Në orët e mesditës deri ato të pasdites në malësitë e zonës së jugut reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.
    Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s. Valëzimi në det do të jetë 3 deri 4 ballë.

  • Parashikimi i motit për sot, 30 maj 2025

    Parashikimi i motit për sot, 30 maj 2025

    Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.
    Në relievet malore në lindje dhe kryesisht në juglindje vranësirat hera-herës deri të dendura. Në zonën e juglindjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në orët e mëngjesit ndërsa në orët e mesditës dhe pasdite në relievet e larta malore të vendit reshje shiu të dobëta dhe lokale (reshje shiu kryesisht në formë pikash). Në orët e mesditës deri ato të pasdites në malësitë e zonës së jugut reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.
    Temperaturat minimale do të jenë 9 gradë Celsius, ndërsa maksimale 28 gradë. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s. Valëzimi në det do të jetë 3 deri 4 ballë.

  • Parashikimi i motit/ Diell dhe vranësira kalimtare, temperatura deri 28 gradë C

    Parashikimi i motit/ Diell dhe vranësira kalimtare, temperatura deri 28 gradë C

    Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.
    Në relievet malore në lindje dhe kryesisht në juglindje vranësirat hera-herës deri të dendura.
    Në zonën e juglindjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në orët e mëngjesit ndërsa në orët e mesditës dhe pasdite në relievet e larta malore të vendit reshje shiu të dobëta dhe lokale (reshje shiu kryesisht në formë pikash).
    Në orët e mesditës deri ato të pasdites në malësitë e zonës së jugut reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.
    Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s. Deti – Valëzimi 3 deri 4 ballë.

    Top Channel

  • Çelsi i vendos “çelsin” Ligës së Konferencës, Betis katastrofë në finale

    Finale e Conference League në Vroklav, Poloni

    Betis-Çelsi 1-4 ( Ezalzuli 9′ / Enzo Fernandez 65′, Xhekson 70′, Sanço 83′, Kaisedo 90’+1′)

    Çelsi pëmbys përmes një loje ë çmendur në pjesën e dytë Real Betis në finalen e Ligës së Konferencës. Ishin spanjolët e Pelegrinit ata që shlënuan në pjesën e parë me Ezalzuli duke u shfaqur më të qartë në fushë se sa rivali i tyre i drejtuar nga italiani Mareska.

    Në pjesën e dytë blutë nisin ofensiven e madhe teksa një dorë dhanë edhe lëvizjet e shpejta të stafit teknik. Sidoqoftë ai që gatuan dy golat e përmbysjes është talenti i madh anglez Kol Palmer teksa dha dy asistime ideale për Enzo Fernanadez dhe Xhekson. Më pas shifrat shkojnë në udhën e një goleade me dy gola të tjerë ndërsa shënuan Sanço dhe Kaisedo.

    Kështu Çelsi bëhët ekipi i parë që fiton të gjithë trofetë e UEFA-s. Champions League, Europa League dhe Conference League. Për Betis kjo finale e parë në histori, nisi mirë por përfundoi si mos më keq./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Çka po parashikon avokati shqiptar: Pjesën shqiptare të Maqedonisë së Veriut kush do ta marrë, Shqipëria apo Kosova?

    Çka po parashikon avokati shqiptar: Pjesën shqiptare të Maqedonisë së Veriut kush do ta marrë, Shqipëria apo Kosova?

    Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka bërë një analizë të shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë.
    Ai tha se të dyja janë të forta pasi njëra është në NATO, tjetra e ka brenda saj mbrojtjen amerikane.
    Mirëpo, Ngjela ngriti pikëpyetje mbi atë se çka do ndodhë me tokat shqiptare në Maqedoni të Veriut dhe Çamërinë.
    “Po pjesën shqiptare të Maqedonisë së Veriut kush do ta marrë, Shqipëria apo Kosova?
    Po pas kësaj ndodhie çfarë do të bëjnë shqiptarët e Çamërisë; a do ta formojnë ata shtetin e tretë shqiptar?” – shkroi ndër të tjera avokati, përcjell “Bota sot”.
    Shkrimi i plotë
    Shqipëria është shumë e fortë, sepse ajo është në NATO.

    Kosova është shumë e fortë, sepse ajo ka brenda saj mbrojtje amerikane.
    Maqedonia e Veriut dhe pak e do të jetë një shtet i tretë shqiptar; sepse po pritet që pjesën bullgare të Maqedonisë e Veriut ta marrë Bullgaria.
    Po pjesën shqiptare të Maqedonisë së Veriut kush do ta marrë, Shqipëria apo Kosova?
    Po pas kësaj ndodhie çfarë do të bëjnë shqiptarët e Çamërisë; a do ta formojnë ata shtetin e tretë shqiptar?
    Ja kjo është gjendja jonë e sotme.
    Ky në fakt është një proces arbëror që do të nisë e do të jetë një zhvillim i ri arbëror që duhet ta pushtojë të gjithë botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.
    Kjo po pritet të vijë; sepse vetëm ne shqiptarët, në të dy shtetet tanë, jemi shoqëria më pro amerikane në Evropë.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 26 maj 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 26 maj 2025…

    Shqipëria do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën e parë të ditës, por vranësira më të theksuara do të ketë në mëngjes në zonat jug-perëndimore.
    Pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, ku do të ketë shira të dobët dhe të izoluar reshjet e shiut do të jenë në formë rrebeshi.

    Temperaturat do të variojnë nga 11 gradë Celsius në 29 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë.

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!

  • Diell dhe temperatura deri në 29 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot

    Diell dhe temperatura deri në 29 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Java fillon me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën e parë të ditës, por vranësira më të theksuara do të ketë në mëngjes në zonat jug-perëndimore.
    Pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, ku do të ketë shira të dobët dhe të izoluar reshjet e shiut do të jenë në formë rrebeshi.
    Temperaturat do të variojnë nga 11 gradë Celsius në 29 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë./ZËRI